
Postuar më parë nga
toni77_toni
Je shumë gabim.
Ti me këto qe thua këtu tregon dy gjëra; e para tregon se ti nuk e njeh Biblën dhe ato qe i ke cituar nuk i more nga Shkrimi i Shenjt duke e lexuar por je përdorur si robot duke cituar nga ndikimi i atyre qe pretendojnë ta fyejnë Shkrimin e Shenjt. E dyta tregon se ti je një njeri qe në vend qe ta lexosh Shkrimin e Shenjt për të kuptuar diçka mbi vullnetin e Zotit dhe te VERTETEN e Tij, e bën te kundërtën – keqpërdorë Shkrimin e Shenjt.
Ti ke përdorur rreshta nga Libri i Jobit, ama është për të ardhur keq se si ka mundësi qe ti mos ta lexosh Jobin dhe jetën e tij, jeta e Jobit qe përshkruan Bibla, është shembull për te mirë dhe vërtetë një mrekulli e Zotit qe tregohet ne at njeri. Po ta lexoj njeriu Jobin dhe jetën e tij, vuajtjet dhe sprovat, por, qëndresën dhe besimin e tij, dashurinë dhe besnikërinë ndaj Zotit, do te shërbej për të mirë ne jetën tende dhe te gjithë atyre qe kanë qellim Zotin.
Rreshtat qe ke cituar ti janë rreshta ku Libri tregon besimin dhe mendimin e disa te persona qe ishin me Jobin por qe realisht ata nuk ditën ta shpallin Zotin ashtu siç Ai është dhe shumë mirë rreshtat ne vazhdim te librit citohen kështu;
Zoti ia tha këto fjalë: “Hidhërimi më ka marrë zjarr kundër teje e kundër dy miqve të tu, sepse para meje nuk e keni folur të drejtën si shërbëtori im Jobi...”.
Fjala është pra për tre persona sepse para Zotit ata nuk e kan folur të drejtën si shërbëtori Jobi, dhe ti nga ata rreshta nxerre dhe citove, këta tre persona ishin; Elifaz Temaniti, Baldad Suhiti e Sofar Naamatiti.
Zoti i prozhmon tre dijetarët
7 Pra, ... i tha Elifaz Temanitit: “Hidhërimi më ka marrë zjarr kundër teje e kundër dy miqve të tu, sepse para meje nuk e keni folur të drejtën si shërbëtori im Jobi. 8 Prandaj, merrni për vete shtatë dema e shtatë desh dhe shkoni te sherbëtori im Jobi, kushtoni fli shkrumbimi për vete, kurse Jobi, shërbëtori im, do të lutet për ju, kështu që unë, për dashuri të tij, nuk do t’ju ndëshkoj për marrëzirën tuaj, sepse nuk keni thënë për mua fjalë të drejta si shërbëtori im, Jobi”.
9 Shkuan, pra, Elifaz Temaniti, Baldad Suhiti e Sofar Naamatiti dhe bënë ashtu si u kishte urdhëruar Zoti. Zoti pati nderim ndaj Jobit.
Zoti ia kthen të mirat Jobit
10 Pasi Jobi u lut për miqtë e vet, Zoti e ktheu në gjendjen e mëparshme, madje ia dha dyfishin e gjithçkasë që kishte pasur. 11 Atëherë u kthyen te Jobi të gjithë vëllezërit e tij, të gjitha motrat e tija dhe të gjithë ata që e kishin njohur më parë. Hëngrën me të bukë në shtëpinë e tij, e ia çanë hallin dhe e ngushëlluan për të gjitha të këqijat që ia kishte pase çuar Zoti. Secili i dhuroi nga një pare argjendi e nga një unazë ari.
12 Zoti e bekoi gjendjen e tanishme të Jobit më tepër se gjendjen e mëparshme. Kishte katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë gamile, një mijë pendë qe dhe një mijë gomarica. 13 Pati edhe shtatë djem e tri vajza. 14 Të parën e quajti Pëllumbeshë, të dytën Lulekallame e të tretën Luleqepalle.
15 Në mbarë vendin nuk kishte gra më të bukura se bijat e Jobit. Baba i tyre u dha trashëgim si vëllezërve të tyre.
16 Pas këtyre ngjarjeve Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe i pa bijtë dhe bijtë e bijve të vet deri në të katërtin brez. Atëherë Jobi vdiq plot vjet dhe i kënaqur me jetë të gjatë.
Kjo pra është e vërteta e JOBIT, e jo falsifikimi yt qe të përdor si robot pa e lexuar dhe medituar fare librin e Jobit, edhe ma keq se ketë e bën duke u përpjekur të thuash diçka te menqur!!!
Po kjo, çfarë te keqe ka ore njeri?
Lexoje deri ne fund se çka thotë Psalmi nga i cili ti nxëre një rresht me qëllime te keq, lexoje me kujdes Psalmin, është kënaqesi per secilin njeri qe beson Zotit, mos e keqpërdor tjetërher Shkrimin e Shenjt sepse nuk te bën hajr.
PSALMI 89
Himn e lutje Hyjit besnik
1 Poemë. E Etan Ezrahitit.
2 Dashurinë e Zotit gjithmonë do të këndoj, brez pas brezi goja ime do të shpallë besnikërinë tënde.
3 Sepse the: “Hiri im qëndron për amshim”, në qiell është e themeluar besnikëria jote!
4 “Bëra besëlidhje me të zgjedhurin tim, i jam betuar Davidit, shërbëtorit tim:
5 Farën tënde do ta ruaj për amshim, froni yt do të qëndrojë brez pas brezi.”
6 Qiejt i këndojnë veprat e tua, o Zot, kuvendi i shenjtërve besnikërinë tënde!
7 E kush ndër re është i barabartë me Zotin? Kush është i ngjashëm ndër zota me Zotin?
8 I tmerrshëm është Hyji në kuvendin e shenjtërve, i madh e i përfrigueshëm mbi të gjithë ata që i rrinë përreth.
9 O Zot, Hyji i ushtrive, kush është si ti? I pushtetshëm je, o Zot, e besnikëria të rrethon!
10 Ti zotëron krenarinë e detit, ua ul kokën valëve të tërbuara.
11 Ti e copëtove Rahabin dhe e shqelmove, me krah të fuqishëm armiqtë i shpërndave.
12 Yti është qielli, jotja është toka, ti e krijove tokën dhe gjithçka ajo përmban.
13 Veriun e jugun ti i krijove, Tabori e Hermoni i brohoritin Emrit tënd.
14 Krahu yt është plot fuqi, e fortë është dora jote, e lartësuar e djathta jote!
15 Drejtësia dhe e drejta janë themeli i fronit tënd, dashuria dhe e vërteta gjithkund të shkojnë përpara.
16 Lum ai popull që di të brohoritë, që ecën në dritën e fytyrës sate, o Zot!
17 Përherë do të gëzojë në Emërin tënd, e do të mburret në drejtësinë tënde.
18 Sepse ti je stolia e fuqisë së tyre e me hirin tënd rritet fuqia jonë.
Krijoni Kontakt