E dini ju " ligjin" dhe ..."Maliqin" ?
PO
JO
E dini ju " ligjin" dhe ..."Maliqin" ?
Disa argumente pro dhe kunder...
Prokuroria: Meta, dy vjet burg, një mln lekë gjobë, si dhe të paguajë shpenzimet proceduriale
Pretenca, avokatët mbrojtjës kërkojnë pushimin e çështjes “Meta”
Dy vjet burg për Ilir Metën, gjobë prej 1 milion lekësh të reja dhe pagimin e shpenzimeve proceduriale. Ky ka qenë dënimi i kërkuar nga prokurorët Bujar Sheshi dhe Anila Leka për ish-zëvendëskryeministrin, Ilir Meta në Gjykatën e Lartë. Prokuroria akuzon kreun e LSI-së për korrupsion dhe gjatë leximit të pretencës prokurori Sheshi theksoi se organi i akuzës e konsideron të besueshme dëshminë e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, sipas të cilit Meta ka favorizuar kompani të caktuara për ndërtimin e HEC-eve dhe për ankandet e naftës. Sipas prokurorit, dëshmia e Priftit mbështetet nga prova direkte dhe indirekte dhe kryesisht nga tabulatet telefonike. Por avokatët mbrojtës të Ilir Metës kërkuan pushimin e çështjes. Serjani dhe Veleshnja kanë paraqitur konkluzionet e tyre përfundimtare menjëherë pas leximit të pretencës së organit të akuzës gjë e cila ndodh për herë të parë në seancat tona gjyqësore. Kjo ndodhi pasi gjatë shqyrtimit gjyqësor prokuroria nuk kishte asnjë fakt po e mbështeti akuzën vetëm në dëshminë e Dritan Priftit, i cili paralelisht është marrë i pandehur nga ana e prokurorisë nën akuzën për korrupsion. Në konkluzionet e avokatëve mbrojtës theksohet fakti se nuk vërtetohet akuza e prokurorisë pasi ekspertimi konstatoi se në orën kamera nuk u gjet asnjë bisedë Meta-Prifti, ndërsa video-përgjimi rezultoi jo original dhe i manipuluar. Padëgjueshmëria e bisedës u provua edhe nga tre ekspertimet e bëra në SHBA dhe Angli. Në konkluzionet e avokatëve po ashtu shkruhet se në lap-topin e dorëzuar në prokurori konstatohen ndërhyrje të shumta dhe veprime teknike për të përfituar sinjal të ri audio dhe video. Serjani dhe Veleshnja argumentuan se me dokumentacionin e paraqitur Gjykatës vertetojne se dëshmitë e Dritan Priftit nuk janë të besueshme pasi ai akuzonte Metën për ankandin në të cilin kishte paracaktuar si fitues firmën e bashkëshortes dhe dajës së tij. Avokatët kërkuan deklarimin e pafajshëm të Ilir Metës pasi fakti nuk ekziston. I vetmi fakt i vërtetë që doli gjatë këtyre muajve hetimi gjyqësor ishte video-përgjimi Prifti Beqiri i gjetur në orën kamera jo vetëm nga ekspertët shqiptarëpor dhe nga ata angleze e amerikane. E vetmja provë origjinale dhe autentike që doli në pah ishte videoja ku dëshmitari i vetëm i prokurorisë ish-ministri, Dritan Prifti shfaqet duke marrë mijëra euro nga vartësi i tij Leonard Beqiri. Kolegji penal vendosi të shtyjë dhënien e vendimit në datën 16 janar në orën 13:00.
ABC
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Kush eshte i pakorruptueshem le te hedhe gurin e pare.
Une them i pafajshem dhe te shpallet shenjtor.
larg qofte , c thoni more....iliri i shkrete eshte politikani me i ndershem ne shqiperi...atij te shkreti i bien m qaf kote..ahhh sa i pa fat paske qen mor ilir meta ..pp
Cdo Gje Ne Jete Paguhet , Eshte Thjeshte Ceshtje Kohe . . .
...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!
nejse, po cudi faktikikisht qeketa bilbilat e PD nuk po shkruajne!
...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!
vetem 2 dite na ndajne ........
...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!
Krijoni Kontakt