Close
Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 170
  1. #11
    16.10.2011
    14:00 Apolonia Fier 0-1 Teuta Durres
    13:00 Dinamo Tirana 0-0 Shkumbini
    15.10.2011
    18:00 Skenderbeu 0-0 KF Kamza
    16:00 Vllaznia Shkodër 2-2 KF Tirana
    14:00 Flamurtari Vlore 2-0 KS Pogradeci
    14.10.2011
    14:15 Tomori Berat 0-1 KF Laci
    14:00 Bylis Ballsh 0-1 Kastrioti Kruje



    League table

    Pos. Team GP Pts W D L GF GA +/- Form H2H
    1 Teuta Durres 5 12 4 0 1 5 3 2
    2 KF Tirana 5 10 3 1 1 10 6 4
    3 Kastrioti Kruje 5 9 3 0 2 10 7 3
    4 Flamurtari Vlore 5 9 3 0 2 7 5 2
    5 KF Laci 5 8 2 2 1 7 7 0
    6 Vllaznia Shkodër 5 7 2 1 2 9 7 2
    7 Bylis Ballsh 5 7 2 1 2 9 7 2
    8 Shkumbini 5 7 2 1 2 11 10 1
    9 Apolonia Fier 5 7 2 1 2 4 4 0
    10 Skenderbeu 5 6 1 3 1 4 3 1
    11 KS Pogradeci 5 6 2 0 3 3 9 -6
    12 KF Kamza 5 4 1 1 3 3 5 -2
    13 Tomori Berat 5 4 1 1 3 4 9 -5
    14 Dinamo Tirana 5 2 0 2 3 1 5 -4



    22.10.2011
    16:00 Flamurtari Vlore - Vllaznia Shkodër
    16:00 Kastrioti Kruje - Apolonia Fier
    16:00 KF Kamza - Tomori Berat
    16:00 KF Laci - Dinamo Tirana
    16:00 KF Tirana - Bylis Ballsh
    16:00 KS Pogradeci - Shkumbini
    16:00 Teuta Durres - Skenderbeu
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #12
    23.10.2011
    17:00 Teuta Durres 0-0 Skenderbeu
    14:00 Kastrioti Kruje 2-0 Apolonia Fier
    14:00 KF Tirana 3-2 Bylis Ballsh
    13:00 KF Laci 1-0 Dinamo Tirana
    22.10.2011
    14:00 Flamurtari Vlore 1-0 Vllaznia Shkodër
    14:00 KF Kamza 2-1 Tomori Berat
    14:00 KS Pogradeci 0-0 Shkumbini



    1 KF Tirana 6 13 4 1 1 13 8 5
    2 Teuta Durres 6 13 4 1 1 5 3 2
    3 Kastrioti Kruje 6 12 4 0 2 12 7 5
    4 Flamurtari Vlore 6 12 4 0 2 8 5 3
    5 KF Laci 6 11 3 2 1 8 7 1
    6 Shkumbini 6 8 2 2 2 11 10 1
    7 Bylis Ballsh 6 7 2 1 3 11 10 1
    8 Vllaznia Shkodër 6 7 2 1 3 9 8 1
    9 Skenderbeu 6 7 1 4 1 4 3 1
    10 KF Kamza 6 7 2 1 3 5 6 -1
    11 Apolonia Fier 6 7 2 1 3 4 6 -2
    12 KS Pogradeci 6 7 2 1 3 3 9 -6
    13 Tomori Berat 6 4 1 1 4 5 11 -6
    14 Dinamo Tirana 6 2 0 2 4 1 6 -5



    29.10.2011
    16:00 Apolonia Fier - KF Tirana
    16:00 Bylis Ballsh - Flamurtari Vlore
    16:00 Dinamo Tirana - KF Kamza
    16:00 Shkumbini - KF Laci
    16:00 Skenderbeu - Kastrioti Kruje
    16:00 Tomori Berat - Teuta Durres
    16:00 Vllaznia Shkodër - KS Pogradeci
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    angel
    dinamo nuk ka 2 pike por -1
    se e ka penalizu uefa 3 pike

  4. #14
    18:00 Skenderbeu 1-0 Kastrioti Kruje
    14:00 Bylis Ballsh 1-3 Flamurtari Vlore
    30.10.2011
    14:00 Dinamo Tirana 0-2 KF Kamza
    14:00 Shkumbini 1-1 KF Laci
    14:00 Tomori Berat 0-2 Teuta Durres
    13:00 Apolonia Fier 1-2 KF Tirana
    29.10.2011
    16:00 Vllaznia Shkodër 1-0 KS Pogradeci



    1 KF Tirana 7 16 5 1 1 15 9 6
    2 Teuta Durres 7 16 5 1 1 7 3 4
    3 Flamurtari Vlore 7 15 5 0 2 11 6 5
    4 Kastrioti Kruje 7 12 4 0 3 12 8 4
    5 KF Laci 7 12 3 3 1 9 8 1
    6 Vllaznia Shkodër 7 10 3 1 3 10 8 2
    7 Skenderbeu 7 10 2 4 1 5 3 2
    8 KF Kamza 7 10 3 1 3 7 6 1
    9 Shkumbini 7 9 2 3 2 12 11 1
    10 Bylis Ballsh 7 7 2 1 4 12 13 -1
    11 Apolonia Fier 7 7 2 1 4 5 8 -3
    12 KS Pogradeci 7 7 2 1 4 3 10 -7
    13 Tomori Berat 7 4 1 1 5 5 13 -8
    14 Dinamo Tirana 7 2 0 2 5 1 8 -7



    05.11.2011
    16:00 Flamurtari Vlore - Apolonia Fier
    16:00 Kastrioti Kruje - Tomori Berat
    16:00 KF Kamza - Shkumbini
    16:00 KF Tirana - Skenderbeu
    16:00 KS Pogradeci - KF Laci
    16:00 Teuta Durres - Dinamo Tirana
    16:00 Vllaznia Shkodër - Bylis Ballsh
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    “Të vërtetat e mia dhe… të Skëndërbeut”

    Gjergji Stefa 1/11/2011 (Sport Ekspres)




    Rrëfimi ekskluziv i ish trajnerit të Skëndërbeut: si më larguan pa më thënë asgjë dhe pse juam ende tifoz me Skëndërbeun. Muajt e titullit, vera e polemikave, merkato dhe ceku Levi. Pranoj cdo gjë, vetëm një jo: skuadra ime kishte disiplinë! Shpëtim Duro pa asnjë dorezë! Si i tha një drejtues që duhej të linte Shkëmbin në pankinë dhe debatet taktike me donatorët në pushim të ndeshjes me Lacin.

    “Më i rrezikuari jam unë, ju do qëndroni këtu deri në qershor dhe nëse fitoni titullin edhe vitin tjetër. Punoni për veten tuaj. Nëse nuk fitoj 6 pikë kundër Kamzës dhe Teutës, iki”. Kjo ka qënë mbledhja e fundit që Shpëtim Duro ka bërë me futbollistët e tij te Skëndërbeu. Sigurisht që bastin që vuri me veten nuk arriti dot ta luante sepse drejtuesit menduan ta largonin. Një rrëfim i sinqertë.



    Kanë kaluar më shumë se një muaj. Pse vendosët të flisnit tani?

    E para kjo është intervista ime e parë e vërtetë që në momentin që drejtuesit më komunikuan largimin. Cdo gjë në gojën time nuk ka qënë reale. Dhe mos t'i shkojë mendja ndokujt që do të flas për të bërë polemika me cekun Levi. Nuk më intereson fare.

    Kthehemi në kohë. Historia juaj me Skëndërbeun nis pikërisht tre ditë përpara ndeshjes me Flamurtarin një sezon më parë. Cfarë ndodhi atëherë?

    Unë Zeqon nuk e njihja. Ok, domethënë përshëndeteshim po kaq. Unë nuk i kisha as numrin. Tre ditë përpara ndeshjes me Flamurtarin më ka dërguar sms në 12 të mbrëmjes. Më thonte eja. Unë nuk pranova në fillim. Skëndërbeu ishte 7 pikë mbrapa dhe përpara ishte ndeshja direkte. Cmund të bëja unë i vetëm? Atë kampionat duhet në atë moment ta humbiste Flamurtari sepse ata komandonin garën. Zeqo insistoi dhe unë mendova: Nuk ka asgjë për të humbur, por nëse dalim kampionë hyjmë në histori. Duhej fituar ajo ndeshje. Unë morra meritën që ajo ndeshje u fitua, pa asnjë diskutim sepse atë ditë në pankinë kam qënë unë.

    Kampionati i shkuar ka qënë shumë i diskutuar dhe ju dashur padashur u detyruat të bënit politikën e klubit dhe të mbronit skuadrën?

    Ka qënë një kampionat me shumë tension nga fillimi në fund. Nuk i heq asnjë presje gjërave që kam thënë. Flamurtari ka bërë një kampionat shumë të mirë por në fund e ka humbur vetë atë. Ishin 7 pikë përpara dhe komandonin garën. Kaq. Ne fituam titullin sepse ata nuk dinin të menaxhonin situatën. E të mendosh që ata kishin dhe favorin e ndeshjes së fundit.

    Po ndeshjet me Dinamon?

    Kur kam luajtur unë kundër Dinamos ajo kish dalë krejtësisht nga gara dhe madje Flamurtari e mundi 6-2. Pra një Dinamo e vërtetë nëse donte të lëshonte kundër nesh dhe të luante për ne nuk do ish mundur aq paq dhe në Vlorë. Skëndërbeu i morri 9 pikë Dinamos sezonin e shkuar, por dhe Flamurtari i morri po aq. E keqja e Flamurtarit dhe favori ynë ishte kalendari i fazës së tretë. Ata luanin me ekipet që luftonin mbijetesën në fushën e kundërshtarëve ndërsa ne të njëjtat ndeshje në fushën tonë.

    Dukej sikur nuk vuanit fare?

    Kush tha, ne mund të kishim humbur kampionatin në një ndeshje me Teutën në fushën tonë që e fituam pikërisht në fund me fat. Kemi vuajtur dhe ne, ju siguroj.

    Në qershor ishit “trajneri më i mirë në Botë”?

    E di, ku doni të dilni. Zeqo tha atëherë në TV që s'kam pasur trajner më të mirë. Unë e dëgjoja dhe mendoj: Po kur të mos kemi rezultate. Se puna jonë kështu është apo jo. Megjithatë ne hymë në historinë e klubit. Zeqo i pari sepse ishte meritë e tij që në Korçë u kthye futbolli i madh pas 80 vitesh. Më pas ne të tjerët që punuam. Muça, unë dhe skuadra. Por ne tanimë jemi në foto, në kornizë, në balla të stadiumit.

    Qëndrojmë në verë. U largua Soza dhe disa lojtarë?

    Soza ishte peng. Por nëse te ne fitonte 60 mijë euro në vit, në Moldavi i ofruan 150 mijë euro. Duhet kuptuar që në një kampionat si i yni është një shifër e lartë për buxhetet që kemi. Nuk e mbanim dot.

    Por nuk erdhën as ata që donit ju?

    Kërkova Pejic. Në momentin që po realizohej si transfertë iku në Arabi me 200 mijë dollarë. Çtë bënim? Kërkova Lilën dhe Vilën, ikën në në Greqi me një kontratë shumë të mirë. Kërkova Osmanin që drejtuesit nuk e donin. Kaq.

    Dukej sikur merkato dështonte?

    E jo, nuk jam dakord. Grupi pothuaj u ruajt. Morrën Xhafajn që ishte golashënuesi i dy sezoneve të fundit. kush mund të thotë që bëmë gabim. Konfirmuam Muzakën dhe nuk ishte pak. Morrëm Allmuçën dhe Orelesin, dy mesfushorët nga më të mirët në qarkullim. Në fund morrëm Kërçikun, talentin më të madh dhe Gvozdenovic që ishte lojtari i majtë më i mirë sezonin e shkuar. Si mund të thuash që gabuam. Pastaj mos harrojmë, unë kërkova dhe Pezon, Malakarnen, Mbajon dhe Martinenan. Asnjëri nuk erdhi dot.

    Në Champions presidenti kërkonte më shumë se çbëtë?

    Në planin e rezultateve nuk ka asnjë të drejtë sepse humbëm 0-2 në Korcë, por ama Apoel sot është në vend të parë në grup me Porton. Presidenti kërkonte një lojë më të mirë dhe ndoshta aty kishte të drejtë. Më pas ai doli dhe tha që nuk polemika. Më thoni ju çmund të bënim me Apoelin. Të luanim në sulm dhe të pësonim 6-7 gola. Ndërsa në Qipro luajtëm shumë mirë deri minutën 60', shënuam gol, u anulua e më pas nuk kish më histori.

    E megjithatë Superkupa po vinte dhe Skëndërbeu trumbetohej se ishte kampion pa u luajtur ndeshja fare?

    Keqmeanxhim situate. Më duhet ta pranoj. Por ishte e paevitueshme. Shiko, Tirana kishte probleme, ne grupin më të mirë dhe ndodhi ajo që unë nuk doja. Ndeshja u bë në Korcë. Unë doja fushë asnjëanëse. Lojtarët po ashtu. Të luajturit në fushën tonë na bënte dhe më shumë favoritë dhe na ushtronte presion. Se vërtet u hodh short po kush të lejon të humbasësh në Korcë. Atë ndeshje kemi luajtur dobët por u luajt në kushte jo reale. Takimi filloi me 90 minuta vonesë.

    Kushtet ishin njësoj dhe për Tiranën?

    Po, por tifozët nuk na mbështetën më sepse gjysma e stadiumit iku nga gazi lotsjellës dhe lojtarët e Tiranës morrën zemër. Këtu mendoj se ka nisur krisja.

    Ishte vetëm një trofe, madje më i parëndishmi?

    Por ishte trofe, dhe trofetë duhen. Unë kisha shkuar si trajner fitues. Në vitin e fundit kisha marrë Kupë, Superkupë, kampionat. Kjo humbje nuk duhej.

    Zeqo ju rikonfirmoi pas kësaj ndeshjeje?

    Po, por e kuptoja që ambjenti ishte i trazuar. Filluan debatet, njerëz të pakënaqur, tifozët në Facebook. Më pas problemi Grami. Kishte gjëra që e kuptoja që në ajër nuk shkonin.

    Para fillimit të kampionatit shumë tifozë ju akuzuan se vareshit nga lojtarët dhe se raporti juaj me kapitenin Shkëmbi po rrezikonte skuadrën?

    Idiotësira. Kjo është gjëja më fyuese që kam dëgjuar. Unë kam 15 vite trajner dhe sjam konsultuar ndonjeherë me ndonjë lojtar e drejtues për formacionin. As nuk ka shanse të ndodhë një gjë e tillë. Shkoni pyesni Zeqon për këtë, Bizhdilin, Xhanin kë të doni. Dua të sqaroj çështjen Shkëmbi. Thonë që unë me të jemi një, por ama njerëzit harrojnë që unë te Besa e Kavajës nuk e morra gjashtë muaj se nuk më bindte. Thonë që bëjmë formacionin bashkë, por Bledi dhe unë nuk kemi pirë kurrë një kafe tek për tek. Asnjë. Shkëmbi është superprofesionist, nuk ka shans fare që të vij te unë për dicka.

    Por ai luante gjithnjë?

    Dhe doni të dini dicka. Mungoi kundër Dinamos me kartona dhe ishte ndeshja jonë me e keqe. Për mënyrën e lojës së Bledit kjo skuadër është e varur nga ai.

    Tifozët e donin në pankinë?

    Pse unë duhet të dëgjoj tifozët?! Unë duhet ti respektoj ata por kaq. Por ka pasur dhe drejtues që nuk e donin. Njëri nga donatorët më tha një ditë në grumbullim që duhet ta shihja nëse Bledi duhet të luante apo jo. i thashë që Bledi duhet të luajë. Në ndeshjen tonë me Lacin ishte më i miri.

    Nuk ishte Zeqo?

    Jo nuk ishte Zeqo.

    Thonë që raporti juaj me lojtarët i ka bërë drejtuesit xhelozë?

    Disa drejtues po. Sepse ndonjëherë njerëzit duan që të tjerët tu ankohen.

    Si ja bënit me lojtarët?

    Asnjë recetë. i sqaroja dhe i lija në stol nëse nuk bindesha. Kështu kam bërë kudo. Më thoni një lojtar që ka pasur probleme me mua.

    Në katër javët e para morrët pak pikë?

    Po, po e vërtetë. Unë e ndjeja që ndoshta isha në rrezik. Kisha dhe dy ndeshje një me Kamzën dhe një me Teutën. U thashë lojtarëve në mbledhje: nëse nuk marr gjashtë pikë, iki.

    Dy ditë pas ndeshjes me Lacin në Facebook doli lajmi për largimin tuaj?

    Po qëndroja në shtëpi në Korcë dhe më ka marrë Shkëmbi në telefon. Më tha që kish parë një lajm në internet. Nuk dija ctë bëja. Normalisht nuk mund ta merrja unë Zeqon apo jo?

    Çfarë ndodhi atë natë?

    Gazetarët më merrnin të gjithë. Lojtarët flisnin me njëri tjetrin. Askush nuk dinte asgjë. Një moment më merr në telefon Leonard Trebicka, gazetar sportiv dhe më thotë që kish folur me Zeqon dhe ky i kish thënë që nuk ka shans, janë histori Facebook-u të trilluara. Dikush në klub nga ana tjetër më thotë që lajmi vinte nga një profil i Ardian Takes në Facebook dhe duke pasur parasysh moshën e seriozitetin e donatorit të gjithë menduan se ishte lajm i rremë. Historia u mbyll aty për aty. Në mëngjes dikush më thotë se trajneri çek i përfolur jo vetëm që ka ardhur, por gjendet në Durrës e pasdite vjen në stërvitje. Njeriu që ma tha ishte i besuari im. Nuk e besoja dot por më pas lojtarët më treguan një foto në Facebook ku dukej donatori Take dhe çeku Levi. Ata po vinin në Korcë dhe unë normalisht u largova. Morra Zeqon dhe më tha që kishin menduar si bord të merrnin këtë vendim. i njëjti president që në 48 orë kish dalë dy herë në media dhe thontë që Skëndërbeu luajti mirë dhe trajneri nuk lëviz.

    Moralisht nuk duket fort e bukur?

    Aspak, është i vetmi peng që kam në raport me drejtuesit. Ne kishim punuar mirë dhe në mënyrë korrekte. Një kafe përpara e meritoja.

    Si ishte Zeqo me skuadrën?

    Shumë OK. Pagesat ishin gjithnjë të rregullta dhe nuk ndërhynte kurrë në formacion. Mesa di dhe me Mucën nuk ka ndërhyrë. Gjëja më e mirë për një ekip kjo është. Ka një meritë të madhe për këtë Skëndërbe. Themelore.

    Thonë që në Lac ka pasur debat mes jush dhe donatorëve?

    Jo direkt, ata hynë në pushim në dhomat e zhveshjes dhe Take filloi të kishte pretendime taktike. Unë kur u larguan u nervozova. Kaq ka qënë e gjitha. Nuk më harrohet që ka thënë: Skuadra është shumë e gjatë në fushë! Term taktik. Skuadra nuk po u besonte veshëve. Ndërsa Zeqo tha vetëm fjalët e zakonshme të karikimit.

    Si i keni tashmë raportet financiare?

    Kemi punuar me mirëbesim, me shtrëngim duarsh dhe do të zgjidhin gjërat. Jemi në fakt në një raport ende nën kontratë por nuk besoj se puna do shkojë në Gjykatë Sportive.

    Ndërkohë keni refuzuar Vllazninë?

    Po dhe arsyeja ka qënë pikërisht kontrata që kam ende me Skëndërbeun. i falënderoj drejtuesit shkodranë sepse ata erdhën dhe më takuan në Tiranë.

    Për kë bëni tifo këtë sezon?

    Skëndërbeun sigurisht. Zeqo dhe lojtarët janë të preferuarit, sepse ata kanë punuar shumë mirë me mua. Skuadra është, tifozët janë.

    Por a është favorite?

    Shoh Tiranën shumë të fortë, shumë të përforcuar. Pastaj fitorja në Superkupë si më goditi mua rriti vlerat e Rubios. Kështu shkon kjo punë. Kam simpati për atë trajner. Më erdhi keq madje që i morra Kërcikun se unë e di sa e donte. Nëse Tirana mund Skëndërbeun javën tjetër, korcarët i shoh më larg për titull.

    Kapitulli Levi?

    Ky është ai trajneri cek që ka drejtuar skuadrën e vendit të 11 në kategorinë dytë ceke, jo…

    Ironitë mënjanë? Ka thënë që skuadra nuk ka përgatitje fizike?

    Kemi bërë tre muaj stërvitje në verë, unë kam analizat dhe normat e cdo lojtari në laborator në zyrë. Stërvitjen e ka bërë Miguel Enrike, ish trajner i Baxhos e Guardiolës. Ska asnjë shans të ketë të vërtetë në atë që thotë. Të bëjë matjet dhe ti bëjë publike. Dhe bëjmë krahasimet.

    Si e komentoni punën e tij?

    Duket që nuk bën me kokën e tij, sepse ndryshe Vrapi nuk do ta ulte në stol. Unë po mund ta ulja sepse e dija cmund të bënte por jo Levi sa vjen. Gjithashtu dhe Shkëmbin e zëvëndëson. Të tjerët i kanë thënë të bëjë këto lëvizje.

    Ai ka thënë që nuk është bërë merkato?

    Ai nuk njeh asgjë nga Shqipëria dhe ska si ta thotë këtë, sepse nuk i njeh lojtarët. Këtë e kupton kushdo.

    Ka thënë që nuk është punuar mirë në disiplinë?

    Ou? Po ne kemi bërë stërvitje me 500 tifozë cdo ditë. Mendoni se mund të bënim shaka. Mendoni ju se Zeqo që hedh milionat do na toleronte. Këto janë të gjithë idiotësira.

    Ju ka telefonuar kur ka ardhur për tju kërkuar mendim?

    Jo, asnjëherë.

    Vërtet kishte probleme me ushqimin në skuadër?

    Unë nuk jam guzhinier. Po askush nuk ka pasur probleme peshe. Më vjen zor që diskutohen këto gjëra.

    Skuadra tani bën stërvitje një ditë pas ndeshjes?

    Dhe bën pushim dy ditë pas… Po cjanë këto. Secili ka ritmin dhe stilin e tij të punës. Unë vajta në Korcë si fitues. Si fitova unë në të shkuarën?!

    Thonë që ju dhe lojtarët nuk i merrnit gjërat seriozisht?

    Këto janë komente fyese. Lojtarët janë të gjithë të martuar, me fëmijë, dhe janë profesionistë. Askush nuk duhet të abuzojë me sjellen e tyre.

    Por Levi u ankua se qëndrojnë shumë në kafe?

    E ctë keqe ka këtu. Pse Toti e Del Piero kur mbarojnë stërvitjen ku qëndrojnë në biblotekë? Nëse unë shihja në 12 të ditës një lojtar në kafe, sepse duhet ti thoja ik…

    Nuk keni asnjë objeksion nga lojtarët?

    Në drejtim të sjelljes, janë të shkëlqyer. Të pakënaqur që nuk luajnë ka kudo. Ndoshta në fazën sulmuese mund të bënin dicka më shumë në 4 ndeshjet e para. Muzaka përshembull mund të kishte shënuar ndonjë gol me rastet që i dolën. Por asgjë personale. Kaq.

    Ktheheni më në Korcë?

    Tani, jo, por do më dukej habi nëse do më kërkonin.

    Po nëse Levi fiton titullin cdo thoni?

    Nuk i bën më pak të pandershme ato që ka thënë, megjithatë nëse fiton titullin do të jetë trajneri i duhur për Skëndërbeun.

    Ju nuk doni që atë fitojë titulli?

    Dua të fitojë Skëndërbeu, sigurisht nuk jam me të pas atyre që ka thënë.

    Cfarë po bën Duro tani?

    Pranë familjes në Tiranës, kafe me miqtë dhe në pritje të ofertave. Kjo është jeta jonë. Megjithatë unë jam në historinë e Skëndërbeut si trajneri fitues pas 80 vitesh. Jam në foton e stadiumit.

    Nuk gabuat asgjë?

    Po një gabim e kam bërë. Ndoshta nuk duhet të isha aq fodull sa jam. Po unë kështu jam! Kur Zeqo më morri në telefon e më tha që po të heqim sepse nuk heqim dot lojtarët i thashë që asnjë lojtar nuk meriton të ikë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #16
    06.11.2011
    17:00 KF Tirana 0-0 Skenderbeu
    14:00 Teuta Durres 2-0 Dinamo Tirana
    13:00 Flamurtari Vlore 1-1 Apolonia Fier
    13:00 Kastrioti Kruje 3-1 Tomori Berat
    05.11.2011
    16:00 Vllaznia Shkodër 2-2 Bylis Ballsh
    14:00 KF Kamza 1-0 Shkumbini
    04.11.2011
    14:00 KS Pogradeci 3-1 KF Laci



    1 Teuta Durres 8 19 6 1 1 9 3 6
    2 KF Tirana 8 17 5 2 1 15 9 6
    3 Flamurtari Vlore 8 16 5 1 2 12 7 5
    4 Kastrioti Kruje 8 15 5 0 3 15 9 6
    5 KF Kamza 8 13 4 1 3 8 6 2
    6 KF Laci 8 12 3 3 2 10 11 -1
    7 Vllaznia Shkodër 8 11 3 2 3 12 10 2
    8 Skenderbeu 8 11 2 5 1 5 3 2
    9 KS Pogradeci 8 10 3 1 4 6 11 -5
    10 Shkumbini 8 9 2 3 3 12 12 0
    11 Bylis Ballsh 8 8 2 2 4 14 15 -1
    12 Apolonia Fier 8 8 2 2 4 6 9 -3
    13 Tomori Berat 8 4 1 1 6 6 16 -10
    14 Dinamo Tirana 8 2 0 2 6 1 10 -9



    19.11.2011
    16:00 Apolonia Fier - Vllaznia Shkodër
    16:00 Bylis Ballsh - KS Pogradeci
    16:00 Dinamo Tirana - Kastrioti Kruje
    16:00 KF Laci - KF Kamza
    16:00 Shkumbini - Teuta Durres
    16:00 Skenderbeu - Flamurtari Vlore
    16:00 Tomori Berat - KF Tirana
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #17
    20.11.2011
    14:00 Shkumbini 1-2 Teuta Durres
    13:05 Tomori Berat 0-1 KF Tirana
    19.11.2011
    16:00 Skenderbeu 2-1 Flamurtari Vlore
    14:00 Apolonia Fier 1-4 Vllaznia Shkodër
    14:00 Bylis Ballsh 1-0 KS Pogradeci
    18.11.2011
    14:00 Dinamo Tirana 0-1 Kastrioti Kruje
    14:00 KF Laci 1-0 KF Kamza



    League table

    Pos. Team GP Pts W D L GF GA +/- Form H2H
    1 Teuta Durres 9 22 7 1 1 11 4 7
    2 KF Tirana 9 20 6 2 1 16 9 7
    3 Kastrioti Kruje 9 18 6 0 3 16 9 7
    4 Flamurtari Vlore 9 16 5 1 3 13 9 4
    5 KF Laci 9 15 4 3 2 11 11 0
    6 Vllaznia Shkodër 9 14 4 2 3 16 11 5
    7 Skenderbeu 9 14 3 5 1 7 4 3
    8 KF Kamza 9 13 4 1 4 8 7 1
    9 Bylis Ballsh 9 11 3 2 4 15 15 0
    10 KS Pogradeci 9 10 3 1 5 6 12 -6
    11 Shkumbini 9 9 2 3 4 13 14 -1
    12 Apolonia Fier 9 8 2 2 5 7 13 -6
    13 Tomori Berat 9 4 1 1 7 6 17 -11
    14 Dinamo Tirana 9 2 0 2 7 1 11 -10



    26.11.2011
    16:00 Bylis Ballsh - Apolonia Fier
    16:00 Flamurtari Vlore - Tomori Berat
    16:00 Kastrioti Kruje - Shkumbini
    16:00 KF Tirana - Dinamo Tirana
    16:00 KS Pogradeci - KF Kamza
    16:00 Teuta Durres - KF Laci
    16:00 Vllaznia Shkodër - Skenderbeu
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #18
    27.11.2011
    17:00 Teuta Durres 1-0 KF Laci
    14:00 Flamurtari Vlore 1-1 Tomori Berat
    13:00 Kastrioti Kruje 0-1 Shkumbini
    13:00 KS Pogradeci 2-1 KF Kamza
    26.11.2011
    16:00 Vllaznia Shkodër 0-2 Skenderbeu
    14:00 Bylis Ballsh 2-1 Apolonia Fier
    14:00 KF Tirana 1-0 Dinamo Tirana



    1 Teuta Durres 10 25 8 1 1 12 4 8
    2 KF Tirana 10 23 7 2 1 17 9 8
    3 Kastrioti Kruje 10 18 6 0 4 16 10 6
    4 Skenderbeu 10 17 4 5 1 9 4 5
    5 Flamurtari Vlore 10 17 5 2 3 14 10 4
    6 KF Laci 10 15 4 3 3 11 12 -1
    7 Vllaznia Shkodër 10 14 4 2 4 16 13 3
    8 Bylis Ballsh 10 14 4 2 4 17 16 1
    9 KF Kamza 10 13 4 1 5 9 9 0
    10 KS Pogradeci 10 13 4 1 5 8 13 -5
    11 Shkumbini 10 12 3 3 4 14 14 0
    12 Apolonia Fier 10 8 2 2 6 8 15 -7
    13 Tomori Berat 10 5 1 2 7 7 18 -11
    14 Dinamo Tirana 10 2 0 2 8 1 12 -11




    03.12.2011
    16:00 Apolonia Fier - KS Pogradeci
    16:00 Dinamo Tirana - Flamurtari Vlore
    16:00 KF Kamza - Teuta Durres
    16:00 KF Laci - Kastrioti Kruje
    16:00 Shkumbini - KF Tirana
    16:00 Skenderbeu - Bylis Ballsh
    16:00 Tomori Berat - Vllaznia Shkodër
    10.12.2011
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  9. #19
    Ja çar bëhet në Shqipëri me sportin.

    http://www.balkanweb.com/sport/2692/...a-s-75815.html

    Pash kronikën në TV,çtë shikoje...tmerr. Turp.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  10. #20
    Ne Laç kshu ka qene gjithmone mer shoku, nuk eshte nai gjo e re!

    Nejse, edhe sot Teuta me fitore!

Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •