Kush mund te postoje tekstin e kesaj kenge?
Shum e bukur eshte kjo kenge, po shtu edhe interpretimi.
Kush mund te postoje tekstin e kesaj kenge?
Shum e bukur eshte kjo kenge, po shtu edhe interpretimi.
Where does a thought go when it's forgotten?
Faleminderit!
Where does a thought go when it's forgotten?
Kënga e Pajazit Ahmetit________________
Këndon: Afrim Muçiqi
__________
Ugorolla¹ Pajazit bre djal'e
n'Prizeren rashë o për pazar'e
N'Prizeren rashë o për pazar'e
atë allti djalo pse po e mban'e
Pse ma mban o atë allti'e
Unë qëllova - po thotë - jabanxhi'e
O qëllova - thojke - jabanxhi'e
unë n'këtë shehër² o kurrë s'kam hy'e
Kurrë n'këtë shehër vallah s'kam hy'e
ku ta gjej o një myshteri'e
Ku ta gjej o një myshteri'e
sa e kam shëtit lumen allti'e
Ai çaushi³ një faqezi'e
ia lëshon mbrapa nja tre zaptije⁴
Çfarë kazaje djalë po rrin me shpi'e
Mbi Gilan, mbi katund të ri'e
Pajaziti, një djalë o i ri'e
rreptë po qet o me atë allti'e
Rreptë po qet o me atë allti'e
i la n'kalldrëm ata tre zaptije
I la në kalldrëm ata tre zaptije
yrysh bën n'një dugaj⁵ me hy'e
Yrysh bën n'një dugaj me hy'e
A n'dorë tënde more zotni'e
Dugajxhia ish kanë kanë goran'e
Nuk ka marre Pajazit - ia ban'e
Për një punë që më mbuloi gazepi
të m'qëllojshin fishekët me veti
Të m'qëllojshin fishekët me veti
pat me m'shku o zani te mbreti
Pat me shkue o zani te mbreti
o gajret bani Pajazit Ahmeti
1 Fjalë e paqartë. E gjej të shkruar herë si ugorolla, herë si ugurolla. Ndoshta
ka lidhje me ogurin, ose thotë u gurova, ose u ngurrova. Kush e di, le të na i thotë.
2 Qytet
3 Nënoficer turk
4 Xhandar turk
5 Dyqan, shitore
Lordlover, faleminderit për sqarimin!
Lufta e Albulenës – Grupi i fshatit Zhejë (Krujë)
Albulena prita-prita
ndal sulltan se t'erdhi dita
Skënderbeu për majë kalit
si rrufeja po zbret prej malit
Skënderbeu ia bani benë
po të zura në Albulenë
asnjë gjallë nuk do t'shpëtojë
fushën gjaku do ta mbulojë
Mbarë ushtrinë ç'e mori hika
Evrenozin ç'e zu frika
me vrap pashë se t'zu rreziku
mjerë kush mbeti, lum kush iku
Albulena gropa-gropa
mbet ushtria mish për korba
për vend tonë e për lirinë
Albulenë e bajmë Arbërinë
nje kenge shume e bukur nga gjela duka prej mirdite
1
nuk po i knoj pushkes dhe shpates
se i'ka knue tradita n'vlone
ktu i vie para autostrades
kjo kang zemre ne kosove..
durrsi i lasht ja msyn morines
ushtojn bjeshket dit e nate
kuksi i ri po i thot prishtines
ta shkurtojm ndarjen e gjate
ref
durrsi i lasht ja msyn morines
knojn laureshat n'autostrad
tan shqipnija po i thot prishtines
sot shkurtojme ndarjen e gjate
2
po martojm detin me malet
bjen tupani der per dere
dasmat tona kosovaret
krushk i par jan dimer e vere
detit blu ja msyn kosova
nusja e re me pavarsi
mbaroj dimri e na u shkri bora
mire se t'gjejme nana shqipni
ref..
durrsi i lasht ja msyn morines
knojn laureshat n'autostrad
tan shqipnia po i thot prishtines
sot shkurtojme ndarjen e gjate
3
mire se vini ju past nana
ndarja e gjat na pat tranu
sofra e bardh e rrugt e gjana
zemra e hapun jan per ju
fati ndarjes lamtumire
proven banem zemren grop
tash si vllaznit pa zingjir
krah per krah po shkojm n'europe
ref
durrsi i lasht ja msyn morines
knojn laureshat n'autostrad
tan shqipnia po i thot prishtines
sot shkurtojme ndarjen e gjate
tan shqipnia po i thot prishtines
sot shkurtojme ndarjen e gjate
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
Kerkoje falje qe nuk e di interpretuesin e kesaj kenge
Ndryshuar për herë të fundit nga PoQari : 01-09-2011 më 13:28
Fran Lucaj....Nënë Malësi
Hej po filloj nje kang me kenduaa
Nan Malesi du me ta kushtua
Besa e nderi bashk u rriten
Hej n´ty shqiponjat folen ngriten
Pesqind vjet me turk heej
Njeqind vjet me shkja heej
Nuk u shuam kurre e s´paten ç´me na ba
kemi ruajt gjuhe hej ,kemi ruajt flamur hej
Nuk jem ule ne gjunje as nuk do te ulemi kurre
Heej shume jane kang per ty te knueme
Padrejtsisht je e coptueme
por nje dite do te baaaajm besdi
kur shqiponjat bajn bashki
Pesqind vjet me turk heej
Njeqind vjet me shkja heej
Nuk u shuam kurre e s´paten ç´me na ba
kemi ruajt gjuhe hej ,kemi ruajt flamur hej
Nuk jem ule ne gjunje as nuk do te ulemi kurre
Kënga e Prengë Gjeloshit
Këndojnë: Kolë e Nush Buçi
Prengë Gjeloshi ngjesh alltinë
po na i lëshon delet n'atë rudinë
s'ma dron Kuçin kurrë ndoj grimë
Kurrë ndoj grimë shkjanë nuk e drue
rranzë njaj rrethit jam ngujue
tu i ra fyellit, tuj këndue
me martinën tuj luftue
Vijnë lacanat¹ tuj lotue
mbet çobani në bjeshkë për mue
për këto troje tuj luftue
1. Cjap ose dash me lara.
Ngjarja ka ndodhur rreth viteve 1927-1929.
Kamber Loshi ishte një prijës i njohur i çetave kaçake të Drenicës.
Kënga e Kamber Loshit____________
Këndon: Dervish Shaqa
Kamber Losh, o Kamber Sejdia
çohu bre djalë, t'ka rrethu Serbia
Po pisket Kamber Sejdia
Delni shokë, ra tanë shoqëria
Delni shokë, ra tanë shoqëria
bini djem se u vra Fazllia
Naçallniki po i çon fjalë
Ti Kamber kënke budallë
Ai prefekti fjalë i ka çue
Kamber Loshit për me u dorëzue
Tri serez¹ o t'kem rrethue
me pasë krahët me fluturue
Me pasë krahët me fluturue
prej Belicës s'mundesh me pështue
Kamber Loshi po i çon fjalë
Ty prefekt mos t'kofsha falë
Nuk t'bi n'dorë dhe sa t'jem gjallë
pa m'ra mue zjarri n'qafë
Pa m'ra zjarri, hajt medet'ë
Ka luftue tri ditë e tri netë
Nja tri ditë dhe ka luftue
Kamber Loshi ashtë varrue
Shokëve t'vet na u ka kallëzue
Çohuni shokë, ju n'mujshi me pështue
Fort Kamberi ashtë varrue
Punë e madhe nuk muj t'vij me ju'e
Janë bë gati, shokët janë dalë
thërret Kamberi - More Murat'ë
Merre vëlla - i ka thanë - kët sahat'ë
merr sahatin, merre kutinë
Merr sahatin, merre kutinë
Mo Kamber, jo duhan nuk pin'ë
Merri vëlla, ç'ke, vetë t'i kam lanë
Mo Kamber, jo në gjys s'po i ndan'ë
Janë bë gati, t'tanë janë dalë
don Belica në flakë me u kallë
Qyq e vetë n'kolib a ndalë
kur e bën zoti sabah'ë
Naçallniki apet po i çon fjalë
O Kamber, fort kënke budallë
Pse po i merr dhe vëllazënit n'qafë
mue tash topat që m'kanë ardhë
Po du shtëpinë me ta kall n'flakë
Kalle n'flakë more, qitja tymin
Kalle n'flakë edhe qitja tymin
sa t'jem gjallë, s'ta jap dorëzimin
1. Njësi ose gradë ushtarake në ushtrinë serbe.
Bato, shume mire bere qe e solle tekstin e kenges se Prenge Gjeloshit. Kot per kuriozitet a e ke shkruar vete apo e ke gjetur diku ne internet? (se une e kam pase shume veshtire ta kuptoj). Dhe si sqarim nuk quhen vetem kenge majekrahit por dhe perkryekrahit ne disa vise tjera veriore.
Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 29-10-2011 më 15:45
Tekstin e Prengë Gjeloshit e ka shkruar dikush aty te komentet, po nuk e pashë të nevojshme të përmendej, sepse e shohin të gjithë. Përveç kësaj i kam bërë dhe një redaktim (siç mendoj unë).
E solla sepse tekstit tënd i mungonin disa vargje. Nuk besoj se bëra gabim!
Jo jo, nuk bere gabim aspak dhe nuk te pyeta me naj qellim, vetem eshte teksti i veshtire per tu kuptuar e mendova qe e ke shkruar ti.
Shtoni, u lutem, edhe këta rreshta se kanë rëndësi të madhe se e tregojnë prejardhjen e Hashimave:
ka lonë fjalë Kamer Sejdija
boll e keqe qekjo Serbia
boll e keqe qekjo Serbi
shumë ma t'kqi do Shiptarë të zi
(?) delenxhi
shkojnë e shkruhen per hafi
e na bojnë munafiki
coll me u bo mirë me Serbi
prej Serbie na patem me pshtue
janë ardhë Shiptartë me i nimue
jonë ardhë Shqiptarë me i nimue
mos met Zoti pa i marrue
burimi:
Dervish Shqa Demush Neziri Kënga Kamer Loshit Jkomplet
Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 04-11-2011 më 03:47
"Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli
Sidoqoftë, mos e zbuloni "rroten" e "ujin e nxehtë" rishtasi ju lutem:
http://www.rapsodet.com/Tekste%20ken...%20kengesh.htm
Kenga e Kamer Loshit
Nam i madhe eshte ba ne Drenice,
na jane ra o nje rrem komite,
Kamer Loshi me dy vllaznite.
vllaznit e ri i kishin qellue ,
s'ishin msue pushken ne thum me vnue.
Ne shpi prej kashte jane ngujue.
Krejt Serezi ne kam jane que,
shkojne Kamerin me rrethue.
C'ka ka thane Kamer Sejdia,
boll e keqe kjo Serbia,
boll e keqe kjo Serbi.
Po ma te kqije do shqiptare te zi.
Po ma te kqij do shqiptare te zije,
per nje pushke bajshin hafije.
Vllazneve te vet Kameri u ka thane,
ju mu vete ketu due mem m'lane.
ju me pshtue me qa rrethimin,
se une per te gjalle se jap dorezimin,
se jap dorezimin kurre per te gjalle,
per pa u kall baraka flake,
e me me ra zharava ne qafe.
Thrret Kameri o Murat,
merre vlla kete sahat,
merr sahatin me gjithe qystek,
Kamer Loshi t'a ka lane shkrete
Be po te baje m'a ne qyrke se qet.
Thrret Kameri o Sejdi,
merre vlla ti ate kuti.
Cingarllykin me gjithe kuti,
mos t'ma marrin ata faqezi,
ne kutin teme duhan me pi.
Prej barake vllaznit e ri jane dale
e Kameri aty ashte ndal.
Tej ne sabah Kameri po lufton;
naqallniku aty po shkon.
Naqallniku c'ka ka thane,hajt dorezimin Kamer me na dhane,
tash qi topat, mu jane tuj me ardhe
krejt baraken ta djegi flake.
C'ka ka thane Kamer Sejdia,
C’ka po thue or faqezi.
Qitja flaken edhe timin,
jam shqiptare s'ta jap dorezimin.
Nuk dorzohna kurre per te gjalle.
per pa u kall baraka flake,
per pa me ra zharava n'e qafe.
Kur me topa i kane ra,
Krejt baraka flake ka marre,
Ka marre flake e u que timi,
Por Kameri se dha dorezimin.
Se dha dorezimin dhe shkoj vete,
O i paste shpirti rahmet.
Ka liftu per vatan te vet
Ishalla zoti i ka que ne xhenet.
Kjo ngjarje ka ndodhur rreth viteve 1927-29. Kamer Loshi ishte nje prijes i spikatur i qetave kaqake te Drenices.
Shkoza nga Prizreni
"Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli
BEQIR GASHI'74 - KOSOVA NANE
djali i beqir gashit keng per shot galicen
oj Kosovë, Kosova Nanë
për ty unë po knoj ketë kangë
që e lumturë ti të jesh
me njatë vashen sokolesh
me njatë vashen e Galices
që në gji e mban përherë
dhe lavdi i dha Drenicës
lavdë i qoftë, pra, edhe nderë
ty Kosovë të njofti Bota
me shumë trima e patriota
me Azemin dhe Hasanin
me Isanë edhe Bajramin
pra Kosovë, të jesh krenare
për këta trima që i ke gjallë
sepse populli t'i nderon
këngë ma t'bukra për ta knon
knon për vashen e Galices...
"Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli
Potpuri këngësh – Grupi i Shkodrës________________
Ça kanë krushqit që s'po dalin
sillen e s'po dalin'o
Kafe bamë, kafe u dhamë
sillen e s'po dalin'o
Ishte e fortë rakia mbramë
edhe krushqit na i ka zanë
I ka ba dam o krushkut t'parë
nuk po gjen derën me dalë
Daja i dhandrit ashtë randue
nuk po mundet n'kambë me u çue
T'gjithë sa jena, jemi shtrëngue
nuse të bukur për me u prue
- Cila jem, cila ma mirë
me xhubletë a me çakçirë
- Shih sa mirë po duket vetë
se jam veshur me xhubletë
- Kush i ka okët e burrnisë
kush ia lujti shqim¹ alltisë
- Kush e ka synin filxhan
n'daç për pushkë, n'daç për nishan
- Kush përgjigjet për konakut
si t'ia gjejë ngjyrën mustakut
- Pa syçeltën si zambaku
s'mbahet shpia, as konaku
- Ta mbush vetë se e kam ma mirë
- Për me e pi do bash sehir'ë
Me çakçirë e me xhubleta
krah për krah na kërkon jeta
1. shqim -> fare. Mund të jetë dhe shqinë, ose ndonjë fjalë tjetër. Nuk e dëgjoj mirë.
Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 01-01-2012 më 11:30
Na celi prape thana
Na celi prape thana o djalin po pret nana
Na celi prape thana o djalin po pret nana
Djalin qe pese vjet o, ka shkue n’kurbet o
Shpirt o shpirt I dades o
Shpirt o shpirt I dades o
U djegsh o kurbet o si na lae shkret o
U djegsh o kurbet o si na lae shkret o
mu te kreu dada o I mbeti kryet mrapa
Shpirt o shpirt I dades ooo
Oo shpirt o shpirt I dades o
Lae nuse t’re o bane grue t’ve o
Lae nuse t’re o bane grue t’ve o
Po qaj e lotoj o me men sun po rroj
Shpirt o shpirt I dades ooo
Shpirt o shpirt I dades ooo
Krijoni Kontakt