(Kokë vizionare... hapi i ardhshem eshte nje proposte e tille ne Janine!)
Duke folur para shqiptarëve të Manastirit, kreu i aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, i ka kërkuar qeverisë së Tiranës hapjen e një konsullate shqiptare në Manastir, si një domosdoshmëri e kohës, në të mirë të bashkëjetesës ndëretnike.
“Kam dy mesazhe apo kërkesa që do t’u drejtoj zyrtarëve në Tiranë: E para është që Qeveria Shqiptare të hapë Konsullatë në Manastir sa më parë dhe e dyta është që të interesohet edhe për respektimin e reciprocitetit, e këtu e kam fjalën për respektimin e gjuhës shqipe me interes të bashkëjetesës, sepse për të bashkëjetuar duhet njohur edhe gjuha e bashkëvendasve, që në rastin konkret nënkupton njohjen e gjuhës shqipe nga bashkëvendësit maqedonas. Është e papranueshme që asnjë zyrtarë i Tiranës apo Prishtinës nuk vjen të mbroj të drejtat e shqiptarëve në Manastir. Dhe unë deklaroj para jush që do të kërkoj zyrtarisht shtetit shqiptarë që të emëroj një konsull dhe konsullatë në qytetin e konsujve. Një përfaqësi diplomatike në Manastir më shumë se kurrë e meritojnë shqiptarët”, deklaroi Spahiu. Duke u ndalur në integrimin europian, Spahiu ripërsëriti edhe një herë dhe riafirmoi idenë se shqiptarët duhet të shkojnë të bashkuar drejt Europës. Tani, koha e luftërave ka përfunduar, ajo kohë ka mbaruar. Tani është kohë tjetër, është kohë që ka vetëm luftë idesh dhe ne afirmojmë këto ide bashkëkohore të integrimit”, theksoi Spahiu.
Kërkesa për hapjen e një konsullate shqiptare në Manastirit nuk është maksimaliste, tha Spahiu, i cili ka qëndruar të premten dhe të shtunën në Maqedoni për të vizituar disa qytete me shumicë shqiptare
Bashkim me diplomaci e jo me luftë
Në gazetën “Lajm” të ditës së shtunë është përvjedhur një gabim në transmetimin e deklaratës së kryetarit të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, të dhënë gjatë qëndrimit në Tetovë. Spahiu në këtë fjalim ka thënë se shqiptarët duhet të bashkohen me diplomaci sepse ka kaluar koha e luftërave, kurse në tekst është transmetuar “Bashkim me diplomaci, ose me luftë”. Kërkojmë ndjesë nga lexuesit dhe nga z. Spahiu për këtë keqtransmetim të paqëllimshëm.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/11673.html
Krijoni Kontakt