Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 98
  1. #41
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871


    N’maje të bjeshkvet o fryn murrlani
    Në kambë është çua Prek Cal’ vigani
    Jau ka vu gjoksin stuhive
    Po u con të fala po shtatë krajlive
    Shqipja është e gjallë o në bjeshkë të veta
    Nuk kane m’etë trojet e shkreta

    O per flamur e amanet-e
    Nuk njoh krajl more nuk njoh m’ret
    Këto rudina e shpatie e lugje
    E kanë emrin o Bjeshkët e Kuqe
    Prapë me gjak more kanë me u la
    O n’dornë e shkjaut mor-o s’kanë me ra

    O Bjeshkët e tona s’janë plaçkë tregu
    Janë kala more fushë bejlegut*
    Nuk i lëshojmë more për pa ra burrnisht
    Ballë për ballë more o-po gisht për gisht
    Gati i kam djeltë e malësisë
    Me vulos more po me grykë të alltisë

    O si gjamë e motit o-po me vetimë
    Po shkojnë dridhjet mor-o në Cetinë
    O në pallat kenka mbyll krajli
    O kryet ka ule po kur flet Prek Cali
    Paska met me gishta në gojë
    Eu me Prek Calin o more s’bahet lojë


    ------------

    *bejlegu - dyluftim
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 31-03-2011 më 18:41

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Po të pres te shtrunga e vathës - Kala e Dodës (Dibër)
    Këndojnë: Mifterim Kupa, Fatmir Daku

    Knon bilbili o
    male n'male
    A s'e din o
    se jam në hall'e
    Hajd' ta lidhim besën se
    kush ta ndal'e

    Knon bilbili o
    stane n'stane
    Knova këngën o
    lum çoban'e
    Knova këngën djal'n
    e jotja jam'e


  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    N'tokën tonë heroike - Malishevë, 1989
    Këndojnë: Qamili i Vogël, Sali Berisha

    N'tokën tonë more heroike
    e n'Kosovën o tonë kreshnike
    shumë kanë hjek more shqiptaria
    pesëqind vjet na sundoi Turqia

    Pesëqind vjet more erë Turqie
    hem pa shkolla, as liri'e
    s'na kanë dashë me na pa me sy'e
    as si shtet o as si kombësi'e

    Pashallarë me ju lançin syt'e
    gjithë or' vendin o na kanë shit'e
    kurrë s'kanë kqyrë o me na shkollue
    vatrën tonë o na e kanë gozhdue

    N'qafë na paçin o t'gjitha malet
    neve shkollat sot s'na i kanë lan'e
    dorën e krahun o ja u kanë dhan'e
    na kanë shitur në vendin ton'e


  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    "Dielli e Hana s'po bajne drite" - Diber
    Myfterim Kupa, Fatmir Daku

    Kah po I cojne o keto djem
    Cojne asqere o n’at derven?
    Kuku nane vatani em
    o kaj moj nane kaj
    Shume tuj vuj e shume tuj hek
    Dikush erdh e dikush mbet
    O kaj moj nane kaj
    Shkuen te rinj e erdhen pleq
    O kaj moj nane kaj
    Jeta nan na asht merzit
    S’po muj nane me zan at dite
    Dielli e hana s’po bajne drite

    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364
    Moj e mira bregut Cenit -- SHAQIR CERVADIKU

    Moj e mira bregut Cenit, bardh si bora e Kelmendit
    Bardh si bora e Kelmendit, porsi kreshtat e ktij vendi
    Faqe kuqe porsi mollë, shtat bajrak belin e hollë
    Shtat bajrak belin e hollë, pasha besën e mire bollë
    Bregut Cenit kur kalon, një bylbyl për ty këndon
    Një bylbyl për ty këndon, dit e nat ai s’pushon
    Falja synin sokoleshë, falja zemrën përllumbeshë
    Falja zemrën përllumbeshë se ja çove shpirtin peshë
    O bylbyl ti zbrit nga mali, syt e mi jam ka ti fali
    Syt e mi jam ka ti fali , se për ty më dogji malli
    Kënga jote krah pëllumbi, ma vrau zemrën porsi plumbi
    Ma vrau zemrën porsi plumbi, bie me fjet e s’më merr gjumi
    Tek një lis ku krojet shkojnë, ku bylbylat kurr s’pushojnë
    Ku bylbylat kurr s’pushojnë, lidhëm besën bashk jetojmë
    Bri një shpati në nji kodrinë, të dy bashk ndërtuam shpinë
    Të dy bashkë ndërtuam shpinë, sot gëzojmë bashkë lumturinë
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  6. #46
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    origjinali..

    Citim Postuar më parë nga Aksinja Lexo Postimin
    Moj e mira bregut Cenit -- SHAQIR CERVADIKU

    Moj e mira bregut Cenit, bardh si bora e Kelmendit
    Bardh si bora e Kelmendit, porsi kreshtat e ktij vendi
    Faqe kuqe porsi mollë, shtat bajrak belin e hollë
    Shtat bajrak belin e hollë, pasha besën e mire bollë
    Bregut Cenit kur kalon, një bylbyl për ty këndon
    Një bylbyl për ty këndon, dit e nat ai s’pushon
    Falja synin sokoleshë, falja zemrën përllumbeshë
    Falja zemrën përllumbeshë se ja çove shpirtin peshë
    O bylbyl ti zbrit nga mali, syt e mi jam ka ti fali
    Syt e mi jam ka ti fali , se për ty më dogji malli
    Kënga jote krah pëllumbi, ma vrau zemrën porsi plumbi
    Ma vrau zemrën porsi plumbi, bie me fjet e s’më merr gjumi
    Tek një lis ku krojet shkojnë, ku bylbylat kurr s’pushojnë
    Ku bylbylat kurr s’pushojnë, lidhëm besën bashk jetojmë
    Bri një shpati në nji kodrinë, të dy bashk ndërtuam shpinë
    Të dy bashkë ndërtuam shpinë, sot gëzojmë bashkë lumturinë
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Folklori i vërtetë është muzika burimore. Në Veri muzikë burimore janë këngët majë krahit dhe rapsoditë me fyell, lahutë dhe çifteli. Klarineta, fizarmonika, violina etj. nuk janë vegla shqiptare. Kjo është një muzikë e vonshme dhe këto quhen këngë popullore qytetare. Ashtu siç e tha edhe shigjeta më lart, le të sjellim në këtë temë vetëm muzikë burimore nga Veriu, pra këngë majë krahit ose me fyell, lahutë dhe çifteli.


    Këngë për Mirash Lucë Gojçajn (Malësi e Madhe)
    Këndon: Sali Mani

    Hej
    rrjedh nji kangë si vala e Drinit
    hapet logut të Dragogjinit
    për nji zemër atdhetare
    malet shqipes përdykrenare

    Brez pas brezit ku kanë le
    burra lisa për atdhe
    atje leu e u rrit si motit
    Mirash Luca, djalë prej Hotit

    Ia merr bjeshkës bubullimën
    ia merr liqenit gurgullimën
    nëpër male legjendare
    hej, merr thesare mijëvjeçare

    Hej
    ku ardh gëzimi e pikëllimi
    ku ardh kanga o e vajtimi
    historia jonë gojore
    rujt tek shqipja, hej, gjuhë hyjnore

    Prej te vargu më i vjetër
    ai e merr e bëhet letër
    merr nektar e porsi bleta
    për Malësinë, si Anton Çeta

    Ia merr bjeshkës bubullimën
    ia merr liqenit gurgullimën
    nëpër zemra atdhetare
    hej, merr thesare mijëvjeçare

    Hej
    në t'vet errta me pak dritë
    gjithë malësorët o po rrinë tuj pritë
    Mirash Gojcaj kur po flet
    ai bilbil o i gjuhës s'vet

    Fjalës së parë kur po ia nis
    për besëlidhjen e Malësis'
    arsimtari atdhetar
    qet prej goje fjalë e artë

    Ia dha shkolla diturinë
    vujtja i dha zemërgjerësinë
    zoti i fali gojëtarinë
    hej, Hoti i dha atdhetarinë

    Nëpër odat e malësorëve
    nëpër rreshtat e dasmorëve
    nëpër logje, kangë e valle
    nëpër fusha, nëpër male
    nëpër shkollat e Malësisë
    nëpër vepra t'bamirësisë
    ai mungon, si gur i rrallë
    por me vepër rron i gjallë
    me atë zemër si flori
    plot me mall për shqiptari

    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 01-05-2011 më 06:35

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719


    shungullon Kosova Nanë
    fusha, kodra, kanë marë gjamë
    djemë e vasha: shqipe mali
    zemër hak Zoti i fali
    janë betu, çudisin Boten
    ulen n'gjujë e puthin token

    se pa u shtjerrë Drini, Bistrica
    e pa u shembë dhe Gjerovica
    istikame i bojnë gjoksat
    hasmit Shka me ja nalë forcat
    u nda fjala n'logë të burrnisë
    nisen çetat e trimnisë
    para u prinë ni djalë i ri
    zjarrë vullkani zemra e tij

    ish per hasem tmer si bisha
    Vlla "Abeja" Bekim Berisha
    n'luftë në Bosnje, ish n'Kroaci
    kur e thrret vendlindja e tij
    si Shqiponje në Kosovë hin
    herë në Drenicë, herë në Dukagjin
    barikadë me forcë t'çelikut
    me i mbrojtë Kullat e Junikut

    n'sulme e n'prita, ndër beteja
    me shokë të vet gjithmonë Abeja
    që secillin e dinte vlla
    gjer në vdekje kurr pa u nda
    por ni ditë heshten bylbylat
    dhe u vyshken trandofilat
    digjej shpirti porsi flaka
    u vra trimi Bedri Shala

    ra Eltoni dhe Përmeti
    n'domar t'gjakut plasë termeti
    ndalu gjarper i Uralit
    thrret Abeja n'atë buzë malit
    para tanksav u ka dalë
    n'Serbi Shkinat i len pa djalë
    gjak per gjak ni me dhetë
    kesaj rradhe për shokë të vet

    ka marë bjeshka erë baroti
    kah i bjen gjylja e topit
    lau me gjak rrapin shekullorë
    gurë themeli per Kosovë

    emni i tij pishtarë trimnije
    neper shekuj aromë lirije
    qeparisë, rrethu me lisa
    djalë Grabovci
    Bekim Berisha


    -----------------------------
    http://www.president-ksgov.net/?page=1,6,1281

    10.08.2010

    Presidenti Sejdiu dekoroi luftëtarët e lirisë Bekim Berisha- Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula e Muhamet (Sefer) Haxhaj

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Në video janë të dyja këngët.

    Këngë për Ali Pashë Tepelenën - Malishevë
    Këndojnë: Qamili i Vogël, Sali Berisha

    Hej
    njëzet e katër djal'o
    pashallar'e
    se n'Janinë more
    vajt'n e ran'e

    Zaptun Shkodrën djal'o
    Elbasan'e
    ç'ke Vasiliko mori
    pse po kan'e

    Hej
    ç'ke Vasiliko mori
    pse po kan'e
    serasqeri na mori
    o kalan'e

    Kjo kalaja djal'o
    n'bregdet t'Jonit
    karshillëk mor' po na i
    bën Stambollit

    Hej
    kjo kalaja djal'o
    me bedena
    shumë asllanat more
    m'i ka mrena

    Lum kalaja djal'o
    kën ka mrena
    Ali Pashën more
    me shtatë zemra

    Hej
    ç'ka kalaja djal'o
    që po dridhet
    Ali Pasha more
    nuk po lidhet


    Këngë për Azem dhe Shote Galicën - Malishevë

    Këndon: Kumrie Buqaj

    Azem Bejta po hyp në kodër
    a po vjen o kjo Shota n'votër
    Po vjen Shota o krushku i parë
    thotë armiku, o ka çu fjalë
    N'qoftë se do o ti rranzë tek pragu
    hiq flamurin o nga konaku

    Hej
    o armik, largo taborët
    mos ma shkel o horin mbi votër
    Mos m'ia thuj o këto fjalë
    mos m'i kthe o dasmorët prapë
    E kam Shotën o bash si burrë
    besa jemi trima, nuk shuhemi kurrë

    U hodh gjylja o mbi kasolle
    morën zjarr o dy lule molle
    Morën zjarr o të gjithë fishek't
    Azem Bejta o po ndërron jetë
    Që nga t'shtënat po dridhet toka
    po lufton Azemi dhe Shota

    Hej
    eja Shotë, ma jep martinën
    përmbi shkëmb o ta shkoj opingën
    Çohu në kambë e ngo trimninë
    e ti o krajl o gatit ushtrinë
    E kam Shotën o bash si burrë
    besa jemi trima, nuk shuhemi kurrë

    E kam Shotën o bash si burrë
    besa jemi trima, hej
    jemi trima, jo nuk shuhemi kurrë
    more hej


  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Këngë për Mirash Lucë Gojçajn (Malësi e Madhe)
    Këndon: Sali Mani

    Hej
    rrjedh nji kangë si vala e Drinit
    hapet logut të Dragogjinit
    .. logut të Traboinit

    Njihet si "Kroni i Traboinit" dhe gjendet përtej kufirit të sotëm, në Mal të Zi.

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Koreja e Veriut është vendi me i cuditshem në ..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 14:23
  3. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  4. Fiset e Veriut (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 01:49
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •