Verdikt shokues i analizës psikiatrike mbi Anders Behring Breivik, njeriu që tronditi Norvegjinë me 22 korrik, duke vrarë 77 vetë, mes një shpërthimi dhe një hapje zjarri në ishullin e Utoyas. Në bazë të analizave, Breivik nuk duhet të jetë përgjegjës për veprimet e veta.
Gjykata e Oslos ka marrë 230 faqe me përfundimin e analizave psikiatrike të kryera mbi Anders Behring Breivik. Torgeir Husby, një nga dy psikiatrit që kanë ndjekur burrin, e cilësoi hetimin psikiatrik si "shumë të vështirë dhe impenjues". Por ja që përfundimi le absolutisht pa fjale, të gjithë ata që janë në dijeni të ngjarjes: Anders Behring Breivik nuk mund të konsiderohet përgjegjës për kasaphanën e 22 korrikut, sepse në momentin e sulmit ishte i paaftë për të kuptuar dhe dashur diçka.
Ketë kanë pranuar dy psikiatrit e ngarkuar nga gjykata e Oslos për të vlerësuar ekstremistin e djathtë norvegjez, i akuzuar që vendosi një autobombë në qendrën e Oslos dhe pas disa orësh shkoi në një kamping të rinjsh në ishullin e Utoyas, ku hapi zjarr ndaj turmës.
Nëse ky lajm i përcjellë nga shtypi norvegjez do të konfirmohej, atëherë ekstremisti i djathtë nuk do të mund të ndëshkohej me burg, por duhet të dërgohet në një strukturë psikiatrike. Më 15 nëntor, Breivik ishte shfaqur para gjykatësit Torkjel Nwsheim, i cili kishte lëshuar paraburgimin në burgun e sigurisë së lartë në Ila, pak kilometra larg Oslos. Breivik kishte pranuar se ishte autor i sulmit të dyfishtë, por refuzoi të deklarohej fajtor, duke pohuar se veprimet e tij ishin "të renda, por të nevojshme". Tashmë pritën reagimet e të afërmve të viktimave, gjithmonë nëse ky përfundim do të konfirmohej. /Euronws/
Krijoni Kontakt