Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1

    Faqja e Forumit nuk po tregon saktë numrin e leximeve të temave

    Numri i leximeve tregon kualitetin e temës


    Këto 3-4 ditët e fundit kam vërejtur se te temat e postuara numërimi i postimeve në temë dhe leximi i tyre nuk përkon me realitetin. Kështu ta zëmë nëse një temë do të ketë 3 postime, numri i leximeve do të jetë 4, d.m.th. një më shumë.

    Në shikim të parë duket si asgjë, por kjo statistikë është e domosdoshme, sepse të sinjalizon se cilat tema ”po shiten” më shumë, d.m.th. tregon shijen e lexuesit. Unë them se kualiteti i temës nuk varet nga numri i postimeve, por nga numri i leximeve. Ta zëmë nuk quhet e suksesshme një temë nga përshëndetjet apo nga lojëra të ndryshme, ku numri i postimeve me numrin e leximeve është gati i barabartë, ta zëmë 875 postime dhe 3650 lexime, po i bie dikund 4 lexime për postim.

    Temë që zgjon interesim te lexuesi, apo thënë ndryshe temë e suksesshme quhet ajo që ka numrin e leximeve në krahasim me postimet mbi 10, e sidomos 20 e përpjetë!


    Ja ta zëmë, tema Aforizmat e Agim Metbalës, ka 504 postime dhe 21,508 lexime. I bie rreth 43 lexime për postim. Konsideroj se është temë shumë e sukseshme e që ka zgjuar interesim te lexuesit.


    Vallë të jetë ky një difekt në faqe?
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 02-01-2012 më 06:50
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Dakord me këtë që keni shkruar, i nderuar projekti21_dk. Kjo çështje është ngritur në mesin e stafit dhe administratori është njoftuar me kohë. Shpresojmë të rregullohet sa më shpejtë!

    Përshëndetje!

    Dar_di
    (Safi i Forumit)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Dakord me këtë që keni shkruar, i nderuar projekti21_dk. Kjo çështje është ngritur në mesin e stafit dhe administratori është njoftuar me kohë. Shpresojmë të rregullohet sa më shpejtë!

    Përshëndetje!

    Dar_di
    (Safi i Forumit)
    Të faleminderit Dar_di.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Numri i leximeve tregon kualitetin e temës


    Këto 3-4 ditët e fundit kam vërejtur se te temat e postuara numërimi i postimeve në temë dhe leximi i tyre nuk përkon me realitetin. Kështu ta zëmë nëse një temë do të ketë 3 postime, numri i leximeve do të jetë 4, d.m.th. një më shumë.
    Përshëndetje Projekti.

    Kjo që ju thoni nuk ka 3-4 ditë por u bë një kohë e gjatë tashmë.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Përshëndetje Projekti.

    Kjo që ju thoni nuk ka 3-4 ditë por u bë një kohë e gjatë tashmë.
    Përshëndetje Station. Faqja faktikish ka kohë që ka pengesa, por më përpara kanë qënë të një natyre tjetër, ndësa kjo e numërimit të leximeve është qe 3-4 ditë, apo ndoshta unë e kam parë me vonesë. ( prapë po them se nuk ka qenë më përpara, pasi unë vërtet e shikoj lexueshmërinë e një teme, dhe ky difekti tash që ka dalë po më pengon)
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    Teorikisht nr i leximeve tregon se sa here tema eshte lexuar, dmth, shume anetar thjesht hyne e lexojne por nuk postojne asnje koment. Ndaj, nuk kuptoj pse eshte problem qe nr i leximeve eshte me i madh se ai i postimeve... keshtu duhet te jete!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Teorikisht nr i leximeve tregon se sa here tema eshte lexuar, dmth, shume anetar thjesht hyne e lexojne por nuk postojne asnje koment. Ndaj, nuk kuptoj pse eshte problem qe nr i leximeve eshte me i madh se ai i postimeve... keshtu duhet te jete!
    Përshëndetje kleadon,
    pikërisht edhe hapja e temës ka këtë qëllim që të dihet sa po lexohet një temë, sepse numri i leximeve tregon cilësinë e temës.

    ta zëmë ka temë që kur postohet arrin deri në 30 klikime ( lexime ) dhe me aq përfundon cilësia e saj, por ka tema që edhe kur mbyllen rritet numri i klikimeve - leximeve, sepse cilësia i tërheq lexuesit për ta lexuar edhe si të mbyllur.

    nëse ju nxjerr punë kjo për ta korrigjuar këtë difekt, mund edhe ta lini kështu.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Pse dhe ktu u mbushkan kutite .lol
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  9. #9
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    pikërisht edhe hapja e temës ka këtë qëllim që të dihet sa po lexohet një temë, sepse numri i leximeve tregon cilësinë e temës.
    Cilesia e nje teme varet nga postimet dhe cilesin e postimeve , nuk ka te beje shume sesa veta e kane klick-uar.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #10
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Cilesia e nje teme varet nga postimet dhe cilesin e postimeve , nuk ka te beje shume sesa veta e kane klick-uar.
    Dhe kush e vërtetonë cilësinë?? Brari??

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •