-
Rama: Prishja e parkut “Rinia”, si pasojė e tensionit Nano-Meta
Pjesė nga libri “Kurban”: Ē’kam thėnė pėr Metėn, jo e vėrteta e fundit pėr tė. “Futja e ruspave, mesazh force qė Iliri i jepte Fatosit”
Edhe prishja e parkut “Rinia”, tė cilin e kisha kėrkuar disa herė nė bisedat e mia me kryeministrin Ilir Meta, duke marrė gjithnjė pėrgjigjen, “Lėre parkun, s’na duhen tani konflikte me njerėzit, ke plot punė tė tjera pėr tė bėrė!”, erdhi si pasojė e njė shpėrthimi tė tensionit tė brendshėm mes tij e Fatosit. Fatosi ishte klient i pėrnatshėm i njė lokali tė quajtur “Lady Diana” nė kėndin mes bulevardit e Ministrisė sė Mbrojtjes, pronari i lokalit, Gaz Demi, njihej si mik i ngushtė me kryetarin e PS-sė, tradicionalisht njeri i familjes, nė kuptimin mė tė mirė tė fjalės, qė mes peripecive e pasojave nė kohėn e sundimit autokratik tė Saliut kishte bėrė shqiptarin e pazakonshėm duke i qėndruar pranė udhėheqėsit tė opozitės gjatė gjithė viteve tė kėqija tė burgut. Futja e ruspave nė park ishte mesazhi i forcės qė Iliri i dha Fatosit, duke e tronditur e turbulluar jo pak nė fakt, por pėr mua u bė rasti i shumėpritur i fillimit tė aksionit themelor qė ngriti peshė zemrat e kryeqytetasve dhe vijėzoi thellė rrugėn e ndryshimit qė kisha nė kokė…….
………. S’duhet tė mendohet nga sa tregova, se Ilir Meta e ka penguar apo nuk e ka mbėshtetur erėn e ndryshimit qė filloi tė frynte fort nė Tiranė. Absolutisht jo. E kundėrta. Ajo e tija nė zyrėn e kryeministrit ishte periudha e vetme e njėmbėdhjetė viteve tė mia nė krye tė Bashkisė sė Tiranės, kur Tirana ka pasur njė vesh tė vėmendshėm nė atė zyrė ndaj ēdo kėrkese tė Bashkisė, i gatshėm pėr t’u bėrė pjesė e ndryshimit duke urdhėruar financime investimesh publike tė konsiderueshme pėr kohėn, i bindur nė vetvete se kryeqyteti duhej tė bėnte kapėrcimin e madh, aspak ziliqar asokohe pėr rritjen e hijes sime, qė u kthye nė makthin e atyre qė e pasuan. Mes nesh kishte miqėsi, njė miqėsi e krijuar natyrshėm dhe pėrgjithėsisht e patrazuar nga paranoja e Ilirit, i cili aq sa duket nė pamjen e jashtme njė burrė i fortė, i vendosur, i palėkundur, aq ėshtė brenda vetes njė fėmijė i pasigurt, i luhatur, i dhėnė pas shėrbėtorėve e i paaftė pėr tė bashkėjetuar me sfidantėt e mendimeve, dėshirave, tekave tė veta, lehtėsisht i manipulueshėm nga servilėt qė ia mbushin veshėt me lavde pėr gjenialitetin e tij e me thashetheme dashakeqe pėr ēdo njeri qė shefi s’e ka pėr zemėr dhe marrin nė kėmbim tė besnikėrisė shpėrblimet bujare, pėr tė cilat Ilir Meta ishte njė mjeshtėr i lindur, qė nė rrugėtimin e tij politik u bė njė ngashėnjyes i madh kokė mė kokė njerėzish tė tė gjitha kategorive, nga deputetė, anėtarė forumesh qendrore a politikanė lokalė, te profesorė, doktorė shkencash, oficerė policie, biznesmenė, botues, gazetarė, tė reja tė dollandėrdisura e tė rinj naivė e ėndėrrimtarė, e deri te kriminelė tė rangut mė tė parė e rrugaēė tė dorės mė tė fundit, me para, ofiqe a ndere materialisht tė prekshme nė radhė tė parė, sigurisht, por jo domosdoshmėrisht, edhe me premtime e betime qė di t’i bėjė mė njė talent a shtirje tė rrallė nuk e di, sepse i beson shumė sinqerisht vetė kur i thotė, pavarėsisht se po aq sinqerisht e di fare mirė brenda vetes qė s’do t’i mbajė kurrė.
Teoritė e konspiracionit, edhe ato me qesharakėt, e intrigonin nė ēast Ilirin dhe prirja pėr tė besuar gjithnjė gėnjeshtrėn mė tė madhe pėrpara sė vėrtetės mė tė thjeshtė, ishin qysh atėherė problemi qė e fuste, siē e futi edhe mė pas disa herė, nė rrugėzgjidhjet e gabuara, ku shkatėrroi me duart e tij shanse tė mėdha pėr njė politikan tė ri karriere dhe hyri, thellė e mė thellė, nė njė marrėdhėnie varėsie plotėsisht tė sėmurė me paranė e me pushtetin si gjenerator parash qė riprodhojnė pushtet pėr tė rigjeneruar para. Parė, nė thelb, thellė brenda vetes, Ilir Meta ishte njė djalė i mirė e mund tė bėhej burrė i nderuar, sot i fikur prej stėrmundimeve nė tė tatėpjetėn e inercisė sė tmerrshme, ku e mori me vete dalėngadalė emri qė vuri fare i ri nė shkretėtirėn e mbetur te Partia e Punės pas migrimit tė rinisė nė krahun opozitar, pastaj mėsimi i tė gjitha hileve pėrpara ēdo rregulli, siē e sintetizon paq Ndre Legisi, e mė pas rrokopujė barra fatale e njė pushteti pėr tė cilin nuk ishte i pėrgatitur dhe qė e lėshoi i turpėruar publikisht nėn goditjet e paturpshme tė Fatos Nanos, duke mos e gjetur dot mė paskėtaj njė arsye mė tė fortė sesa shkatėrrimin e PS-sė pėr tė qėndruar nė politikė dhe duke e kthyer politikėn nė arsyen e forcės, pasurimit, shantazhimit, njėsimit me dreqin e tė birin, pa ia dalė mė tė ndalonte pėr tė marrė frymė e pa dashur t’ia dinte as pėr shtresat e njėpasnjėshme tė pisllėkut a budallallėqeve qė e frynė kacek, duke e ndihmuar tė llokoēitej mbi sipėrfaqen e llumit tė pushtetit me ēmimin e asfiksimit tė atij djalit tė mirė, harruar poshtė, nė fundin e thellėsisė sė turbullt brenda vetes.
Sidoqoftė, e gjithė kjo ėshtė njė pamje e krijuar nė vite, nga afėr e larg, nga brenda e jashtė, si bashkėpunėtor e kundėrshtar, qė ashtu siē nuk ėshtė e thėnė tė jetė mė shumė sesa njė e vėrtetė thjesht imja, s’ėshtė as e thėnė tė mbetet e vėrteta ime e fundit pėr Ilir Metėn. Kjo botė ėshtė e bukur, sepse s’ėshtė e dhėnė njėherė e pėrgjithnjė dhe historitė e mėkatarėve tė vdekshėm, siē jemi tė gjithė nė mesin e vėshtirė tė errėsirės sė mishit e dritės sė shpirtit, qė s’gjejnė kurrė rehat nė ndėrkalljen e mundimshme me njėra-tjetrėn brenda njeriut, janė sa tė pafundme, aq edhe pafundėsisht tė ndryshme. Kėshtu janė edhe fatet tona, tė ndryshme jo vetėm mes tyre, po edhe brenda harkut tė jetės sė njė njeriu tė vetėm, errėsira ėshtė gjithnjė mė e madhe se drita nė rrugėn nga lindja nė vdekje, rėniet janė pėrherė mė shumė se ngritjet, zvarritja ėshtė gjithnjė mė e gjatė se ēastet e fluturimit, por s’mungon kurrė rasti qė na jepet e rijepet pėr tė rimarrė fluturimin, duke u nisur edhe nga aty ku s’ka mė qiell e duket sikur s’ka mė as shpresė. Ēka pa farė dyshimi, koha s’ka pėr ta ndryshuar nė mendjen time e s’do tė ndryshojė as mendimin tim nėse kaloj ndonjėherė nė kėta rreshta vite mė vonė ėshtė vlerėsimi im pozitiv pėr mbėshtetjen e tij, nė kohėn kur Tirana nisi fluturimin nga aty ku s’shihej qielli e shpresa kalbej nėn plehra. EDI RAMA
Rama kėrcėnon me gjyq “Gazetėn Shqiptare”
Kreu socialist, Edi Rama, ka kėrcėnuar dje se do tė padisė “Gazetėn Shqiptare” pėr shkak tė botimit tė pjesėve nga libri i tij i ri, “Kurban”. Kėtė njoftim Rama e bėri pėrmes rrugės sė re tė tij tė komunikimit, Twitter, ku shprehet se gazeta ka masakruar librin e tij pėrmes botimit tė disa pjesėve tė tij. “I kėrkova Arlinda Dudajt tė bėjė padi pėr ‘Gazetėn Shqiptare’ jo vetėm pėr vjedhje, po pėr masakrim tė librit ‘Kurban’”, shprehet Rama. Nė numrin e djeshėm, “Gazeta Shqiptare” kishte shkėputur pėr botim pjesė tė “Kurban”, nė tė cilėn Edi Rama jepte perceptimin e tij lidhur me ngjarje historike tė ndodhura shumė vite mė parė, gjatė pushtimit italian dhe ikjes sė mbretit Zog nga Shqipėria. Titujt e nxjerrė nga “Gazeta Shqiptare” lidhur me kėtė pasazh tė librit, “Ahmet Zogu ishte hamshor, Geraldina, gjinj tė bukur”, duket se e kanė shqetėsuar Ramėn, duke e cilėsuar si masakrim tė librit tė tij. Mė tej nė Twitter, kreu socialist e konsideron tė patolerueshėm botimin qė pothuaj tė gjitha gazetat i kanė bėrė prej ditėsh librit tė tij, duke i bėrė nė tė njėjtėn kohė dhe njė nga publicitetet mė tė mira, e krijuar radhė nė Panair pėr tė marrė librin e autograf nga autori gjithashtu. “I patolerueshėm shpėrfytyrimi i librave pėrmes shfrytėzimit tė teksteve pa lejen e shtėpive botuese”, vijon kryesocialisti mė tej nė komentin e tij nė Twitter.
Panorama
-
-
Fotot nudo, Rama: Ē’mė sugjeruan Meta, Braēe, Blushi e Majko
“E kam dhe njė ide pėr njė politikan shumė tė interesuar pėr humbjen time nė ato zgjedhje”.
Diku nga fundi i gushtit 2006, nė tetor, kur do tė mbaheshin zgjedhjet vendore, mė erdhi njė sms kėrcėnuese, qė ndryshe nga plot tė tilla qė kanė hyrė nė celularin tim gjatė gjithė viteve nė arenė, mė bėri pėrshtypje sepse kishte njė pėrmbajtje disi tjetėr, njė lloj presioni mafioz, ku mė thuhej nė thelb se duhej tė negocioja pėr materiale komprometuese, pėrmbajtjen e saktė nuk e kam parasysh dhe s’i ruaj mesazhet nė telefon. I rashė mbrapsht numrit dhe ishte i mbyllur. E njėjta gjė u pėrsėrit ndoca ditė mė pas, duke mė thėnė pak a shumė po tė mos nxitoja tė paguaja, duhet ta harroja votėn e qytetarėve tė Tiranės, pasi tė dilnin nė shesh ato materiale. I rashė pėrsėri numrit, nuk ishte i njėjtė i ditės sė parė dhe, nga ana tjetėr, m’u pėrgjigj njė zė i zvargur burri, tė cilin s’e lashė tė fliste, por i thash mė ton tė fortė se mua s’kishte material nė botė qė mė merrte peng dhe, nė vend tė guxonte tė mė bezdiste prapė, kėtė, ē’ėshtė e vėrteta, e nėnvizova me shumė mė tepėr brutalitet se ē’shpreh kėtu me fjalėn bezdi, duhej t’i nxirrte ato qė kishte njė orė e mė parė, mu te sheshi “Skėnderbej” po tė donte. “Madje, nėse nuk gjen dot njė stendė, – i thashė, – ta jap unė bashkė me vendin para Bashkisė qė do ta paguaj vetė dhe t’i varėsh e t’i shohin tė gjithė sa ditė tė duash mor maskara!”. As e kisha idenė se ēfarė mund tė ishin duke sajuar, po ndieja diēka, intuita mė thoshte se diē kishte, pavarėsisht se s’kisha as merakun mė tė vogėl pėr ēfarėdo qoftė mund tė lidhej me punėn dhe me mua personalisht, sepse nė gjithēka kam bėrė nė jetė deri mė sot, mund t’i kem hyrė tė tjerėve nė hak pa dashje, ndodh nė nxehje e sipėr, ndodh nė punė e sipėr, ndodh edhe pa e kuptuar, s’ke ē’i bėn, po asnjėherė nuk i kam bėrė keq kujtdo qoftė duke u nisur me qėllimin pėr t’i bėrė keq. Punės jo e jo. Megjithatė, njė shije e keqe mė mbeti kur, pa dashur ta dėgjoja atė horr, kapa teksa flisja me zė tė ngritur fort se “do tė patakseshin gjithė gratė e botės me mua” kur tė dilnin ato materiale, dhe nisi tė mė bridhte mendja nja dy ditė pėr tė gjetur ndonjė kuptim tė atyre fjalėve kėrcėnuese, duke u munduar tė rrėmoja nė kohėt e shkuara tė jetės sime prej shpirtit tė lirė e njeriu tė dhėnė pas transgresioneve e provokacioneve, sidomos nė Akademinė e Arteve, ku thyerja e tabuve nė art dhe nė jetėn sociale ka qenė prirja ime natyrale qė student dhe deri ditėn qė u largova nga ai mjedis.
Akademia ishte nė tė ritė e mi vendi i ngasjeve tė lirisė sė brendshme qė kėrkonte shtigje pėr tė dalė nė mexhlisin e rrethuar me murin hijerėndė tė tabuve tė ideologjisė sė ngritur para syve tanė pėrmes metodės sė Realizmit Socialist dhe s’qe e rastit qė aty u shfaqėn format e para tė rebelimit ndaj regjimit komunist, fillimisht nė trajtėn e tentativave pėr ta kapėrcyer atė mur duke hapur kanale komunikimi me botėn matanė nėpėrmjet thyerjes sė kornizės sė hekurt tė metodės, futjes nėpėr klasa tė librave tė artit tė ndaluar botėror e diskutimeve tė zjarrta qė shkrinin telat gjembaēė tė parimeve stėrkufizuese socrealiste, zhveshjes sė modeleve nudo qė pozonin me rroba banje qysh nga flama e Plenumit IV, shoqėrizmit antikomformist nėpėr party me muzikė tė degjeneruar e tė folura haptazi antiparti, e sidomos nxjerrjes sė pakėnaqėsisė me provokime tė pareshtura nė ēdo orė mėsimi, nėpėr takime e mbledhje kolektivi qė nė fund u kthyen nė vatra proteste, pėr tė vijuar pas shembjes sė murit me “Refleksionet” e famshme e me krijimin e njė jete artistike sociale krejt “tė shthurur” nė hapėsirėn e ethshme tė lirisė sė fituar mė nė fund, shpirtėrisht, mendėrisht, trupėrisht.
E asgjė qė mund tė patakte, megjithatė, gratė e botės nė Shqipėrinė e vitit 2006 s’mė ra ndėr mend, derisa njė ditė, kohė mė vonė, po para zgjedhjeve gjithsesi, ato zgjedhje u shtynė nė shkurt pėr shkak se s’pranuam tė hynim nė to pa u zgjedhur problemi i madh i certifikatave tė falsifikueshme, m’u kujtuan fotografitė e bėra nudo nė njė plazh natyristėsh nė Francė. I rrėmujshėm siē kam qenė gjithnjė me sendet e mia, rrobat, pikturat, librat, korrespondencat, nė kushtet e njė mėnyre jetese pa shtėpi fikse, mė pėlqente pa masė tė jetoja me idenė se shtėpia ime ishte trupi im dhe, qyshse e lashė vatrėn prindėrore pėr tė qenė plotėsisht i lirė nė orare e nė lėvizje, s’ka asnjė vend ku tė mos kem lėnė pas sende tė miat, qoftė kėtu dhe qoftė vende jashtė shtetit ku kam bredhur nėpėr Europė pėr tė jetuar lirinė, pavarėsisht se kam qėndruar pak javė, disa muaj, ose disa vjet, e kėsisoj jo vetėm s’i gjeta ato fotografi aty ku rrija, po s’e gjeja dot as ku mund t’i kisha lėnė. Shumė mė vonė jam kujtuar se i kisha harruar nė njė bagazh makine, brenda njė kutie, dhe makina qė kishte vazhduar jetėn e vet pa mua ka rėnė mė tutje nė duar qė pastaj i kanė kaluar te shantazhuesit. E kam dhe njė ide se si ėshtė pėrzier nė kėtė histori njė politikan shumė i interesuar pėr humbjen time nė ato zgjedhje, por nė mungesė provash kjo mbetet vetėm hamendje pa tė drejtė publikimi.
Megjithatė, ideja se mund tė bėhej fjalė pikėrisht pėr ato foto nuk mė tronditi, sigurisht s’mė vinte aspak mirė, se s’kisha dalė lakuriq nė plazh pėr tė mė parė tėrė Shqipėria cullak nė fotografi, por thellė-thellė ndieja se s’kishte pse shqiptarėt tė patakseshin nga diēka krejt e pafajshme, plotėsisht private, pa asnjė lidhje kohore apo pėrmbajtėsore me detyrėn pėr tė cilėn mė kishin votuar e as me kohėn e ushtrimit tė funksioneve tė mia publike, kur, me tė dashurėn time, njerėz tė lirė tė botės sė lirė, kishim shkuar pėr pushime nė njė nga plot fshatrat turistike tė Europės, ku bėhet plazh nudo e ku njė gjė e tillė jo vetėm s’ēudit kėnd, por ku je aty tė bėn pėrshtypje pikėrisht sepse s’tė bėn asnjė ēudi. Sigurisht qė sot s’do ta bėja tė njėjtėn gjė, s’jam mė ai, dhe ėshtė njė kohė tjetėr, me ėndrra dhe angazhime tė tjera pėr mua, ato kohė tė papėrsėritshme rinie tė ndarė mes diktaturės dhe lirisė ishin tė mbushura me etjen e pafundme pėr lirinė e mohuar pėr vite tė tėra, me kuriozitetin e paepur pėr tė parė dhe prekur nga afėr pėrmasat e panjohura tė botės sė lirė, me ėndjen e madhe pėr tė zbuluar vende dhe realitete tė pazakonta pėr ne qė dilnim nga bunkeri i jetės sė oklaisur tė diktaturės e me tė shijuarit deri nė fund tė faktit tė thjeshtė se s’kishim asokohe asnjė llogari pėr tė dhėnė askujt pėrveē Zotit, i cili s’kishte arsye tė mėrzitej me ne duke na parė siē na kishte lindur, e njėri-tjetrit qė s’kishim pse i kėrkonim llogari pse e shihnim nė diell, det e rėrė, siē e kishte bėrė Zoti.
Por s’e mohoj dot kur Vali Bizhga, bashkėpunėtorja ime e afėrt dhe mikja e shtrenjtė, qė ka qenė pėr mua njė mbėshtetje e paēmueshme morale e intelektuale nė ēdo orė tė vėshtirė qyshse m’u bashkua si nėnkryetare bashkie nė janarin e vitit 2003, mė pas drejtore e kabinetit tim dhe pėrgjegjėse e palodhur e asaj fushate, mė mori pėr tė mė thėnė se kishte njė zarf me njė pėrmbajtje shqetėsuese nė dorė e nuk mė thoshte dot mė shumė nė telefon, ishte kulmi i fushatės, nisi tė mė ngrihej njė tension i brendshėm dhe t’mė fillonte ankthi i sė panjohurės pėr mėnyrėn se si do tė reagonte opinioni publik.
“S’ėshtė puna ē’mendoj unė”, tha Vali pa e fshehur dot turbullirėn nga fytyra e saj gjithnjė transparente; kur u ktheva nė zyrat e shtabit e pashė mbi tavolinė pikėrisht atė qė mendoja, dy foto tė futura nė njė zarf anonim tė hedhur nė kutinė postare nė hyrje tė Bashkisė, “po ē’do tė mendojnė njerėzit e zakonshėm qė na votojnė pasi t’i shohin dhe tė dėgjojnė edhe bubullimat e kėtyre maskarenjve qė shkojnė deri kėtu?!”. “Vali, – i thashė, – nėse t’i s’mendon keq, pse duhet tė mendojnė keq njerėzit e zakonshėm qė na votojnė, s’janė aspak budallenj e tė paditur qė tė bien pre e kėsaj maskarade?!”. Dhe vėrtet fakti qė Vali mirėkuptonte kontekstin e atyre pamjeve tė fiksuara nė aparat nė kohė krejt tė tjera mė lehtėsoi disi, po aspak mjaftueshėm pėr tė fjetur atė natė.
Gjithsesi, mendjen e kisha tė ndarė, s’do tė mohoja asgjė, s’do t’i bishtnoj nė asnjė formė sė vėrtetės, do ta thosha mu siē ishte dhe pikė. Revolta e brendshme pėr presionin mafioz ku Saliu ishte pėrfshirė si njė burrė i pafytyrė, pa miratimin e tij ato foto sigurisht nuk dilnin kurrė nė ekranet e nė pasqyrat e fushatės, i cili prej lakuriqėsisė sė trupit tim nė plazh dhjetė e kusur vjet mė parė kujtonte se mund ta mbyste zogun qė i kishte rėnė mė nė fund nė dorė, duke fshehur me hipokrizinė e vet proverbiale perversitetin e kushedisaterrtė tė tij e tė tė tijve, njėsoj si nė kohėt e vjetra kur luftonte mbledhjeve tė partisė me shfaqjet e huaja nė emėr tė normave antinjerėzore tė moralit komunist, mė bėnte edhe me tė vendosur pėr t’i dalė ballė pėr ballė, hapur sė keqes qė donte tė mė bėnte. Po s’ishte, e pėrsėris, as njė fjalė goje dhe as njė ēėshtje e lehtė nė kushtet kur dyshimi pėr perceptimin e opinionit, pėr vetė momentin shumė delikat, s’kishte se si mos tė tė merrte frymėn.
Edhe pa fotot, qė u bėnė qershia mbi tortė, ajo e mandatit tė tretė pėr Tiranėn ishte njė fushatė e vėshtirė, e ngatėrruar, e rėnduar pėr mua me peshėn e madhe tė tė qenit njėkohėsisht edhe nė detyrėn e liderit tė opozitės, qė mė detyronte tė shkoja kudo nėpėr Shqipėri, megjithėse bashkimi i tė gjitha forcave opozitare ishte arritur mė nė fund dhe LSI-ja e Ilir Metės, nė atė kohė ende e bashkuar brenda vetes nė njė vijė qartėsisht opozitare dhe e pakomprometuar sė jashtmi me flirtin masakrues me Saliun, kishte njė peshė shumė mė tė rėndėsishme se ē’ka sot nė skakierėn politike. Ishte, tek e fundit, pjesė e jona, e opozitės sė qendrės sė majtė, madje pjesa mė radikale e saj nė kuptimin shqiptar tė kėsaj fjale, dhe kjo lehtėsonte rrugėn e betejės. Iliri vetė, gjithnjė mes frikėrave, dyshimeve, ngurrimeve, dėshirės infantile pėr ta parė PS-nė tė zvogėlohej e bėhej LSI dhe LSI-nė tė zmadhohej e bėhej PS, pasi dha e mori ca kohė duke u luhatur nė dallgėt e mendjes sė tij qė herė pas here e mbyste gjithė atė djalė masiv nė njė lugė ujė, derisa e zhyti fare dhe e katandisur nė rezervė dhjami pėr dimrin e pushtetit tė Saliut dy vjet mė vonė, u fut nė atė fushatė me tė gjitha forcat dhe luajti njė rol tė pamohueshėm pėr fitoren tonė nė qytetet e mėdha, pėrfshirė edhe Tiranėn, sigurisht.
Kandidati i Saliut, Sokol Olldashi, u bė gazi i botės nė atė fushatė me akuzat, shpifjet e dokrrat e tij pėr qytetin, qė e kthyen Eduard Shalsin, nėnkryetarin e Bashkisė sė Tiranės, nė rivalin real tė tijin, i cili deri nė fund ia doli ta bėnte qesharak nė sytė e opinionit, siē ishte nė tė vėrtet me ē’bėnte e ē’thoshte. Por e keqja ishte se Sokoli kishte njė hije tė rreme force, qė e kishte krijuar si ministėr i Brendshėm me ca prangosje tė disa prototipave tė kriminalitetit shqiptar, qė Saliu i quante eksponentėt e bandave mė tė rrezikshme mė botės, hije qė e kish mbjellė nė opozitė para ministėrllėkut me fitoren nė Shijak kundėr njė ministri socialist, Agron Dukės, qė sipas Saliut gjithnjė, pėrfaqėsonte klanin e zi tė Zemunit, drogė, kontrabandė, prostitucion e ēdo tė zezė qė rridhte nga gabzherri i ngjirur i kryeopozitarit demokratik. Asaj hijeje force e misteri ndikues ia shtonin mė anė tjetėr peshėn iluzore edhe lidhjet e njohura tė ministrit qysh nga fushata e Shijakut me lloj-lloj kriminelėsh ordinerė e tė fortėsh tė lloj-lloj gjėmave dhe bėmave ordinere, qė historikisht kanė lidhur nė fakt epikėn folklorike antikrim e antikorrupsion tė Saliut me realitetin e labirinteve tė krimit e tė hajdutėrisė nė Shqipėri, tė cilat e kishin njė dalje jo edhe aq tė fshehtė mu nė zyrėn e Doktorit. Kjo bėri qė atij farė kandidati t’i mblidhej para e madhe pėr fushatėn nga gjithė tė tremburit e tė tredhurit prej forcės abuzive tė pushtetit dhe qoftė beteja e reklamave nė rrugė e ekrane tė bėhej thellėsisht e pabarabartė, qoftė beteja pėr mbrojtjen e votės nga lukunia e hajdutėve tė bėrė bashkė pėr ta vjedhur atė tė bėhej vendimtare, pėr mė tepėr kur edhe listat ishin hukubet, dokumentet e identifikimit krejt primitivė, fuqia korruptive e pandeshur ndonjėherė mė parė. Megjithatė, e gjithė pėrpjekja e madhe qė u bė nga ana e tyre, pėrfshirė edhe nxjerrjen e turpshme tė fotove nudo javėn e fundit, si pėr tė mė dhėnė goditjen pėrfundimtare, rezultoi njė tullumbace gjigande qė u zhbė nė flluska sapuni, fitorja ishte e plotė, e qartė, pa asnjė shteg pėr Saliun dhe pamjet e mia cullak i vunė asaj vulėn, duke e thelluar me vota tė pavendosurish e tė rinjsh qė kompensuan vjedhjet nė njė numėr qendrash votimi.
Thuajse tė gjitha ata me tė cilėt arrita tė flisja gjatė gjithė ditės sė daljes sė fotove, disa shmangeshin mbase pa ditur ē’tė thoshin, mė thoshin nė mėnyra tė ndryshme t’i mohoja ose mėrmėrisnin tė hutuar, pa numėr tė mė inkurajonin tė pohoja autenticitetin e tyre. “Thuaj ėshtė montazh”, kėmbėnguli disa herė Iliri, qė ishte sinqerisht i shqetėsuar e u shqetėsua edhe mė shumė kur kuptoi se s’bėhej fjalė pėr tė mohuar gjė, tė vetmit ndėr tė politikės qė mbaj mend plotėsisht nė njė mendje me mua, madje tė pasikletosur hiēfare, ishin Erjon Braēja, qė qeshte me lot dhe thoshte “Mbaroi kjo punė, do jetė e thellė!” dhe Ben Blushi qė mė tha “Do t’ju kthehet bumerang”, ndėrsa Pandi Majko, atėherė sekretar i Pėrgjithshėm i PS-sė, qė mbulonte fushatėn nė zona ku unė s’shkoja dot pėr shkak tė kohės, u mbyll i bykosur nga sėkėlldia nė shtėpi atė ditė dhe komunikoi vetėm me nėnėn time, e cila merret lehtė me mend, ishte tejet e sėkėlldisur. Mua vetė, siē ta thashė, zemra mė thoshte gjithēka ėshtė nė rregull, kurse mendja mė sorrolliste nė njė labirint tė lodhshėm hamendėsimesh deri nė fund tė ditės.
E kam si tani para syve nė buzėdarkėn e asaj dite, kur dola mė nė fund i lehtėsuar nga salla e diskos “Venue”, aty ku qėlloi takimi i programuar qysh mė parė e ku tregova tė vėrtetėn time aēik pėrpara njė turme tė rinjsh e tė rejash, jo pa siklet tė them tė drejtėn, isha si nė ethet e njė provimi aspak tė lehtė, njė gjimnazist tė mbėshtetur nė mur mė xhupin e skuadrės legjendare tė bejsbollit Red Socks e me duart nė xhepat e bluxhinseve tė rrjepura qė mė tha sikur tė kishte hequr njė hall tė madh, “Ah mėr plak, sa frikė kom pas sot se po na zhgėnje e po na thu s’jom unė ai qė kan qit lakuriq gazetat! Hallall plako, s’ka mo Pereni qė t’rref kėt t’dielė”.
Basha
Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, ironizoi Ramėn duke e uruar tė shkruajė dhe libra tė tjerė pas ēdo humbjeje. “Mendoj se ėshtė njė risi e mirė qė pas shumė kohėsh shkrimtarėt janė futur nė politikė dhe politikanėt po i kthehen librit, dhe nė kėtė kuptim, veēanėrisht nė kontekstin qė ėshtė shkruar, uroj qė tė shkruajė sa mė shumė libra tė tillė”, u shpreh Basha.
“Tė dėshtuarit, strehė te letrat”
Rama: Ē’lexonte gjyshi yt, Sali, po bibliotekėn tė madhe e kishte?
I pyetur nga gazetarėt se pse nuk i komenton librat e politikanėve, kreu i qeverisė tha se pėr tė politikanėt e dėshtuar po gjejnė strehė te librat. “Zoti i mbrojttė letrat tona nga politikanėt e dėshtuar, por Zoti e mbrojttė dhe politikėn dhe po e mbron nga shkrimtarėt e dėshtuar! Kėshtu qė nuk mendoj se meritojnė ndonjė nderim tė veēantė ata qė po dėshtojnė nė politikė dhe rendin pastaj te letrat pėr tė gjetur njė strehė. Letrat nuk janė pėr strehė, letrat janė eleksir i mendimit tė shoqėrisė dhe kombit, ndaj dhe jo pa qėllim u mora me shkrimtarėt e vėrtetė dhe lashė mėnjanė dėshtakėt e politikės, tė cilėt duan tė shndėrrohen nė shkrimtarė. Por bėra njė gjė, zėdhėnėses time i thashė ‘shko bleje librin e kushėririt, se tė ka bėrė personazh nė libėr’”, u shpreh Kryeministri i vendit. Duke veēuar deputetin socialist Ben Blushi nga ky pėrcaktim, Berisha tha se nuk ėshtė e njėjta gjė me librin e kryetarit socialist. “Ėshtė mė ndryshe problemi, por nuk dua tė pėrfshihem nė rivalitetin e tyre. Nuk mund tė them se janė e njėjta gjė, sepse e kam thėnė dhe njėherė, biblioteka e gjyshit tė Blushit ka libra sa gjysma e kėsaj salle”, u shpreh Berisha. Pas deklaratave tė kreut tė maxhorancės reagoi edhe kryesocialisti nė adresėn e tij nė Twitter. “Sali, fisnikėria s’ėshtė si plehrat qė i shumon apo si votat qė i vjedh! O e ke, o s’e ke, as Zoti s’tė ndihmon dot nė kėtė pikė. E, meqė ra fjala, na thuaj ēfarė lexonte gjyshi yt Sali, po bibliotekėn tė madhe e kishte?”, iu pėrgjigj Rama kreut tė maxhorancės ndaj komenteve pėr librin e tij “Kurban”.
Edhe mė parė Kryeministri Berisha e ka ironizuar librin e Ramės, pėr tė cilin theksoi se “Rama tashmė ėshtė i detyruar tė shkruajė libra, pasi qytetarėt shqiptarė i dhanė pėrgjigjen e merituar nė maj tė kėtij viti, qė e nxorėn nė pension politik Edi Ramėn dhe i thanė shkruaj memorie”.
Deputeti socialist i kėrkon Ramės tė merret me Bulqizėn
Braēe: Lėri batutat me Berishėn pėr librin, ngrihu dhe shko nė Bulqizė!
Deputeti i qarkut tė Beratit, Erjon Braēe, reagoi dje menjėherė pas ngjarjes sė Bulqizės, ndėrsa ka parė se kryesocialisti replikonte nė Twitter me Kryeministrin e vendit. Nė adresėn e tij nė Facebook, Braēe i kėrkon tė mėnyrėn urdhėrore tė ngihet dhe tė shkojė nė Bulqizė aty ku po vdesin minatorėt. “Lėri batutat me Berishėn pėr librin!!! Ngrihu dhe shko nė Bulqizė, atje ku varfėria nė ēdo familje, nevoja pėr punė, puna e pasigurt, gangsterėt qė kontrollojnė pasurinė, po vrasin minatorėt nė seri!! Nuk kanė nevojė pėr kėngė! Kanė nevojė pėr solidaritet! Kanė nevojė tė ēlirohen nga Mafia Shtetėrore!”, shprehet Braēe nė adresėn e tij nė rrjetin social “Facebook”. Ditėt e fundit, nėnkryetari i Grupit Parlamentar socialist dhe njėkohėsisht anėtar i Kryesisė sė PS-sė, ka qenė shumė kritik dhe i ashpėr me lidershipin e PS lidhur me rezultatin e votimit tė Asamblesė Kombėtare. “Nė njėrin nga qėndrimet e mia kam thėnė: Nuk ka rėndėsi ku do tė jem unė nesėr, e rėndėsishme ėshtė tė fitojmė! Tani ėshtė koha! Mirupafshim!”, e mbyll Braēe reagimin e tij.
Panorama
-
-
“Ahmet Zogu ishte hamshor, Geraldina, gjinj tė bukur”
Nga Edi Rama
Kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama nė librin e tij “Kurban” i kushton disa faqe edhe figurės sė mbretit, Ahmet Zog dhe bashkėshortes sė tij, mbretėreshės, Geraldina. Nė rreshtat kushtuar familjes mbretėrore, Rama i shpreh hapur notat negative duke e cilėsuar mes tė tjerash Zogun jo vetėm si “beu hamshor” por edhe si njė “ambicioz injorant” e “tradhėtar”. Sa i takon mbretėreshės Geraldina, kreu i PS-sė shprehet mes tė tjerash se ajo kishte “njė gji tė bukur”. Nė pjesėn e shkėputur sot nga “Kurban”-i, “Gazeta Shqiptare” boton edhe komentet e bėra nga Edi Rama nė lidhje me donatorėt e ekipit tė futbollit tė Tiranės, Mihal Delijorgji, egjiptianin El Sayed dhe Refik Halilin.
Nė rrokopujėn e Perandorisė Otomane, ku lindi mė pas, nė mes tė ferrave e kallamishteve, njė mbretėri kryeneēe e dalė nga sherri rraskapitės qė solli nė Tironėn e pėrgjumjes sė patrazuar orientale politika e lindur nėn flamurin e pavarėsisė, kur rruga e bllokuar e Durrėsit e pruri nė shkurtin e 1920-ės nga kthesa e detyruar djathtas pėr Tironė, qeverinė bashkė me shejtonin nė bark, dhe nga dora e hekurt e njė beu hamshor prej Mati qė i dha fund me dhunė hypjezdrypjeve tė qeverive nga kolltukėt sherrnxitės, e qė me ta kapur skeptrin, hapi hartat mbi dalldinė e shthurjen postpavarėsi pėr tė hedhur sipėr njė plani tė dalė kohe tė njė inxhinieri shqiptar tė shkolluar nė Austri, me instiktin vizionar tė ambiciozit injorant, po tė dashuruar marrėzisht pas bukurive tė Italisė e pas vetes sė kthyer nė Naltmadhni, falė njė telegrami deputetėsh skraparllinj qė iu lutėn nė gjunjė ta fshinte nga faqja e dheut Republikėn sherrxheshė, vijėn heroike tė bulevardit qė asokohe u quajt katedrale nė shkretėtirė, po koha e mėvonshme tregoi se ishte shtylla e pėrjetshme kurrizore e kryeqytetit tė shpallur nė 1925-ėn, i cili paskėtaj u njoh pėr shumė vite si i vetmi bulevard pa qytet.
***
Qė i pa tė gjitha e tė gjithė, pėrpara se bulevardin t’ia rrėmbente pėrgjithmonė nga sytė shpejtėsia e makinave, nga shpura ikanake nėpėr natė e mbretit qė e shpuri bulevardin mu deri mbi trupin e lumit dhe ia mbathi duke marrė kthesėn pa kthim pėr nga Rruga e Elbasanit tutje nė Kapshticė e me njė frymė nė Turqi, bashkė me mbretėreshėn rrezatuese qė mbante nė gjirin e bukur djalin dyditėsh tė dashurisė sė tij pasionante e me 250 valixhe (qė gazetat e huaja thonė se i numėronte vetė nė ēdo stacion), pėrsėri i lutur nga ca deputetė qė e “urdhėruan” me vendim parlamenti tė ikte nga sytė kėmbėt pėr hatėr tė atdheut, mė tej tek italianėt qė zbarkuan me pompa magna, veshur shik me kostume balloje e uniforma ushtarake dhe e shtynė bulevardin deri tek Universiteti, menjėherė pasi u prezantuan si shpėtimtarė e u pėrshėndetėn nga vendasit si ēlirimtarė, duke vazhduar tė ndėrtonin me hovin e papėrmbajtur fashist mbi planin urbanistik qė beut tė Matit ia kishin qėndisur me merak arkitektėt fiorentinė; Universitetin, kolonadat e shkallėt pėrreth, stadiumin, godinėn e arteve, atė tė kryeministrisė sė mėpastajme, qė katėr vjet e mbajti mėkėmbėsi i mbretit, derisa mėsynė me tėrsėllėmin e armėve tė fitores ngadhėnjimtare bijtė e Botės sė Re, Bujtinėn e Madhe “Dajti”, qė u dekorua nga Gio Ponti, i njohur botėrisht sot si babai i dizajnit modern tė internetit, pėr t’u shqyer e shkatėrruar 65 vjet mė pas nga hordhia e Saliut qė vodhi pikturat, llambadarėt, abazhurėt, pjatat, lugėt, pirunėt, theu dysheme, dritare, dyer, krevate, me sebepin se do tė sistemonte aty Ministrinė e Jashtme e nė fund ia dorėzoi Fullanit pėr ta bėrė bankė shteti, qė t’i merrte ca para nga rezerva pėr rroga tė prapambetura, mė tutje ndėrtuan ministritė, bashkinė e dinamituar nga Hoxha nė fundvitet ’70, pėr tė ndėrtuar Muzeun Historik e hapur vendin pėr njė monument lirie, qė u bė pas vdekjes sė tiranit tė Tiranės shtatorja e tij e shėmtuar sa s’ka, Bankėn e Shqipėrisė e me radhė tė tjera, pėrfshirė Pallatin Mbretėror pėr Madhėrinė e tij Viktor Emanueli III, me vullnet tė popullit Mbreti i Italisė e Shqipėrisė dhe Perandor i Etiopisė, qė mbeti i vetmi pallat i kėtij soji nė botė ku s’fjeti dot asnjė natė njė mbret i vetėm, sepse perandori i shkurtėr desh tė priste sa t’u dilte mureve lagėshtira po s’e pati tė gjatė, iu desh t’ia mbathte tėhu pa ikur igrasia e pallatit, me gjithė mbretėri e perandori, pėr tė pėrfunduar nė njė drekė ngushėllimesh reciproke nė Kajro me beun e Matit, duke ia lėnė krevatin Meke partizanit, qė nėn llambėn e Dritėroit tė dridhte duhan e t’i kėndonte nėnėn Viktor ziut kėmbė mbi kėmbė me dyfek e opinga mbi ēarēafėt e mėndafshtė e jastėkėt e fryrė puplash.
****
Bashkia e Tiranės s’kishte asnjė detyrim e tė drejtė ligjore tė shkonte pėrtej kontrollit tė dosjeve tė aplikimit nė gjykimin e subjekteve qė kėrkonin leje ndėrtimi dhe nė kohėn e dhėnies sė lejeve nė fjalė, Mihal Delijorgji nuk ishte as nė kėrkim, as nė hetim, as nė gjykim pėr ēfarėdoqoftė, po njė biznesmen shqiptar si gjithė tė tjerėt. E njihja, po, kishte ardhur nė zyrėn time pėr t’u ofruar si donator i “Tironės”, kur skuadra ishte marrė peng nga, ndjesė pastė, sepse nuk jeton mė, njė biznesmen egjiptian, i cili nė kėmbim tė lejeve tė ndėrtimit e tė symbylljes sė bashkisė para abuzimeve me shtesa e prapashtesa nė realizimin e pallatave mė skandaloze tė kohės sė kaosit urban, mbante me lėmosha edhe klubin e futbollit, teksa bėnte gjithė kohėn shantazh se do tė ikte po tė mos merrte “punė” nga bashkia dhe s’kisha pasur asnjėherė nė vitet e njohjes me Delijorgjin arsyen mė tė vogėl pėr tė menduar keq, ashtu siē ai nuk kishte pasur asnjė lidhje pune me Bashkinė e Tiranės, deri ditėn kur, vite mė vonė, pas orvatjes pėr “Tironėn” paraqiti kėrkesėn pėr leje ndėrtimi, pasi kishte blerė njė copė tokė a lidhur kontratat nė atė tokė brenda zonės sė studimit tė kotpėrfolur urbanistik. E si gjithė tė tjerėt, mori atė ēka i takonte me ligj, pavarėsisht se nėpėrmjet Saliut.
****
Mbetet keqardhja qė s’mundėm tė bėnim dot mė shumė pėr t’i dhėnė formėn e plotė kėtij ishulli kulturor e rekreativ nė zemėr tė Tiranės, pėrsėri e pėrsėri pėr shkak tė shurdhėrisė sė qeverive, duke mundur tė bėjmė, me ndihmėn e Bashkimit Europian, vetėm rrugėn e re pedonale, qė shtrihet nga Galeria Kombėtare tek Ura e Tabakėve, restauruar disa vite mė parė me ndihmėn vullnetare tė dy djemve tiranas, piktorit Sali Allmuēa dhe sipėrmarrėsit, Refik Halili.
GSH
-
-
Havari: Si mashtron Edi Rama me prishjen e parkut “Rinia”
Ish-drejtori i Policisė Ndėrtimore reagon pėr “Kurban”. “Mė tha para zyrės sė Kryeministrit: A ėshtė nė take-tuke Meta qė kėrkon ta prishė”
Ndėrsa ecja mes njerėzve tė shumtė nė Panairin e Librit qe u hap kėto ditė nėntori nė Pallatin e Kongreseve, njė grua mė thirri nė emėr. Unė ndalova dhe iu pėrgjigja: “Urdhėro zonjė”. Ajo me zgjati dorėn, unė gjithashtu, shumė ngrohtėsisht. “Mė njeh?”, m’u drejtua ajo? U stepa pėr njė ēast, por menjėherė kujtesa ime funksionoi. “Je nėna e Edi Ramės”, i thashė. Pohoi dhe vazhdoi: “Edi, te libri ‘Kurban’ ka shkruar edhe pėr ty njė pasazh me vlerėsime superlative”. E dėgjova ftohtė. Nuk e falėnderova, por fillova t’i shpjegoj lidhur me raportet me tė birin. Ajo u tregua inteligjente dhe aty pėr aty mė tha: “Ke ndonjė qejfmbetje me tė?”. Po, iu pėrgjigja. Zonja mė uroi gjithė tė mirat dhe u largua me shoqen e saj.
Nuk e paragjykoj mėnyrėn si u nda nga unė sepse ajo ėshtė nėnė dhe Edi Rama djali i saj. Nuk kisha ndėr mend tė harxhoja paratė duke blerė librin e Edi Ramės, por informacioni qė mė dha nėna e tij mė detyroi ta blija. Kuptohet, nuk mė interesonin armiqtė e tij, por kėrkova nėpėr faqe ku flitej pėr mua. Nė faqen 67, midis tė tjerash, shkruhej: “E vetmja forcė qė unė kisha nė krah ishte Policia Ndėrtimore qė drejtohej nga Mit`hat Havari, burrė llafeshumė e tekanjoz, por goxha i vendosur nė punėn e tij dhe, mbi tė gjitha, njė aleat i prerė nė atė aksion qė pėrpara se tė pranonte tė dorėzonte ēelėsat”. Tekstin mė sipėr e kam cituar nė origjinal, marrė nga libri “Kurban”. Nuk dua tė bie nė nivelin e tij me fjalėt fyese qė ka drejtuar ndaj emrit tim. Mua mė njeh njė opinion i tėrė se jam burrė llafeshumė apo burrė i punės, e qė mė besohet fjala, ashtu siē thoshte ai. Por gjetiu fle lepuri, thotė njė fjalė e urtė. Atė do bėj tani. Do tė tregoj historinė e vėrtetė tė prishjes sė parkut “Rinia” dhe protagonistėt e vėrtetė tė saj.
Ishte e shtunė dhe bashkė me familjen kisha shkuar te njė miku im nė Durrės. Rreth orės 11:00 mė merr nė telefon Ilir Meta (ish-kryeministėr). Ai kėrkoi qė tė shkoja tė takohesha me tė te Vila 31 (ish-shtėpia e Mehmet Shehut). E gjeta sė bashku me Edi Ramėn dhe Ndre Legisin. Ata ndodheshin sė bashku nė njė dhomė tė madhe ku ishte dhe njė fushė pingpongu. Meta ishte i shpenguar, me tuta sporti, me humor tė mirė. Luajtėm dhe pingpong dhe u befasova qė unė luaja bukur. Ndėrsa Edi Rama ishte krejt i mėrzitur dhe fliste nė telefon me dikė. Legisi, miku im i mirė, ishte i qetė dhe buzėqeshte me replikat e mia me Kryeministrin. Meta, me atė natyrėn e ēiltėr (flas pėr atėherė), mė tha: “Do prishim parkun ‘Rinia’”. Unė nuk prita dhe i thashė: “Shyqyr qė vendose!”. Sakaq, i futi njė breshėri tė qeshure. “Sot, nė orėn 17:45 duhet tė jesh nė zyrėn time”, mė tha. U largova i gėzuar qė mė nė fund do tė pastrohej ajo plehrė qė i zinte frymėn e Tiranės. Nė orėn 17:45 shkova nė zyrėn e tij. Ai edhe njė herė u sigurua pėr vendosmėrinė time. Pasi e mori atė, u ndamė pėr t’u takuar pas gjysmė ore. Rreth orės 18:15 u futa nė paradhomėn e Kryeministrit dhe nė atė moment futet dhe Edi Rama. Pa mė pėrshėndetur m’u drejtua: “Ėshtė nė taketuke ky qė do tė prishė parkun ‘Rinia’?”. Sakaq e shoqėroi pyetjen duke vendosur gishtin e tij tė gjatė te tėmthat: “Nuk thua sa mirė qė vendosi tė shkatėrrohet ajo gėrmadhė”, ia ktheva unė. Mė pa nė sy dhe heshti. E kuptoi qė gjithēka ishte vendosur. Tė ftuarit e Kryeministrit erdhėn. Ishte ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshėm, sekretari i Shtetit, Ndre Legisi, unė, Edi Rama dhe dikush tjetėr. Ilir Meta e filloi kėshtu: “Ju kam thirrur t’ju njoftoj se do tė kryhet njė operacion i madh. Do tė prishet parku ‘Rinia’”. Te pranishmit zmadhuan sytė. Dukej hapur frika. Pėrveē Ilir Metės qė ishte urdhėruesi, unė Mit’hat Havari zbatuesi dhe Ndre Legisi qėndruam tė qetė. Meta vazhdoi: “Z. Mit’hat Havari, nė cilėsinė e drejtorit tė Policisė Ndėrtimore, bashkė me strukturėn e tij do shkatėrrojė ndėrtimet nė atė park. Policia e Tiranės, domethėnė Ministria e Brendshme, do ta mbėshtesė. Ministria e Mbrojtjes, pas prishjes, me mjetet e saj do tė heqė inertet, ndėrsa ju z. Rama do ta ktheni nė zonė tė gjelbėr me punonjėsit e Bashkisė. Shef i operacionit do tė jetė z. Havari”. Heshtje pėr njė moment. Atė e theu Ilir Gjoni, i cili m’u drejtua: “Z. Havari, sikur tė lėmė pa prishur njė nga PD, njė nga PS, e di ti pėr kė e kam fjalėn. Gaz Demi dhe ajo me xhama tė zinj, qė i pėrket njė ndėrtuesi nga Tropoja”. Iu pėrgjigja shkurt: “Jo. Ligji ėshtė njė pėr tė gjithė”. Ilir Meta vuri buzėn nė gaz me mėnyrėn si iu pėrgjigja ministrit, shkurt, serioz, i vendosur, dhe jo frikacak apo llafeshumė. Ilir Meta mbylli mbledhjen duke na uruar punė tė mbarė.
Ditėn e diel dhashė njė konferencė shtypi nė Kryeministri duke njoftuar opinionin nėpėrmjet mediave se do tė prishej parku “Rinia”. Mbaj mend se gazeta “RD” mė akuzoi se isha ushtar i Metės.
Ditėn e hėnė filloi operacioni dhe ditėn e premte mbaroi. Tė gjithė pronarėt e mirėkuptuan vendimin e qeverisė dhe tė sjellshėm i ēmontuan vetė duke marrė dhe pllakat e dyshemeve. Hallall, ishte prona e tyre.
Kisha dhėnė urdhrin qė tė mos u dėmtohej asgjė me forcė. Pėr ironi tė fatit, E. Rama te ky libėr thotė se njė miku i tij (nuk po ia pėrmend emrin) e ēmontoi vetė ndėrtesėn. Pikėrisht ky person, i privilegjuari i Ramės, ndėrsa ne vepronim, m’u drejtua me kėto fjalė: “Ėshtė pronė private, z. Havari”. Ia ktheva shkurt: “Nuk ka pronė private nė tokėn e shtetit. Do fillosh ta ēmontosh, apo tė veprojmė ne?” Mė tha se do takoheshim nė gjyq. Nė atė moment dhashė urdhėr tė prerė: “Zef, godite!” (Zefi ishte komandant i grupit dhe qė i jepte urdhra fadromistit).
Dua t’i them Ramės se ditėn qė fillova operacionin e vėshtirė, ai pinte verė sė bashku me Metėn nė njė restorant nė mal tė Dajtit dhe qė andej shihnin nėpėrmjet televizorit M. Havarin, “mikun tuaj”, qė po u jepte shpresė njerėzve se shteti vepron dhe ėshtė i fortė.
Operacioni vazhdoi sipas planit dhe pas njė muaji e pak parku “Rinia” u shndėrrua nė njė qilim tė blertė. U transformua falė vullnetit tė qeverisė dhe personalisht tė Ilir Metės dhe institucioneve tė tjera qė vareshin prej tij, pėrfshi kėtu dhe Policinė Ndėrtimore qė unė drejtoja. Nė pėrfundim tė ēdo vepre vjen dhe pėrurimi.
“Po kush e pėruroi?”, do pyesė dikush. Ilir Meta dhe Edi Rama. Mit`hat Havari nuk ishte thirrur dhe natyrisht ky ishte turpi i tyre. Kur unė e pyeta Edi Ramėn menjėherė sapo mora informacionin pėr veprimin e tyre tė ulet, m’u pėrgjigj: “Hė mo dhe ti! Ēfarė pėrurimi?! Dava park ‘Rinie’…”. I thashė: “Po mirė, atė dava park ‘Rinie’ e pėruron Kryeministri, kryetari i Bashkisė dhe mungon protagonisti kryesor qė i vuri gjoksin duke u ndeshur me rrezikun?! S`ka problem. Ju kam lėnė Zotin”. Dhe u largova zemėrthyer.
PS: Nė zgjedhjet elektorale tė vitit 2005 unė kandidoja te partia e Genc Pollos. Nė kuadėr tė propagandės sė fushatės elektorale isha i ftuar nė emisionin e mirėnjohur “Zonė e lirė” qė drejtohet nga gazetari i mirėnjohur Arian Ēani. Ky i fundit, me ato pyetjet e tij befasuese, m’u drejtua: “A e di z. Havari se Edi Rama ka deklaruar se parkun ‘Rinia’ e prishi ai?”. U befasova dhe nuk e besova. Iu pėrgjigja Ēanit tekstualisht kėshtu: “Edi Rama ėshtė artist e bir artisti, ėshtė djalė Tirane, ėshtė intelektual, i mjaftojnė kontributet e tij dhe nuk mbėrrin nė atė shkallė sa tė grabisė kontributet e tė tjerėve. Parkun ‘Rinia’ e prishi Mit’hat Havari. Tė tjerat, sipas detyrave qė ngarkoi Kryeministri. Edi Rama mbolli barin jeshil”.
Muaj mė vonė takohem me Ramėn te shkallet e hotel “Tiranės”, pesėmbėdhjetėkatėshit. Sa mė pa, me njė fytyrė tė zezė e duke mė hedhur krahun e tij tė gjatė rreth qafės, mė tha: “Mit’hat Havari, historia duhet thėnė ashtu siē ėshtė”. E pyeta se pėrse e kishte fjalėn dhe sakaq ia hoqa dorėn nga qafa. Ishte e rėndė sa njė dru lisi. “Pėr parkun, kishe folur te Arian Ēani. Apo e kė bėrė nė kuadėr tė fushatės elektorale?”. “Po, ke tė drejtė, – i thashė, – nuk kam thėnė tė vėrtetėn, se nė paradhome tė Kryeministrit mė the se ai ėshtė nė taketuke qė donte tė prishte parkun”. “Unė ta kam thėnė?!”, m’u drejtua dhe u trondit nga kujtesa ime brilante. Ndėrsa vazhdova: “Domethėnė, qenka e vėrtetė qė ti ke grabitur kontributin tim?”. Ai s`mė dha pėrgjigje, por u largua i poshtėruar nga argumentet e mia tė pakundėrshtueshme. Gjithnjė kisha menduar tė reagoja ndaj kėtij veprimi tė tij tė ulet, por thosha: “Nuk kam pėr tė rėnė nė nivelin e tij. Qytetarėt janė dėshmitarė tė gjallė”.
Kisha detyrim moral ndaj shumė njerėzve tė thjeshtė e tė ndershėm qė kur mė takonin e mė takojnė, mė kishin thėnė tė indinjuar: “Si ka mundėsi qė Edi Rama pretendon se ėshtė ai qė e prishi parkun ‘Rinia’, ndėrsa e vėrteta ėshtė krejt ndryshe?”. Kėtyre njerėzve tė mirė u pėrgjigjem: Askush nuk mund tė gėzojė e tė pėrfitojė nga djersa e tjetrit. Zoti vėzhgon!
panorama
-
-
Rama: "Kurbani", jo fundi im ne politike
Une nuk kam perfunduar punen time ne fushen e politikes. Libri "Kurbani" eshte vetem per ate pjese, qe lidhet me nje histori te posacme, qe eshte historia e Tiranes. Me keto fjale e nisi biseden e tij me intelektualet e Prishtines, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Gjate nje debati te hapur te zhvilluar me ta, Rama tha se "Kurbani" nuk eshte nje liber kujtimesh, por ato momente vlejne ne kontekstin e asaj qe deshiron te thote lidhur me te ardhmen. "Ky liber eshte per te ardhmen per te pare rrugen perpara. Desha te nenvizoj se eshte bere nje propagande shume djallezore kunder nesh si opozite edhe kunder meje personalisht per tu thene shqiptareve ne Kosove se ne kemi pasur qellim ta pengojme rrugen e kombit dhe se madje une e paskerkam quajtur rruga e asgjekundit. Eshte e gjitha nje propagande me nje synim shume te qarte me mjete qe jane te njohura, qe jane shpifja dhe hiperbolizimi i nje problemi te caktuar duke e deformuar teresisht thelbin e problemit", theksoi kreu i opozites. Sipas tij, qellimi i tij ka qene i qarte, dhe madje duket se e gjithe propaganda e bere e ka realizuar qellimin ka arritur te krijoje opinionin ne Kosove se PS ka qene kunder projektit te "Rruges se Kombit" dhe ka bere cmos ta pengoje. "Kjo eshte teresisht e pavertete. E verteta historike eshte se rruga e kombit eshte nje ide e propozuar nga nje kryeminister socialist, Pandeli Majko. Asnjehere per asnje arsye ne nuk kemi qene kunder projektit, asnjehere dhe asnje moment ne nuk jemi perpjekur ta bllokojme projektin. Asnjehere dhe per asnje arsye nuk e kemi quajtur asgje tjeter vecse nje projekt strategjik per Shqiperine dhe per shqiptaret", u shpreh Rama gjate takimit me intelektualet. Ai shtoi se PS ka qene dhe mbetet e bindur, se ka qene teresisht e panevojshme qe ky projekt te njollosej me mekatin e nje vjedhjeje kolosale dhe te provuar. "Besoj qe ajo cka eshte bere zakon te thuhet ne Shqiperi ne raste te tilla, por e kam degjuar edhe ketu, po mire rendesi ka qe u be rruga e pune e madhe se u vodhen edhe ca pare, deshmon per nje qasje teresisht te papershtatshme dhe jo te shendetshme per nje shoqeri te hapur dhe nje vend demokratik, sic eshte dhe synimi te jete Shqiperia, sic eshte synimi te jete Kosova", vijoi ai. Rama permendi faktin se ne liber ka nje moment ku e ka prekur kete ceshtje si dhe shtoi se ai segment i rruges se kombit qe eshte edhe i njollosur me mekatin e nje vjedhjeje te madhe eshte e vetmja rruge e ndertuar ne keto 20 vjet ne Shqiperi qe i ka standardet mirefilli evropiane. "Rruget e tjera fatkeqesisht nuk i kane dhe heret ose vone ne varesi nga mundesite Shqiperia do duhet t'i rikthehet edhe njehere ketyre veprave publike per ti barazuar ne standarde me Evropen. Qe do te thote se do te paguajme dy here edhe ne kete aspekt, per te bere te njejten pune", shtoi kreu socialist. Ai permendi faktin se puna e bere pertej kufirit eshte mbreselenese, duke theksuar se eshte per te ardhur keq se rruga pertej kufirit shqiptar eshte me e mire dhe kushton me pak.
KJ
-
-
Sulmi te “Kurban”, Rama: Intelekualėt, spiunė e puthadorė
Kreu i PS akuzon intelektualėt e “Iniciativa pėr Tiranėn”. Pėrgjigjen Ciko, Luarasi, Ēashku, Kasoruho e Kule.
“Iniciativa pėr Tiranėn”, Rama: Janė puthadorė oborresh.
“Zhani Ciko denoncon opozitėn siē dėshmoi nė gjyqin kundėr tenorit Lukė Kaēaj nė 1973”
Nė librin e fundit “Kurban”, Edi Rama nuk ka lėnė jashtė komentit tė tij edhe “Iniciativėn pėr Tiranėn”, njė grupim intelektualėsh tė njohur tė kryeqytetit, tė cilėt gjatė fushatės zgjedhore tė 8 majit pėr pushtetin vendor tentuan tė ndėrtonin njė debat mes dy kandidatėve, Lulzim Basha dhe Edi Rama. Kreu socialist, ish-kryetari i Bashkisė sė Tiranės, nuk iu pėrgjigj kėsaj ftese, ndėrsa Lulzim Basha mori pjesė nė tė gjitha takimet e hapura publike qė “Iniciativa” organizoi pėr ēėshtjet qė kishin tė bėnin me qytetin dhe tė ardhmen e tij. Rama, jo vetėm e injoroi kėtė grupim intelektualėsh, por i etiketoi pjesėmarrėsit e kėsaj iniciative si “sazexhinj” dhe “ahengxhinj” tė pushtetit, ndėrsa Basha paraqiti nė tė gjitha takimet vizionin e tij dhe projektin pėr Tiranėn.
Sikur sistemi ku jetojmė sot tė pėrfshinte edhe mundėsinė e burgosjes apo tė pushkatimit tė opozitarėve, ky soj provincial “intelektualėsh” qė me pėrmbajtjen e fjalės intelektual s’kanė asnjė lidhje, do tė bėnin pa ndrojtje e as pėrtesė tė njėjtėn gjė qė kanė bėrė, do tė dilnin nė gjyq pėr tė thėnė ato qė do t’u kėrkonte pushteti kundėr opozitės, njėsoj siē firmosin sot ato qė ua shkruajnė zyrat e propagandės sė pushtetit, pėr tė krijuar perceptimin se opozita qė proteston kundėr qeverisė ka dalė nga binarėt e interesave kombėtarė apo qytetarė e prandaj ka edhe ajkėn e shoqėrisė kundėr saj. Nė fakt, kjo s’ėshtė ajka, po hirra e shoqėrisė, hirra e regjimit tė vjetėr qė mblidhet nė tepsinė e ēdo pushteti dhe sa mė jodemokratik pushteti, aq mė tė zellshėm kėta spiunė e denonciatorė dje shpirtshitur prej frikės gėluese nė bark, ndėrsa sot ku e ku me turp, sepse ku e ku mė kollaj tė thuash jo, tė vetėpėrdorur thjesht pėr njė karrige, njė shpėrblim, njė honorar, njė nderim a qoftė edhe njė buzėqeshje nga tutori i mėkateve tė tyre tė vjetra e i dobėsive tė tyre tė pashėrueshme. Kur sheh ekspozetėt e gjyqit tė Maks Velos a tė bartėsve tė tjerė tė shfaqjeve tė huaja qė u pėrplasėn dje me unitetin e ēeliktė e uniformitetin prej graniti tė Partisė sė Punės dhe gjen emra qė sot i paraqiten publikut si zėra e figura tė shquara tė kulturės kombėtare apo tė shoqėrisė demokratike, tė cilėt riciklojnė veten mu si mbeturinat urbane nė landfild-in e shėrbesave proqeveritare, tė ngrihen zorrėt nė fyt e tė vjen njė ndot i pangushėllueshem, karagjozė me pagesė qė s’kanė asnjė brerje ndėrgjegjeje, teksa turpin e hanė me bukėn e pushtetit duke fėrkuar plėndėsin e nginjun.
S’mė ngushėllon hiē, as ē’ka po them, nga shumė fjalėt qė meriton soji i tyre, i llojit mos e prek se qelbet, po akoma mė jongushėlluese mė duket heshtja e vazhdueshme karshi kėsaj skote hyzmeqarėsh tė oborrit tė pushtetit, qė bubėrrojnė nė prehjen e batakut tė patrazuar tė mediokritetit tė tyre pompoz, duke u shfaqur nė ekrane, gazeta e skena publike si bartės tė angazhuar tė fateve tė kulturės e tė shoqėrisė dhe duke shėtitur me buzėqeshje nė dorė e gotė nė buzė nėpėr ēdo turmė tė pėrzgjedhur qokash e zijafetesh zyrtare. Kur i sheh, tė duket sikur asgjė s’ka ndryshuar qysh prej viteve tė para tė shtetit shqiptar, ashtu siē i kemi njohur prej leximeve nėpėr kujtimet e hidhura tė mendjeve tė menēura tė kėtij kombi a nė pėrshkrimet e goditura tė penave tė talentuara qė e kanė prekur batakun e konformizmit turkoshak tė tė ashtuquajturave elita intelektuale shqiptare, ndėrkohė qė intelektualėt e mirėfilltė, ata tė vyerit qė s’i kanė munguar asnjėherė kėsaj toke, kanė vuajtur, si rregull, tė gjithė po njėsoj pasojat e tė njėjtit zell shtetshėrbyesish tė zgjyrosur, spiunė, denonciatorė, puthadorė oborresh si nėn mbretėri e diktaturė, si nė demokraci. Mes shpurės sė “intelektualėve” tė oborrit ka shumė shembuj ēmeritės tė atij, qė Hannah Arendt e quan banaliteti i sė keqes, dihen, njihen tanimė, ēka i bėn tė parespektueshėm edhe si njerėz e jo mė si intelektualė. Nuk ėshtė ēfarė kanė thėnė tė shtrėnguar prej frikės e kėrcėnimeve nė kohėn e barbarisė proletare, kur jo gjithkush mund tė ishte heroik nė kurajė e qėndresė siē qenė ata qė edhe mė pas, nė kushtet e lirisė, vazhduan tė flasin publikisht ēka u thotė koka e tyre, Simon Jubani, Zef Pllumi, Spartak Ngjela, Daut Gumeni, Fatos Lubonja, Kurt Kola apo ndonjė tjetėr, po pikėrisht kėrrusja deri nė tokė e kurrizit pėr t’u kthyer nė piedestal ku vė kėmbėt pushteti i radhės edhe pas shembjes sė diktaturės komuniste, e sa mė i pafytyrė nė vrazhdėsinė e vet pushteti, aq mė pėrunjėsisht i kėrrusur kurrizi.
Kjo lloj shėrbese e ulėt kundėr interesave tė shoqėrisė e nė antitezė me ēdo vlerė demokratike, e ngjashme nė shekullin XXI me punėn e skllevėrve qė mbanin krahėsh sundimtarėt e skllavopronarėt e kohėve tė vjetra, i bėn akoma mė tė fajshme se ē’ishin edhe spiunimet e denoncimet e djeshme tė shėrbėtorėve tė sotėm tė sundimtarit Sali, them Sali sepse nė kohėn e qeverive socialiste kėta servilė tė lindur s’i trembte askush tjetėr veē hijes sė tyre. Fjala vjen, dėshmia tronditėse nė gjyqin komunist e drejtorit aktual tė Teatrit tė Operės e Baletit, Zhani Ciko, pėr burgosjen politike tė tenorit tė madh Llukė Kaēaj nė vitin 1973, ku Zhani mbrojti partinė nga armiku Gjergj Fishta, pėr tė cilin i gjori Llukė i kishte thėnė se e konsideronte poet tė madh kombėtar, tingėllon edhe mė e shėmtuar sot qė Zhani shėrbesat proqeveritare i bėn sa herė i kėrkohen, duke denoncuar opozitėn publikisht si destruktive, kur protestat e saj tronditin oborrin e pushtetit, duke mbajtur fjalime para premierave tė Operės pėr rolin e pazėvendėsueshėm tė Kryeministrit e familjes sė tij, apo madje tė vetė spikeres Jozefinė nė rimėkėmbjen e muzikės skenike shqiptare, apo duke u rreshtuar pėr tė kėnduar ariet e vrazhda tė pushtetit nė korin e mbėshtetėsve tė fushatės sė njė kandidati qeveritar pėr Bashkinė e kryeqytetit, pak muaj pas vrasjes sė katėr njerėzve tė pafajshėm nė bulevardin e Tiranės nga pushkėt e shtetit qė kėtė kandidat e kishte ministėr tė Brendshėm. EDI RAMA
Ciko: Libri, njė farsė qė po pėrgėnjeshtrohet
Grupimi i intelektualėve “Iniciativa pėr Tiranėn”, gjatė njė takimi nė ditėt e fushatės elektorale pėr kreun e Bashkisė sė Kryeqytetit
Intelektualėt e cilėsojnė fyes librin e kryesocialistit Edi Rama
Reagon drejtori i TKOB: Ky zotėri, ose tė flasė me dokumente , ose tė mos pėrgojojė njerėzit kot mė kot.
Nuk e kanė blerė librin “Kurban” tė kryetarit tė PS-sė, Edi Rama dhe, me aq sa deklarojnė pėr gazetėn “Panorama”, as nuk kanė ndėr mend ta lexojnė. Bėhet fjalė pėr intelektualėt e grupimit “Iniciativa pėr Tiranėn”, qė pavarėsisht bindjeve politike, u mblodhėn nė maj tė kėtij viti nga kandidati demokrat pėr Bashkinė e Tiranės, Lulzim Basha, aktualisht kryetar, nė mėnyrė qė tė jepnin mendimin e tyre pėr zhvillimin e kryeqytetit. Kėto personalitete Rama i ka shėnuar me thonjėza “grusht intelektualėsh” dhe janė fyer direkt apo indirekt nė libėr, ku ndėr tė tjera, i thekson si “hyzmeqarė tė pushtetit, hirrė e regjimit tė vjetėr, puthadorė oborresh, spiunė, denonciatorė, shpirtshitur etj.”. Mė i “prekuri” ndėr ta dhe me emėr konkret ka qenė Zhani Ciko, ku nė faqen 315 tė librit Rama e paraqet atė me tė gjitha “cilėsitė” qė pėrmendėm mė lart dhe ca tė tjera shtesė. Pėr tė gjitha kėto, Ciko ėshtė i informuar nga miqtė, e megjithatė vetė nuk e ka blerė librin. Sepse pėr tė, i gjithė botimi pėr tė cilin kreu socialist pretendon se gjithēka e shkruar aty ėshtė e vėrtetė, nė fakt ėshtė njė farsė. “Nuk e kam lexuar librin, por me ato qė kam dėgjuar dhe po mė lexoni ju, rreshtat ku flitet pėr personin tim, nga fundi gjer nė krye, janė njė shpifje e Edi Ramės, pėr mua dhe jo vetėm. Ēdo ditė po i dalin persona tė cilėt ai i ka pėrmendur nė libėr dhe po ia hedhin poshtė ato qė ka shkruar. Pra, libri i tij po pėrgėnjeshtrohet”, thotė Ciko pėr gazetėn “Panorama”. Sipas tij, Edi Rama nuk ka nxjerrė nė qarkullim njė libėr, por fantazi tė tij. “Ky zotėri, ose tė flasė me dokumente, me faksimile, ose tė mos pėrgojojė njerėzit kot mė kot, siē ka bėrė deri mė tani. Pėr sa u pėrket prononcimeve tė mia si qytetar dhe njeri i artit nė kuadrin e iniciativės pėr Tiranėn, apo ndonjė rast tjetėr, ato kanė qenė korrekte, vetėm pėr problemet qė mė shqetėsojnė, pa u pėrpjekur tė fyej ndonjėrin qė nuk e ka quajtur tė vlefshėm dėgjimin e mendimit tim tė pavarur dhe pėr ato probleme ku mė jep tė drejtėn e prononcimit stazhi im i gjatė nė punė, vullneti dhe ndershmėria qytetare”, thekson Ciko. “Grushti i intelektualėve”, tė cilėve u referohet Rama, janė 31 personalitete, ku ndėr ta po kujtojmė panelin e emrave tė njohur, si: Aleks Luarasi, profesor; Adrian Civici, ekonomist, financier dhe pedagog nė UET; Zhani Ciko, drejtor i TKOB; Valentina Kuka, pedagoge nė UT; Halim Kosova, mjek i njohur; Jera Kruja, mjeke neurologe; Neritan Ceka, arkeolog; Nevila Nika, historiane; Bujar Kapexhiu, pedagog nė UET; Artan Lame, inxhinier; Dhori Kule, rektori i UT; Zef Preēi, ekonomist; Kujtim Ēashku, pedagog; Besnik Aliaj, inxhinier etj.
Zhani Ciko: Shpifje fund e krye
“Ēdo ditė po i dalin persona tė cilėt ai i ka pėrmendur nė libėr dhe po ia hedhin poshtė ato qė ka shkruar. Pra, libri i tij po pėrgėnjeshtrohet, ėshtė totalisht njė farsė. Edi Rama nuk ka nxjerrė nė qarkullim njė libėr, por fantazi tė tij. Ky zotėri, ose tė flasė me dokumente, me faksimile, ose tė mos pėrgojojė njerėzit kot mė kot, siē ka bėrė deri mė tani. Nuk e kam lexuar librin, por me ato qė kam dėgjuar dhe po mė lexoni ju, rreshtat ku flitet pėr personin tim, nga fundi gjer nė krye janė njė shpifje e Edi Ramės”.
Kujtim Ēashku: Nuk i bėj publicitet Ramės
“Ju mė pyesni nėse e kam lexuar librin, unė po tė pėrgjigjem ndershmėrisht qė nuk e kam lexuar dhe nuk do ta lexoj. Kam arsyet e mia pėr kėtė. Sa i pėrket reagimit tim lidhur me atė ēfarė kam marrė vesh indirekt se ēfarė ėshtė shkruar, nuk dėshiroj tė komentoj pėr asnjė fjali. E para, sepse nuk mund tė replikoj pėr diēka qė nuk e kam lexuar vetė.
Dhe e dyta, sepse nuk jam unė njeriu qė duhet t’i bėjė publicitet Edi Ramės. Nėse do tė kem diēka konkrete, do tė pėrdor replikėn e gjatė nė gazetėn tuaj, por nuk besoj se kjo do tė ndodhė. Jua thashė, nuk bėj reklamė unė”.
Aleks Luarasi: Nuk e lexoj Edi Ramėn
“Unė nuk jam pėr pjesėn qė tė zhvillojmė polemika politike me njė libėr, pasi nuk jam pėrfshirė asnjėherė nė tė tilla raste dhe nuk kam ndėrmend ta filloj tani. Sa i pėrket prezencės sime nė tryezėn me intelektualė ‘Iniciativa pėr Tiranėn’, nuk jam penduar pse kam marrė pjesė. Unė dhashė kontributin tim pėr zhvillimin e Tiranės, pa asnjė lloj ndikimi politik, dhe u qėndroj tė gjitha atyre qė kam shprehur nė tryezė. Nuk e di se ēfarė ka shkruar konkretisht Edi Rama nė librin e tij ‘Kurban’ dhe, drejt tė them, nuk kam ndėr mend qė tė mėsoj mė gjatė, apo ta lexoj. Pavarėsisht qė qenkam bėrė pjesė e librit, direkt apo indirekt, vėrtet qė nuk e di, unė nuk kam ndėr mend tė bėj replika”.
Amik Kasoruho: “Edi Rama tė kėrkojė falje publike”
“Nuk e kam lexuar librin e Edi Ramės dhe nuk kam ndėr mend ta lexoj. Para disa kohėsh e kam sfiduar publikisht pėr kėtė gjė dhe i qėndroj kėsaj sfide: ‘Edi Rama, unė ju sfidoj nė emėr tė vuajtjes sė qindra njerėzve gjatė diktaturės! Publicistikėn tuaj tė viteve ‘90 e lexoj ndryshe sot… Ju nuk keni mė lidhje me mendimin qė kisha dikur pėr njė djalė me emrin Edi Rama, nė fillim tė viteve ’90, kur merrte pėrkrahu Kasėm Trebeshinėn dhe e nxirrte nė tribunat, nė ditėt e pėrpjekjeve kundėr diktaturės, nė emėr tė lirisė dhe tė tė drejtave tė njeriut’. Po ashtu, jam ende nė pritje qė Edi Rama tė kėrkojė falje publike pėr atė se ēfarė shkaktoi me sjelljen dhe udhėheqjen e tij nė demonstratėn e 21 janarit”.
Dhori Kule: “S’i shpenzoj paratė kot me librin e Ramės”
“Pas kaq muajsh nga “Iniciativa pėr Tiranėn”, mė vjen shumė mirė qė kam qenė pjesė e asaj tryeze intelektualėsh pėr t’i shėrbyer kryeqytetit dhe dhashė mendimin tim se si e dėshiroj atė. Unė nuk kam qenė ndonjėherė shėrbėtor i pushtetit, por kam qenė dhe do tė jem gjithmonė shėrbėtor i Tiranės, ashtu siē isha nė atė tryezė. Sa i pėrket botimit tė Edi Ramės, unė nuk kam kohė tė pavlerė qė tė blej libra kot, qė pėrmbajnė defekte psikologjike nė gjykimin e personave dhe jo vėzhgime reale. Isha nė Panairin e Tiranės dhe mora libra qė mė shėrbejnė pėr punėn e sigurisht qė bleva dhe nobelistė, por nuk mund tė fusja nė bibliotekėn time librin e Edi Ramės. Si ekonomist, nuk harxhoj as kohėn e as paratė kot”.
Panorama
ELISABETA ILNICA
-
-
Edi Rama si do tė donte tė ishte
Edi Rama si do tė donte tė ishte
24 Nėntor 2011 12:14, Nga Armand Shkullaku
Kurbani i Ramės nuk ėshtė asgjė mė shumė se sa njė rrėfim pėr Edi Ramėn se do tė kishte dashur tė ishte; njė dėshmi e hidhur se si mund tė humbė dhe tė deformohet deri nė palcė, njė njeri qė i kishte tė gjitha mundėsitė pėr tė qenė njė shembull moral pėr politikėn nė Shqipėri dhe jo njė kopje e zbehtė e sė shkuarės.
Libri i Edi Ramės ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme shoqėrore dhe politike tė viteve tė fundit nė Shqipėri. I servirur si njė rrėfim personal, ai pėrbėn njėkohėsisht njė nga dėshmitė mė tronditėse se si u deformua, humbi dhe u tjetėrsua nė vorbullėn e politikės pa moral, shpresa qė shoqėria shqiptare tė prodhojė njė politikan tė llojit tė ri, qė beson nė diēka dhe ėshtė nė shėrbim tė qytetarėve. Nė ēdo rresht tė librit lexohet drama e intelektualit rebel qė hyri nė politikė pėr ndryshuar kulturėn e deriatėhershme tė tranzicionit, por qė vetėm tranzit u kaloi ideve tė tij tė dikurshme. Lexohet dėshtimi spektakolar i Edi Ramės pėr tu shndėrruar tė paktėn nė njė shembull moral pėr shoqėrinė shqiptare, duke i dhėnė pėr pasojė asaj njė shembull mė shumė tė degradimit tė ēdo vlere pėrballė tundimit tė pushtetit, parasė, mediave dhe fuqisė qė nuk buron nga mendja por nga intrigat e vogla politike. Kurbani ėshtė njė libėr i shkruar mirė pikėrisht sepse ai ėshtė shkruar si dhimbje e ndjerė pėr njė njeri qė ndahet nga ajo qė ka dashur, gati njė poezi pėr atė qė Edi Rama do tė kishte dashur tė ishte, por qė fatkeqėsisht nuk ka mė asnjė mundėsi pėr tė qenė sa tė jetė gjallė nė kėtė botė. Kurbani i Ramės ėshtė njė kurban pėr Edi Ramėn qė nuk ėshtė mė.
Ky libėr duhet lexuar pikėrisht kėshtu: Edi Rama si do tė donte tė ishte. Aty flitet pėr njė njeri qė ka hyrė nė politikė si misionar, pėr ti shėrbyer Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Flitet pėr dikė qė qėndron mbi llumin e politikės ditore tė Tiranės dhe ka njė vizion europian. Njė njeri qė e shqetėsojnė hallet e qytetarėve tė thjeshtė, shėmtia e qytetit dhe e politikės, njė njeri qė po sjell erėn e ndryshimit, larg pazareve tė ulta, intrigave, parave tė pista dhe shantazheve politike. Flitet nė libėr pėr njė kryebashkiak e kryetar partie qė nuk ka njė shtėpi tė tijėn, nuk ka lidhje me paranė dhe aferat korruptive qė kanė mbėrthyer politikanėt e tjerė. Ai ėshtė i vetėm, i rrethuar nga dallkaukė, kryeministra rrugaēė, kundėrshtarė qė vinė nga malet, qė e sabotojnė, masakrojnė, linēojnė e torturojnė, por ai mbetet. Ashtu i vetėm pėrballė tė gjithėve. Nė njė lukuni tė pėrdalėsh, ai mbetet i virgjirėr. Njė shembull moral pra, pėrballė politikės sė ndyrė dhe interesave tė ulėta. Shembulli i politikanit qė nė kėto 20 vjet na ka munguar. Ky ėshtė Edi Rama qė pėrshkruhet nė libėr. E duke qenė se edhe vetė autori e di thellė brenda vetes qė ky nuk ėshtė Edi Rama me tė cilin shihet ēdo ditė nė pasqyrė, nė ēdo faqe, nė ēdo rresht e nė ēdo gėrmė ka derdhur talentin e tij pėr tė vizatuar atė tjetrin, atė qė do kish dashur tė ishte, duke i dhėnė vetėvetiu veprės dimensionin e humbjes sė pakthyeshme, tė njė fiksioni, tė njė iluzioni pėr atė qė kurrė nuk mundi tė jetė nė politikėn shqiptare.
Edi Rama nė Kurban ka fshehur, retushuar, manipuluar ngjarje, fakte dhe tė vėrteta tė njohura botėrisht, i fiksuar pėr tė ndėrtuar njė tjetėr personazh nga ai qė ne patėm fatin e keq tė provojmė shijen e thartė tė zhgėnjimit. Por megjithė pėrkushtimin e tij pėr kėtė fiksion, Edi Rama nė politikė ėshtė shembulli moral jo vetėm i munguar, por edhe dėrrmues e asgjesues pėr njė brez tė tėrė qė besonte tek fuqia e tij e ndryshimit, tek rezistenca e vlerave pėrballė tundimit tė pushtetit, tek njė mundėsi mė shumė e me pėrkrahje tė jashtėzakonshme pėr tė nisur njė kapitull tė ri tė politikės shqiptare. Kėtė dėshtim nuk e kompensojnė as kapitujt e Kurbanit, pavarėsisht talentit tė derdhur pėr tė ndryshuar historinė. Ajo qė ka ndodhur nuk zhbėhet. Edhe 100 Kurbane po tė bėjė Edi Rama, atė qė ka humbur nuk e kthen dot mė.
Ai do tė donte tė ishte vėrtet partner i barabartė me Ilir Metėn kur ky ishte kryeministėr, ta kundėrshtonte dhe tė vepronte si njė kryetar bashkie i pavarur. Por ne tė gjithė e dimė se ai nuk guxoi kurrė tė ngrinte zėrin kundėr tij, se me njė dorė i shkruante fjalimet e me tjetrėn vilte pėrfitimet, se u pėrdor nga Meta si ēamēakėz nė luftėn politike nė PS dhe si njė furēė e gjatė pėr tė lyer qerren e ndryshkur mediatike. Edi Rama jo vetėm qė nuk u bė shembulli i hapjes sė politikės, por e mbylli atė edhe mė shumė, korruptoi gati tė gjitha mediat majtas e djathtas, kėputi tė gjitha fijet qė e mbanin ende tė lidhur me njerėz mendjehapur e profesionistė, pėr tė gjetur njė vend nė ēerdhen e kėshilltarėve mediokėr tė Ilir Mėtės. Figurat e gjetura nė libėr pėr Metėn, nuk mund ta shlyejnė pamjen e njė burri dy metra tė gjatė qė ndiqte pas duke u dridhur kryeministrin nga frika e katharsisit tė Fatos Nanos. E ky i fundit, a mund tė mos sillej si njė politikan rrugaē me intelektualin Edi Rama, i cili vraponte ti ēonte lule nė spitalin e Athinės sapo kuptoi qė Ilir Meta po e humbte luftėn. Kėto nuk gjenden nė libėr, sepse libri ėshtė shkruar pėr Edi Ramėn se si do tė donte tė ishte. Nuk ėshtė shkruar pėr Ramėn qė e njohin tė gjithė: politikanin tipik qė bėn pėrpara duke iu servilosur kryeministrave tė radhės e qė dijen e tij intelektuale ėshtė i gatshėm ta kthejė nė rrogoz pėr tė ecur pėrpara ambicia e sėmurė politike.
Libri ėshtė shkruar pėr dikė tjetėr qė asnjė prej nesh nuk e njeh ashtu. Ėshtė shkruar pėr dikė qė ka fiksim tė tregojė se ėshtė i varfėr dhe ka frikė njėkohėsisht se askush prej lexuesve nuk do tė arrijė ta besojė kėtė fiksion tė radhės. Pėr njė kryetar bashkie qė shqetėsohet nga gardhet dhe llamarinat por qė nuk la fushė, hapėsirė e oborr pa betonizuar. Qė habitet nga pasioni i politikanėve pėr tė bėrė miqėsi me kriminelė, e qė vetė i favorizoi me sa pati fuqi. Qė indinjohet e revoltohet nga vjedhja e votės, por qė vetė i priu masakrės sė 2003 pėrballė Spartak Ngjelės. Qė beson tek fjala e lirė, e qė nuk la tullė pa falur pėr tua mbyllur gojėn atyre qė e kritikonin.
Pallatet shumėkatėshe nė Tiranė janė bashkėsia mė e mirė e tullave qė e vėrtetojnė kėtė, ani pse ai pretendon me krenari se nuk ka marrė para nė kėmbim por favore politike, qė duke perifrazuar Migjenin do tė pėrkthehej se pėr atshėrbim nuk ka marrė do franga, por nė fytyrė, ēarēafė e nė ndėrgjegje danga. Ka shumė e shumė shembuj nė ēdo rresht tė librit qė na tregojnė Edi Ramėn qė do kishte dashur tė ishte, por qė kurrė nuk mundi tė bėhej. Nuk bėhet dot edhe pse me mjeshtėrinė e piktorit ai mundohet tė ngjyrosė sipas dėshirės faktet dhe personazhet.
Do tė kishte dashur Edi Rama tė ishte modeli europian i politikanit, krijues e vizionar, protagonist i ndryshimeve, madje do kishte dashur tė ishte ai qė e ftoi Fatos Nanon tė bėhej kryeministėr nė qeverinė e tij e nė vazhdim tė tregonte se si triumfoi mbi tė keqen duke u bėrė kryetar i Partisė Socialiste. Kėto mund ti bėjė sigurisht nė letėr, ka kohėn, fantazinė dhe talentin e duhur. Shumė opinionistė e krahasuan kėtė retushim tė Ramės me fiksimin e Enver Hoxhės pėr tė ndryshuar historinė duke ngritur kultin e vet tė individit. Ngjashmėri mund tė gjendet plot, prej diabolizimit tė kundėrshtarėve, shmangies sė tyre me statut e kushtetutė, mbajtjen e fronit pa konkurrim, eleminimin e mendimit ndryshe e deri tek gjaku i ri qė betohet pėr kryetarin. Por sigurisht jetojmė nė kohė tė tjera.
Kurbani i Ramės nuk ėshtė asgjė mė shumė se sa njė rrėfim pėr Edi Ramėn se do tė kishte dashur tė ishte. Dhe njė dėshmi e hidhur se si mund tė humbė dhe tė deformohet deri nė palcė, njė njeri qė i kishte tė gjitha mundėsitė pėr tė qenė njė shembull moral pėr politikėn nė Shqipėri dhe jo njė kopje e zbehtė e sė shkuarės.
express
-
-
Mustafaj: "Kurbani" i Rames, instrument i deshtuar per pushtet"
Mustafaj: "Kurbani" i Rames, instrument i deshtuar per pushtet"
Pavaresisht se si mund t'i shkruajne kujtimet e tyre, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano apo Nexhmie Hoxha, te gjithe keta jane personazhe qe kane luajtur nje rol ne historine e vendit tone, pavaresisht te mire apo te keq". Shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj, flet keshtu per njerezit e politikes qe ne kohe te caktuara kane qene protagoniste te pushtetit. Ne intervisten dhene dje gazetarit Roland Qafoku ne Planet Tv, z.Mustafaj thekson se eshte "e drejta e tyre per te shkruar kujtime" dhe shton: "Eshte brenda thelbit te lirise se nje shoqerie, pastaj kur shkruajne kujtime gjithfare njerezish atehere duhet pare se cfare vlere kane per shoqerine"
Ju dikur keni deklaruar se vetem ish-shkrimtar nuk do te mund te jem, ndersa gjithcka tjeter mund te jete me ish. Si ndiheni sot, pas kaq shume vjetesh qe keni pohuar dicka te tille?
Ndjehem i qete, se do te thote qe une e dija qe atehere qe isha ne funksione te rendesishme, me privilegje te rendesishme qe ka pushteti dhe nen driten e prozhektoreve qe te sjell pushteti. Une e kam ditur se cili eshte thelbi im i vertete. Me vjen mire qe pushteti nuk me ka turbulluar ne momentin qe kam pasur rrezik te turbullohesha.
Megjithate, ju kur u larguat si minister i Jashtem duke dhene doreheqjen, thate qe ndiheshit i lodhur. Ju ka clodhur letersia, gjate kesaj kohe qe nuk jeni marre me politiken aktive?
Letersia nuk eshte lodhje, ajo eshte nje aktivitet jashtezakonisht serioz. Por, une ndjehem i clodhur, pasi ndihem i shkarkuar nga ajo lloj barre qe te jep politika, ne ato nivele ne te cilen e beja une. Por une vazhdoj te jem anetari i Partise Demokratike, ndaj ne kuptimin e politikes minimale vazhdoj ta bej, por nuk kam ate barre qe kisha. Ne kete kuptim, jam i lehtesuar per t'iu kushtuar politikes.
"10 vjet, 100 poezi". Ky eshte libri juaj me i ri. Perse duhet te sillnit poezite, kjo eshte nje nostalgji? Pasi ekziston perceptimi qe ne moshen tuaj, nuk shkruhen poezi.
Ky eshte nje perceptim i gabuar, pasi poezia nuk ka moshe. Shkrimtare te medhenj kane shkruar deri vone poezi. Megjithate, pyetja juaj meriton nje vemendje nga une. Ky eshte nje rikthim te periudha e formimit tim si shkrimtar, te periudha e formimit si intelektual, edhe si qytetar, pasi kjo perkon me periudhen qe une kam qene rreth moshes 18-28 vjec. Ne kete kuptim, kjo krijimtari eshte nje lloj ditari ekzakt i dilemave te mia, i pasigurive dhe zbulimeve te mia, sepse sec jane ato tema, te cilat kane qene brenda meje ndaj natyres dhe mjedisit perreth, jane edhe zbulime te burrit qe po rritej brenda meje, zbulohet femra qe une po e zbuloja brenda meje, bukuria apo erotika. Kjo e fundit, per aq sa mund te shprehej brenda nje kosi te caktuar te asaj kohe. Zbulohet politika, ndikimi i saj mbi njeriun. Gjithashtu, zbulohen dhe disa zhgenjime te pakta dhe te ngadalshme, qe jane produkte te zgjerimit te veshtrimit tim dhe njohurive per vendin ku jetoja, por edhe per te tjere. Ne kete kuptim, eshte i rendesishem ky botim, sepse une ketu kam 100 poezi, por gjate asaj periudhe, une kam shkruar rreth 500 poezi, ndaj ato jane pastruar nga i gjithe skarciteti qe ka pasur krijimtaria ime, si krijimtaria e cdo kujt. Ka pasur skarcitete per arsye artistike, politike, censure, apo se aq ishte kendveshtrimi im.
Kishit bere ndonje poezi per Partine Komuniste?
Po kisha bere, jo drejtperdrejt, por qe partia eshte prezent, apo qe emri i Enver Hoxhes eshte prezent.
Keto poezi nuk i keni perfshire ne botim?
Jo, nuk i kam futur per te gjitha arsyet qe thashe. Gjithashtu, nuk mendoj se ajo krijimtari eshte pjesa me cilesore e poezise sime.
Kur ka qene poezia e fundit qe keni shkruar?
Poezi shkruaj here pas here. E fundit mund te kete qene para disa muajsh. Nje nga librat e mi te ardhshem do te jete me poezi.
Z. Mustafaj, a kemi nje ndryshim te cilesise te poezise me prozen ne Shqiperi?
Nuk jam nje kritik letrar apo studiues i letersise, ndaj nuk do te doja te beja pergjithesime. Por mund te them se cilesia eshte nje problem individual i krijuesve. Mund t'ju them qe cilesia e poezise qe ka shkruar Dritero Agolli pas '90-s eshte me e mire, moderne dhe fine, se ajo e shkruar para '90-s. Ka te tjere qe kane shkuar edhe ne te kundert te kesaj. Ose proza qe ka shkruar pas '90-s Fatos Kongoli, per mendimin tim eshte me e mire, me e forte dhe e thelle, se ajo e qe ka shkruar para saj, ashtu si poezia qe ka shkruar Lasgush Poradeci pas '45-es eshte shume me e dobet sesa poezia qe ka shkruar para viteve 1945. Ne kete kuptim, pershtatja e poetit me kontekstin e pergjithshem qe ai jeton, eshte individuale dhe e veshtire ta gjykosh. Madje, mund te them me bindje se prozat e Mitrush Kutelit, te shkruara nen komunizem, jane shume me te mira se sa prozat e shkruara me perpara.
A ishte Panairi i Librit, i pak koheve me pare, i politizuar, ashtu sic u artikulua ne opinion publik?
Une vetem nje dite munda te jem ne panair, sepse isha nje konference ne Berlin dhe nuk e ndoqa gjithe panairin, por ndoqa jehonen e tij ne media. Fokusimi te dy-tre autore, te cilet ne gjykimin tim nuk jane shkrimtare te mirefillte kur flasim per letersi, qofte Edi Rama, qe nuk ka asgje me shkrimtarin. Ai eshte nje njeri qe i shkruan mire tekstet qe i duhen per karrieren e tij politike.
Por, si publicist eshte i njohur.
Si publicist eshte relativisht i njohur, por nuk ke asnje liber te Edi Rames qe mund te bazohesh. Publicist i mirefillte eshte Blendi Fevziu, i cili ka bere nje veper qe mbetet ne biblioteke dhe jo vetem ne koleksionet e gazetave dhe Bibliotekes Kombetare. Ku mund ta njohin intelektualet e rinj publicistiken e tij, ne vitet '93-'95, Rama ka shkruar artikuj te mbetur ne koleksionet e gazetave. Por kjo nuk eshte e keqja e tij. Mbivleresimi ne nje panair i librit, i rolit te nje libri te tille, i cili ne vetvete eshte nje instrument per nje politikan, pasi shume figura te medha te politikave kane shkruar libra. Nuk flas per kujtime, por per libra qe jane nje instrument per te ardhur ne pushtet, instrumente per te fituar publikun, qe i duhet si elektorat, si zgjedhes dhe jo si lexues.
Mbivleresimi i ketij libri per te kthyer ne nje ngjarje kulturore, ky ne fakt eshte nje manipulim i pandershem, ne te cilin kane rene gazetaret. Kjo eshte dicka, e cila nuk tregon thelbin e vertete te nje eventi te madh per editorine, letersine, por edhe per industrine botuese, sic eshte panairi, i cili eshte takimi me i madh i lexuesve shqiptare me librin. Ky lloj shperpjesetimi ne mediatizimin e asaj cka ndodhi ne Panairin e Librit, eshte nje politizim, cka tregon se, ne fund te fundit, shoqeria jone eshte ende shume e politizuar.
Ju jeni nga ata shkrimtare qe u bene politikane, por kur politikanet shkruajne libra, cfare vlere ka kjo z. Mustafaj?
Por nese librat jane te mire, nuk ka asgje te keqe, sepse politika eshte nje eksperience shume interesante. Nese do te kete eksperience politike, te mund ta ktheje ne letersi, atehere kjo eshte fantastike.
A vlen kjo per z. Ben Blushi?
Per z. Blushi vlen relativisht. Ai ka ardhur nga nje formim letrar, mendoj se eshte ende nje gjysme-shkrimtar, qe do te thote se ka nje fryme te mire, gjuha e tij ka nje ndjeshmeri te mire, por qe nuk eshte romancier. Te pakten me romanin "Te jetosh ne ishull", qe une ia kam lexuar, pasi dy te fundit nuk i kam lexuar, libri eshte nje retorike nga fillimi deri ne fund, ku mungon struktura e romanit, nuk eshte gjuha e romancierit, por eshte dashuria e nje njeriu qe do te beje nje roman dhe per kete bravo i qofte.
Megjithate ai liber pati nje shitje rekord.
Ju siguroj qe tani po shitet libri i Edi Rames me shume sesa librat e Agollit dhe Kadarese se bashku. Kjo do te thote se shitjet nuk jane nje tregues.
A ka nje konkurrence midis z. Rama dhe z. Blushi?
Mendoj se kete e banalizoi Berisha, me qellim per t'i bere te dy paksa qesharake, sepse nuk ka thelbin e nje konkurrence kjo shfaqje ne publik. Njeri eshte shfaqur me nje roman, tjetri me publicistike, duke pasur target te ndryshem lexuesish. Raportet me kohen, me aq sa shoh une, jane te ndryshme, pasi Rama e ka raportin me zgjedhjet e ardhshme, kurse Blushi duke shkruar roman, mendon se e ka me perjetesine.
Cili eshte mendimi juaj per nje tjeter liber shume te perfolur, sic eshte ai i Helena Kadarese, duke qene se dhe ju vete jeni permendur ne ate liber?
Mendoj se eshte nje liber i shkruar me nje stil absolutisht te respektueshem, shume te mire. Eshte brenda natyres se znj. Kadare, e cila eshte nje njeri pozitiv nga natyra dhe qe perpiqet qe te pozitivoje, por te jete e ndershme ne pershkrimet qe ben. Keto lloj librash jane gjithmone shume te dobishem sepse askush nuk e njeh me mire Ismail Kadare sesa Helena. Ai tashme eshte ne nje moshe kur njerezit kane nevoje qe ta njohin edhe njeriun, tashme ai eshte nje piedestal ku shfaqja e njeriut eshte e nevojshme per adhuruesit e tij.
Si ka mundesi qe nje pjese e njerezve kane filluar me kritikat ndaj figures se Ismail Kadarese. Cfare duhet te marrim ne nga ky liber.
Se pari ky eshte nje liber i shkruar nga bashkeshortja e Ismail Kadarese, pra qe ka dozat e vete te subjektivitetit. Nuk ma merr mendja se Helena Kadare pretendon se kjo eshte e verteta absolute, pasi ajo nuk eshte biografe e Ismail Kadarese, ajo eshte bashkeshortja qe tregon fragmente te ndryshme nga jeta e bashkeshortit te saj. Ne te gjitha momentet ky liber duhet pare si libri i bashkeshortes se Kadarese qe ka dozat e veta te subjektivitetit ta pashmangshem. Pra mendoj se te gjithe ata qe kerkojne biografen e Ismail Kadarese ne kete liber gabojne de march, pasi nuk eshte kjo pika nga e cila duhet gjykuar liber. Ky liber eshte i pagjykueshem pasi eshte i shkruar nga bashkeshortja e Ismail Kadarese.
Pervec letersise se mirefillte, ato qe po lulezojne jane edhe librat e kujtimeve. Cfare vlere kane librat e kujtimeve.
Kujtimet jane gjithmone veshtrimi subjektiv i atij qe e shkruan. Pra ato nuk jane fakte historike, askush nuk mund te perdore kujtimet si fakte historike. Historianet mund te nxiten nga kujtimet kur shkruajne per nje periudhe te caktuar historike, por nuk mundet qe analiza e tyre te mbeshtet vetem tek kujtimet. Pra ne kete kuptim une mendoj se ky eshte nje fenomen shume normal. Ceshtja eshte se kush po shkruan kujtime? Sot edhe njerez te parendesishem po shkruajne kujtime dhe problemi nuk eshte tek ata qe shkruajne, por tek ata botues dhe librare qe i mbushin raftet e librarive me kujtime njerezish qe nuk kane rendesi ne historine kombetare. Pavaresisht se si mund t'i shkruajne kujtimet e tyre, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano apo Nexhmie Hoxha, te gjithe keta jane personazhe qe kane luajtur nje rol ne historine e vendit tone, pavaresisht te mire apo te keq. E drejta e tyre per te shkruar kujtime eshte brenda thelbit te lirise se nje shoqerie, pastaj kur shkruajne kujtime gjithfare njerezish atehere duhet pare se cfare vlere kane per shoqerine. Une nuk mendoj pse duhet te shkruajne kujtime njerezit, ne duhet te shqetesohemi nese shkrimi i kujtimeve zevendeson punen e historianeve.
A eshte mangesi qe z. Berisha, ka deklaruar se nuk do te shkruaje kujtime. A krijon kjo nje boshllek per keto 20 vite.
Asnje boshllek nuk krijon, ata qe do te shkruajne historine ne keto 20 vjet, apo do te shkruajne biografine e Sali Berishes do te shikojne dokumentet. Do te ishte shume interesante, por nuk eshte nje mangesi. Nese ai do t'i botonte une do t'i lexoja. por meqenese ai nuk i ka shkruar une nuk ndjej ndonje mangesi. Une do ta quaja mangesi nese Ismail Kadare nuk do te kishte shkruar "Pallatin e endrrave", apo Dritero Agolli nuk do te botonte poezite e tij, keshtu edhe nese Kasem Trebeshina duke qene ne nje kontekst krejtesisht pa liri nuk do te kishte shkruar ato proza qe ka shkruar, kjo do te ishte nje mangesi.
Kush do ta shkruaje historine e Partise Demokratike, z. Mustafaj?
Une nuk mendoj se e njoh ate njeri qe duhet ta shkruaje.
Por duhet ta shkruaje dikush historine e kesaj partie?
Mendoj se eshte nje parti e cila ka pasur nje rol te madh ne ndryshimin e historise dhe rrjedhen e kombit.
Si duhet te filloje kjo?
Une do ta dija si duhet te filloje nese do ta kisha menduar se une do ta kisha shkruar.
Ju keni ndermend ta shkruani kete histori?
Jo.
Po nese do te jeni pjese e nje grupi per ta shkruar ate?
Nese do te me vije dikush per te me pyetur, une do t'i them c'ka di, por une nuk kam ndermend te behem historian i PD.
Cili eshte komenti juaj per debatin e gegerishtes mes kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli dhe presidentit Bamir Topi?
Mendoj se ishte nje spostim i vemendjes i pandershem nga ana e kryetares se Kuvendit i asaj cka donte te thoshte Topi. Presidenti eshte vete gege dhe ne thelb ky eshte nje debat i cili nuk eshte bere nga njerezit e kultures, pasi as presidenti Topi dhe aq me pak Topalli nuk ka lidhje me kulturen, ne kuptimin e formimit te tyre.
Z. Mustafaj, kur do te riktheheni ne politike?
Nese do te shtrohej si problem per tani, une per tani per tani nuk kthehem, pasi nuk kam asnje objektiv politik ne axhenden time.
koha jone
-
-
Edi Rama me kete liber, e deshmoi me se miri se eshte me te vertete budalla. Nje njeri budalla eshte ai qe mendon se ai eshte njeriu me i zgjuar ne bote, dhe te gjithe njerezit e tjere jane budallenj. Te gjithe njerezit rreth Rames e dine kete gje, qe nga familja e deri tek mbeshtetesit e tij ne parti, dhe kur perballen me budalleqet e Rames, qe jane te perditshme e pafund, nuk i thone: "Cfare i ke keto budalleqe qe thua apo ben?" por i thone: "Duhet te ndryshosh politiken qe ben!" Ne mendjen e Edit, politika eshte vete Edi. Dhe kur i thone ndrysho politiken, ai e merr si: duhet te ndryshoj imazhin tim. Ndryshon veshjen, ndryshon tonin e zerit, ndryshon duke u martuar edhe pse martesa e pare per te ishte nje tragjedi familjare. Dhe me e bukura eshte qe shkruan edhe nje liber, "per te ndryshuar imazhin e tij". Kot thone njerezit qe une nuk di te lidh dy fjale, une di te shkruaj edhe libra!
Ky pra eshte Edi Rama politikani. Ne mendjen e tij, ai kujton se shqiptaret jane te gjithe budallenj dhe kur u drejtohen kutive te votimit, votojne jo per premtimet e tij, votojne per Te. Edi eshte politika. Edi eshte Partia Socialiste. Edi eshte Zoti vete! Shpresa e Edit eshte qe me librin e tij, shqiptaret ta pelqejne ate akoma me shume!
Ajo qe me ben mua pershtypje eshte se sa i ngjan Edi Rama Enver Hoxhes. Edhe Enver Hoxha shkruante libra (vepra) ku i sulmonte e i bente "kurban" te gjithe me rradhe, qe nga intelektualet e Tiranes qe i shkruan leter opozites te ndalte sulmet e saj antikushtetuese, edhe shoket e kryesise se Partise qe punojne kunder Partise e shokut Edi!
Budallai nuk e kupton qe duke i sulmuar intelektualet e te gjithe njerezit rreth tij ne libra, nuk e rrit numrin e dashamiresve, e zvogelon ate. Kuptohet, Edi Rama nuk e kupton dot politiken qe kuptojme ne te tjeret, ate politiken e numrave te votave, Edi Rama njeh vetem politiken Edi Rama. Prandaj edhe Edi ia vuri titullin librit gabimisht e te gjithe kujtojne se Edin duan te na e bejne "Kurban". Titulli qe Edi kish ne mendje per shqiptaret eshte: "M'u befshi Kurban!"
Albo
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-12-2011 mė 23:32
-
-
te gjith shqiptaret e mire duhet te bashkohen kunder bandes edvino-polpotiste rama e compani..
21 janaRI eshte vepra e tij me e qarte qe tregon me se miri djallezin egersin e maskarallikun e ketij perbindshi..
ai nuk eshte vetem..
ka miljona fanatik lumpen te rrezikshem mbas vetes.. qe nga podujeva deri ne delvine.. nga kopliku deri tek selaniku..
rreth tij jan grusht bashkuar sojsėzet me te felliqur..
cdo minut ai dhe mashina e tij e super fuqishme punon kunder atdheut.. paqes prosperitetit e progresit..
per egon e tij ky monster kerkon ta bej gjith shqiperine kurban..
kush na e gjen at videon qe tregon edvinin mes kriminelve 21 janaras..kur u jep sinjalin.. me ..tak me sy tak me qepalle..dhe fillon barbaria..
ububuja..
..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt