Fjalet e Hashimit vitin e kaluar se po perseriti Tadiqi politiken si vitin e kaluar ,,e kishte llafin per parvjet do i ndalohet hyrja..Injorant mos i besoni Kucav e Thaqit se ata sdin qfar kan then para 1 ore.
Vv duhet te meret me prishtinen e jo me Bradashin .Zaten Hashim Kumunisti i dergon atje qe ti humbet gjurmet e paftyresis se tij dhe kshtu ti zgjatet jeta ne ato kolltuqe qe i mori si i mori madje me mbeshtetjen e Serbis.
Dhelper esht Hasha
Jua gjuan topin diku lart vv qe te lepij ne tanjirin e tij qe po i soset.
Ate meselen e bishtit te sopçates besoi se e kini degjuar,Prandaj Ju o VV Tadiqin e rrezikshem e keni ne mes Prishtine e mos vraponi her deqana e her Erzhana.
Me politik dyftyrshe shqiptarja slind se sa kte klas politike qe sot ka Kosova.
Ska faj Hasha jo ..edhe nderkombetaret e duan ashtu ta shtrydhin si limonin ,pore do ti kushtoj kti populli si denim llogjik dhe vjen dita te pendohen qe jetuan me endrra.
Dita e mir duket me mjes !
Kta e ndersejn Tadiq coftinen , pore populli do pesoj me keq se nga te kafshuarit e qenit si pasoj e te pajtuarit e endrrave sy qel qe thaqi do ua bej parajsen e ne fakt do ua sjell ferrin.
na tregoni masi qe koki simpatizant i VV.perse nuk po shkoni ti bllokonipikat 1 dhe 31 por po doni me i bllokue shqiptaret e Kosoves Lindore te dheu i bardh
e more te gjith po e dim se ini tuj ja krye serbis punet
ani tani masi nji kryeçetnik kriminel e serbet e kan burgos
shkaku i europes e i amerikes
tash albinin e kan si xhoker e jau kryen punet shkieve edhe ma mier
se ai qe eshte i burgosur
a ndegjova se ka kerkue ndihm edhe nga shqiperija
ka organizue ardhje me autobus
o shqiptar larg nga VV e albini ne dashi atedheun
se krye e both e ftyr albini i ka te shitura
...me Vo , a Pa ...?VV, aktualisht eshte dhe mbetet forca politike me e dinjitetshme nga gjitha subjektet politike qe jane matane, e ketej kufinjeve !
Të shantazhuarit!
"Ka indikacione shumë të qëndrueshme se njëri nga të shantazhuarit e Serbisë është edhe Albin Kurti që udhëheqë "vetëvendosjen".Shkak i këtij shantazhimi është edhe i gjithë aktiviteti anti-Kosovë që po bënë Albin Kurti me lëvizjen e tij"
Këto fjalë janë thënë publikisht para demonstratave të 10 shkurtit.Personi që ka deklaruar këtë nuk është ndonjë anonimus politik,përkundrazi është njeriu i cili qëndron në ballë të të gjitha proceseve pozitive të Kosovës.
Unë qëmoti kam dyshuar në të gjitha aktivitetet "patriotike" të Albinit.Edhe para kësaj deklarate. Pse?
Pikësëpari,vetëdorzimi i tij te serbët gjatë luftës ka qenë i dyshimtë.
Ai ka pasur dy mundësi.Të ikën në Bllacë sikur shokët e tij që i ka përreth "Vetëvendosjes" ose të dal në mal.T'i bashkohet UÇK-së.
Nuk e ka bërë as njërën as tjetren. Nejse punë e tij kjo.
Po në burg pse i ka pasur të gjitha ato privilegje?!!
Kur me mijëra shqiptarë,edhe ata të rrëmbyer sikurse Albini,vriteshin,masakroheshin e humbnin pa gjurmë nëpër burgjet serbe,Albinit jo që nuk i ka ndodhur asnjëra nga këto të këqija,por
Albin Kurtit i është bërë privilegji më i madh i mundshëm që do të mund t'i bëhej një të burgosuri politik;
Nga qelia e burgu të Pozharevacit i është dhënë mundësia që të organizoj konferencë me gazetarë të botës!!!
Cilat kanë mundur të jenë qëllimet e shërbimit sekret serb,që ndërmorrën hapin më të paimagjinueshëm për një regjim diktatorial,organizimin e një konference për gazetarë për një të burgosur politik shqiptar?
Sipas mendimit tim,dy kanë qenë qëllimet e këtij aksioni serb.
E para,me këtë konferencë,kanë dashur t'i dërgojnë një mesazh të qartë botës se regjimi serb është shumë demokratik e që Albini sikur vërtetë të ishte nj patriot nuk do të duhej assesi që të kontribuonte në përmirsimin e imazhit të keq serb.
Dhe qëllimi i dytë i shërbimit sekret serb ka qenë;Krijimi i një HEROI TË RI për kosovarë. Një zëvendësim të Ibrahim Rugovës.Pasi që Rugova llogaritej i vdekur politikisht,duke menduar se e kishin djegur autoritetin e tij gjatë bombardimeve të NATO-s.
Rrethanë favorizese për serbët që edukimi i dobët i kosovarëve,papjekuria mentale dhe naiviteti i popullit të cilët jo që nuk e akuzuan për tradhti Rugovën,por për çudi të gjithë botës,e pritën si një hero kur u kthye në Kosovë!!!
Dhe përderisa Rugova kishte autoritetin e madh në Kosovë,fitonte zgjedhjet e njëpasnjëshme.Serbia nuk kishte nevojë për xhokerët tjerë.
Ata ishin "the slipers"-at e Sërbimit sekret serb.Ishin të përgjumurit të cilët do të ngriheshin,veç kur ta kërkonte nevoja.
Të gjitha punët e ndyra,kundër Kosovës bëheshin në mënyre "institucionale" përmes Rugovës dhe bashkpunëtorëve të tij.
p.sh të gjithë e pranojmë se dëmet më të mëdha vendit pas luftës i janë shkaktuar prej trazirave të marsit.Ku brenda 48 orësh,ndrroj imazhi i Kosovës dhe i shqiptarëve në përgjithësi. Ndryshoi imazhi i mrekullueshëm që kemi pasur për qindra vjet.Me qindra vjet shqiptarët kanë luftuar për lirinë e tyre edhe pse të vrarë,të djegur e dhunuar prej armiqëve të tyre,ne asnjëherë nuk kemi bërë krime kundër civilëve të pambrojtur e duarthatë.
Këto krime denohen sot, me një koventë ndërkombtare të krijuar pas luftës së dyte botërore. Gadi asnjë ushtri nuk e përfillë këtë konventë.
Ne e kemi pasur një kod të pashkruar që na i ka ndaluar krimet kundër popullsisë civile-KODIN MORAL,të cilin e ka qmuar e tërë bota.
Dhe çfar bëmë ne?
E shkërdhymë kodin tonë moral!
Dhe kur?
Në kohën më të papërshtashme për imazhin tonë. Sot kur të gjitha mediat botërore janë të vendosura në Kosovë.Gazetarë të radiove,televizioneve e mediave tjera të shkruara,kanë regjistruar pamjet më të tmerrshme që ka parë ndonjëherë spektatori botëror.
Turma të pakontrolluara njerzish që vandalizojnë,djegin e shkatërrojnë çdo gjë që u del para.Vrasin një popull tjeter sepse flasin një tjetër gjuhë,u fusin flakën objekteve fetare të një feje tjetër etj,etj.
Tash po e paguajmë haraqin,me dokumentin e Ahtisarit.
Për publikun e thjesht botëror ne jemi ata të këqinjët,vandalët. Por kështu nuk mendojnë edhe diplomatët e tyre,njerzit që njohin shërbimin sekret serb.ata e dinë të gjithë se trazirat e 2004-s kanë qenë rezultat i një pune të mundimshme e të gjatë të shërbimit sekret serb. Të huajt edhe e dinë se cilët janë ata bashkpunëtorë të atij shërbimi.
Sot cilindo ta pyetësh,se kush ka qenë organizator i atyre trazirave,nuk e dinë. I rrudhin krahet.Jo thonë nuk e dimë,besojmë se ishte një reagim i rastit.
Po nëse "kthehemi" pak prapa dhe logjikojmë do të shohim dorën perfide të serbëve në këto ngjarje.
Në natën e 11 marsit 2004,alarmohet policia në Prishtinë.Alarmi del i rrejshëm.Njerzit mendojnë; dihet kush qet bomba më 11 mars,aludojnë në ata që kanë bërë marsin e lavdishëm të 81-it.
Situata veç fillon të ndizet.
Disa orë më vonë,pra në mëngjesin e hershëm të 12 marsit 2004,bëhet një "tentimatentat" ndaj presidentit Rugova.I hudhet një bombë para shtëpisë së tij.Një truk shumë i thjesht,por që shitet leht te përkrahësit e presidentit.
Simpatizuesit e tij alarmohen.Nervozohen,shajnë, shkumë u del prej goje.
Rugova të nesermen lëshon kushtrimin;Ata deshën të më vrasin,ata që në mars kanë luftuar Serbinë,gjithmonë here me luftera e here me demonstrata.Kopeja rugoviste "e kupton" se ata janë kush tjetër pos UÇK-ja!!! Dhe e përkrahin presidentin e tyre i cili i fton në një demonstratë nën moton "Në mbojtje të presidentit".Demonstrata do të mbahet me 17 mars 2004!!! (Shihni arkivat e agjensive të lajmeve)
Kjo është paraloja e atyre ngjarjeve të tmerrshme.Rugova edhe zyrtarisht duke ndezur masat fillon pjesën e vet të punës për shërbimin sekret serb. Kjo pra ishte detyra e Rugovës për luajtur rolin e viktimes,kjo do të mjaftonte që fteses së tij për një protestë"paqësore" me 17 mars 2004 t'i përgjegjeshin shumica e perkrahseve të tij.
Detyren tij e kreu me sukses.Për të tjerat do të kujdesej vet shërbimi sekret serb.
Brenda intervalit 12 mars kur "u bë atentati" mbi Rugovën dhe fillimit të trazirave me 17 mars,"krejt rastësisht" ndodhin edhe këto ngjarje;
-Në Mitrovicë mbyten fëmijët në lumin Iber.Gazetaret raportojnë nga vendi i ngjarjes.Masat ndezen.Pritet shpërthim i situates.
-Në Pejë vritet babai i ushtarit të UÇK-së,Avni Elezajt.Edhe Dukagjinin e pregadisin për diten e madhe.
-Në Llapnasellë,"plagoset" një serb.Shkijet rebelohen,i bllokojnë rrugët që lidhin jugun e Kosovës.Pezmi e hidhërimi e rrëmben edhe këtë pjese të vendit.Kosova komplet është e pregaditur për diten D.Pritet veç një shkëdijë dhe ajo vie shpejt.Rugova e mbanë fjalën.Me 17 mars 2004 e nisë protestë paqesore në mes të Prishtinës.Me moton "ta mbrojmë presidentin".Turma të përkraseve të presidentit vijnë nga të gjitha anët e Kosovës.
Turma të mjera pa ditur as vet se janë pjesë e një skenari djallzor të Rugovës në bashkpunim me shërbimin sekret serb!!!
Dhe vazhdimin e atyre ngjarjeve e dimë. E dimë edhe përpjekjen titanike të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministrit Bajram Rexhepi për qetësimin e masave të popullit.
Por nuk e dimë as qe kemi dëgjuar asnjë prononcim të Rugovës dhe bashpunëtorëve tjerë të tij për të ndaluar këtë tragjedi.
Dikush mund të thotë tamam puna që Rugova t'a kritikonte punën e vet.
Rugova ska pase çare,pa bashkpunuar në këtë skenar të shërbimit serb,sepse ka qenë i shantazhuar.Një zot e di se sa e sa materialin komprimitues kanë serbët për të,që sikur të bëhej publik me siguri vet përkrahsit më të flaktë të tij do t'ia merrnin shpirtin,me dorë të tyne.
Faji për këto trazira,bie mbi ata që kanë marrë pjesë.Mbi ata që shkuan gjoja të protestojnë për mbrojtje të presidentit nga UÇK-ja. Ata është dashur t'a dinë se po manipulohen!
Tash besoj se sepaku bile po e dimë se kush paska organizuar 17-18 marsin 2004!
Ky skenar është zbuluar menjëherë nga shërbimi i kundërzbulimit.Por ka qenë vonë,tepër vonë për të ndërmarrë diçka më shumë,përveç parandalimit të shkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës.
Nëse shprehemi me fjalor sportiv,kjo i bie se rezultati qe 1 me 0 për shërbimin sekret serb.
Rugova vdiq,e hangër prroni. Tash duhet gjetë zëvendësimin.Pasi që në LDK,më nuk ka person tjeter me karizmen e Rugovës të cilit do t'i bindej populli,shërbimi sekret serb do të përdorë kartat tjera.ata që kanë një "background" pak më të pasur patriotik.
Para do kohesh,serbët tentuan edhe njëherë t'a destabilizojnë vendin.
U paraqiten maskat në rajonin e Dukagjinit me emblemat e AKSH-së!
Ata kanë qenë shqiptar jo serb dhe qellimi i tyre sigurisht se ka qenë i mirë,kanë menduar që po bëjnë diçka për Kosovën. Problemi është se ata nuk e kanë ditur që shefi i tyre,është një i shantazhuar nga Serbia dhe po punon kunder shqiptarëve.
Veç kësaj radhe,djemtë e Ushtrisë Çlirimtare nuk lejuan që t'i futet edhe njç gol Kosovës. Përmes Hashim Thaçit,ata publikisht deklaruan se e dinë nga kush organizohen këto aksione të maskave e dinë kush është i shantazhuari.Dhe prapaskena e krimit e kuptoj mesazhin.Uli bishtin dhe shpërndau ato forca paramilitare.
Dhe derisa filluam të marrim frymë lirisht,duke i'u falenderuar Thaçit që mori një përgjegjësi qytetare dhe na hoqi një rrezik.
Nuk shkoi shumë kohë,dhe prap filloi tentimi i shërbimit sekret serb për të shkatërruar procesin.
Edhe kësaj radhe shërbimet e kundërzbulimit hetuan pregaditjen e atakut serb dhe reaguan që ta parandalonin. Menjëherë kur u bë publike data e organizimit të demonstratës së 10 shkurtit, Burrat që e çliruan Kosovën,prapë përmes Thaçit,lajmruan se; Duhet të kemi kujdes,mos ti bashkohemi lëvizjes"vetevendosje" sepse udhëheqësi i saj Albin Kurti është një bashkpunëtor i shërbimit sekret serb.është një i shantazhuar!
Me gjithë organizimin perfekt të këtyre demonstratave shërbimi sekret i Sebisë e mori një kundërgoditje të ashpër,të shpresojmë se tentimet e ardhshme do të jenë edhe më të dobëta deri sa t'a zgjedhim statusin tonë.
Dhe të jeni të bindur se sikur njerzit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,mos të paralajmronin një gjë të tillë dita e 10 shkurtit do të ishte shumë më i përgjakshëm se marsi 2004 edhe shumë më shumë i dëmshëm për statusin tonë!
Ky shërbim i shkijeve është sikur ata hakerat që mundohen ti sulmojnë sistemet kompjuterike dhe nuk ndalen hiq deri sa t'ia arrijnë qëllimit
virusat që përdorin shkijet tash po i dimë,a po?
veç sistemin antivirus Kosova e ka goxha t'mirë,e "ka ble" para do ditëve në israel:wink:...fleni dathë,popull
http://www.forumishqiptar.com/showth...119414&page=16
bravo Llapi..
jam dakord me ty qe SHIK-u eshte dora e zgjatur e serbise..
krejt marifetlleqet me shkije keta i kan ba.. e po vazhdojne edhe sot, kan lidh biznese me serb e krejt malli i shkaut qe po hyn ne Kosove eshte fitim per ta. SHIK-u e veselinoviqi jane njesoj, armiq te kombit shqiptar.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Ish-gruaja e Tadiqit, murgeshë në Pejë
Veselinka Zastavnikoviq
08-01-2012 09:46 CET
Veselinka Zastavnikoviq, një murgeshë nga Peja iu bashkua kundërshtarëve shqiptarë të presidentit serb, Boris Tadiq. Kjo vetëm për faktin se Tadiq është ish-burri i saj.
Klan Kosova ka raportuar se Veselinka që shërben në Patrikanën e Pejës ka kërkuar nga KFOR-i transportimin e saj për në Budisalc të Klinë, në mënyrë që të evitojë përballjen e mundshme me ish-bashkëshortin e saj. Kërkesa i është plotësuar dhe murgesha që tani ka emrin Irina do të qëndrojë deri të dielën në manastirin e komunës së Klinës.
Veselnika dhe Tadiq ishin të martuar për 16 vjet, kurse ajo shërben si murgeshë në Pejë që prej vitit 2002.
http://www.zeri.info/artikulli/1/2/4...geshe-ne-peje/
--------------------------------------
shifne se me kend bashkpunon albini i vetvendosjes
o ket e dim veq i madh e i vogel se albini punon per shkie
AKB-ja nuk do ta përkrahë “Vetëvendosjen”
Publikuar: E shtune 7 Janar 2012, 20:23
Kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka thënë se nuk do të përkrahë vendimin e “Vetëvendosjes” për të dalë në protestë më 14 janar. Ai ka thënë se organizimet e AKB-së janë që të promovohen vlerat ekonomike të vendit dhe se do të bëjnë promovim të produkteve. “Ne nuk do t’u bashkëngjitmi të tjerëve për t’i mbrojtur produktet vendore. Ne do t’i mbrojmë në forma të tjera, siç është ngritja e vetëdijes së konsumatorëve, të lobojmë për eksport etj.”, ka thënë Shahini.
Ai ka thënë se AKB-ja nuk do të përkrahë asnjë iniciativë të partive politike dhe se nuk do të jenë në krah të asnjë partie. “Pavarësisht çfarë vendimi është ky veprim i “Vetëvendosjes”, të gjitha partitë kanë interesa dhe ne nuk do të jemi në krah të asnjë partie”, ka theksuar ai. Shahini ka shtuar se AKB-ja këtë vit ka sloganin “Kosova shtet i artë për investime” dhe se, sipas tij, për këtë vit do të merren me çështje që të rrisin imazhin e vendit për investime nga jashtë.
Cilat jane aktivitetet konkrete "anti-Kosove" , dhe pse konkretisht jane "anti-Kosove"?
Cili vetedorezim?Pikësëpari,vetëdorzimi i tij te serbët gjatë luftës ka qenë i dyshimtë.
Si u vetedorezua?
Te njejten e kane bere edhe mija shqipetare tjere te Kosoves, sidomos banore te Prishtines, Gjilanit, Ferizajt etj...Ai ka pasur dy mundësi.Të ikën në Bllacë sikur shokët e tij që i ka përreth "Vetëvendosjes" ose të dal në mal.T'i bashkohet UÇK-së.
Nuk e ka bërë as njërën as tjetren. Nejse punë e tij kjo.
Nuk kane qene dhe nuk jane patriote vetem ata, te cilet vullnetarisht ( me vetedeshire), rastesisht apo detyrimisht kane bartur nje pushke dhe kane qendruar disa dite apo disa muaj ne ndonje mal apo fshat te Kosoves.
Cdo figure e njohur politike trajtohet me mire, sepse ndodhet nen vezhgimin permanent te organizatave nderkombetare dhe shteteve te ndryshme. Asnje shtet dhe asnje pushtet qe edhe ashtu ndodhet nen vezhgim permanent, pervec atyre te veteizoluara dhe joseioze si Korea e Veriut, nuk ka asnje favor te vrase personalitete politike para syve te botes. Kjo vlene sidomos per shtete dhe pushtete, te cilat edhe zyrtarisht jane nen akuzen dhe aktakuzen nderkombetare per krime lufte dhe shkelje drastike te te drejtave te njeriut...Po në burg pse i ka pasur të gjitha ato privilegje?!!
Nuk duhet harruar gjithashtu se A.Kurti shte denur me 15 vite burgim. Vetem renja e Millosheviqit dhe presionet nderkombetare ndaj regjimit te ri e detyruan Beogradin ta liroje para kohe!
Gjate luftes nuk jane vrare, masakruar apo zhdukur mijera te burgosur shqiptar.Kur me mijëra shqiptarë,edhe ata të rrëmbyer sikurse Albini,vriteshin,masakroheshin e humbnin pa gjurmë nëpër burgjet serbe
Jane vrare, masakruar apo zhdukur mijera civilste te pafajshem. Ky eshte dallim shume i madh. Me siguri jane vrare edhe te burgosur, por pothuajse asnje qe ka qene peronalitet i njohur nderkombetarisht dhe nen vezhgimin permanent te organizatave perkatese...
Duhet pasur parasyesh edhe kohen e trajtimit apo te burgosjes.
Krahasimi ne mes te Serbise para luftes, 1997-1999 apo te Serbise dhe Jugoslavise, me Serbine e pasluftes (pas veres se 1999) nuk qendron. Njerzit qe jane likuiduar ne burgje serbe/jugoslave dhe para luftes, pjesa absolute e tyre, nuk kane qene te njohur as per pjesen dermuese te shqiptareve te Kosoves.
Cilat kanë mundur të jenë qëllimet e shërbimit sekret serb,që ndërmorrën hapin më të paimagjinueshëm për një regjim diktatorial,organizimin e një konference për gazetarë për një të burgosur politik shqiptar?
Sipas mendimit tim,dy kanë qenë qëllimet e këtij aksioni serb.
E para,me këtë konferencë,kanë dashur t'i dërgojnë një mesazh të qartë botës se regjimi serb është shumë demokratik e që Albini sikur vërtetë të ishte nj patriot nuk do të duhej assesi që të kontribuonte në përmirsimin e imazhit të keq serb.
E sakte
Spekulim plotesisht i pabazuar.Dhe qëllimi i dytë i shërbimit sekret serb ka qenë;Krijimi i një HEROI TË RI për kosovarë. Një zëvendësim të Ibrahim Rugovës.Pasi që Rugova llogaritej i vdekur politikisht,duke menduar se e kishin djegur autoritetin e tij gjatë bombardimeve të NATO-s.
Do ta kishin shume me lehte ta perdornin Thacin apo ndonje politikan tjeter te etabluar ne Kosove.
A.Kurti nuk ka qene dhe nuk eshte i predestinuar per nje rol te tille.
Rrethanë favorizese për serbët që edukimi i dobët i kosovarëve,papjekuria mentale dhe naiviteti i popullit të cilët jo që nuk e akuzuan për tradhti Rugovën,por për çudi të gjithë botës,e pritën si një hero kur u kthye në Kosovë!!!
Dhe përderisa Rugova kishte autoritetin e madh në Kosovë,fitonte zgjedhjet e njëpasnjëshme.Serbia nuk kishte nevojë për xhokerët tjerë.
Ata ishin "the slipers"-at e Sërbimit sekret serb.Ishin të përgjumurit të cilët do të ngriheshin,veç kur ta kërkonte nevoja.
Të gjitha punët e ndyra,kundër Kosovës bëheshin në mënyre "institucionale" përmes Rugovës dhe bashkpunëtorëve të tij.
???
OK.Dhe çfar bëmë ne?
E shkërdhymë kodin tonë moral!
Dhe kur?
Në kohën më të papërshtashme për imazhin tonë. Sot kur të gjitha mediat botërore janë të vendosura në Kosovë.Gazetarë të radiove,televizioneve e mediave tjera të shkruara,kanë regjistruar pamjet më të tmerrshme që ka parë ndonjëherë spektatori botëror.
Turma të pakontrolluara njerzish që vandalizojnë,djegin e shkatërrojnë çdo gjë që u del para.Vrasin një popull tjeter sepse flasin një tjetër gjuhë,u fusin flakën objekteve fetare të një feje tjetër etj,etj.
Tash po e paguajmë haraqin,me dokumentin e Ahtisarit.
Asnje fotografi e dhunes dhe protestave te dhunshme nuk eshte pozitive
Publiku i thjeshte boteror, si atori i cituar, nuk ka mendim te qendrueshem per shumicen e temave politike. Publiku i thjeshet dhe i komplikuar "boteror" zakonisht e humbe relativisht shpejte interesin per ngjarje tragjike. Gjithashtu shumica absolute e publikut boteror pas dy apo tre ditesh, me se voni pas nje jave apo nje muaji, nuk eshte fare ne gjendje te shpjegoje as perafersisht ngjarjen dhe ceshtjen e konfliktit.Për publikun e thjesht botëror ne jemi ata të këqinjët,vandalët.
As roli i viktimes nuk sjelle simpati te qendrueshme tek publiku i thjeshte boteror. Nje simpati e qendrueshem, gje e cila eshte veshtire te arrihet dhe qe nuk vlene ne cdo vend dhe kohe, arrihet permes veprimeve, veprave, arritjeve, rezultateve... konkrete ne te gjitha sferat e rendesishme te aktiviteteve nderkombetare. Jo permes te qenurit viktime dhe i paafte per te mbijetuar pa ndihmen e te huajve.
Jane gazetaret dhe diplomatet e shteteve te caktuara ata, te cilet, varesisht nga interesi politik i vendeve te tyre, vendosin se kush eshte viktima. Per publikun rus, kinez, kuban etj. serbet dhe Serbia kane qene dhe mbeten viktime, pavaresisht fakteve dhe realitetit...
Pavaresisht spekulimeve per organizatoret, cfare te keqe konkrete kane sjelle trazirat e 2004, pervec zbehjes se imazhit gjoja te mire te shqipetareve deri ne ate kohe?Por kështu nuk mendojnë edhe diplomatët e tyre,njerzit që njohin shërbimin sekret serb.ata e dinë të gjithë se trazirat e 2004-s kanë qenë rezultat i një pune të mundimshme e të gjatë të shërbimit sekret serb. Të huajt edhe e dinë se cilët janë ata bashkpunëtorë të atij shërbimi.
Shumica e njohesve te politikes trazirat e 2004 i shohin pozitivisht sa i perket fillimit te shtetformimit te Kosoves.
Dhe cka ka arritur oranizatori i tyre?Tash besoj se sepaku bile po e dimë se kush paska organizuar 17-18 marsin 2004!
Cilat ishte humbjet konkrete te Kosoves, pervec imazhit?
Nese ishte zbuluar menjehere, atehere nuk mund te thuhet se ishte vone...Ky skenar është zbuluar menjëherë nga shërbimi i kundërzbulimit.Por ka qenë vonë,tepër vonë për të ndërmarrë diçka më shumë,përveç parandalimit të shkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës.
Thacin?!Rugova vdiq,e hangër prroni. Tash duhet gjetë zëvendësimin.Pasi që në LDK,më nuk ka person tjeter me karizmen e Rugovës të cilit do t'i bindej populli,shërbimi sekret serb do të përdorë kartat tjera.ata që kanë një "background" pak më të pasur patriotik.
Propagande qesharake, e pabazuar dhe e paargumentuar...Dhe derisa filluam të marrim frymë lirisht,duke i'u falenderuar Thaçit që mori një përgjegjësi qytetare dhe na hoqi një rrezik.
Nuk shkoi shumë kohë,dhe prap filloi tentimi i shërbimit sekret serb për të shkatërruar procesin.
Edhe kësaj radhe shërbimet e kundërzbulimit hetuan pregaditjen e atakut serb dhe reaguan që ta parandalonin. Menjëherë kur u bë publike data e organizimit të demonstratës së 10 shkurtit, Burrat që e çliruan Kosovën,prapë përmes Thaçit,lajmruan se; Duhet të kemi kujdes,mos ti bashkohemi lëvizjes"vetevendosje" sepse udhëheqësi i saj Albin Kurti është një bashkpunëtor i shërbimit sekret serb.është një i shantazhuar!
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 08-01-2012 më 10:26
Krijoni Kontakt