
Postuar më parë nga
Albo
Kryeministri malazez e thote hapur qe nuk ka patur nje kontrate me shtetin shqiptar per shkeljen e embargos e shitjen e naftes. Pra "llustrat" e gazetares me lart per t'ia veshur "Berishes" shitjen e naftes, jane perpjekje te deshtuara pasi nuk jane te verteta.
Nafta ne Mal te Zi eshte futur kontrabande nga tregtaret shqiptare te naftes qe nuk kishin ndonje lidhje me Berishen apo shtetin. Fajesia e shtetit shqiptar eshte qe beri nje vesh shurdh e nje sy qorr ne lidhje me kontrabanden. Shteti shqiptar mund ta parandalonte kete kontrabande po te donte, por nuk e beri nje gje te tille.
Arsyet jane te thjeshta: perfitimi ekonomik i Shqiperise nga kjo kontrabande; ne Mal te Zi nuk jetojne vetem malazeze, por edhe disa dhjetra mijera shqiptare. E njejta kontrabande, per mallra te tjera, ka ndodhur edhe me Kosoven.
Turqia sot perfiton 10 miliard $ ne vit nga tregtia me Iranin, pasi bota i ka vendosur embargo Iranit. Nuk e ben se iu hap barku per Iranin e iranianet, e ben pasi eshte me interes per ekonomine saj. Jane me dhjetra biznese te vogla apo te medha ne Turqi, qe perfitojne duke i shitur mallrat e tyre ne Iran.
Albo
Krijoni Kontakt