Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 153
  1. #1

    Prokuroria: Aksidenti me makina, djali i Gramoz Ruçit i pafajshëm

    Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë aksidentuar 3 persona. I perfshirë në aksident dhe djali i deputetit Gramoz Ruci.

    Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin kryesor të Rrugës së Elbasanit rreth orës 21:20 minuta, kur një automjet Mini Cuper dhe një MBW X6 janë përplasur. Si pasojë janë plagosur rëndë 2 vajza dhe një i ri. Policia bën të ditur se nga tre të plagosurit, në rrezik jete është vajza me inicialet B.P, 28 vjec ndersa jashte rrezikut per jeten vajza B.R dhe djali E.C. E plagosura në gjendje të rëndë udhëtonte me Mini Cuperin se bashku me 2 të plagosurit e tjerë.

    Pak minuta pas ngjarjes Policia e Tiranës bëri të ditur se i perfshire ne aksident eshte dhe shtetasi, Ledio Ruci, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci. Ledio Ruci drejtonte automjetin BMW X6. Policia ka marre ne pyetje djalin e deputetit.

    Në vendgjarje mbërritën menjehere ambulanca dhe policia. Efektivët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

    Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit.

    Automjeti tip BMW X6 pas përplasjes me Mini Cuper më pas ka hyrë në trotuarin anësor dhe është përplasur me një nga muret e ndërtesave. Fatmirësisht asnjë kalimtar nuk ka pësuar dëmtime, vetëm muri anësor i një prej dyqaneve të asaj zone. Dyshohet se te dyja automjetet kane qenë me shpejtësi të madhe, por do të jene hetimet që do të përcaktojne se cila nga automjetet ka qenë shkaktar për aksidentin e rëndë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 21-11-2011 më 07:04
    Revolution 1848

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Katunari ka zbrite nga malet e Tepelenes,ka lene mushken e gomarin e ka marre BMX-ne...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Lere mos e pyet ndaj gjihmone shqiptaret bien nga shiu ne bresher e anasjelltas.
    Ne cdo vend te botes kush ka detyre te larte dhe femija tregon gangsterizma personi i larte zhveresohet brenda 24 oreve qe ska qene i afte te edukoje familjen e vet e jo me te kryeje detyrat e shtetit dhe kalon vetiu ne doreheqje.
    Po geni komunist paska pjelle brezin e ri ku i pari qe gjykonte per antenat e tv, keta te sotmit per te xhiruar gomat ne pazar.
    Albania Uber Alles

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Tiranë, aksidenti me djalin e Rucit, vdes 1 e plagosur

    TIRANË- Ndërron jetë sot në Spitalin Ushtarak në kryeqytet njëra prej të plagosurave, e cila u përfshi në aksidentin e mbrëmshëm, në rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Ajo është identifikuar si Brunilda Pinderi, 28 vjec.

    Si pasojë e aksidentit, tre persona mbeten të plagosur rëndë, ndërkohë që njëra nga dy vajzat u shtrua në gjendje të rëndë në spital. Policia bëri të ditur se, në aksident u përfshi edhe djali i deputetit të PS-së, Gramoz Ruci.

    Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:20 ku një automjet Mini Cuper dhe një MBW X6 janë përplasur. Viktima së bashku me 2 të plagosurit e tjerë mësohet se udhëtonin me Mini Cuperin, ndërkohë që Ledio Ruci, djali kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci drejtonte automjetin BMW X6.

    Burime policore bëjnë me dije se makina e shtetasit Ledio Ruçi, i cili po ngjitej në unazë, ka hyrë në kryqëzim me shpejtësi dhe pas përplasjes me Mini Cooper-in e ka lënë atë pas dhe ka lëvizur diagonal, duke dalë nga kryqëzimi ka hipur në trotuar derisa është përplasur me muret e një Fast Food-i.

    Grupi hetimor mori djalin e Rucit në pyetje në lidhje me shkaqet e aksdientit, ndërkohë nga hetimet paraprake dyshohet se të dyja automjetet kanë qenë me shpejtësi të madhe, por do të jene hetimet që do të përcaktojne se cila nga automjetet ka qenë shkaktar për aksidentin e rëndë.
    (el.me/BalkanWeb)
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Katunari ka zbrite nga malet e Tepelenes,ka lene mushken e gomarin e ka marre BMX-ne...
    Mos u merzit se do ta mari hakun. Ligji i berishes godet rende. Gjob 500 lek te reja per shpejtesi
    Revolution 1848

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ngushellime familjes se se ndjeres
    po x6 a asht kjo e fundit krejt?
    se ketu ku jetoj une vec nje kirurg qe ka dal ne pension (sic dihet ketu marrin nje vit rroge bruto me daljen ne pension)e di qe ka kete makine
    dhe ky drejtori i bmw ne karnten
    tjer skam pa vallahi me keshtu makinash se mesa di une keto jane mbi 70 mije euro
    si mundet nje 30 vjecar ti kurseje kaq lek
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    ngushellime familjes se se ndjeres
    po x6 a asht kjo e fundit krejt?
    se ketu ku jetoj une vec nje kirurg qe ka dal ne pension (sic dihet ketu marrin nje vit rroge bruto me daljen ne pension)e di qe ka kete makine
    dhe ky drejtori i bmw ne karnten
    tjer skam pa vallahi me keshtu makinash se mesa di une keto jane mbi 70 mije euro
    si mundet nje 30 vjecar ti kurseje kaq lek
    Tallesh ti apo cfare ? Po 70.000 euro keta baballaret deputete dhe ministra ua japin femijeve te tyre per para xhepi o i uruar
    Revolution 1848

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po mire mo vlla se une vec ne forum lexoj se e kam hup sinqerisht te verteten se cbehet ne shqiperi e me duket kur lexoj per shifra vjedhjesh sikur jane genjeshtra
    ky eshte kulmi po behemi si rusia ku vec milioner e varfaniak ka

    meqe kana kaq lek plerat le ta ndihmojne kete familjen

    http://www.balkanweb.com/shqiperi/26...oni-74699.html
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Mesa mora vesh une mini cuperi eshte fut me t\kuqe ne kryqzim ..ndersa cuni rucit ka qene me shpjetesi te madhe. Por perderisa eshte i biri i nje personazhi politik normal qe do behet buje e madhe. Une mendoj qe shoferi mini cuperit te rraset ne burg per shkelje te rregullave te qarkullimit dhe cunit te rucit ti hiqet leja qarkullimit perjetsisht ,se nuk eshte hera pare qe perfshihet ne incidente te tilla.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Me vjen keq per jeten e humbur ne rradhe te pare. I shpreh ngushellimet e mia familjes. E me vjen akoma me keq sepse nuk do te kete drejtesi as kesaj radhe. Kjo me trishton akoma dhe me teper.

    E vini ne diskutim ju qe djali i RuQit ka qene fajtor? Ai ishte me ngut sepse e priste babai per te bere pune per kombin, ndersa vajzat i kane dale para se i ka shtyre Saliu qe ta pengojne.
    Djali do mare nje gjobe per tejkalim shpejtesie e rrip sigurimi e kaq. Ai ka qene nje djale me sjellje shembullore e ka nje te kaluar te "ndritur"
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •