Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 53
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Qenkemi te liqte e vetes. S'kam c'them me shume para disa shkaravitjeve qe bejne disa ketu ne emer te Allahut, pa patur haber fare per te. Nje vizite e kryeministrit ne nje shtet dhe ja cfare vreri villet nga trubarqe te molepsur nga padituria e injoranca.

    Shqetesohesh me te drejte, por s'kemi ç'ti bejme lumpenit qe ekziston mes nesh.

    Hidhi nje sy gazetave (veçanerisht komenteve ne Shekulli dhe ne filialin e saj Tema) dhe bindesh se ka nje celule mediatike, qe punon papushim per te krijuar llum.

    Llumi yne per fat te keq perhapet me progresion gjeometrik!

  2. #42
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    si te flase si te mos flase sala per kosoven, a mos i shkon kujt mendja qe izraeli te njohe pavaresine e kosoves??? do ishte "konflikt interesash" per ta.
    e njejta gje me spanjen. as ajo nuk ka si e njohe.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #43

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Nuk shikohet me sy idioti...mire ja bo atyre muslimonve qe na acarun tu i bo propagande...kenaquni me fotot tani..

  4. #44
    Berisha: Refomat e qeverisë time, jehonë në Izrael





    Mbledhja e qeverisë i është kushtuar sot tërësisht vizitës së Berishës në Izrael. Duke folur para ministrave të kabinetit të tij, Berisha u shpreh se në Izrael ka gjetur një interesim të madh të biznesit për të investuar në Shqipëri.

    “Kam kënaqësinë t’u them se jehona pozitive e reformave të Shqipërisë ishte shumë e madhe në Izrael dhe ajo qëndronte në prapa interesit për të investuar në vendin tonë. Reformat e qeverisë kanë pasur rezonim të rëndësishëm në aspektin ndërkombëtar. Këtë unë pata rastin ta ndjek e ta shoh në Nju jork, në Oslo, Tel Aviv e kudo ku kam udhëtuar kohët e fundit. Rruga më e sigurtë për zhvillimin e konsolidimin e marrëdhënieve miqësore është nxitja e bashkëpunimit ekonomik”, u shpreh Berisha.



    Duke u ndalur në marrëdhëniet e mira me popullin izraelit, Berisha theksoi pritjen e mirë që u është bërë atyre nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    “Kur në kryeqytetet e Europës bëhej gjahu etnik ndaj çifutëve, në fshatrat e Shqipërisë ata mbroheshin edhe me jetën e atyre që i strehonin. Kjo është një mirënjohje që populli hebre nuk e ka harruar”, tha Berisha.



    shekulli
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #45
    TENIOLTENI Maska e teniolteni
    Anëtarësuar
    01-05-2004
    Vendndodhja
    Albania/Tirana
    Postime
    45
    A mori KRYEMINISTRI yne Sali BERISHA pasaporte IZRAELITE?

    Ore ne nje televizion Shqiptar, kur pashe lajmet ne lidhje me viziten e tij ne Izrael, dhe me konkretishti kur takoi Kryetorin e bashkise se Izraelit, ky i fundit i dhuroi Berishes pashaporten Izraelite te shtetit me arsyen e miqve te vecante? Une kete informacion nuk e hasa ne TV e tjera, por vetem ne nje televizion qe me duket se ishte KLANI.

    Albo di gje per kete fakt?
    A ka dikush tjeter dijeni nga ky forum apo qe ka degjuar lajmet ate dite, sepse nuk u be shume jehone ketijlajmi, TVSH nuk e dha, Ora News nuk e dha, Alsati nuk jam i sigurte per kete gje!

    Nese e ka marre kete pasaporte, do te me vinte mire, por nuk e kuptoj se pse nuk u reklamua shume ne media tone? Une te pakten per pashaporte e kam marre se i dhuroi, sepse e ndegjova me veshet e mi! Tani le te dali dikush dhe te ma kundershtoj kete lajm.

  6. #46
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Jo mo se s'do kete qene pashaporte...ka mundesi ta kene bere qytetar nderi te jeruzalemit pasi nje njeri konfliktual si berisha eshte fiks per qytetar nderi te nje qyteti konfliktual si jeruzalemi!

    Thuaj shyqyr qe s'kemi degjuar ndonje deklarate te tipit "ne bashke me jue jemi te gatshem t'i biem Iranit" se ne ekstaze e siper ja keput ndonje kopace ky qypi yne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shoku_tanku : 30-11-2011 më 09:32

  7. #47
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Cohen-Berisha: Hapja e Ambasadës Izraelite, konsolidon marrëdhëniet dypalëshe

    TIRANË- Izraeli nga dita e sotme do të ketë përfaqësimin e saj në Shqipëri në një ambasadë me rezidencë të përhershme në Tiranë. Lajmi u konfirmua sot gjatë takimit që kryeministri Sali Berisha pati me ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, zotin David Cohen, i cili shoqërohej nga zëvendësdrejtorja e Përgjithshme për Euro-Azinë dhe Ballkanin pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, zonja Anna Azari.

    Ambasadori Cohen, i komunikoi shefit të qeverisë shqiptare, në emër të Kryeministrit Netanyahu dhe ministrit Lieberman, vendimin e qeverisë izraelite për të shndërruar përfaqësimin e saj në Shqipëri në një ambasadë me rezidencë të përhershme në Tiranë, çka do të shënojë një hap të ri cilësor në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe nxitjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike e tregtare, politike e të gjithanshëm, në interesin më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve.

    Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë lajm, si një ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe miqësinë mes dy vendeve e kombeve.

    Në takim u konfirmua vullneti i dyja palëve për të rritur investimet reciproke, që do t’i shërbejnë rritjes së shkëmbimeve tregtare, por edhe nxitjes së krijimit të vendeve të punës. Në takim u diskutuan edhe zhvillimet në rajon.
    (e.m/BalkanWeb)
    Partizoni

  8. #48
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    !!!Bravo Politikes Berisha
    Vendit ton i duhej lidhja e Izrael-Shqiperi

    Sa per kosoven nuk e ka ne dor sala por amerika mos ja fusni kot
    ktu te themi shyqyr qe pranoj izraeli jo shqiperia
    Partizoni

  9. #49
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga mario_kingu Lexo Postimin
    !!!Bravo Politikes Berisha
    Vendit ton i duhej lidhja e Izrael-Shqiperi

    Sa per kosoven nuk e ka ne dor sala por amerika mos ja fusni kot
    ktu te themi shyqyr qe pranoj izraeli jo shqiperia
    jam kurioz te dij se si do ti drejtohet perendise te Izraeliteve ai salijevi i bravo politikes - me jezusin e muhametin i ka rregulluar punet dhe i ka bere per vete - mund te jet i vetmi etalon ne bote qe ndermerr te atilla diskure te çmendurish ...

  10. #50
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Jo mo se s'do kete qene pashaporte...ka mundesi ta kene bere qytetar nderi te jeruzalemit pasi nje njeri konfliktual si berisha eshte fiks per qytetar nderi te nje qyteti konfliktual si jeruzalemi!

    Thuaj shyqyr qe s'kemi degjuar ndonje deklarate te tipit "ne bashke me jue jemi te gatshem t'i biem Iranit" se ne ekstaze e siper ja keput ndonje kopace ky qypi yne!

    Ca nuk pret nga nje enverist i oreve te fundit kur e pushton deliri i madheshtise....

    Te gjitha vizitat, fjalimet, duartrokitjet, dremitjet, budalliqet e tij jane te shkelqyera, fondamentale dhe mbi te gjitha historike

    Sa per temen, kjo eshte thjesht nje fasade (gjasme per thithje te invesitoreve ) sepse Izraeli token shqiptare tani e ka kthyer ne qender te operacioneve vezhguese ndaj influences turke ne Ballkan.

    Kaq shpejt e harruat konfliktin midis Turqise dhe Izraelit

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •