Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583

    New York Times 1911: Beteja e Vraninës - një Zhan d'Ark shqiptare; shqiptarët raca më

    Gazeta franceze: Yanitza, The Albanian Joan of Arc, from 'Le Petit Journal', 28 maj 1911

    CETTINJE, 9 maj. - Një vajzë e re, emri të cilës përkon me emrin e dhënë të Vajzës së Orleans, tani është në këngët e kënduara nga rapsodët malazezë në hanet e kafenetë e Podgoricës. Kur javën e kaluar, në betejën e Vraninës, babai i saj, kryetari i fisit të tij, ra, ajo menjëherë zuri vendin e tij dhe i udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqve. Mënjanë nga faza romantike e ngjarjes, për shkak se Janica Martinaj (Yanitza Martinay) është shumë e bukur, beteja është e rëndësishme përderisa tregon se malazezët në kufi ishin bashkuar me shqiptarët.

    Sipas një personi i cili njihet mirë me të, kjo Zhan d’Ark e re nuk i ka ende 22 vjeç, dhe është "një grua e re e mirë-zhvilluar, e gjatë dhe e bukur.” Të gjitha gratë shqiptare janë të guximshme dhe janë të mësuara që nga vajzëria e tyre me përdorimin e armëve të zjarrit, dhe në kohët e luftës, duke qenë se nuk ka mushka, ato ngarkojnë ushqimet e municionin për luftëtarët e tyre dhe shkojnë në vijën e zjarrit për shpërndarjen e tyre."

    "Dhe a janë vrarë ndonjëherë?"

    "Po, kjo ndodh shpesh."

    "Janica ndoshta do të ishte duke mbartur ndonjë pushkë të Martinajve; ose, duke qenë se shumë nga të Martinajve janë mbledhur vitin e shkuar prej turqve, arma e saj ndoshta mund të ketë qenë një nga pushkët e modelit të vjetër shqiptar, të cilat janë të zbukuruara bukur me argjend dhe kanë tyta shumë të gjata e të ngushta."

    Shtënia me armë është pothuajse, dëfrimi i vetëm i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Si djemtë edhe vajzat mësojnë për të qëlluar, kur ata janë 12 vjeç. Në dasma dhe festa e zbavitin veten duke hedhur valle e duke shtënë; në pagëzim të shtënat, janë përsëri dëfrimi kryesor - qitja ndaj shënjestrave për trofe të vogla - dhe në festime ka të shtëna gjatë gjithë ditës. Kjo është një nga vështirësitë e mëdha me të cilën turqit duhet të ndeshen, sepse ajo është pjesë e jetës kombëtare; njerëzit i përdorin pushkët e tyre ditën dhe natën flenë me to anash tyre. Ky zakon është shtuar me mbizotërimin e pasigurisë nga gjakmarrja brenda vendit dhe problemet e kufirit jashtë vendit.

    Fizikisht, shqiptarët janë raca më e shkëlqyer në Europë. Gratë e tyre janë të pashme, me flokë të errët, edhe pse sytë e tyre nganjëherë janë gri. Të shohësh ato tek ecin, është një kënaqësi. Ne na pëlqeu të shihnim baletin në Serbi. Herën e parë që pashë ecjen e Shqiptareve, ajo më dha të njëjtën kënaqësi. Lëvizjet e tyre janë kaq të këndshme, elegancë e forcë së bashku.

    Po, ata janë shumë të përsosur dhe një racë shumë e talentuar. Ata janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë, dhe ata do të jenë për shumë e shumë kohë raca më e shkëlqyer në Ballkan, si intelektualisht edhe fizikisht. Nëse shkoni në Konstandinopojë do të shihni se shumë prej njerëzve më të shkëlqyer, jo vetëm ushtarë, por edhe shtetarë, janë shqiptarë.

    Faji i tyre, për shkak të shkallës së tyre aktuale të qytetërimit, është se ata nuk mund të rrokin idenë e shtetit. Fisi është organizimi i tyre më i lartë; ata nuk janë në gjendje të shohin rëndësinë e kombinimit të fisit me organizimin më të lartë të bërjes së një shteti. Por kjo do të ndodhë.

    21 maj 1911
    The New York Times

    --------------------

    Foto e pare:

    Kjo histori u publikua edhe në Francë në 'Le Petit Journal'

    Foto e dyte:
    Shkrimi i NY Times, i perkthyer me siper

    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!

    Artikull shumë interesant!

    Nuk është puna tek ne shqiptarët se të tjerët nuk na donë.
    Problemi është se ne nuk e duam veten tonë!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #3
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!

    Artikull shumë interesant!

    Nuk është puna tek ne shqiptarët se të tjerët nuk na donë.
    Problemi është se ne nuk e duam veten tonë!

    shqiperin nuk do ta beje vv apo bdi apo ldo pd ps po do ta beje hitoria dhe ZOTI dhe ne qytetaret cka i perkasim nje trungu memedhe shqiperi
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  4. #4
    Pagan Warrior Maska e Hylltar
    Anëtarësuar
    18-03-2011
    Vendndodhja
    Në Fushat e Elyses
    Postime
    164
    Mënjanë nga faza romantike e ngjarjes, për shkak se Janica Martinaj (Yanitza Martinay) është shumë e bukur, beteja është e rëndësishme përderisa tregon se malazezët në kufi ishin bashkuar me shqiptarët.
    Nuk e di a e ke ba me qëllim këtë propagandë apo nuk e njeh sa duhet historinë.

    Vajza në foto është Tringë Smajl Ivezaj. Fisi për të cilin po bahet fjalë nuk osht fis malazez por është fis shqiptar sot e kësaj dite.

    Fisi në fotografi nuk iu ka bashkangjit shqiptarëve, përkundrazi këta ia kanë nis luftës, e shqiptarët tjerë iu kanë bashkangjit.

    Kjo foto, tregon shqiptarët, thjesht shqiptarët e s'ka kurrnji lidhje me malazezë.

    Se knojn malazezët në kangët e tyne, kjo s'ka të bajë kurgjo me shqiptari, thjesht ata e kanë shëndrru frymëzimin shqiptar, në frymëzim të vetin, duke ia ndrru kahjen.

    Nëse vazhdohet me logjikën debilleske të europerëndimorëve, një ditë do të themi se një jugosllav i quajtur Hasan prishtina ishte deputet në Shqipëri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hylltar : 01-01-2012 më 17:25
    PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Po m'çudite se si nji vajzë malazeze me emnin Janicë Martini(aj) kenka pas bashkue me shqiptarë kundër turqve. Mund te jete ndonji moterzim kange floklorike, se At Fishta, mbeshtet ne kange te pasunueme me idete e tij.Në Kangen e Katert te "Lahutes se Malcise", te titullueme "VRANINA", ku n'qender t'kanges asht Oso Kuka:"Prap po thonë, se ky Oso Kuka,/paska xanun do hajduka/do i ka xanë e do i ka pre/ s'len me ra ma shkja n'atë dhe/ .
    Cubat vetë i paç ndërsy,/ t'zez Vraninën për me mësy/ vrasë e presë mos me ia ndalë/ veç me Turk si t'nis nji fjalë/ Pse Moskovi e ka pleqnue/Shqiptarinë ne me na lëshue/ M'Rozafat e Kishë Deçane/ ku do t'mbërrijë megja Serbiane/ Per me u gjetun Cernagora/ me Serbi bashkë dora-dora."

    Ajo trimneshë mund t'kete kene shqiptare e jo malazeze, se emni Janica ashtu tingllon. Si u shprehte nji komentues, mund te jete Tringë Smajli, se ka moterzime kangesh, meqe jemi fqinj. Nji dukuri te tille e ka shpreh edhe Ismail Kadare te studimi i Tij: "Antologji e popullit n'vargje"
    Sidokjofte nji moterzim i tille, i sherben situates se sotme per mos me kene ma , si shkruete Fishta: "Shqiptarë e Shkje/ N'mëni t'shoshoqit kishin le/.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga Hylltar Lexo Postimin
    Nuk e di a e ke ba me qëllim këtë propagandë apo nuk e njeh sa duhet historinë.

    Vajza në foto është Tringë Smajl Ivezaj. Fisi për të cilin po bahet fjalë nuk osht fis malazez por është fis shqiptar sot e kësaj dite.

    Fisi në fotografi nuk iu ka bashkangjit shqiptarëve, përkundrazi këta ia kanë nis luftës, e shqiptarët tjerë iu kanë bashkangjit.

    Kjo foto, tregon shqiptarët, thjesht shqiptarët e s'ka kurrnji lidhje me malazezë.

    Se knojn malazezët në kangët e tyne, kjo s'ka të bajë kurgjo me shqiptari, thjesht ata e kanë shëndrru frymëzimin shqiptar, në frymëzim të vetin, duke ia ndrru kahjen.

    Nëse vazhdohet me logjikën debilleske të europerëndimorëve, një ditë do të themi se një jugosllav i quajtur Hasan prishtina ishte deputet në Shqipëri.
    Nuk thote se asht malazeze. Zhan D'Ark shqiptare thote.
    Kendohet ne kafenet e Podgorices - thote - se shqiptaret jane bashku me malazezet kunder turqve.
    Kjo asht e vertete, edhe ka kene nji gabim shume shume i madh i malcorve te mbishkodres, qi kujtun se shkjet kishin qellim vetem me largu turqit prej Ballkanit

    Citim Postuar më parë nga BROZALINI Lexo Postimin
    Po m'çudite se si nji vajzë malazeze me emnin Janicë Martini(aj) kenka pas bashkue me shqiptarë kundër turqve. Mund te jete ndonji moterzim kange floklorike, se At Fishta, mbeshtet ne kange te pasunueme me idete e tij.Në Kangen e Katert te "Lahutes se Malcise", te titullueme "VRANINA", ku n'qender t'kanges asht Oso Kuka:"Prap po thonë, se ky Oso Kuka,/paska xanun do hajduka/do i ka xanë e do i ka pre/ s'len me ra ma shkja n'atë dhe/ .
    Cubat vetë i paç ndërsy,/ t'zez Vraninën për me mësy/ vrasë e presë mos me ia ndalë/ veç me Turk si t'nis nji fjalë/ Pse Moskovi e ka pleqnue/Shqiptarinë ne me na lëshue/ M'Rozafat e Kishë Deçane/ ku do t'mbërrijë megja Serbiane/ Per me u gjetun Cernagora/ me Serbi bashkë dora-dora."

    Ajo trimneshë mund t'kete kene shqiptare e jo malazeze, se emni Janica ashtu tingllon. Si u shprehte nji komentues, mund te jete Tringë Smajli, se ka moterzime kangesh, meqe jemi fqinj. Nji dukuri te tille e ka shpreh edhe Ismail Kadare te studimi i Tij: "Antologji e popullit n'vargje"
    Sidokjofte nji moterzim i tille, i sherben situates se sotme per mos me kene ma , si shkruete Fishta: "Shqiptarë e Shkje/ N'mëni t'shoshoqit kishin le/.
    Nuk besoj Brozalin, sepse eteja e Osos ka ndodh nja 50 vjet perpara

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Jo,jo puroshkodranKanga e Oso Kukes asht e hershme, ndoshta 50-vjeçare, po "VRANINA" e Lahutes se Malcise ka pasqyrue Luften e Shqiptareve per Pavaresi. Shih botimin ne gazeten e masiperme qe flet per Zhan Darke shqiptare, asht botue me 21 maj 1911. N'mos u gabosha ne kete vit, ndoshta n'prill Ded Gjo Luli ka ngrit flamurin shqiptar ne Deçiç qe shenonte Pavaresine, para se me u ngrit n'Vlone me 28 Nandor 1912. Fishta asht mbeshtet ne kange folklorike shume here dhe i ka aktualizue me ngjarjet e kohes, prandaj quhet Tirteu i Shqipnise se u ka kendue herojve te gjalle. N'daç Marash Ucit, n' daç Tring Smajlit apo "Lidhjes se Prizerenit. Malazeste kane luftue kunder turkut, vertete, po jo me ndihmue shqiptaret, po, tuj pa se turku ishte dobsue, mendojne me e marre Shqipnin, madje kanga thote se Knjaz Nikolla i thote se shoqes, Milenes "Edhe n'Shkoder kam me xan vend". Vargjet e kanges qe une citova thone: "... edhe Shkjau Turkun e then/ e e largon ai jasht Evropet/ Me gjak tone qe rri e ngopet/tash peseqind e disa vjet,/ pra, ate dite Shkjau po bani e u gjet/ n'dam n'mjet vedit, Ju shqiptareve/ e pa zelle per gjuhe te Pareve/ Pa dashni per Atdhe tuej/per kete bese ai do t'u shuej/ porsi krypa qe shkrihet n'uje..." Pikerisht se Fishta ka pohue diçka te tille per shkjaun qe e kishim shefi, rregjimi komunist e quejti shovinist, se ka nxit luften ndermjet shqiptareve e shkjeve. Madje per 50 vjet komunizem, n'Shqipni ka kene i ndaluem me u lexue vepra e Fishtes, se keshtu kishte udhezue politika jugosllave. E Fishta asht anatemue gjithmone nga Historianet e Letersise shqipe. Prandaj duhet rishkrue historia. Qendrim antititist u mbajt vetem pas vitit 1948, kur u prishen marredheniet me Jugosllavine e E. Hoxha ka shkrue veper madhore "TITISTET" e megjithate veprat e Fishtes flinin n'kujtesen e popullit shqiptare, sidomos malsoreve te Mbishkodres, more puroshkodran. Lexo veperen e Fishtes ne dish me lexue shqip, se te difton sa jane "bashkue" shkijet me shqiptare kunder turqve. Qellimi i tyne( shkjeve ) me ndihmen e Moskes ka kene me e coptue Shqipnin qe mos t'permendet kurre Shqipni, E KA SHKRUE DIKUSH MA NALT KETE VARG TE MARRUN NGA " LAHUTA E MALCISE" SE At Gjergj Fishtes.

  8. #8
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga ismani Lexo Postimin

    Gazeta franceze: Yanitza, The Albanian Joan of Arc, from 'Le Petit Journal', 28 maj 1911

    CETTINJE, 9 maj. - Një vajzë e re, emri të cilës përkon me emrin e dhënë të Vajzës së Orleans, tani është në këngët e kënduara nga rapsodët malazezë në hanet e kafenetë e Podgoricës. Kur javën e kaluar, në betejën e Vraninës, babai i saj, kryetari i fisit të tij, ra, ajo menjëherë zuri vendin e tij dhe i udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqve. Mënjanë nga faza romantike e ngjarjes, për shkak se Janica Martinaj (Yanitza Martinay) është shumë e bukur, beteja është e rëndësishme përderisa tregon se malazezët në kufi ishin bashkuar me shqiptarët.

    Sipas një personi i cili njihet mirë me të, kjo Zhan d’Ark e re nuk i ka ende 22 vjeç, dhe është "një grua e re e mirë-zhvilluar, e gjatë dhe e bukur.” Të gjitha gratë shqiptare janë të guximshme dhe janë të mësuara që nga vajzëria e tyre me përdorimin e armëve të zjarrit, dhe në kohët e luftës, duke qenë se nuk ka mushka, ato ngarkojnë ushqimet e municionin për luftëtarët e tyre dhe shkojnë në vijën e zjarrit për shpërndarjen e tyre."

    "Dhe a janë vrarë ndonjëherë?"

    "Po, kjo ndodh shpesh."

    "Janica ndoshta do të ishte duke mbartur ndonjë pushkë të Martinajve; ose, duke qenë se shumë nga të Martinajve janë mbledhur vitin e shkuar prej turqve, arma e saj ndoshta mund të ketë qenë një nga pushkët e modelit të vjetër shqiptar, të cilat janë të zbukuruara bukur me argjend dhe kanë tyta shumë të gjata e të ngushta."

    Shtënia me armë është pothuajse, dëfrimi i vetëm i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Si djemtë edhe vajzat mësojnë për të qëlluar, kur ata janë 12 vjeç. Në dasma dhe festa e zbavitin veten duke hedhur valle e duke shtënë; në pagëzim të shtënat, janë përsëri dëfrimi kryesor - qitja ndaj shënjestrave për trofe të vogla - dhe në festime ka të shtëna gjatë gjithë ditës. Kjo është një nga vështirësitë e mëdha me të cilën turqit duhet të ndeshen, sepse ajo është pjesë e jetës kombëtare; njerëzit i përdorin pushkët e tyre ditën dhe natën flenë me to anash tyre. Ky zakon është shtuar me mbizotërimin e pasigurisë nga gjakmarrja brenda vendit dhe problemet e kufirit jashtë vendit.

    Fizikisht, shqiptarët janë raca më e shkëlqyer në Europë. Gratë e tyre janë të pashme, me flokë të errët, edhe pse sytë e tyre nganjëherë janë gri. Të shohësh ato tek ecin, është një kënaqësi. Ne na pëlqeu të shihnim baletin në Serbi. Herën e parë që pashë ecjen e Shqiptareve, ajo më dha të njëjtën kënaqësi. Lëvizjet e tyre janë kaq të këndshme, elegancë e forcë së bashku.

    Po, ata janë shumë të përsosur dhe një racë shumë e talentuar. Ata janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë, dhe ata do të jenë për shumë e shumë kohë raca më e shkëlqyer në Ballkan, si intelektualisht edhe fizikisht. Nëse shkoni në Konstandinopojë do të shihni se shumë prej njerëzve më të shkëlqyer, jo vetëm ushtarë, por edhe shtetarë, janë shqiptarë.

    Faji i tyre, për shkak të shkallës së tyre aktuale të qytetërimit, është se ata nuk mund të rrokin idenë e shtetit. Fisi është organizimi i tyre më i lartë; ata nuk janë në gjendje të shohin rëndësinë e kombinimit të fisit me organizimin më të lartë të bërjes së një shteti. Por kjo do të ndodhë.

    21 maj 1911
    The New York Times

    --------------------

    Foto e pare:
    Gazeta franceze: Yanitza, The Albanian Joan of Arc, from 'Le Petit Journal', 28 maj 1911
    Kjo histori u publikua edhe në Francë në 'Le Petit Journal'

    Foto e dyte:
    Shkrimi i NY Times, i perkthyer me siper

    Ismani...rrofsh qe prure kete artikull, ketu. Jashtzakonisht interesant.

    P.S mund te them te njejten gje edhe per Avatarin Tend
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga BROZALINI Lexo Postimin
    Jo,jo puroshkodranKanga e Oso Kukes asht e hershme, ndoshta 50-vjeçare, po "VRANINA" e Lahutes se Malcise ka pasqyrue Luften e Shqiptareve per Pavaresi. Shih botimin ne gazeten e masiperme qe flet per Zhan Darke shqiptare, asht botue me 21 maj 1911. N'mos u gabosha ne kete vit, ndoshta n'prill Ded Gjo Luli ka ngrit flamurin shqiptar ne Deçiç qe shenonte Pavaresine, para se me u ngrit n'Vlone me 28 Nandor 1912. Fishta asht mbeshtet ne kange folklorike shume here dhe i ka aktualizue me ngjarjet e kohes, prandaj quhet Tirteu i Shqipnise se u ka kendue herojve te gjalle. N'daç Marash Ucit, n' daç Tring Smajlit apo "Lidhjes se Prizerenit.
    Une thash nuk besoj se kan lidhje se beteja e Oso Kukes ka ndodh dikund ka 1860-ta, pra nja 50 vjet perpara ngjarjes ne fjale
    Vranina e Lahutes ban fjale pikrisht per ket beteje. Nuk ka lidhje me pamvarsine se asht luftu kunder shkjeve.

    Malazeste kane luftue kunder turkut, vertete, po jo me ndihmue shqiptaret, po, tuj pa se turku ishte dobsue, mendojne me e marre Shqipnin, madje kanga thote se Knjaz Nikolla i thote se shoqes, Milenes "Edhe n'Shkoder kam me xan vend". Vargjet e kanges qe une citova thone: "... edhe Shkjau Turkun e then/ e e largon ai jasht Evropet/ Me gjak tone qe rri e ngopet/tash peseqind e disa vjet,/ pra, ate dite Shkjau po bani e u gjet/ n'dam n'mjet vedit, Ju shqiptareve/ e pa zelle per gjuhe te Pareve/ Pa dashni per Atdhe tuej/per kete bese ai do t'u shuej/ porsi krypa qe shkrihet n'uje..." Pikerisht se Fishta ka pohue diçka te tille per shkjaun qe e kishim shefi, rregjimi komunist e quejti shovinist, se ka nxit luften ndermjet shqiptareve e shkjeve. Madje per 50 vjet komunizem, n'Shqipni ka kene i ndaluem me u lexue vepra e Fishtes, se keshtu kishte udhezue politika jugosllave. E Fishta asht anatemue gjithmone nga Historianet e Letersise shqipe. Prandaj duhet rishkrue historia. Qendrim antititist u mbajt vetem pas vitit 1948, kur u prishen marredheniet me Jugosllavine e E. Hoxha ka shkrue veper madhore "TITISTET" e megjithate veprat e Fishtes flinin n'kujtesen e popullit shqiptare, sidomos malsoreve te Mbishkodres, more puroshkodran. Lexo veperen e Fishtes ne dish me lexue shqip, se te difton sa jane "bashkue" shkijet me shqiptare kunder turqve. Qellimi i tyne( shkjeve ) me ndihmen e Moskes ka kene me e coptue Shqipnin qe mos t'permendet kurre Shqipni, E KA SHKRUE DIKUSH MA NALT KETE VARG TE MARRUN NGA " LAHUTA E MALCISE" SE At Gjergj Fishtes.
    Pikrisht kte thashe une. Shkjet kishin qellim me zaptu sa ma shume toke shqiptare, dhe malcort e mbishkodres ban nji gabim shume te madh kur u bashkun me ta tu kujtu se po luftojne vetem per shporrjen e turqve. Ky asht fakt.
    Kto te tjerat per Fishten i di, po nuk po e kuptoj ç'lidhje kan me diskutmin

  10. #10
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Une thash nuk besoj se kan lidhje se beteja e Oso Kukes ka ndodh dikund ka 1860-ta, pra nja 50 vjet perpara ngjarjes ne fjale
    Vranina e Lahutes ban fjale pikrisht per ket beteje. Nuk ka lidhje me pamvarsine se asht luftu kunder shkjeve.

    Pikrisht kte thashe une. Shkjet kishin qellim me zaptu sa ma shume toke shqiptare, dhe malcort e mbishkodres ban nji gabim shume te madh kur u bashkun me ta tu kujtu se po luftojne vetem per shporrjen e turqve. Ky asht fakt.
    Kto te tjerat per Fishten i di, po nuk po e kuptoj ç'lidhje kan me diskutmin
    Te njejtin Gabim ben edhe Arvanitasit, kur Luftuan turkun perkrah grekeve. Madje Arvanitasit ia dhuruan Pavaresine Grekeve, Implementuan Shtetin e pare Grek. Te gjithe e dime se si Greket na e shperbluen kete...
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •