Kërcënimi i Bajram Rexhepit ”me të gjitha mjetet”, ta kujton Serbinë ”sa svim sredstva”
Kërcënimi i para dy - tre ditëve i ministrit Bajram Rexhepi, se për shuarjen e protestave të 14 janarit do të përdoren të gjitha mjetet, identikisht të kujton kërcënimet që Serbia na i bënte dikur:”për mbrojtjen e ”celokupnost, reda i zakona Serbie” ( tërësisë, rendit dhe ligjit të Serbisë ) do të përdorë ”sva sredsva” ( të gjitha mjetet )…
Ishalla ky identitet, ndoshta i rastësishëm, apo edhe ministrit i është kujtuar nga e kaluar është vetëm në fjalë dhe jo edhe në vepër, sepse kur Serbia na i mblidhte betë kështu, ajo përdorte edhe armë dhe kishte viktima…
Unë them se ky ishte një kërcënim i pamatur i ministrit dhe nëse është se duhet të fillojë mbrojtja e ”celokupnost-it, reda i zakona ” në Kosovë, le ta fillojë së pari me shkijet, të cilët as e njohin si ministër!!
Ministri duhej të përdorte një gjuhë tjetër!
Krijoni Kontakt