Katėr vėllezėrit shqiptarė sfidantė tė krizės greke
2 Nėntor 2011
“Ata (politikanet) e sollėn Greqinė nė kėtė gjendje. Kishin mundėsi ta parandalonin, por askush nuk guxoi tė merrte kosto politike”, vlerėson Pirroja. Ai thotė se biznesi i tij nuk do tė preket nga kriza ekonomike, pasi, sipas tij, ky biznes ėshtė njė nga tė paktat objekte qė ėshtė ndėrtuar djersėn e ballit.
Vasili, Odiseja, Pirro dhe Anesti Panajoti, pėrkatėsisht 40, 38, 36 e 34 vjeē, janė katėr vėllezėr shqiptarė nga fshati Leshinicė e Sipėrme (Sarandė), qė prej 30 muajsh administrojnė nė Igumenicė, njė qytet i vogėl bregdetar nė veri tė Greqisė, dy restorante me tė njėjtin emėr “Seas”, duke sfiduar frikėn dhe triumfuar ndaj krizėn ekonomike qė ka goditur kėtė vend dy vite mė parė.”Frikė kemi, por derėn nuk ia kemi hapur”, thotė i sigurt Vasili, duke nėnkuptuar se kriza ekonomike i ka bėrė mė tė fortė katėr vėllezėrit emigrantė.
Vasili, djali i madh i familjes Panajoti, tregon se 20 vjet mė parė, ai dhe tre vėllezėrit e tjerė u arratisėn nga Shqipėria pėr shkak tė gjendjes sė rėndė ekonomike. “Sistemi komunist instaloi mjerimin, ndaj ne u arratisėm familjarisht nga fshati Leshnicė e Sipėrme, njė zonė malore, rreth 60 km larg Sarandės”, pohon Vasili, duke shtuar se njė javė pėrpara se tė arratiseshin si vėllezėr, nė kufi ishin vrarė dy tė rinj dhe policia e atėhershme kapardisesh nė fshat, duke zvarritur trupat e tyre tė pajetė pėr tė frikėsuar banorėt. “Ne i bėmė ballė mjerimit dhe tani po sfidojmė krizėn”, nėnvizon Vasili.
Mė tej, Vasili thekson se dy restorantet me emrin “Seas” janė te njohur pėr 60 mijė banorėt e Igumenicės.Dikur, tė katėr vėllezėrit ishin punėtorė krahu, sot janė bashkėpronarė. “Tė dyja restorante i ngritėm me kursimet tona. Nuk kemi pėrfituar asnjė kredi, pėrkundrazi, sot jemi krenarė pėr kėtė investim”, thotė Vasili dhe befas ndėrpret bashkėbisedimin pėr t’i shėrbyer klientit.
Pirroja, djali i tretė i familjes Panajoti, fillon tė tregoje me hollėsi jetėn e banorėve tė Igumenicės, qė, sipas tij, vitet e fundit po hasin vėshtirėsi ekonomike, sidomos pėr tė gjetur punė. “Shumė vende pune nė administratėn shtetėrore janė shkurtuar. Paga ėshtė katandisur si mos mė keq. Me pak fjalė, jeta ėshtė vėshtirėsuar”, mendon Pirroja. “Besoj se kjo situatė do tė kaloje dhe ēdo gjė do shkoj mbarė”, shton ai. Sipas tij, taksat janė ngritur nė qiell, ndėrsa banorėt janė tė revoltuar, sidomos me politiken.
“Ata (politikanet) e sollėn Greqinė nė kėtė gjendje. Kishin mundėsi ta parandalonin, por askush nuk guxoi tė merrte kosto politike”, vlerėson Pirroja. Ai thotė se biznesi i tij nuk do tė preket nga kriza ekonomike, pasi, sipas tij, ky biznes ėshtė njė nga tė paktat objekte qė ėshtė ndėrtuar djersėn e ballit.
“Shumė biznese po falimentojnė, pasi ata e kanė ngritur aktivitetin e tyre duke marrė kredi. Bankat nė Greqi nuk tė falin. Tashmė ata janė tė detyruar tė paguajnė kėstin mujor, ne jo. E kemi ngritur me kursimet tona”, argumenton Pirroja.
Vasili, vėllai i madh i Pirros, i cili dėgjon me vėmendje bisedėn, shton se restoranti i tij nuk servir vetėm produktet greke, por edhe prodhime shqiptare, si meze, raki, ėmbėlsira, paēe etj. “Kemi punuar dhe vazhdojmė tė punojmė jashtė mase. Zgjohemi nė orėn 05:00 dhe flemė nė 02:00 tė natės. Ku ėshtė ēelėsi i suksesit tonė. Pėr ne motoja jonė ėshtė puna, pastaj qejfi”, specifikon Vasili, qe tashmė ka filluar tė mendoje pėr vendlindjen. Pėr tė, Shqipėria ka ndryshuar, duke filluar nga infrastruktura rrugore deri te cilėsinė e jetės.
“Disa vite mė parė mė duheshin mbi 5 orė tė pėr pėrshkruar 100 km, por pėr dy orė jam nė fshat”, thotė Vasili dhe tregon se prej njė viti ka nisur tė ndėrtoje njė shtėpi tė madhe me perspektivė pėr t’u rikthyer. “Tani pėr tani nuk kam ndėrmend tė kthehem, pasi tashmė ka ikur koha kur emigrantėt shqiptarė shiheshin me pėrbuzje nga grekėt”, pėrfundon Vasili. (atsh)
Krijoni Kontakt