“Erdha për kombin e përfundova në burg”
» Dërguar më: 26/11/2011 - 13:08
Gilmana Bushati
Mehmet Shehu fshehu dokumentet e dëshmitë për shokun e tij.
Me ardhjen e tij në Shqipëri Esat Myftari kërkoi informacione dhe dokumente për Emrush Myftarin, të afërm të tij, por që në Kosovë njihet si luftëtar i luftës së Spanjës. Në librin "Emrush Myftari. Monografi", Esat Myftari evidenton vështirësitë që hasi në Shqipëri për të gjetur dokumente për këtë luftëtar, edhe pse kishte qenë shok me Mehmet Shehun, Skënder Luarasin, Petro Markon dhe Iljaz Pashain. Në Shqipëri, përveç Emrushit, të gjithë katër të tjerët njihet se kanë qenë pjesë e luftës së Spanjës që u zhvillua nga korriku i 1936 deri në prill të 1939 dhe ku forcat revolucionare ndërkombëtare luftuan kundër mbretit dhe fuqive fashiste. Pas kësaj lufte, Spanja ra në duart e diktatorit Francisco Franko. "Veç kësaj, unë nuk pata mundësi me i shfletue materialet partiake ku, me sa thonë jo pak veta ka një vandak kujtimesh e dëshmish të ish-bashkëpunëtorëve të Emrushit, të mbledhuna nën kujdesin e Mehmet Shehut, ish-bashkëluftëtari të tij të Spanjës dhe, për shumë kohë, kryeministër i Shqipnisë komuniste", citojmë pjesë nga parathënia e kësaj monografie.
Esat Myftari, ishte djalë i ri në 1963, i lindur në Pejë më 1940 dhe plot idealizëm për të çliruar Kosovën e për ta bashkuar atë me dheun amë. Një gazetar i Prishtinës, që merrte pjesë në grupet rinore që donin çlirim nga jugosllavët dhe sytë për shpëtim i kthenin gjithnjë nga Shqipëria, nga udhëheqja e saj. Dhe kështu, ai guxon dhe kalon kufirin për t'i kërkuar Enver Hoxhës ndihma materiale, organizative dhe diplomatike për çështjen shqiptare. Por ndihma e vetme që mori ishte që punoi normist në Përmet, ishte se punoi mësues në Shëngjin e pastaj në Tale të Lezhës dhe ndihma e fundit që shteti shqiptar i dha atij, ishte se e burgosi me 10 vite për agjitacion e propagandë. Në 1976 nuk pranon të reklamojë Kushtetutën e re të Enverit dhe nuk i dënon grupin armiqësor në ushtri, të udhëhequr nga Beqir Balluku. Diku atje në Tale, në një mbledhje kooperativistësh dhe fshatarësh ai akuzon shtetin për burgosjen e kosovarëve që kalonin kufirin shqiptaro-shqiptar dhe për pushkatimet që iu bë grupit të ushtarakëve ai deklaron "nëse këta pushkatime i drejton Enver Hoxha, atëherë unë e deklaroj veten kundër Enver Hoxhës". Vuan për dhjetë vite dënimin, por duke qenë me 'shtetësi' të huaj, ai e kalon këtë dënim i izoluar nga shqiptarët e tjerë të dënuar për politikë. Por historia e Esat Myftarit merr rrjedhë tjetër pas zhvillimeve demokratike. Angazhohet me PD-në dhe bëhet pjesë e administratës shqiptare deri në vitin 2000 kur del në pension.
Zoti Myftari ju jeni një nga ato kosovarët që guxuat e kaluat kufirin për të ardhur të shtetin amë, por që historia e juaj nuk është kaq e ëmbël sa e mendonit kur ishit i ri. Si iu zgjua dëshira për të ardhur këndej?
Në Prishtinë punoja gazetar dhe në të njëjtën kohë kam qenë pjesë e një grupi klandestin, që kishte për objekt rezistencën ndaj pushtetit jugosllav, ku dominonte figura e Rankoviçit, të paktën në raport me shqiptarët. Natyrisht, motivi kryesor, s'ishte vetëm shtypja, se sa dëshira për t'u çlirue si komb. Brezi im, pavarësisht nga gjendja, individuale apo materiale Serbinë e ka përjetue si një vend pushtues, kolonial. Kam ardhë në Shqipni në vitin 1963, atëherë isha vetëm 23 vjeç. Isha i ngarkuem nga shokët për t'vendosë lidhjet me shtetin shqiptar dhe për me kërkue ndihmë. Formalisht angazhimi jonë u prit mirë, por kishin pikëpamje të ndryshme përsa i përket rrugëve dhe modaliteteve të veprimeve tona konkrete.
Çfarë ishin këto grupe klandestine dhe çfarë ngjyresa kishte aktiviteti i tyre?
Në përgjithësi, të gjithë grupet klandestine, kishin ngjyrë kombtare dhe jo ideologjike, por tue pasë parasysh regjimin shqiptar dhe namin që kishte ky regjim, tue pasë parasysh edhe të kaluemen e Partisë së Punës - këtu i referohem bashkëpunimit të PKSH-së me PKJ-në - duket jo pak paradoksale ardhja jonë këtu dhe kërkesa për një bashkëpunimin me një regjim të tillë.
Pra ju kërkonit me patjetër bashkëpunim me shtetin shqiptar, për të arritur qëllimet kombëtare, në kohën që ai ishte thjeshtë një shtet diktatorial...
Paradoksin e shpjegojmë shumë thjesht; e para ne ishim në një terr total informativ për gjendjen reale në Shqipni; e dyta shtypja serbe asokohe ishte e padurueshme dhe e treta është se përfaqësuesit diplomatik të shtetit shqiptar kishin nxjerrë tezën se komunistët shqiptarë ishin të mashtruem prej jugosllavëve gjatë luftës në raport me Kosovën dhe se i gjithë shteti shqiptar tashma ishte i angazhuem për t'ia kthye Kosovën Shqipnisë, natyrisht në një prespektivë pak ma të largët. Nga ana tjetër, nuk duhet harrue këtu dhe mungesa e përvojës nga ana e kësaj rinie shumë të zjarrtë. Por për të largue çdo lloj dyshimi, duhet vu në në pah se këto grupe qenë krejt të hapuna ndaj shtetit shqiptar; si rrjedhim qeveria shqiptare ka qenë në dijeni të plotë, madje deri në detaje, të lëvizjeve në Kosovë. Prandaj ardhja ime këtu duhet kuptue në këtë sfond.
Kur e kaluat kufirin për në Shqipëri dhe ku ju dërguan?
Kufirin e kam kalue ilegalisht në zonën afër Tropojës, ku dhe u dorëzova në postën kufitare. Pas katër ditësh më sollën në Tiranë. Më pati pritë Rakip Hoxha (ia mësova emnin ma vonë), ishte oficer i naltë i strukturës që merrej me ata që vinin nga Kosova. Ia shpjegova arsyet e ardhjes, që ishte marrja e ndihmës materiale, organizative dhe diplomatike. Për të gjitha kërkesat tona u mbajtën shënime, por nuk mora asnjë përgjigje konkrete. Përkundrazi, pasoi nji periudhë e gjatë shmangieje e izolimi, deri në arrestimin tim.
A nuk ju panë si të dyshimtë, si ndonjë agjent i UDB-së?
Jo, për mue s'kishin dyshime se isha i UDB-së., të paktën ballas kurrë nuk më kanë dalë me dyshime të tilla. Thuhet në Shqipni se qeveria shqiptare dhe strukturat e saj përkatëse kanë pasë dyshime të mëdha për kosovarët e ardhun në Shqipni. Kjo është një prej rrenave ma të ulta të atij regjimi. Dyshimi ka qenë i ndërgjegj-shëm, i sajuem e për konsum të brendshëm dhe me cak të qartë që të mbuloheshin aktet e tyne antikosovare dhe që vlera e tyne të ulej në sytë e qytetarëve shqiptare.
Pasi erdhët ku u vendosët?
Me të ardhun në Shqipni u vendosa në Përmet, atje punoja normist. Në vitin 1965 fillova studimet për Bio-Kimi. I ndërpreva studimet në vitin e tretë dhe bana kërkesë për me u riatdhesue.
Kujt ia bëtë këtë kërkesë dhe a ju miratua?
I dërgova një letër Haxhi Lleshit, si kryetar i Kuvendit që ishte dhe aty kam shprehë dëshirën që të kthehem pranë popullit tim e të jetoj në kushtet e atij popull dhe me mentalitetin e tij. Kërkesa m'u pranue dhe për këtë gja, ashtu si e do rregulli, aplikova pranë ambasadës jugosllave në Tiranë. Atje m'u tha se jam denue me 9 vjet në mungesë dhe se ka mundësi që, po u ktheva, të më burgosin për t'i shlye ato vite.
Pra ju pranonit të shkonit në burgun jugosllav dhe të linit Shqipërinë, për të cilën mbase kishin ndryshuar edhe mendim?
Po e pranova. Por pas tre vjet pritjeje, përgjigja me erdhi se isha person i padëshirueshëm e se nuk më lejohet të hyja në vendlindje. Asokohe isha arsimtar në shkollën tetëvjeçare të Shëngjinit, kurse në vitet 1974-1976 në Tale të Lezhës. Në mars të 1976 më arrestuan.
Pse u arrestuat?
Pas gjyqeve kundër Beqir Ballukut me kompani, në mbledhjen e arsimtarëve, ku ishin të pranishëm përfaqësues të partisë dhe drejtues të fshatit, m'u kërkue që të shprehem për këtë grup dhe që të punoja me kooperativistë Projekt Kushtetutën e vitit 1976. Atëherë, me qenë se isha nën provokime të vazhdueshme, vendosa t'i jap fund kësaj gjendjeje mizore. Në disktuimin tim thashë se unë denoncoj burgosjen e kosovarëve të ardhun në Shqipni, se nuk pranoj të punoj Kushtetutën me kooperativistët dhe nëse këta arrestime e pushkatime i drejton Enver Hoxha, atëherë unë e deklaroj veten kundër Enver Hoxhës. Mbas pak ditësh m'u vunë prangat.
Në cilin burg ju dërguan?
Në fillim qëndrova në burgun e Lezhës, 6 muaj hetuesi. Më dënuan me 10 vjet për agjitacion propagandë. Kryetare e trupit gjykues atëherë ishte Drita Tirana. Më pas më çuan në Ballsh, aty ishte vendi ku mbaheshin të gjithë të burgosunit që ishin me shtetësi të huej. Atje në një kapanon isha me shumë kosovarë të tjerë, 12 grekë dhe 3 malazezë. Grekët që ishin aty kishin mbetë që nga koha e luftës qytetare dhe ishin dënue si unë, për agjitacion e propagandë, ndonji edhe për spiunazh a delikte të ndryshme ordinere. Kur Ballshi u mbyll, në vitin 1983, të gjithve na çuen në Zejmen të Lezhës. Në Zejmen disa muej para se me vdekë Enveri ka pasë tortura të përbindshme, e sidomos mbas ngjarjeve të Qafë Barit. Pas vdekjes së Enverit mësova se nuk ushtrohej ma dhunë si ma përpara. Në Zejmen, edhe pse kishte plot shqiptarë të tjerë, ne që ishim me shtetsi të huaj vazhdonin me na mbajtë të izoluem prej të dënuarve të tjerë vendas.
Dhe kur u liruat?
U lirova një muaj pasi vdiq Enveri, sepse atëherë mbaroi afati i dënimit. 18 muaj kam kenë pa punë, mbahesha me lekët që më sillte familja ime nga Peja, në fakt lekët më vinin prej Stambolli se ishte ma e lehtë të vinin paret prej andej. Pastaj u punësova në fabrikën e letrës në Lezhë dhe kam punue atje punë krahu deri në 1990. Në proceset demokratike më zgjodhën sekretar të degës së PD-së Lezhë. Në zgjedhjet e para u zgjodha deputet i Bregut të Matës, pikërisht në vendin ku më kishin arrestue. Në 1992 isha në ministrinë e Jashtme dhe u emërova Drejtor i Drejtorisë së Diasporës. 1996-1997 isha specialist pranë ministrit. Në 2000 u caktova në ambasadën tonë në Riad e më pas dola në pension.
Në fakt zoti Myftari, figura e Enver Hoxhës në Kosovë është idealizuar më shumë se sa ç'duhet. Të paktën ky është opinioni i përgjithshëm. A është e vërtetë kjo?
Këtu në Shqipni ekziston bindja e përgjithshme se kosovarët e kanë pasë idealizue figurën e Enver Hoxhës. Disa herë është thanë dhe po e përsëris, se në këtë pikë ka një keqkuptim të madh. Në fakt ka qenë e idealizueme Shqipnia dhe jo Enveri. E dyta; shpesh gabohet kur kosovarët merren en bloc. Edhe shoqnia kosovare, si çdo shoqni tjetër asht heterogjene. Enveri ka qenë ma i popullarizuem në shtresat e prapambetuna, por dhe këtu jo në atë masë sa mendohet. Por duhet pranue se në përgjithësi, kur vihej dilema Tito apo Enveri, pjesa shqiptare anonte gjithnjë nga Enveri. Kjo ndodhte kryesisht për motive kombtare dhe karshillëk me serbët, ndonëse ishte një e vërtetë e njohun se Tito ishte ma liberal se Enveri, ani pse të dy ishin të të njëjtit "kazan komunist".
gazeta shqiptare
Emigrimi ka ndihmuar shume ne zhvillimin e deritanishem te Shqiperise.
Kjo megjithate nuk eshte vecori e Shqiperise.
Jo vetem Shqiperia, as shtete shume me te medha dhe me te zhvilluara nuk mund tiu bejne konkurrence shteteve te zhvilluara perendimore etj. ne industri te rendesishme. Prandaj, eshte relativisht absurde te pritet apo te kerkohet nje gje e tille. Vendet e vjetra dhe te reja te punes per Shqiperine sigurohen kryesisht ne turizem, bujqesi, miniera, tregti, porte detare... dhe vecanarisht (sidomos ne te ardhmen) ne sektorin e energjise jeshile.
Diaspora shqipetare ne pergjithesi do te luaj edhe me tutje nje rol te rendesishem ne zhvillimin ekonomik te Shqiperise dhe regjionit. Sepse as Shqiperia dhe as regjioni ku jetojne shqipetaret nuk ka potencial te mjaftueshem zhvillimor per te gjithe. Disa duhet patjeter ta kerkojne fatin e tyre jasht Shqiperise dhe Ballkanit.
Megjithate, Shqiperia nuk ka qene asnjehere ne histori me mire se sot. ...
ne 91-shin demokraci?? a ke ndigju per 2 prillin '91, kur partia juj masakroi ata krimbat (sic i pate qujt) qi u çun me djeg (edhe ky definicion i joti) shqipnin?
prandej nuk duhet me fole per gjana qi nuk din se len nam.
po edhe sikur, ai punoi 40 vjet ne shqipnin te begate e shokit enver, e me ato perla qi ka kompozu ne nji vend normal do t'ishte ba milioner, e jo mos me pas lek per nji bilete avionit.
po bahen sot keta qi bajn kange gabelsh....
Ndryshuar për herë të fundit nga puroshkodran : 26-11-2011 më 19:23
Puna është se këta komunistët e dhjerë, këta enveristët e shpifur (që s'kanë jetu në Shqipëri!) na e nxjerrin kohën e Dullës lule, me mirëqenie të madh, sikur populli jetonte mirë i kendonte përnatë shpirti për atdheun socialist të Enverit. Kishte prodhim të madh thonë, aq i madh ka qenë sa 95% e njerëzve (hiq spurdhjaket e partise) nuk ngopeshin as me buke mor, kishin 10 vjet rrjesht me tollona. Çaj me klor dhe fasule. Biles nga kjo kequshqyerje kaq ekstreme e për vite të tëra, shqiptarët nisën të mbetnin edhe të shkurtër në krahsim me popujt e tyre. Se sa ndikon ushqyerja në rritje të them se edhe pse koreanët janë një popull, ata të veriut që jetojnë me mësimet e dullës së tyre Kim Jong-il janë mesatarisht 10 cm më të shkurtër se koreanët e jugut (një komb janë).
Unë problemin e kam kur ca idiotër sajojnë lloj lloj rrene, shpifje, rrengu, matrapazi për ta nxjerrë kohën e Enver Hoxhës si të artë, si për t'u patur zili, duke mashtruar hapur, në një kohë që të gjithë prindërit tanë e kanë jetuar vetë atë kohë makabre. Njësoj sikur ca gjermanë të thonë se Hitleri nuk ka vrarë çifutët, njesoj janë edhe këta enveristët e Kosovës. Po të ishin arratisur në Shqipërinë e Enverit me siguri do të kishin vdekur burgjeve të rrjepur si qenër, siç dhanë shpirt në duart e sigurimit qindra kosovarë që vinin në shtetit amë të shokut Enver.
Life's too short to remove USB safely.
e ke keqkuptuar ate qe shkrova une..nuk mora merzi jo por ne shkrimin tim thashe pak a shume kete '' besoj kur i ndjeri sali mani degjon kete kenge i vjen turp nga vetja pse e kendoi..''besoj me shume kur saliu doli nga '' zani i te vertetes '' dhe shkoi te jetonte ne amerike..atje e pa kush ne te vertete ishte ''zani i te vertetes..''
nejse duhet te kuptosh se une nuk po e denigroja rapsodin e dashur shkodran..
te kan nenvizuar dicka..ta kam nenvizuar qe te lexosh me shume per '' heroinen '' qe ra ne ndertimin e hekurudhes..te lexosh edhe per nje '' hero '' tjeter mesues ne malsine e madhe qe ra hero duke shkuat te '' shkolla '' edhe pse ishte dite e diele..ai hero quhet ismet sali bruqaj..te lexosh edhe per shume e shume '' heronj '' qe diten e hene ngriheshin ne piedestal e diten e marte gjuheshin baltes..
tani vetem nje fjale per temen..tema eshte bere bajate dhe nuk ja vlen te shkruash as edhe nje rresht per te..por mua me nxiti kjo qe shkruan ti ''
kur e lexova kete thash me vete ky eshte axhami..por duke ditur nastalgjine tende per regjimin e komunizmit ne shqiperi kuptova se ti fshihesh pas axhamise..vertete bace mendon se ka forumniste qe ka statistika te tilla dhe do ti bjere ketu ne forum..vertete mendon se mban mend kush se sa grure u prodhua ne vitin 50 e sa ne vitin 80 e sa ne vitin 2000..une per vete nuk jam aq idiot sa ta besoj kete gje dhe e quaj absurde te mendoj se ka kush statistika te tilla..ne shqiperi eshte nje institur shteteror i statistikave..e ka per detyre shteterore mbajtjen e te tilla statistikave..por te jesh i bindur qe as ky institut nuk ka te tilla statistika..sepse vetem komunizmi dhe regjimi i tij e kishin per zemer manipulimin me shifra te tilla..vetem enver hoxha e krahasonte veten me vitin 1938..duket se e ke per zemer te besh krahasime te tilla ..ne fakt statistika te tilla nuk i don per njohuri tuajat ..po te ishe shume i interesuar shkoje tek instituti i statistikave dhe pyesje per cka te doje..mund te drejtoheshe ne forum tek rubrika '' ndihmoni njeri tjetrin ''..aty forumnistat te pergjigjeashin shkurt e sakt..shkrove ne rubrike tjeter dhe krej qellimi eshte qe me ane te krahasimit te thoje '' enveri ndertoi e saliu ( a thua se saliu qeveris qe 20 vjet ) e shkaterroi..keto jeni ju saliiistat '' qe mos jua pafsha boje ''...kesaj i thuhet '' sherr axhami ''ta zëmë shkruani:
1. Në shqipëri në vitet e 50 prodhoheshin 200 ton pambuk, ndërkaq sot prodhohen 2000...
2. Shqipëria ishte vendi i parë në Evropë që e kreu elektrifikimin ( qoftë edhe për 1 llampë për shtëpi ) në gjithë vendin - ndërkaq sot gjithashtu gjithandej ka dirta dhe është shtuaur prodhimi i rrymë
3. Në shqipëri, dikur vend moçalik, me punë krahu u arrit që të thaheshin shumë këneta. Pas një periudhe shqipëria nuk ksihte nevojë të blinte drithë jashtë se e prodhonte vetë dhe arrinte rendimente të gruri 4000 kg për hektar, nde¨rkaq sot kjo është gati dyfishuar dhe për një hektar fshatari ynë nxjerr 7000 kg.
Kështu pra përgjigjuni dhe kështu e dua përgjigjen.
nejse vazhdo me perrallat e njemije e nje neteve....
Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 26-11-2011 më 20:05
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 26-11-2011 më 20:25
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Hello Jack Watson, nqatjeta _MALSORI_
lexoni një herë shkrimet nga 55, e sidomos shkrimet e halles mine dhe mundohuni të përqëndroheni në ato e mundohuni t'i kuptoni, se na morët në qafë " me kodra pas bregut".
Unë si hapës i temës po ndeij si obligim të përgjigjem, se përndryshe s'kisha marrë kasavet për mendimet e filozofirat tuaja.
Ju sa më shumë po reagoni aq më shumë po jepni provë se atëehrë ka qenë më mirë.
Përmbajuni temës. Përgjigjuni vetëm për atë që pyeteni!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Ja o miq një lajm që ju mund ta kishit postuar:
Hapet “Tirana East Gate”
Në pjesën lindore të kryeqytetit, prej nga ka marrë edhe emrin, është vënë në funksionim 18 muaj pas nisjes së ndërtimit qendra më e madhe tregtare në Shqipëri, “Tirana East Gate”.
Qendra është një investim prej 104 milionë eurosh dhe investitorët e saj, “Balfin Group”, kompania më e madhe private në Shqiperi, dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, planifikojnë të punësojnë direkt 2 mijë persona dhe indirekt 2 mijë të tjerë.
Për kryeministrin ky investim, si dhe prania e rreth 160 bizneseve, përfshirë dhe emra të njohur botërorë, është një nga treguesit më të mirë të besimit tek Shqipëria.
“Një ditë një miku im më thoshe se, “e vizitova qendrën dhe se gjatë gjithë vizitës time atje mendoja se mund të gjendesha në Paris, Nju Jork, Londër dhe cdo kryeqytet të botës”. Mikut tim i sugjerova: “vizitoje edhe njëherë dhe mendo se kjo është Shqipëria”. E vërteta është se kjo është Shqipëria. Ky është një investim shqiptar”, u shpreh kryeministri në ceremoninë e inaugurimit.
Një nga risitë që sjell qendra tregtare “Tirana East Gate” është prania e rrjetit të hipermarketeve në Europe, “Carrefour”, që me rreth 3 mijë produkte synon të kënaqë interesat e cdo familjeje.
“Kjo qendër do sjellë një eksperiencë të re blerjesh, me dyqane sipas normave dhe standarteve evropiane dhe me cmime të lira e konkurruese”, deklaroi menaxheri i qendrës tregtare, Samir Mane.
Investitorët dhe bizneset synojnë që me shumëllojshmërinë e markave dhe produkteve, hapësirat për argëtim, si dhe baret dhe restoranet, ta shndërrojnë “Tirana East Gate” në një nga pjesët më tërheqëse të kryeqytetit.
E posotoj unë se e dua Shqipërinë.. Pak, pak por së pakut nja 10-15 veta janë punësuar
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 26-11-2011 më 22:46
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
ky investim baco,nuk krahasohet me investimet ne bunkera e burgje internimesh,qe beri per 50 vjet i madhi e i ndrituri enver djalli.
ky lajm eshte postuar shume me heret ne don me dit,por siduket ske kohe te shfletosh forumin neper rubrika tjera,se do merresh me veprat e arritjet e idolit tend.
ia ku e ke http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=139924
Krijoni Kontakt