Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Skandali me naftėn, eliminohet autoriteti i shtetit shqiptar

    Ekonomi, Shekulli Sot|05/06/2012 10:51
    Skandali me naftėn, Berisha eliminon autoritetin e shtetit shqiptar

    Qeveria ka pėrgatitur dhėnien e tė drejtės sė kėrkimit pėr naftė njė kompanie tė huaj dhe i gjithė procesi po shoqėrohet nga njė skandal. Qeveria ka pėrgatitur tashmė marrėveshjen me kompaninė nė fjalė dhe pritet tė miratohet nė mbledhjen e ditės sė nesėrme. Zonat pėr tė cilat bėhet fjalė janė: Adriatiku 1, 2 dhe 3. Tė trija kėto janė nė det dhe pėrfshijnė zonėn nga “Karaburuni” deri nė “Kepin e Rodonit”.

    Burime tė sigurta tė gazetės nga grupi i punės qė ka hartuar kėtė marrėveshje, bėjnė me dije se iu ėshtė bėrė presion qė t’a “rregullojnė” atė sipas kėrkesave tė familjes sė Kryeministrit tė vendit Sali Berisha. Sipas tij, gjatė hartimit tė marrėveshjes, nga ajo ėshtė hequr detyrimi qė aktiviteti i kompanisė izraelite qė do tė marrė zonėn nė fjalė fillimisht pėr kėrkim dhe mė pas pėr shfrytėzim, tė kontrollohet nga shteti.

    Nė kėtė mėnyrė, duket se ekzekutivi do t’i lejojė kompanisė qė do tė marrė zonėn nė fjalė, qė tė zhvillojė aktivitet pa asnjė lloj kontrolli duke guxuar ta pėrcaktojė atė edhe nė Marrėveshjen e Kėrkimit madje. Autoriteti pėrgjegjės pėr kontrollin e aktivitetit hidrokarbur nė vend e ka Agjencia Kombėtare e Burimeve Natyrore, nėn varėsinė e METE-s. Ēdo veprim i kompanive qė marrin leje pėr tė kėrkuar apo shfrytėzuar nėntokėn shqiptare kontrollohet dhe miratohet pikėrisht nga ky autoritet.

    Ēfarė po ndodh? Burimi i gazetės nga grupi i punės, shpjegon se nga kjo marrėveshje ėshtė hequr detyrimi qė agjencia AKBN ka pėr tė verifikuar aktivitetin e kėsaj kompanie. “Na kanė kėrkuar qė tė heqim nga marrėveshja me kompaninė klauzolat qė pėrcaktojnė AKBN-nė si organin pėrgjegjės pėr kontrollin e aktivitetit tė kompanisė. Na thanė se kėshtu duhet bėrė pasi mbrapa ėshtė familja e Kryeministrit”, -shpjegon burimi.

    Sipas ligjeve tė shtetit shqiptar, para se tė lidhet njė Marrėveshje Kėrkimi, shteti i pėrcakton “Albpetrol-it” kornizat brenda tė cilave do tė hartohet marrėveshja nė fjalė nėpėrmjet njė Licencė-Marrėveshje. Duke u bazuar nė tė, “Albpetrol” lidh me subjektin privat Marrėveshjen e Kėrkimit, por duke pėrcaktuar qė kontrollori do tė jetė AKBN-ja. Nė rastin tonė, qeveria synon ta heqė AKBN-nė nga autoriteti kontrollues duke lenė nė mes vetėm “Albpetrol-in”.

    Por qeveria ka miratuar tashmė procedurat e shitjes sė kompanisė shtetėrore tė naftės dhe pritet qė tė hapė tenderin nė fund tė muajit korrik. Pra, pritet qė kompaninė shtetėrore, ta marrė njė privat. Nė kėto kushte, pas heqjes nga Marrėveshja e Kėrkimit qė do tė lidhė mė kompaninė private tė detyrimit pėr t’u kontrolluar nga Agjencia Kombėtare e Burimeve Natyrore, i gjithė aktiviteti i saj do tė verifikohet nga privati qė do tė blejė “Albpetrol-in”. Nė kėtė mėnyrė, shteti ka hequr dorė nė kėtė mėnyrė nga ēdo kontroll i veprimtarisė sė kompanisė private qė do tė kėrkojė naftė (nėse gjen me shumė mundėsi edhe do ta shfrytėzojė, ligji ia lejon kėtė). Pasuria kombėtare tashmė do tė administrohet vetėm nga kompanitė private pas asnjė kontroll nga ana e shtetit.

    Ēfarė parashikon Licencė-Marrėveshje

    c)METE nė pėrputhje me kėtė Licencė-Marrėveshje mund t’i japė “Albpetrol-it” tė transferojė ose tė delegojė tė gjitha ose njė pjesė tė tė drejtave, titullimeve dhe interesave tė tij kėtu njė personi juridik vendas ose tė huaj ose ndonjė institucioni ndėrkombėtar financiar me tė cilin “Albpetrol” dėshiron nė pėrputhje me ligjin e cituar kėtu dhe nė Marrėveshjen Hidrokarbure tė pėrshkruara nė kėtė licencė

    d) I licencuari bie dakord t’i nėnshtrohet termave dhe kushteve tė kėsaj Licencė-Marrėveshje

    e) Licencė-Marrėveshja ėshtė njė “Licencė” siē pėrmende nė Marrėveshjen Albpetrol dhe do tė ketė fuqinė e njė kontrate midis palėve

    f)AKBN mbėshtetur nė Vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr.547,datė 9 gusht 2006, do tė veprojė nė emėr tė ministrisė dhe po nė emėr tė ministrisė do tė japė miratimet e nevojshme dhe do tė lėshojė autorizimet e nevojshme pėr tė mundėsuar kryerjen e Operacioneve Hidrokarbure nė zonėn e kontratės

    Shėnim: Licencė-Marrėveshje parashikon qartė se i gjithė aktiviteti i kompanisė mbikėqyret nga AKBN. Ėshtė pikėrisht pika “f” e seksionit “Kushtet paraprake”, njė ndėr pikat ku parashikohet ky detyrim.

    Ēfarė ėshtė Licencė-Marrėveshja?

    Para se “Albpetrol” tė lidhė njė marrėveshje hidrokarbure me njė kompani private, shteti shqiptar, nėpėrmjet Ministrisė sė Ekonomisė, i pėrpilon atij njė Licencė-Marrėveshje, mbi bazėn e tė cilės do tė hartohet edhe Marrėveshje Hidrokarbure qė do tė lidhė kjo ndėrmarrje shtetėrore me njė kompani private pėr shfrytėzimin apo kėrkimin pėr naftė apo gaz nė territorin e vendit. Marrėveshja Hidrokarbure nuk mund tė dalė asesi nga kornizat qė qeveria i pėrcakton Albpetrolit nė Licencė-Marrėveshje. Qeveria e ka lenė sipas rregullave detyrimin qė kontrolli tė bėhet nga AKBN-nė, ndėrkohė qė “rregullimet” po bėhen tek Marrėveshja e Kėrkimit me kompaninė.



    Redaksionale


    Nafta nė kohėn e presidentit

    Shekulli ka paralajmėruar skandalin qė po pėrgatitej, i cili tani po del mbi ujė. Eshtė ndofta afera mė e rėndė e korrupsionit nė historinė e Republikės Shqiptare. Berisha pėrmes kartonėve tė deputetėve tė maxhorancės mandatoi veten e tij pėr tė hartuar Listėn C me pasuritė nėn e mbi tokėsore tė Shqipėrisė dhe pėr t’ia transferuar tė drejtat e shfrytėzimit tė kėtyre pasurive miqve tė tij, pa qenė nevoja pėr ndonjė ligj a vendim parlamenti. Tani po ndodh edhe ajo qė nuk ėshtė parė e dėgjuar deri sot nė botė: Agjncia AKBN nuk do tė ketė tė drejtė tė mbikqyrė marrėveshjen hidrokarbure qė mbulon Listėn C. Berisha po heq autoritetin e shtetit shqiptar pėr tė kontrolluar kėto kompani qė do tė shfrytėzojnė naftėn. Nuk mjafton qė po na grabisin pasurinė, por po na vjedhin edhe shtetin!

    Duket qartė se pas fshehjes sė aktivitetit tė kompanisė qė do tė kėrkojė naftė apo gaz nė territorin e Shqipėrisė nga kontrolli i autoriteteve shtetėrore flenė interesa tė mėdha korruptive. Fakti qė, ekspertėve qė merren me hartimin e draft-marrėveshjes me kompaninė nė fjalė i bėhet presion nėpėrmjet emrit tė Kryeministrit Berisha dhe interesave tė familjes sė tij, flet shumė. Zona pėr tė cilėn bėhet fjalė, pėrbėn jo pak, por 40 pėr qind tė hapėsirės detare qė ka shteti shqiptar. Me kėtė veprim, qeveria kėrkon t’i lėrė duar tė lira kompanisė private nė shfrytėzimin e burimeve nėntokėsore tė vendit.

    Burimi ynė, tė cilin nuk mund ta identifikojmė, na bėn me dije se miratimi i kėsaj marrėveshje do tė bėhet nė mbledhjen e nesėrme tė qeverisė.

    Njė rrethanė e ēuditėshme ėshtė koinēidenca e miratimit tė kėsaj marrėveshjeje me zgjedhjen e Presidentit tė Republikės. Duken si gjėra pa lidhje, por nė ditėt e ardhshme mund tė zbulohen lidhje qė do ta lėnė pa frymė opinionin publik.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta shekulli e koko kokodhimes.. harron se vet kjo gazete eshte pron e nji biljarderi qe ka blere gjismen e shqiperise pa pyetur as popull as shtet as milet.
    kjo gazeto-kompani nuk i ka sjelle asnje te ardhur shtetit me perjashtim te nje ngjarjeje ..21 janarin..
    kjo gazete me propaganden e saje te shpifjeve..sikurse "ki burimi qe nuku do te identifikonet".. i ndezi zjarrin e urrejtjes krimineleve an e kend vendit e i coj te vrasin policine e te vriten aty..
    vet kapot e kompani-gazetes u fshehen e benin sehir ne pritje te sihariqit.. pra te ca te vrareve..
    kjo gazeto mafi ndezi zemrat e met bozve e zan ziver caushve ne 21 janar se gjoja nuku duronet o shoke video meta prifti..
    dhe kapua i kesaj kompani-parti-gazetes edvin kokodhim rucua.. vuri krieredaktorin e saj te shaje arvizin.. kurse nje zagar tjater yzeir e liroj nga zinxhir.. qe ti beje gurgulene arvizut..pse nuk u dha leje te ven te masakrojne kabinetin brėna ne kriministri e ti ven flaken tiranes..
    po ki kriekapo nje dizaj u pa te hyje si spiun lagjesh fshehurazi naten te lepij taven me ngjala ne vile te meto lalzit..

    metos se videos..

    orreee.. mo e hani propaganden e koko kokodhumes..
    lol

    ju cojne ne bulevard..u japin ca hunj e ca tritola.. ju ven te rrihni policine.. e pastaj ju vrasin ca nga ju e pastaj qepen..ne xhep e vuuu lotet teta anete..me miljardaren linde kopileshaj..

    oj kokodhimua.. paska nje burim te brendeshem.. pra cou milet e bjeri qeverrise.. e ne ju sehiro bordellojme nga burdellot e shokut ton fidel..

    nejse..
    shiqir qe nje kompani izraelite ka ardhur te germonj per nafte..
    rendesi ka qe a eshte qo ndonje kompani shkencore naftore gazore me eksperienc e buxhet te forte apo nje lesh me kime..
    kete na sqaroni..


    me aq sa dime.. asnjeri nga krieministrat tane nuku ka shkelqier ne kte fushen e ndjelljes se kompanive gjigande.. qe te vine ne shqiperi.. pra as ki i tanishmi..


    dikur drejtoria naftes me qender ne fier ne koh te ppsh-se e filloj kte pun te kerkoj nafte ne det..
    hidh tritol bum andej e bum ketej nga vlora ne shengjin.. me ne krye kozmain.. po nuku beri gje..
    harxhuan tonelata me kullufa loqesh qe i importonin per te izoluar kabllot qe i fusnin ne det per te marre lekundjet nga nen fund deti..
    aso kohe farmacite skishin asnje cop.. nga qy lloj materiali.. lol.
    vetem se ja po.rdhen shtetit ahere meleona e meleona dallers.. kot fare..







    nashti ti edvin qe ngordh per xhaxhin edvin.. na sill cthot krahu tjater per kte muhabet..se vetem me po.rdhet e koko kokoo dhimo kokes nuk kuptojm te vertetat ore..

    ..

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    qashtu boni edhe zeni per punene e de-montimit te predh-municioneve, dhe u pagua me jeten e 27 viktimave - ende sot e kesaj dite nuk eshte denuar fajtori i vertete ...

    bej baba, se te ngjan ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    denoje mo dujruc..
    kush te ndalon..

    krieprokuroren e ke ne te njejten celule..
    te dy tek dokle ruci i merrni udhezimet.. se cdo pjerdhni te nesermen..

    ata ne gerdec nuku i vrau xeni por ju..
    ju ja vut flaken..

    po ju kam thene dhe ty dhe mero bazes e kolo ballos.. etj.. se do ju dali nje dite nje bllac e do u a ja nxjerre bojen..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •