PO
JO
sondazhe te ky forumi do e bejne te pafajshem
dhe sikur te vriste nje njeri ne mes te kamerave,,,
forum talebanesh te qeveris talebane
ahahKeta po keta,
![]()
...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!
Sic pritej:
Video-përgjimi, Gjykata e Lartë: Ilir Meta i pafajshëm
Video-përgjimi, Gjykata e Lartë: Ilir Meta i pafajshëmTIRANË- Gjykata e Lartë ka dhënë vendimin përfundimtar me unanimitet të plotë për kreun e LSI-së Ilir Meta, duke e shpallur atë të pafajshëm. Vendimi për pafajësinë e ish-kryeminsitrit është pritur me eufori nga sipmatizantë të shumtë të LSI-së, të cilët prisnin vendimin në selinë e kësaj partie.
Kolegji Penal i kryesuar nga Ardian Dvorani, shqiptoi verdiktin për pafajësinë e ish numrit dy të qeverisë shqiptare, Ilir Meta. Sipas vendimit shpenzimet e gjyqit do t’i paguajë shteti shqiptar dhe bëhet fjalë për 30 milionë lekë të reja shpenzime pasi në to përfshihete dhe pagesa për ekspertët (shqiptarë dhe të huaja) që verifikuan videon.
Gjyqtarët Ardian Dvorani, dhe antëtarët Majlinda Andrea, Guxim Zenelaj, Ardiana Fullani dhe Gani Dizdari kanë qenë të të njëjtit mendim për pafajësinë e Metës. Mendim të veçantë mësohet se ka pasur gjyqtari Ardian Dvorani i cili ndryshe nga kolegët e tij ka qenë dakord me pafajësinë, por ka pasur një arësyetim të ndryshëm, për një vendim paralel.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin fajtor të ish-zv.kryeministrit me 2 vite burg dhe 1 milion lekë gjobë me akuzën e korrupsionit aktiv, pas transmetimit të video përgjimit të ish-kryeministrit Ilir Meta dhe ish vartësit të tij Dritan Prifti. Vendimi ndaj kreut të LSI-së, përballja e tij me drejtësinë përfundon këtu, pasi as Ilir Meta, as Prokuroria nuk do kenë mundësinë ta ankimojnë.
Vendi i Gjykatës së lartë
Kolegji Penal I Gjykates se Larte, per ceshtjen vendosi:
1. Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Ilir Meta per akuzen e kryerjes e kryerjes se vepres penale te korrupsionit aktiv te funksionarit te larte shteteror ose te te zgjedhurve vendore e parashikuar nga enni 245 I Kodit Penal, pasi fakti nuk provohet se ekziston, bazuar ne nenin 288 pika 1 shkronja “a” te Kodit te Procedures Penale.
2. Ne baze te nenit 190 te K.P.P. urdherohet dorezimi organit te prokurorise te provave materilae vijuese: Ore mikrokamer, kabell USB, lap-top dhe USB.
3. Shpenzimet procedural penale, duke perfshire shperblimin dhe shpenzimet e kryera per aktin e ekspertimit gjate fazes se shqyrtimit gjyqesor ne vleren 3.592.938, I ngarkohen shtetit.
Braho: Komedia mbaroi
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, avokati i kreut të LSI-së Spartak Braho e cilësoi përfundimin e procesit si fundin e një komedie. Braho theksoi se të gjithë duhet të respektojmë vendimin e Gjykatës.
“Komedia mbaroi, natyrisht disa do të qeshin e disa do të qajnë.”- deklaroi Braho.
Atmosferë festive në selinë e LSI-së
Mbështetësit e LSI-së janë mbledhur në selinë e partisë për të festuar vendimin e Gjykatë së Lartë, e cila shpalli të pafajshëm kryetarin Ilir Meta. Në selinë e LSI është krijuar një atmosferë festive, ku mbështetësit e Metës po presin daljen e tij në një prononcim për mediat.
Meta pret vendimin ne seline e LSI
Ora: 12:50 Pak para se Gjykata e Lartë të shprehet për vendimin rreth video-përgjimit, Ilri Meta së bashku me përfaqësues të tjerë të LSI ka mbërritur në selinë e LSI. Kreu i LSI hyri ne seline e partise se tij rreth ores 12:50 minuta, ndersa Gjykata e Larte pritet te shprehet pas ores 13.00. Duket se Meta do të presë vendimin rreth tij në selinë e LSI dhe jo në sallën e gjyqit.
Ne seli jane mbledhur shume mbeshtetes se kesaj partie politike, ndersa atmosfera aty eshte e qete.
(d.b/ma.ar/BalkanWeb)
Ku eshte forca e ligjit ne shqiperi?
Ne shqiperine tone te bukur, qe po e shkaterron kryekrimineli Salih Berisha. Ti Dydrinas i mban pishtarin ketij krimineli sepse normalisht qe ty apo te afermve te tu u hedh ndonje kocke, por harron qe shqiperia eshte shume here me e madhe se oborri i shpise tende dhe shpise time, eshte shume here me e madhe se lagja jote apo lagja ime..
Shqiperia eshte e madhe dhe plot me halle o dydrinas..
Ka njerez qe gdhijne pa buke ne shpi..
Ka njerez qe marrin rruget ne mes dimrit vetem si e si te largohen nga vendlindja..
A arrin te kuptosh? ...zgjohu nga narkoza e Saliut
ka njerez qe ne mes te ketij te ftohti...nuk kan asgje pervec shpirtit..
Ti se njeh shqiperine..asnje nga ju ketu me ckam vu re une nuk e njeh mire realitetin shqiptar,..
Shetit zonen e verilindjes se shqiperise dhe do shohesh kulmet e varferise..shetit zonen e librazhdit dhe fshatrat e elbasanit dhe te shohesh parajsen e Sali berishes..
Vetem kallashin nen krevat kan kujtim prej ketij kryeministri..
Te mos kishte qene per emigracionin shqiperia do kishte marre fund..harroni pallavrat e qeverise, jo rritje ekonomike kaq e aq..
Ligji ne shqiperi nuk eshte ne sherbim te drejtesise por eshte ne sherbim te interesave te Sali berishes dhe klikes se tij mafioze klanit zemunit dragobise..
Se po te ishte ndryshe, nje batakci dhe i pamoral si ilir meta do ishte ne burg tashme..
E kam then dhe po e perseris qe pas enver hoxhes, sali berisha eshte e keqja me e madhe qe po i ndodh popullit shqiptar,,
I lutem Zotit te madh qe ta cliroje popullin shqiptar prej thundres se ketij tirani, dhe populli yne te marre vendin qe meriton ne tryezen evropiane..
Duke mos harruar faktin qe populli jone eshte pjese e pandare e familjes evropiane ne pikepamje historike dhe kulturore..
Ishalla nje komunist dhe njeri pa vizion si Sali Berisha nuk do behet shkak qe ky proces te zvarritet..
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
meta meta, ti e je e verteta lol
Without deviation from the norm, progress is not possible
I think Meta needs a Bra...
Krijoni Kontakt