Close
Faqja 59 prej 127 FillimFillim ... 949575859606169109 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 581 deri 590 prej 1268
  1. #581
    Ja politkia e albinit dhe krumave te ti ,,ej more a jeni ne tok te bukes a jo ,te gjithe jan kkunder protestave ju pro rrenimit te ksoves eshte turpi i juaj,,,vv,,si more nuk ju vike marr me i gjujet policin me gure ooooooo te marr ,,po dje edhe vete isha ne at proteste ne podujev po kur i pash se filluan ti gjuajn me gure policet e ksoves me gjithe insistimin e disa personav aty qe ishin mos gjuani ata prap.oooooooooooooo zot o zot po ku jewni ju dhe poplli i shkret se dje u deshte ata polic me i zane keta aktivistet e vv e me i lidhe te gjithe si kur klyshet se vertet jane shume te pa pjkure sikur femit turpi i tyre qka jan ka bajen

  2. #582
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Nuk kane nevoje, sepse SHBA-te dhe KANADAJA qe jane ne kufjte Veri (Kanadeset) dhe Jugu (Amerikanet) kane mardhanie reciprocitetit, kane mardhenie politike, kane mardhenie ndershtreterore, dhe qka eshte me e rendesishmja e njohin njera tjetern si partnere te barabarte. Dhe, asnjher nuk sulmojne kufijte e njera tjetres. Per kete arsye nuk ka nevoje per nje gje te tille.


    Ndersa kufijte e SHBA-ve me Meksikon, thuajse gjithe kufijte jane ne mase te repte, jane me gjemba telash me lartesi te medha gjer ne 2-3 metre. Sepse, edhe pse ato njofin njera tjetren, edhe pse kane mardhenie ndershterore ne nivel te kenaqshem. Prap kufijte e SHBA-ve me Meksikon jane ne gjendje gadishmerie me te larte, se sa kufijte e SHBA-ve me ate Kanadez.
    ju eshte mire me marr pjes edhe ne kanad dhe me juav rregullu punet amerikaneve se ata nuk jan ka din po ju te vv jeni gjelluar gjeni mbi kete tok kures te tjeret jan jo te dishem vetem ju,,,ishall ju jeni dhe ndalni me nje te mire se ju te gjitha te kqija jeni ka ja plasoni popllit shqipatre,,,se shkollen ekeni kry ne bograd

  3. #583
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Per rastin e Kosoves, patjeter...

    Nese Kosoven e trajtojme si rast te vecante (apo sui generis), sic behet shpesh per te arsyetuar politika te caktuara, atehere e njejta do te vlente per te gjitha aspektet e organizimit politik dhe shoqeror te saj.
    Ne te kunderten, shumica e veprimeve dhe vendimeve politike, ekonomike etj. ne Kosove dhe ne mardhenjet nderkombetare te Kosoves do te ishin plotesisht absurde.
    VV ka dy rruge. Ose e njeh dhe e pranon sistemin demokratik ose nuk e njeh dhe nuk e pranon ate.

    Nese e njeh dhe e pranon ate, atehere ajo duhet te sillet si nje force politike e pergjegjshme, qe pranon parlamentin si rrugen me te mire per te ngritur problemet qe ka Kosova, qe merr pjese aktive ne debatin politik me pjesen tjeter te opozites etj.

    VV duhet te qartesoje veten per te ardhmen. Do te vazhdoje te beje politike te vetmuar siç ben deri me sot apo duhet te parapergatise koalicionet e mundshme per te ardhur ne pushtet.

    Une jam per kete te dyten, pra qe VV te zgjedhe sa nuk eshte vone partneret e saj te koalicionit dhe te ulet me ta ne biseda per te pergatitur nje agjende opozitare, qe do ti çoje ato deri ne marrjen e e shumices se votave ne zgjedhjet e ardhshme.

    Kjo do te thote qe VV duhet te ulet e te bisedoje, te komunikoje, te programoje dhe te krijoje bashke me partneret nje qeveri ne hije te se nesermes.

    Ata kane nje moshe dhe nje nivel aresimor e kulturor te mjaftueshem per te sjelle ne Kosove nje kulture tjeter te debatit politik.

    Si shpjegohet qe ata nuk ulen te bisedojne as me LDK e as me AAK? Atehere i bie se ata jane nje dekor i krijuar opozitar per PDK! Pra nje PDK 2 po me mision tjeter!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 15-01-2012 më 13:56

  4. #584
    Kryetari i Partisë Socialiste të V.V, Albin Kurti konsideron se partia e tij mund t'u kërkojë falje qytetarëve për problemet e viteve të ’2006-2012-ta, sepse për të ajo është pjesërisht përgjegjëse, raporton REL.“Kur është fjala për partinë, në të cilën jam kryetar, konsideroj se duhet ta vështrojmë atë që është bërë para vitit 2011 dhe të nxjerrim porosinë që ajo të mos përsëritet kurrë. Në këtë kuptim, do të mund t’u kërkojmë falje, qytetarëve për problemet e asaj kohe”, ka thënë KURTI. KURTI është në krye të partisë,VV të cilën e E drejton me Glauk Konjufecen,Visar Imerin dhe .Rexhep Selim , i cili sa ishte në pushtet nisi luftën me ish AAK,,LDK-en dhe tani me PDK,, për të përfunduar ku jemi sot.

  5. #585
    Kryetari i Partisë Socialiste të V.V, Albin Kurti konsideron se partia e tij mund t'u kërkojë falje qytetarëve për problemet e viteve të ’2006-2012-ta, sepse për të ajo është pjesërisht përgjegjëse, raporton REL.“Kur është fjala për partinë, në të cilën jam kryetar, konsideroj se duhet ta vështrojmë atë që është bërë para vitit 2011 dhe të nxjerrim porosinë që ajo të mos përsëritet kurrë. Në këtë kuptim, do të mund t’u kërkojmë falje, qytetarëve për problemet e asaj kohe”, ka thënë KURTI. KURTI është në krye të partisë,VV të cilën e E drejton me Glauk Konjufecen,Visar Imerin dhe .Rexhep Selim , i cili sa ishte në pushtet nisi luftën me ish AAK,,LDK-en dhe tani me PDK,, për të përfunduar ku jemi sot.

  6. #586
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Ramiz BOJAJ: Kur në emër të shtetit mbrohet pushteti!

    Dhuna policore e 14 janarit kundër ptotestave qytetare të Kosovës, të udhëhequra nga Lëvizja “Vetëvendosje”, tregon qartë se Qeveria “Thaqi 2”, është në panik total. Krahasimi i protestave të VV-së në Kosovë, me ato të 21 janarit në Tiranë, është turbulencë logjike, sepse të parat (VV) sulmuan praninë e Serbisë në territorin tonë dhe kërkonin fuqizimin e shtetësisë së shthurur në veri, ndërkaq në Tiranë u sulmuan isntitucionet e shtetit. Nëse kryeministri Thaqi, mendon se duke dobësuar Serbinë këtu, rrezikohet edhe pushteti i tij, kjo është tezë qe duhet të studiohet më në hollësi. Ja se ç’thotë kryeministri Hashim Thaçi, pak kohë para protestave në një intervistë për REL:“Ata duan pushtet me dhunë. Duan që të cenojnë institucionet e vendit. Kjo nuk është protestë në kuptimin e kërkesave politike dhe se ajo është e drejtuar drejtpërdrejtë kundër institucioneve të shtetit me prapavijë të qartë politike që nga Dheu i Bardhë e Merdar të zhvendosen përballë institucioneve të Republikës së Kosovës për të provokuar marrjen e dhunshme të pushtetit". Kjo paranojë, tregon se politikëbërja në Kosovë, është e bazuar në teoritë hipotetike, duke krijuar hipoteza të cilat më shumë ngjajnë me sindrome diktatorësh, se sa me ndonjë version real qeverisës. Qeveria “Thaqi-2”, e ngritur mbi vjedhjet e votave qytetare, e profilizuar me pykat e opozitës dhe me formatizimet e brendshme njëra pas tjetrës, po dëshmon se Republika e Kosovës, nuk posedon udhëheqje kredibile, e cila ka guximin të përballet me normat e vërteta të demokracisë. Në fakt dhuna e shfrenuar policore kundër protestuesve të ulur dhe duarthatë, ka për qëllim të qojë mesazhin e “mbyllje gojës”, së zërit qytetar, përballë keq qeverisjes, korrupsionit dhe segmenteve tjera mafioze, të cilat janë mbështjellë nën uniformitetin e institucionalizmit të shtetit. Në këtë kontekst, rrjedh edhe përgjakja e tokës së Kosovës, nga PK-ja, (tashmë e instumentalizuar nga Qeveria jonë), duke dëshmuar se “pushteti” i kriminalizuar dhe kolltukët e butë të pushtetit, janë më të shtrenjta se plagët, se gjakderdhja, se demokracia, se shteti dhe vet sovraniteti i shthurur në veriun e vendit tonë. “Trimëria” për të rrahur qytetarët shqiptarë duarthatë, e në anën tjetër, për të mos guxuar të prekën banditët serbë të armatosur në veri, deshmon se piunët e pangopur të pushtetit, nuk dinë të menaxhojnë shtetin e vlerave demokratike, e të mos flasim për atë të së drejtës humane a qytetare. Qytetarët dhe Lëvizja “Vetëvendosje”, në pikat kufitare tek Dheu i Bardhë dhe në Merdare, mbrojnë shtetin e Kosovës, ndërkaq, Qeveria duke hedhur policinë mbi protestuesit e ulur, shqelmoi shqiptarinë, për t’i mbrojtur interesat e Serbisë në shtetin tonë. Deputeti i Vetevendosjes, Glauk Konjufca, vlerëson se Thaçi nuk e sheh si problem ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia, as strukturat kriminale në veri, por si problem të vetin e sheh lëvizjen “Vetëvendosje”. Kjo tregon se kryeministrin tonë nuk e brengos shthurja e sovranitetit të Kosovës, bllogada e rrugëve, e as referendumi serb në veri për aneksimin e kësaj pjese të shtetit tonë. Kryeministrin tonë duket se e brengos, vetëm lëkundja e “karriges”, edhe ashtu të thyer, e pushtetit të tij. "Problem i kryeministrit Thaçi eshte programi i Vetevendosjes. Ne nuk duam nenshtrim nga mekanizma te huaj. Qeveria aktuale eshte nenshtruar ndaj Serbisë, ka nënshkruar disa marrëveshje në Bruksel, duke mos respektuar Kosovën". Serbia invadon mallërat e veta në Kosovë për të shtrirë ose ruajtur ndikimin e saj ekonomik, politik dhe strategjik në territorin tonë.

    Atentat mbi demokracinë

    Kërcënimi i vazhdueshëm i qeveritarëve tanë kundër protestave të qeta të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ngjanë me deklaratat e diktatorëve, tashmë të rënë si Gadafi, Huseini etj., të cilët paralajmëronin se “demokracia e shtetit të tyre ka për qëllim invadimin e pushtimeve nga të huajt”, të cilat kishin për synim pacenueshmërinë e pushteteve të tyre. Ndryshe nga segmentet qeveritare, (MPB-QK, etj,) OJQ-të mbajnë qëndrim më objektiv, vështruar nga situata në terren. Ajo që ka ndodhur me 14 janar është shenja e parë e qartë e shtetit policor që nuk e duron protestën. Qendrim tejet parimor mban udhëheqësi i organizatës “ÇOHU”, Avni Zogiani, duke theksuar se shteti jodemokratik bazohet në dhunë dhe frikësim të masave popullore.“Nervoza e kryeministrit Hashim Thaçi ka prodhuar dhunë. Thaçi dhe ministri i Brendshem Bajram Rexhepi, kanë kërcënuar me javë të tëra qytetarët e Kosovës. Fakti që në Kosovë është ndërtuar një pushtet antidemokratik është ekspozuar me këtë protestë. Qeveritë jodemokratike bazohen në forcë, sepse nuk kanë tjetër mënyrë për ta mbajtur kontrollin”. Përderisa, protestuesit e qetë nuk rrezikonin jetën e askujt, as rendin dhe ligjin, reagimi i shfrenuar i PK-së, ishte tejet i panevojshëm. Kjo dëshmon PK-ja, nuk është bazuar në parimet e funksionimit të rendit kushtetues dhe ligjit, e as në profesionalizëm. Kështu vlerëson Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. “KMDLNJ vlerëson se intervenimi i policisë ka qenë i ngutshëm dhe i panevojshëm sepse askush nuk ka qenë i rrezikuar gjatë kohëzgjatjes së protestës. Qarkullimi i automjeteve ka qenë krejtësisht i reduktuar andaj është dashur të bëhen përpjekje që të tejkalohet kjo situatë në mënyrë paqësore. Në raste të veçanta, policia ka tejkaluar autorizimet duke përdorur forcë ndaj të arrestuarve”. Por, qeveria, si qendra e urdhërdhënies për dhunë kundër qytetarëve, shpreh konsideratë për aksionet e policisë, të cilat rrahen, arrestuan dhe burgosën (përpos protestuesve të zakonshëm), edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, duke arritur, kështu, kulmin e absurditetit. “Qeveria e Kosovës qëndron fuqishëm në mbështetje të policisë së Kosovës, e cila me profesionalizëm mbajti nën kontroll të plotë situatën”. Mbajtja nën “kontroll” e situatës, duke përgjakur lirinë dhe demokracinë e Kosovës!- Arrestimi i pesë deputetëve (Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Visar Ymeri, Afrim Hoti dhe Albana Gashi), është arrestim i votës së lirë qytetare, arrestim dhe burgosje e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Edhe sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se problemi nuk është tek Vetëvendosja, por tek strukturat paralele të Serbisë. "Në Kosovë nuk është problemi Vetevendosja!, por tek strukturat ilegale të Serbisë. Nuk bën të rrihen brutalisht njerëzit kështu.Por, ënyrën më të keqe e kanë zgjedhur serbët në veri...besoj këtë e dinë të gjithë”.

    Albin Kurti, zëri i ndërgjegjes kombëtare

    Veprimet e fundit të Albin Kurtit, bartin në vete zgjimin e ndërgjegjës kombëtare, natyrisht duke iu përmbajtur normave demokratike të protestimit kundër dukurive negative. Por, shkuarja në veri e VV-së, ka të bëjë edhe me mbrojtjen e identitetit shtetëror të Republikës së Kosovës, nga keqtrajtimi i vazhdueshem qe Serbia po ia bën shtetit tonë. Servilizmi i tepruar ose kompromisi i pafund ndaj ndërkombëtarëve, i disa qeveritarëve tanë, e kanë dergjur deri në absurditet shtetësinë dhe sovranitetin tonë. Jo rastësisht Kosova është i vetmi shtet në rajon, pa liberalizim vizash, vendi më i korruptuar në Ballkan, dhe me shumë të panjohura rreth rrugës integruese euroatlantike. Pra, pikërisht nga rrjedha e “erës” së këtyre dështimeve, plani i dhunës policore është mjeti më i pajustifikueshëm i një qeverie, për të mbyllur ç’do reagim ose pakënaqësi qytetare. Kjo na jep të kuptojmë se vetëm të dëgjueshmit e servilët janë ata qe sot duhet qeverisur vendin tonë, për të vazhduar me planin e përbashkët (me ndërkombëtarët) rreth lojalitetit ndaj bandave kriminale serbe në veri, të cilat shkelin pacipërisht sovranitetin e shtetit tonë. Duke ndjekur rrugën e servilizmit ndaj ndërkombëtarëve, Qeveria e Kosovës, bënë kompromise të pafundme me bandat kriminale serbe. Kjo len përhstypjen se komuniteti i jashtëm, duke shpërblyer autoritetet tona qeverisëse, toleron tej mase veprimtarinë korruptive, mafioze dhe kriminale qe i kanë mbërthyer institucionet tona shtetërore. A nuk ngjanë kështu, kur bandat në veri tolerohen të posedojnë edhe armë (festimi me breshëri armësh i krishlkindjeve ortodokse), e në anën tjetër, protestuesit shqiptarë sulmohen krejt brutalisht, edhe pse këta të fundit kërkojnë mbrojtjen e sovranitetit dhe ligjshmërisë?!


    Mbyllja e kufirit me Shqipërinë, plan i servuar

    Ndalimi i autobusëve me bashkëkombas nga Shqipëria e Maqedonia tregon se Qeveria e Kosovës, është fatkeqësi e re qe i është servirur këtij populli, ndër më të vuajturit dhe më të përgjakurit në Ballkan. Pra, në kufirin e Morinës janë ndaluar dy autobusë (me afër 100 përkrahës të Lëvizjes "Vetëvendosje"), nga Dogana e Kosovës, me pretekst se i është prishur sistemi digjital i komunikimit. Kjo na kujton, prishjen e sistemit kompjuterit të sigurisë edhe gjatë vjedhjes së para do kohshme në Policinë e Kosovës (vjedhjet në dhomën e dëshmive dhe dhjetëra kilogramëve drogë), të cilat nuk u “zbuluan” kurrë nga Qeveria. A nuk ishte kjo lojë nervash për qytetarët dhe dhunim i ligjshmërisë së Kosovës, për faktin se rojat e policisë atë botë, i kishte zënë gjumi, për tu zgjuar, pas ikjes së hajdutëve! Ajo që ka ndodhur me 14 janar (sulmi i shfrenuar policor kundër protestuesve të qetë në pikat kufitare me Serbinë) është shenja e parë e përpjekejve për aplikimin e shtetit policor. Veprimet e fundit të Albin Kurtit, bartin në vete zgjimin e ndërgjegjës kombëtare, natyrisht duke iu përmbajtur normave demokratike të protestimit kundër dukurive negative (mbrojtjes së sovranitetit, lufta kundër krimit, korrupsionit etj). Arrestimi i pesë deputetëve (Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Visar Ymeri, Afrim Hoti dhe Albana Gashi), është arrestim i votës së lirë qytetare, arrestim dhe burgosje e shtetësisë së Republikës së Kosovës, metoda këto të aplikuara vetëm në sistemet e diktaturave.
    (Autori është publicist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike).
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #587
    Pati dhunë shtetërore, jo luftë!Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje përfundoi jo ashtu siç alarmuan Qeveria e Kosovës, partitë në pushtet e disa opozitare, ambasadorët e Quintit, përfaqësuesit e BE-së në Kosovë... Nuk u derdh as gjak, e nuk u bë as luftë. Nuk pati as zjarr e as vrasje.

    Madje, për dallim nga protestat e kaluara, aktivistët e Vetëvendosjes janë treguar shumë më të qetë, më të “disiplinuar” dhe më të kujdesshëm. Ata të cilët janë treguar të dhunshëm janë pikërisht pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët ishin të parët që provokuan protestuesit.

    Këtë e panë dhe e dëshmuan të gjithë: protestuesit, përfaqësuesit e medieve, kamerat si dhe përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Këtë nuk e pa vetëm Qeveria e Kosovës, e cila përmes një reagimi të lëshuar për medie “shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të Lëvizjes Vetëvendosje, të drejtuara kundër pjesëtarëve të policisë së Kosovës, të cilët janë në mbrojtje të rendit dhe ligjit”

    Të urdhëruar nga Qeveria dhe nga ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, Policia e Kosovës pos që arrestoi shumë nga protestuesit, përdori edhe dhunë brutale ndaj tyre, madje duke mos i kursyer as deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    Për të treguar se çfarë policie të fortë kanë dhe për t’i treguar ndërkombëtarëve se “ne për ju gjithçka bëjmë”, drejtuesit e Qeverisë, pos që lejuan hyrjen e disa mauneve me mallra nga Serbia në Kosovë, në kohën kur aktivistët e Vetëvendosjes protestonin, ata i përcollën ato me polici deri në terminal. Ishte ky një veprim shumë naiv dhe i pamatur i Qeverisë së Kosovës. Të kesh në dorë aparatin shtetëror të dhunës, nuk do të thotë se mund ta përdorësh atë kur të duash dhe kur të teket ndaj qytetarëve tu dhe paqësorë. Lejimi i kalimit të maunave serbe ishte edhe një provokim shumë i rëndë ndaj protestuesve përmes poshtrimit. Me këtë veprim drejtuesit e ekzekutivit të vendit janë munduar që me çdo kusht të nxisin protestuesit dhe të tregojnë para opinionit publik se Lëvizja Vetëvendosje është destabilizuese dhe e dhunshme, në mënyrë që të justifikojnë dhunën e përdorur të shtunën.

    Protesta natyrisht se pas provokimit të Policisë nuk kaloi pa incidente. Pos arrestimeve, pati edhe të lënduar nga të dyja anët, si nga Vetëvendosja, ashtu edhe nga Policia e Kosovës. Për këta të fundit, Televizioni Publik i Kosovës vetëm sa nuk “qajti”. Gjatë tërë ditës derisa zhvillohej protesta e Vetëvendosjes, RTK policinë e paraqiste si viktimë, derisa vebfaqja e saj nga 9 nëntë lajme kryesore që i kishte në ballinë, në tetë prej tyre “vajtonte” policinë. Ky fakt nuk duhet të na çuditë, sepse tash e sa kohë televizioni publik po e udhëheq fushatën e qeverisë kundrejt kësaj proteste të Vetëvendosjes apo edhe kundër të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga Qeveria.

    Ky aksion i Vetëvendosjes, që me gjasë mund të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim e që ua ka futur frikën deri në palcë qeveritarëve të Kosovës, duket se ua “hodhi” poshtë teoritë e drejtuesve të Qeverisë së Kosovës dhe të shumë ndërkombëtarëve, për ndonjë eskalim të situatës. Alarmi i tyre ishte më tepër një justifikim i frikës së tyre dhe dhunës që do të përdorte eventualisht policia.

    Protesta dhe aksione të ngjashme bëhen kudo nëpër vendet e botës demokratike. Kemi shumë e shumë raste, që të mos i përmendim këtu, qoftë nëpër Evropë, apo edhe në vende të ndryshme të botës, ku ka protesta të ndryshme për çështje të cilat një pjesë e shoqërisë nuk pajtohet. Prandaj, edhe kjo protestë nuk kishte asgjë kundërligjore.

    Pa dashur të justifikojmë veprimet e askujt, protesta e Vetëvendosjes ka qenë për një çështje, për të cilën Qeveria e Kosovës është e obliguar që me Kushtetutën e vendit ta bëjë - implementimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës, për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë. Tekefundit, ka qenë në të mirë të prodhuesve vendorë dhe kundër Serbisë.

    Kjo qeveri që të mos e sjellë veten para një akti të kryer - nxjerrjen e popullit në rrugë, duhet që së pari të respektojnë Kushtetutën e vendit dhe të punojnë për interesa të qytetarëve, e jo që përmes propagandës të mundohet t’i fajësojë të tjerët. Ose në të kundërtën të pranojë se nuk është e aftë ta drejtojë vendin drejt një shteti ligjor, funksional dhe drejt një familjes së madhe evropiane. Duhet të zgjedhë! E jo të ndjellë frikë, dhunë e gjak!

    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...rore-jo-lufte/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #588
    Dënohet rrahja e fotoreporterit15-01-2012 15:43 CET Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës dhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës kanë dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga Policia e Kosovës ndaj fotoreporterit Vedat Xhymshiti.

    “Gjatë aksionit të Policisë me 14 janar, tek pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka sulmuar fotoreporterin duke e rrahur deri në alivanosje. Dhuna ndaj fotoreporterit Vedat Xhymshiti dokumentohet edhe nga pamjet qe janë shfaqur në media”, theksohet në reagimin e AGPK-së.

    AGPK kërkon nga inspektorati policor që të marrin masa ndaj policit në fjalë.

    Asociacioni po ashtu bën të ditur se, është duke e analizuar në detaje sjelljen e policisë ndaj gazetarëve, fotoreporterëve dhe kameramanëve gjatë protestës për “Ndalimin e mallrave të Serbisë” dhe do të adresojë tek inspektorati i Policisë së Kosovës çdo sjellje joprofesionale të secilit pjesëtarë.

    Pengimi i punës së gazetarëve është i papranueshëm dhe cenon rëndë të drejtën e qytetarëve për t`u informuar, theksohet në reagim.

    Edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), është shprehur tejet i shqetësuar me – siç theksohet në reagim – dhunën brutale që ka ushtruar Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbi fotoreporterin Vedat Xhymshiti, gjatë ndërhyrjes së tyre për të shpërndarë protestuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje” mbrëmjen e së shtunës afër pikë kalimit kufitar “Dheu i Bardhe”.

    UGK e dënon ashpër këtë akt brutal të Njësisë Speciale e Policisë së Kosovës ndaj fotoreporterit Xhymshiti, dhe e cilëson këtë vepër si kërcënim të drejtpërdrejtë të policisë ndaj lirisë së fjalës dhe punës së gazetarëve në përgjithësi.

    UGK kërkon nga Drejtoria e Standardeve Profesionale të Policisë së Kosovës dhe nga Inspektorati Policor i Kosovës që këtë rast ta trajtojnë me përgjegjësi profesionale dhe të marrin masa të përcaktuara nga rregulloret e PK-së në lidhje me këtë sjellje brutale të pjesëtarëve të saj. /Zëri/


    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...otoreporterit/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #589
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Brari je ber si do kurva te rrugve
    me kujtohet shum mire kur sulmoje hashim thaqin dhe hedhje gur e dru mbi te e sot behesh avokat i tij,nuk e kuptoi por e drejt e jotja eshte te behesh edhe kurv politike
    kokan qart zotnit ner veti
    drenicaku e brari

    nji kajk shkon enkas per keta dy



  10. #590
    Kryetari i Partisë Socialiste të V.V, Albin Kurti konsideron se partia e tij mund t'u kërkojë falje qytetarëve për problemet e viteve të ’2006-2012-ta, sepse për të ajo është pjesërisht përgjegjëse, raporton REL.“Kur është fjala për partinë, në të cilën jam kryetar, konsideroj se duhet ta vështrojmë atë që është bërë para vitit 2011 dhe të nxjerrim porosinë që ajo të mos përsëritet kurrë. Në këtë kuptim, do të mund t’u kërkojmë falje, qytetarëve për problemet e asaj kohe”, ka thënë KURTI. KURTI është në krye të partisë,VV të cilën e E drejton me Glauk Konjufecen,Visar Imerin dhe .Rexhep Selim , i cili sa ishte në pushtet nisi luftën me ish AAK,,LDK-en dhe tani me PDK,, për të përfunduar ku jemi sot.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •