Close
Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 170
  1. #111
    Forza INTER!!! Maska e NBAlbania
    Anëtarësuar
    10-04-2005
    Vendndodhja
    Ne Toke
    Postime
    384
    Ajo qe i ndodhi Flamurtarit vjet do i ndodhi dhe Teutes
    ██████████████████████
    F . C . I n t e r n a z i o n a l e M i l a n o
    ██████████████████████

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Dilemat e Zeqos, te qendroj apo te iki?

    Gjergji Stefa 24/4/2012


    “Kaq shumë rëndësi paska nëse isha apo nuk isha unë në Vlorë?! A ndikoi kjo në ndeshje dhe në garën e kampionatit?! Unë besoj se kemi gjëra më të rëndësishme për të folur”. Agim Zeqo në gjithë fushën. Këtë rradhë është e vështirë për ta përcaktuar, i ka brenda pak nga të gjithë. Është optimist, por në të njëjtën kohë beson pak. Është i zhgënjyer, por ka vend dhe për kompliment. Në fund duket i dyzuar. “A po më jep më ky sport kënaqësi?!”.



    Premtuat që do të ishit në Vlorë?

    Kjo është gjëja më e parëndësishme në lidhje me këtë ndeshje. Ju siguroj që asgjë nuk do kish ndryshuar nëse unë do isha në tribunë. Nëse nuk kam qënë kam pasur arsyet e mia.

    Cili është komenti juaj për ndeshjen?

    Më duhet të pranoj ato që tha kapiteni Shkëmbi pas ndeshjes. Pësuam si gjithnjë një gol të shpejtë e më pas provuam me të gjitha mënyrat po nuk ja dolëm. Mesiguri një pikë do e kishim merituar.

    Kemi kontestime për gjykimin?

    Nuk di ctë them. Nuk merrem me gjyqtarët. Megjithatë jam i bindur që mund të kish një penallti për ne. por a ka më vlerë tani?!

    Pashaj është shpesh paragjykuar për faktin se ju ka ndihmuar ndonjëherë?

    Tani e tutje të paktën nuk do e paragjykojë më njeri. Por unë mendoj se nuk ishte 100% i drejtë.

    Thuani të vërtetën, besoni më te titulli?

    Deri javën e fundit. Patjetër që besoj.

    Por nuk është më në dorën e Skëndërbeut?

    Skuadra duhet të fitojë ndeshjet e saj. Më pas të shohim cfarë do bëjë Teuta. Dhe ata kanë ndeshje të vështira, me skuadra që rrezikojnë.

    Në verën e shkuar dukeshit absolutë në filozofinë titull?

    Kampionati ka qënë i vështirë, me ulje dhe ngritje. Ndoshta, ndoshta duhet “ta kishim vrarë” më shpejt. Kjo nuk ndodhi gjithsesi.

    Kush është fajtor për këtë?

    Nuk dua të fajësoj njeri. Pas ndeshjes me Flamurtarin nuk kam bërë mbledhje me skuadrën. Cfarë tu them? Më ngjau që luajtën shumë mirë. Ndoshta gabimet arbitrare, por nuk dua të paragjykoj. E patë Milanin, iu anullua një gol mëse i rregullt. Gjëra që ndodhnin.

    Mos ndoshta e keni nënvlerësuar ecurinë e Teutës?

    Më gjeni një gazetar që deri tani ka thënë që Teuta do të dalë kampione? Askush nuk ka qënë i bindur te kjo skuadër. Por ajo tani është në vend të parë.

    Cili është komenti juaj në lidhje me punën e trajnerit Levi?

    E di ku doni të dilni. Kjo historia e raportit me mediat. E kam diskutuar shpesh me të. Shpesh sidomos nëpër gazeta shikonte fjalë të transformuara. Kjo tani nuk ka më rëndësi. Për mua është një trajner i zoti.

    Ndërrimet e tij kanë qënë shpesh të diskutueshme?

    Askush nga ne nuk është specialist ta gjykojë një gjë të tillë.

    President, pyetje e drejtpërdrejtë. A është e vërtetë që keni menduar dhe tërheqjen nga klubi?

    Kam thënë gjithnjë që do të qëndroj në këtë sport deri ditën që do të marrë kënaqësi.

    A e merrni këtë kënaqësi?

    Në shumë raste jo.

    Jini më konkretë?

    Unë e kuptoj që futboll është sport popullor. Nuk dua të fyej njeri por më duket se ka shumë egërsi. Në shumicën e stadiumeve ka vetëm sharje e klithm.a nuk dua të mendoj se Shqipëria ka kaq shumë njerëz me deficenca seksuale.

    Edhe në Korcë njerëzit shajnë?

    Bëhuni të drejtë. Shikoni ndeshjen e fundit Skëndërbeu-Tirana. Vërtet nga të dyja palët kishte sharjet, por më shumë mbizotëronin këngët respective. Në shumë qytete shahet në korr, shahemi në drejtuesit, presidentët, lojtarët. A ka sens kjo?!

    Ku ndiheni më shumë në siklet?

    Ok, në Korcë, Durrës dhe në Tiranë, të them të drejtën jo.

    Tifozët tuaj dhe ata të Tiranës duket se janë armiq?

    Jo, unë nuk e shoh kështu. Ata kanë tifozë simpatikë. Këndojnë këngën e Bulevardit, por të paktën janë tifozëri që ndihmojnë dhe skuadrën e tyre.

    Kush është ideja juaj?

    Një kampionat me dhjetë skuadra me katër faza. Nëse unë nuk luaj 4 herë me Tiranën e Teutën cfarë vlere ka? Kemi shumë qytete të vogla, me futboll të vogël në kampionat. Nuk kemi luks për 14 skuadra.

    Është pak vonë për ta ndryshuar këtë gjë?

    Një gjë e mirë mund të ndryshojë kurdoherë.

    Mund tja u bëj pyetje ndryshe. Nëse nuk fitoni kampionati si do të jetë bilanci i klubit?

    Shumë më negativ se sa kur del kampion.

    A nuk mund të prodhojë ky futboll të ardhura?

    Shumë pak. Shumë pak sepse sistemi është i tillë. Me këtë formulë ne luajmë vetëm 3-4 ndeshje të mëdha në një vit. Të ardhurat vijnë nga ndeshjet e mëdha.

    President, a është fundi i Botës nëse Skëndërbeu nuk del kampion?

    Unë nuk kam humbur kurrë në jetën time.

    Ka gjithnjë një herë të parë?

    Nuk e di se si do ta përjetoj. Nuk di ctë them tani, ndoshta duhet më pyesni sërish në fund. Mua më vjen keq për lojtarët dhe tifozët. Unë mendoj se të gjithë ne kemi bërë maksimumin. Ndoshta në ndonjë moment nuk kemi shfrytëzuar rastet tona. Futbolli nuk është basketboll, vetëm dy tri raste të paraqiten. Personalisht nuk jam dakord me akuzat kundrejt klubit tonë. Ka pasur njerëz që thonë që kemi qënë e keqja e këtij futbolli. Pse, se rritëm konkurrencën? Se shtuam vlerën e lojtarën e lojtarëve? Se fundja investuam dhe i dhuruar këtij futbolli një stadium?! Skëndërbeu duhet gjykuar në kompleks! Unë besoj se në këtë gjykim ne meritojmë më shumë pozitivet.

    Po flisni sikur kampionati ka mbaruar?

    Ende jo. Unë besoj!


    SportEkspres

  3. #113
    Java 23

    Dinamo - Tirana 3-2 (Djarmati 30', Kuli 60', p91' / Bala 12', Kalari 44')

    Tomori - Flamurtari 3-2 (Arbri 4', Bakiu p28', Hysko 91' / Pejic 31', p43')

    Skenderbeu - Vllaznia 2-1 (Xhafaj 53', Plaku 57' / Gjini 91')

    Apolonia - Bylis 2-1 (Ribaj 80', Rama 88' / Abazaj 66')

    Kamza - Pogradeci 2-1 (Cventanovski 16′, Manuka 77′ / Cipi 81′)

    Shkumbini - Kastrioti 0-1 (Mucollari p50')

    Laci - Teuta 1-0 (Vucaj 61')

  4. #114
    Forza INTER!!! Maska e NBAlbania
    Anëtarësuar
    10-04-2005
    Vendndodhja
    Ne Toke
    Postime
    384
    jave skedinash kjo e superliges
    ██████████████████████
    F . C . I n t e r n a z i o n a l e M i l a n o
    ██████████████████████

  5. #115
    Se besoj se shume skuadra luftojne akoma per dicka. Teuta dhe Tirana eshte budallik te leshojne se luftojne per titull. Vllaznia po qe s'ka interes dhe s'ka per ca loz. Mbase dhe Bylis e Shkumbini kane bere leshime.

  6. #116
    Unike ne stilin tim Maska e ermela sweet
    Anëtarësuar
    29-03-2012
    Postime
    654
    mos u zini kot ja se teuta do te fitoje,edhe 4 ndeshje fundja .....

  7. #117
    Citim Postuar më parë nga ermela sweet Lexo Postimin
    mos u zini kot ja se teuta do te fitoje,edhe 4 ndeshje fundja .....
    Dhe 3 ndeshje kan mbetur,apo ke nje nder mend gjithmon ti lol
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #118
    Unike ne stilin tim Maska e ermela sweet
    Anëtarësuar
    29-03-2012
    Postime
    654
    hahah upsss nga emocionet ja shtova dhe nje se i dua shume lojtaret e teutes prandaj

  9. #119
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  10. #120

    Teuta gabon me Laçin, Skënderbeu rimerr kryesimin



    Rrokadë në krye të renditjes. Teuta mundet nga Laci, minimalisht, por aq ka vlejtur që “të hapë krahun” për Skënderbeun, i cili është i pari tashmë, në kuotën e 50 pikëve. Dëshpërim i madh te “djemtë e detit”, që mbeten në kuotën e 49 pikëve, të dytët, duke humbur terren në raport me titullin. Katër penallti të akorduara nga kryesorët në javën e 23-të, tri prej të cilave janë kthyer në gol, pikërisht në Berat dhe në “Qemal Stafa”, ndërkohë që ka gabuar nga pika e bardhë Roland Dervishi. Ashtu sikurse ka gabuar edhe Shkumbini i tij, që ëstë mundur 1-0 nga Kastrioti. Kamza ka marrë 3 pikët e shpresës, së bashku me Apoloninë dhe Tomorin, ndërkohë që befasinë më të madhe e ka bërë Dinamo e pashpresë, e fundit në renditje, që ka mundur me rezultatin 3-2 Tiranën, duke ndezur një dritë të vockël në fund të tunelit. Vetëm llogaritë matematikore i mbajnë në lojë blutë kryeqytetas.
    Kësisoji, u luajtën ndeshjet e javës së 23-të të Kategorisë Superiore, ndërkohë që gara po i afrohet fundit. Për pasojë, edhe llogaritë e skuadrave bëhen me “laps të mprehtë” tashmë, sepse nuk ka më kohë për të rikuperuar e revizionuar ndonjë hap fals. Kjo vlen si për kreun, që do të thotë Kupat e Europës, si për titullin, që e mëtojnë tri skuadra (Teuta, Skënderbeu dhe Tirana), por edhe për fundin, që ngërthen mbijetesën. Thënë ndryshe, interesat e të gjithë aktorëve të garës bënin që të kishte sa më pak tolerime e llogari në letër në këtë javë, por edhe tri të tjerat e mbetura, dicka që shkon në të mirë të lojës së futbollit, të emocioneve dhe dramës sportive, që premton kampionati në “metrat” e tij të fundit. Me konsumimin e ndeshjeve të kësaj të mërkure mbeten për t’u luajtur edhe tri javë të tjera, çka dëshmon se ngarkesa psikologjike e palëve është e madhe, tendosja e tyre në maksimum. Si në çdo finish kampionati, kur duhet të vjelësh frytet e një pune të gjatë e të lodhshme 9-mujore.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •