Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498

    Roja dhe shoferi trashëgojnë 1.5 mln dollarë mbas vdekjes së shefit

    New York – Alan Meltzer, një manjat i njohur i industrisë diskografike ka lënë trashëgim 1.5 milionë dollarë për rojen dhe shoferin e rezidencës ku jetonte.

    Sipas mediave amerikane, pas vdekjes së 67-vjeçarit është gjetur testamenti i tij, sipas të cilit 1.5 milion dollarë i kalonin në trashëgimi shoferit të tij dhe rojes të godinës në banesën e tij në lagjen Upper East Side.

    Shoferi 54-vjeçar Jean Laborde, babai i pesë fëmijëve, ka trashëguar prej tij 1 milion dollarë, ndërsa roja besnik prej 15 vitesh, Chamil Demiraj trashëgoi 500 mijë dollarë.

    Ky lajm ka filluar të përhapet si virus nëpër mediat më prestigjioze, pasi gjesti i mogulit Meltzer i ka prekur shumë njerëzit.

    Ajo çfarë na e ka bërë neve lajmin edhe më interesant është emri i rojes në banesën e tij; një mbiemër tipik shqiptar dhe një emër që po ta përkthesh në shqip është Qamil Demiraj. Të dhëna të tjera mbi të, për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për një shqiptar apo jo, nuk mundëm të gjenim; por sido që të jetë, dy punonjësit e lartpërmendur duhet të kenë qenë njerëz të mirë, përderisa kanë fituar këtë trashëgimi prej tij.

    Alan Meltzer në vitin 1997 themeloi shtëpinë diskografike dhe ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në popullarizimin e hard-rock-ut në fund të viteve ’90. Mes grupeve më të famshëm që kanë kaluar në duart e tij janë Creed dhe Evanescence. (LajmeShqip.com)
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  2. #2
    Bravo! Ky po qe eshte nje gjest qe meriton te flitet e te perhapet ne çdo shtet te botes!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    Ai ka emrin Qamil Demiraj, e keta dashkan te dhena te tjera per te vertetuar qe eshte shqiptar?

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Me ate emer mund te jete edhe turk, edhe boshnjak, edhe kroat ...

    mos eshte gje kengetarja amerikane minaj me origjine shqiptare???

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Edhe ka shume mundesi qe te jet shqiptar. Ky rast tregon se good deeds do get recognized btw net vetem 50% marrin is still good though.
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ka plot shqiptar qe u kane ndejt "pronto" pronareve me shpresen per te perfituar dicka nga pasuria sidomos kur pronaret kane qene mosha te medhaja, vetem apo femijet nuk kane qene prane prinderve. Gjithsesi me cfaredo qellimi te jene nisur, rendesi ka qe pronari ka ngel i kenaqur nga sherbimi i tyre. Ka disa ketu qe kane perfitu nje shume simbolike nga trashegimia e pronareve, por jo kaq sa ky. Ti haje gezuar ato leke!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 02-02-2012 më 12:21
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Me ate emer mund te jete edhe turk, edhe boshnjak, edhe kroat ...

    mos eshte gje kengetarja amerikane minaj me origjine shqiptare???
    Me emer Niki a Nicky nuk i dihet dhe duhet kontrolluar. Po ta kishte Shefqete Minaj, s'kishte nevoj per verifikim.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    e po shyqyr nuk thoni
    ishallah te jete shqiptar
    ti gezoj dhe ai shkreti
    pse gjithmon roje biri botes
    hallall e pa dhe ate zoti
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  9. #9
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Me ate emer mund te jete edhe turk, edhe boshnjak, edhe kroat ...

    mos eshte gje kengetarja amerikane minaj me origjine shqiptare???
    Ju disa ketu flisni sikur te ishit rrite ne male apo thjeshte nuk dini ti dalloni mbiemrat Shqiptare prej atyre Turqe Boshnjake Kroate etj.

    Mbiemri Demiraj esht Shqiptare


    Turqisht do te ishte Demir,. sps nuk perfundone asnje Mbiemer Turke me Demiraj me (J)

    Boshnjakisht Demiroviqe ose ne raste shum te rralla Demiri por asnjeher Demiraj.

    Kroatishte Demiriq ose Demiroviq .


    Ky mbiemer esht 100% Shqiptare sikurse qe ka me mijra Mbiemra ne Bote si "Kola" por nuk ka askund ne Bote Mbiemer "Kolaj" me perfundim (J) perveqe Shqiptare

    Edhe mos i shikoni vetem emrat se po i shikuat gjerat ne ket menyre edhe Shqiptaret e Krishter mbi 90% e tyre kan emra Sllave Greke Llatine Vllehe Italiane Russe Qifute Rumune etj.


    Ka ketu njerez te cilet i din keto senet edhe ma mire por ky ishte pak a shum nje sqarim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar.Pr : 02-02-2012 më 16:21

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    500 mije $ sjane shume=cmimi i nje shtepie shume te mire 2 kateshe,kaq.
    Pastaj do paguash prape takse prone,elektrik,uje,ngrohje/AC,pa folur per ndonje riparim,blerje orendish,mallrash etj.
    Parja easy ashtu si vjen easy ashtu iken easy.
    Te ishte 5 miljon,po do ishte dicka qe te mbaron pune,per te filluar nje jete te re.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •