Close
Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 160
  1. #141
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar mė parė nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Zoti Kujtim lotet e NJE femre nuk me bejne kaq pershtypje se pse ne e kemi pak edhe nga natyra tone qe qajme shpesh
    por lotet e nje burri nuk mund te ndalojne lotet time
    nuk di se cfare te shkruaj me pare.......
    secili eshte i lire te beje cte doje po asnjeri ska te drejte te bej nje njeri te vuaj

    URIME PER KETE SHKRIM TE BUKUR EDHE PER PENEN TENDE!
    HELEN ne radhe te pare te falenderoj per kohen qe ke harxhuar per te lexuar ato qe une shkruaj e dyta te falenderoj per vlersimin qe me beni. Por lotet si te femres dhe te mashkullit njesoj jane dhe nuk duhen harxhuar ne kete menyre.

  2. #142
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar mė parė nga gloreta Lexo Postimin
    Tregim mbreslenes, tregon se si ciftet perballen me problemin qe kane pas martese, aty ku nuk ka besnikeri, komunikim midis dy paleve, tjetri/a shkon te gjeje ngushellim te nje i huaj, keshtu po ate dite kur kjo ndodh, atehere dashuria e pare shuhet.

    Tregim me te vertete mbreslenes.


    Pergezime per kete tregim Z. Kujtim!
    Faleminderit Gloreta per kohen qe ke harxhuar per te lexuar kete tregim.

  3. #143
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Miqte e mi pas nje shkeputje relativisht te gjate rikthehem serisht mes jush per te marre nga ju kritikat tuaja per nje tregim te "ri " ose me mire te them vazhdimin e tregimit te fundit qe ju keni lexuar Ju uroj lexim te kendeshem.

  4. #144
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Mallkimi
    (PAS NJĖ VITI QĖ PASHĖ NJĖ NJERI TĖ VETMUAR)



    Ishte ulur vetėm nė tavolinėn e tij tė preferuar dhe vazhdonte tė pinte. Ishte i dehur po shumė i dehur ama.
    -E kam shok ta marrė djalli dhe nuk bėn t’a lė kėshtu. Edhe pse kam bėrė fjalė me tė prap shok e kam.-i thashė Helenės, gruas time.
    -Nuk e kam parė kurrė nė kėtė gjėndie-tha ajo dhe pasi mė mori nga dora ēantėn qė kisha bėrė pazar vazhdoi- mirė bėn ta marėsh e ta ēoshė nė shtėpi.
    -Nė shtėpi mė prit –i thashė dhe u largova nė drejtim tė barit ku rrinte Dani shoku im.
    Me Danin njiheshim qė fėmijė. Shquhej pėr djalė ēapkėn, si me thėnė ishte i forti i shokėve, dhe vėrtet ishte i tillė. Jeta me tė ishte treguar, e rreptė sepse prindėrit e kishin lėnė tė vogėl shumė, por edhe pak dorėlėshuar nė aspektin financiar. Kishte para dhe shumė bile. Ēdo gje e zgjidhte sa hap e mbyll sytė por vetėm me para ama.
    Dani ishte i martuar e kishte njė djalė .Zana ,e shoqia e Danit ,ishte me gjithė kuptimin e fjalės zonjė. Njė grua shumė e bukur dhe fisnike. Dani para disa kohėsh filloi tė merrej me njė femėr tjetėr. Njė grua e martuar me tre fėmijė. Edhe ajo ishte shumė e bukur. Unė me thėnė tė drejtėn nuk qeshė dakort me kėtė gjė qė kur Dani ma tregoi. Por ai mu pėrgjigj- O anadollak, o njeri i shekujve tė shkuar. Kjo ėshtė nė modė sot. Tė keshė dashnore ėshtė krejt normale.
    -Si krejt normale .....-thashė unė- tė lėsh pasdore familjen tėnde?
    -Po kush tė tha mor dak qė lė pasdore familjen-Tha ai duke qeshur me ironi. E mė pas vazhdoi- Nuk ju mungon asnjė gjė nė shtėpi.......!
    -Po-e ndėrpreva unė- ju mungon babai dhe burri.
    Debatuam pak dhe e pashė qė Danit i ngeli pak hatri sepse nė ditėt nė vijim sikur u ftohėm pak.Me thėnė tė drejtėn mua mė ngeli hatri pėr fjalėn”ANADOLLAK”.
    Po shiheshim pėrditė e mė rrallė dhe ja sot ku e shoh kėtu tė dehur tė degraduar.
    E shoh ashtu siē kurrė nė jetė nuk e kisha parė.
    U afrova tek tavolina dhe u ula i bėra shėnjė kamarierit tė mos sillte mė asgjė veē llogarisė.
    -Dani boll ke pirė. Ikim tani.
    Ngriti kokėn mė pa nė sy. U habita nuk e kisha parė kurrė Danin kėshtu,sytė i ndrisnin mbase dhe nga loti mbase dhe nga ndonjė inat.
    -Dani ēfarė ka ndodhur-thashė unė i habitur.
    -Hataja – tha ai
    -Hajde dalim-i thashė .
    -Jo,jo miku im –tha ai e pasi fshiu sytė vazhdoi- duhet tė tė tregoj gjithēka. Sepse ti je shoku im mė i mirė.
    -Hajde dalim e rrugės mi trego tė gjitha- i thashė.
    -Dalim dalim por unė sonte dua tė flas shumė por dhe tė shfry shumė-tha ai. Pasi u pėrcoll vazhdoi- Por nuk dua tė mė shohin nė kėtė gjėndie. Ndaj mė gjej njė vėnd ku tė fshifem e tė shfryj e shaj sa tė dua.
    -Ok ikim nė shtėpi tek unė-thashė unė. Dhe desha tė vazhdoj por ai mė shtrėngoi fort tek krahu dhe po me forcė mė ktheu nga vetja dhe mė tha:
    -Si .....ti mė pranon mua nė shtėpi???!!!
    -E pse jo! Dani jemi shokė. Nuk ėshtė hera e parė qė ti vjen nė shtėpinė time- thashė unė.
    -Unė jam bastard. Unė jam i keq. Unė jam......-desh tė vazhdonte por unė e ndėrpreva
    -Kushdo qofsh je shoku im.
    -Jo,jo mė vjen zor nga Helena se jam i dehur- tha ai
    - Je dakort t’i them tė vejė me gjithė fėmijėt nga Zana dhe ti thotė se ne sonte do bėjmė njė festė burrash tek shtėpia ime?-thashė unė
    -Je i madh daku je i madh-tha ai dhe mė hodhi dorėn nė qafė.
    I telefonova Helenės dhe i shpjegova se ēfarė duhet tė bėnte. Gjatė gjithė rrugės ai vetė shfrynt. Dukej se kish njė brengė tė madhe brėnda vetes. Mezi hecte por ajo copė rrugė qė bėri mė kėmbė nė ajėr tė pastėr sikur e kthjelloi dhe e lehtėsoi disi. Sapo hymė nė shtėpi u lėshua mbi divan, unė mendova se do tė qante por ai vetėm shfrynte dhe diēka pėshpėriste me vete. E lashė qė tė qetėsohej. Kur e pashė tė qetėsohej i zgjata njė cigare dhe i thashė:- Ej shoku kėtu erdhėm pėr tė folur dhe jo pėr tė shfryrė. Ndaj mjaft mė bėre si kalama se nuk po tė njoh kėshtu si po bėn ti.
    -Ah.........!- bėri ai.
    Ndezi cigaren dhe mori frymė thellė si pėr tu qetėsuar. Dhe filloi tė trgonte:
    -Ti e di pėr Laurėn, tė dashurėn time.
    -Po- thashė unė.
    -Kam pirė shumė sonte o shuku im-tha ai dhe pasi fiku cigaren vazhdoi:
    - E doja shumė dhe pėr tė bėja gjithēka. Kam bėrė shumė shoku shumė. Jam dėfryer me tė,e kam ndihmuar si me para dhe nė jetėn e pėrditėshme. Ajo mė thoshte se kish njė burrė qė s’e nxirrte “qimen nga qulli” dhe unė bėja shumė pėr tė. I gjeta dhe e rregullova nė punė atė dhe burrin e saj. Ajo ēmėndej pėr mua por qė tė jem i sinqertė dhe unė ēmendesha pėr tė. –pėrfundoi ai.
    Ai po heshtėte. Mbase kujtonte ēastet e bukura me tė po mbase dhe po i rėndiste ato qė kishte nė kokė. Duhet tė ishin shumė si ēastet e bukura dhe ato qė ai donte tė thoshte sepse pauza qe shumė e gjatė. Ndėrkohė qė bėnte pauzėn ai i kish ngulur sytė nė njė pikė dhe nuk i shkėputi deri sa unė i zgjata njė tjetėr cigare.
    Dhėnia e cigares sikur e shkundi,e zgjoi. Dhe ai pasi ndezi cigaren vazhdoi:
    -Para disa kohėsh i shoqi i saj e mori vesh lidhjen tonė. Kapi njė sms qė i dėrgoja asaj.
    U shkėputėm. Por......unė nuk rrija dot pa tė por edhe ajo nuk rrinte dot pa mua. Burri po i bėhej mbytės,sipas saj.
    Ai me xhelozinė e tij nuk po e linte rehat. Ajo nuk ndihej e qetė. U vura nė veprim. Fillova t’a ndihmoj nė tė gjitha aspektet. Nė tė gjitha mė kupton.
    Por sot.............!- ai sėrisht heshti.
    Nuk i fola. Mendova mė mirė ta lė tė qetė. Kur tė jetė gati le tė fillojė.
    Ai heshti njė copėz here. U ngrit e filloi tė lėvizte nėpr dhomė.
    -Daku a ke ndonjė gjė pėr tė pirė?-tha ai.
    -Boll ke pirė.-i thashė unė.
    -Tė lutem diēka se nuk jam siē isha. Jam mė mirė tani- tha ai dhe mė pa me ca sy qė mė thyen.
    -Ok.-thashė unė dhe vajta tek frigoriferi pėr tė marrė pak raki tė mirė qė e ruaja pėr vete, pėr tė pirė ndonjė kupė ndonjėherė. I mbusha atij njė gotė dhe pėr vete shtiva pak. Ai pasi ktheu njė gėllenjkė ndezi dhe njė cigare u mbush fort me fryme sikur do ta thosh me njė frymė atė qė kishte pėr tė thėnė . Mė pa drejt e nė sy dhe vazhdoi:
    -Sot nė mėngjes si gjithnjė vajta tė pi kafen. Sapo e kisha marrė kafen hyn nė derė Ai burri i Laurės. Erdhi drejt e tek unė nė tavolinė. Njėherė mendova se mos kishė ndonjė mėndie tė keqe por e pashė nė fytyrė qė nuk do bėnte as sherr e as skena.
    U ul nė tavolinė duke mė thėnė vetėm njė “mirmėngjes” tė thatė. Nuk po e kuptoja se ē’kish ndėrmėnt tė bėnte por edhe unė nuk po e shihja e flisja sepse nuk dija ē’ti thosha.
    -Dani ti nuk i ke prindėrit apo jo? Mė tha ai.
    -Jo-ju pėrgjigja shkurt unė
    -Nga se kanė vdekur?
    -Aksident me makinė.
    -A e ke ndierė mungesėn e tyre ndonjėherė- vazhdoi ai
    -Sigurisht- ju pėrgjigja unė.
    -E nė momentet qė tė janė dashur a ke mallkuar Zotin qė ti mori?-tha ai.
    -Po..... edhe ka qėlluar-ja ktheva unė.
    - Po mirė ti Dani pse do qė nė njė moment fėmijėt e mi tė tė mallkojnė ty? Sepse je ti qė do t’i lėshė o pa nėnė o pa babė. Dhe mė e keqja ėshtė se ti i kėrkon por e di ku i ke. I ke nė varreza. Po fėmijėt e mi nuk do tė kenė asgjė ku tė ngushėllohen ndaj do tė tė mallkojnė ty. Dhe dije se mallkimi i fėmijėve jetim me prindėr gjallė ėshtė i rėndė.
    Kaq mė tha dhe iku.
    Ai iku ndėrsa mua mė kaluan si njė film pėrpara syve ditėt kur unė kėrkoja babanė pėr njė kėshillė dhe nuk e kisha kėrkoja nėnėn pėr njė pjatė gjellė dhe nuk e kisha.
    O Zot se e vėshtirė ishte.-pėrfundoi Dani.
    Ktheu sėrisht nga rakia nė gotė dhe i mbėrtheu sėrisht sytė nė njė pikė dhe pėshpėriti me vete: -S’e nxierr qimen nga qulli thoshte ajo.........! Hė hė!..........!Ai ishte goxha burrė e jo ****!
    -Ej- i thashė unė- fol me mua jo me vete.
    -Ah po !-tha ai si i rizgjuar- A e kupton shoku im ai ishte burrė zotni e jo kot fare siē mė thoshte ajo. Dhe ti kishe tė drejtė kur mė qortoje.-tha ai dhe uli kokėn sepse mbase i erdhi zor kur kujtoi debatin tonė.
    -Tani e kuptoj sa pas dore kam lėnė familjen time-tha ai dhe mė pa nė sy.
    Pasi ktheu dhe njė gllėnjkė tjetėr vazhdoi:- Nuk tė dėgjova ty atėhere. Ndaj sot tė them qė ti je shoku im mė i mirė.
    -Po tani tani ēfarė do tė bėsh- thashė unė.
    -Do tė telefonoj Laurėn dhe do t’i them qė bashkė nuk do tė takohemi dhe tė lutem fshije numrin tim. Pėrkushtoju familjes tėnde, burrit tėnd se ishte njeri i mirė.
    Ajo tė bėjė si tė dojė unė e vendosa-tha Dani e pasi ktheu me fund gotėn ndezi sėrisht njė cigare vazhdoi- E mbylla. Kam bėrė shumė mėkate dhe padyshim qė pėr ēdo mėkat kam marrė dhe shumė mallkime por kėtė mallkim s’do mund ta shlyej dot.
    O shoku im ka mallkime e MALLKIM.

  5. #145
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Nderimet e mia Z.Cami,eshte kenaqesi te lexoj perseri shkrimet e juaja mbreselenese!
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  6. #146
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar mė parė nga Xhenet.M.S. Lexo Postimin
    Nderimet e mia Z.Cami,eshte kenaqesi te lexoj perseri shkrimet e juaja mbreselenese!
    Faleminderit per komplimentin Xhenet.

  7. #147
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    NJĖ DITĖ

    Nė njė ditė ......, a e ke pyetur ndonjėherė veten se ēfarė ndodh nė njė ditė.......?Nė njė ditė.........ka qė lindin dhe dhurojnė njė gėzim tė pafund, por ......njė fatkeqėsisht “ikėn” dhe sjell njė dhimbje pafund... Ka qė bien... Ka qė ngrihen...Dikush qeshe atė ditė por...dikush dhe qan. Njė dashuron ..... njė tradhėton..... Dikush qiellin e sheh veē tė kaltėr e dikush tjetėr po nė tė njėnjtin vėnd e sheh veē zi..........! Nė njė ditė sa gjėra ndodhin.... Po qe se je ti i lumtur she veē fytyra tė qeshura nė ēdo cep. E nėse i mėrzitur je ul sytė s’di ku i fsheh. Duhet ta dish qė nė njė ditė jeta jote mund tė ndryshojė...... E atėhere kujtohu...... merr e jep dashuri , Respekto, Qesh, e ji i lumtur .......gjej forcėn pėr tė buzėqeshur edhe nė ditėt me tė errėta sepse nė njė ditė ndodhin shumė gjėra aq shumė sa dhe ti njė ditė do tė jeshė pjesė e atyre gjėrave qė ndodhin ATĖ DITĖ........ !

  8. #148
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    SI TA BĖSHE TĖ LUMTUR NJĖ FEMĖR.



    Pėr ta bėrė tė lumtur njė femėr duhet shumė pak. Vetėm pak. Duhet tė jeshė:
    -MIK
    -SHOK
    -DASHNOR
    -VĖLLA
    -BABA
    -MĖSUES
    -EDUKATOR
    -GUZHINIER
    -NDĖRTUES
    -HIDRAULIK
    -MEKANIK
    -ARKITEKT
    -STILIST
    -SEKSOLOG
    -GJINEKOLOG
    -PSIKOLOG
    -ORGANIZATOR
    -BABA I MIRĖ
    -SHUMĖ I PASTER
    -SIMPATIK
    -SPORTIV
    -I AFRUESHĖM
    -I KUJDESSHĖM
    -KAVALIER
    -INTELIGJENT
    -KRIJUES
    -I ĖMBĖL
    -I FORTĖ
    -TOLERANT
    -AMBICIOZ
    -I ZOTI
    -KURAJOZ
    -I VENDOSUR
    -I BESUESHĖM
    -I RRESPEKTUESHĖM
    -I APASIONUAR
    -TĖ DISHĖ TĖ BLESH
    -TĖ MOS KRIJOSH PROBLEME
    -MOS SHIKOSHĖ TĖ TJERA
    -MOS JESH XHELOZ (POR EDHE TA NDJEKĖSH MBRAPA)
    -TĖ INTERESOHESH VETĖM PĖR FAMILJEN E SAJ
    -TI JAPĖSH HAPSIREN E SAJ.( TĖ MOS E PYESĖSH KURRĖ KU SHKON)
    -TĖ MOS HARROSH DATAT (DITĖLINDJE,FEJES,MARTES, TAKIMIN E PARĖ ,PUTHJEN E PARĖ,KUR MBAROI SHKOLLĖN ,KUR FILLOI TĖ MESMEN…..etj)

    Por fatkeqėsisht edhe sikur ti zbatoni tė gjitha kėto rregulla nuk ju jap 100% siguri qė do ta bėni tė lumtur sepse AJO njė ditė mund tė ndihet e shtypur e pa hapsirė dhe kėshtu qė shkon me tė parin qė i del pėrpara, qoftė ky pianec,hajdut,drogmen,pėrdhunues,kriminel.
    Mjaft qė tė jetė i pasur dhe tė ketė njė makinė. Ah se pėrpak harrova kushti numėr 1 ėshtė TĖ JESH SHUMĖ SHUMĖ I PASUR.

    Mbase kjo do tė jetė arsyeja pėrse ZOTI thotė:- DUAJE. Dhe nuk thotė kurrė:-FALI SHPIRTIN DHE ZEMRĖN.

  9. #149
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463

    Pėr: Lulet e majit per ty

    Pershendetje miq te Forumit Shqiptar . E di qe kam munguar dhe per kete kerkoj ndjes por tani kam ardhur me dy tregime te reja. Pres nga ju verejtjet dhe sygjerimet tuaja. FALEMINDERIT.

  10. #150
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463

    Pėr: Lulet e majit per ty

    Tė lutem ……..
    Gjatė gjith javės nėpėr qytet nuk kish fjalė tjetėr veē se pėr sportin , pėr ndeshjen e tė djelės. Nė tė gjithė Italinė diskutohet shumė pėr futbollin por nė qytetin ku unė banjo ėshtė shumė e eksagjeruar , qytet i vogėl, mbase dhe kjo ndikon. Por kėtė vit ndikoi dhe ajo qė ekipi ishte mire dhe pretendon te hyjė nė seria A. Hajd mė thashė . Do tė shkoj dhe une. Takova Nikun , njė shqiptar qė ėshtė shumė tifoz, i kėrkova tė mė gjente dhe mua njė biletė meqė ishte si tė thuash finalja.
    Tė dielėn gjithė qyteti ishte nė festė tė gjithė mezi prisnin orėn e ndeshies.
    Hymė nė stadium tė dy me Nikun. Zumė vėndet tona. Ekipet dolėn nė nxemie. Papritmas shoh tė dale i vehur me uniformė sportive djali i Nikut!
    - Niku djali jot ėshtė ai ? – Pyeta unė i habitur .
    - Po – u pėrgjigj Niku.
    Unė prita qė Niku tė thoshte ndonjė gjė mė shumė por ai heshti dhe u pėrqėndrua tek tek fusha sikur atje tė kish filluar ndeshja kur aty nuk kish gjė tjetėr veē disa nga rezervat qe as ata nuk vraponin por rrinin mė kėmbė e flisnin me njėri tjetrin.
    - Ej me ty po flas – thashė unė . Dhe e kapa Nikun pėr krahu- Pse nuk mė ke thėnė qė ke djalin me ekipin ?
    - Po s’ka rėnė rasti – mė tha ai.
    Nė kėtė moment hyri nė stadium Ladi njė tjetėr shqiptar shumė tifoz pas futbollit. Ai me Nikun njiheshin me njėri tjetrin qė nė Shqipėri. Ladi sapo hyri ja dha njė tė bėrtitur u bashkua me disa tifozė tė tjerė e filluan tė bėnin shaka . Ladi u pėrshėndet me ta dhe u afrua aty tek ne. Pėrplasi dorėn me Nikun e pastaj mė pėrshėndeti mua. U ul afėr meje.
    - Nik – tha Ladi- sot si thua do tė luaj Besi….?
    - Mbase – tha Niku.
    Po dukej hapur qė ishte i tensionuar.
    - Ore ēfarė ka ky?- pyeta unė Ladin
    - S’di gjė ti – tha i habitur Ladi?
    - Jo . Tė betohem – thashė unė .
    - Niku ka lojt vetė futboll, dhe ka qėnė shumė i mire bile ka qėnė me kombetaren . Por……….- dhe Ladi bėri njė heshtje si pėr tė rikthyer memorien. Ndezi njė cigare e pastaj vazhdoi- Niku ka qėnė AS por ja shkatėrruan karierėn pėr njė orė elektronike …….
    - Ēfar thua – thashė unė i habitur.
    - Po ,po – Tha Ladi dhe u mbush me fryme shume fort e pastaj vazhdoi- Hė qentė i morėn njė talent futbollit shqiptar . Nuk e mbaj mėnd se ku lunate kombėtarja dhe Nikut njė shqiptar i arratisur i fal njė orė elektronike. Dhe pėr kėtė ja shkatėrruan karierėn. Nuk e lane mė tė lunate futboll. Ai – vazhdoi Ladi- e ka ėndėr qė djali i tij tė bėhet futbollist.
    Ladi heshti dhe e vura re qė edhe ai ishte tensionuar.
    - Po ja pra djali qėnka nė ekip-thash unė.
    - Ah mor mik – tha Ladi- Ai ėshtė shumė i mire edhe pse i vogėl por mbase nga presioni qė po i krijohet nuk po arrin tė shprehet…… ose mbase se ėshtė i huaj nuk po e futin nė lojė. Dhe kjo or mik e nervozon shumė Nikun – pėrfundoi Ladi.
    Po shihja Nikun dhe po mundohesha tė lexoja ēfarė thoshte fytyra e tij por ajo ishte e akullt dhe nuk po mund tė lexoja asnjė shkronjė e jo fjalė.
    Ndeshja kish filluar por unė nuk po e shihja fare sepse mė goditi fort ngjaria e Nikut. Thirrjet e tifozėve here pas here mė shkundnin e mė zgjonin , mė shkėpusnin fillin e mendimeve e ndaj vendosa tė filloj tė jem nė stadium .
    Ndeshja me vėrte ishte interesante me sulme nga tė dyja skuadrat por rezultati vazhdonte tė ishte ai i fillimit. Skuadra vėndase , qė unė e quajta “skuadra e Besit” dukej qė ishte mė e mire por dhe e pa fat sepse topi disa here kish goditur nė shtyllė.
    Mė pushim unė fola sėrisht me Ladin pėr Nikun dhe aim ė tregoi shumė histori tė tij . Por unė doja tė dija mė shumė rreth djalit tė tij ,Besit. Dhe Ladi mė tregoi shumė gjėra dhe pėr tė dhe unė filova tė lutem qė tranieri ta fuste nė fushė Besin por ē’e do se ai nuk mė dėgjonte mua.
    - Niku mos u mėrzit – I thashė unė – do ta futė edhe Besin.
    - Kur – tha ai – Kjo ėshtė ndeshja e fundit po qe se nuk e fut as sot…………….s’ka shance mė.
    - Ej Ladi – thashė unė- si duhet tė dalin sot kėta?
    - Ju duhet se s’bėn fitorja o shoku se ndryshe “mirupafshim seria A”- tha Ladi.
    - Aha !- thashė unė.
    Filloi pjesa e dytė . Tifozeria ishte ndezur edhe mė shumė . Skuadrat gjithashtu . Por skuadra e Besit ishte hedhur totalisht nė sulm por prap pa rezultat. Minutat kalonin e tensioni shtohej .
    Njė nga ata qė ish ulur pranė praė nesh pyeti Ladin :- Ej po pse nuk e fut nė lojė ky budalla trainer atė sulmuesin e gjatė?
    - Ėshtė i dėmtuar – tha Ladi e pasi kroi kokėn vazhdoi- sulmues ka vetėm kėta tė dy qė ka nė lojė dhe atė Shqiptarin.
    - Kė mo atė tė voglin- tha me pėrēmim ai qė ish ulur pranė.
    - Po ,po – tha Ladi.
    - Po ku bėn aim or mik
    - Mė fal – ndėrhyra unė- se nuk ju njoh .
    - Mikele quhem – tha ai
    - Gėzohem. Po ti nuk e njeh dhe nuk e ke pare asnjėherė Besin, keshtu e quajn atė Shqiptarin e vogėl- thashė unė dhe nuk i lashė kohė qė tė fliste por vazhdova- ndaj mos fol ashtu pėr atė.
    - Kėrkoj ndjesė miku im – tha Mikele – por nuk e kemi pare kurrė.
    Ndekohė pashė Ladin tė hidhej pėrpjetė .
    - Ē’pate ore ?– thash unė.
    - Nuk e sheh . Nxorri nė nxemie Besin. – Tha Ladi dhe filloi tė bėrtiste si i marrė.
    Mua sytė mė shkuan instiktivisht tek Niku. Ai ish zbehur i tėri. Kish vėnė duart pėrpara gojės dhe mua mu duk se ai po lutej. Mu duk si njė sopė shkėmbi e rrokullisur nga maja e malit e qė kish zėnė vend aty nė shkallėt e stadiumit. Sa vinte e zbehej ne fytyrė thua se dikush I kish dhėnė nj dorė me gėlqere dhe ajo sa vinte e thahej. Pas pak minutash tranieri thirri Besin dhe po i jepte udhezimet e fundit. Besi u afrua tek arnitri i katėrt. Nė momentet pėrpara se tė hynte nė fushė ktheu kokėn nga tribuna ku ishim ulur ne. Mua mu duk sikur aiu kėkoi bekimin e Nikut. Dhe ai ,Niku, bėri njė shėnjė qė pėr mua i tha shko bir e ke bekimin. Unė nuk po shihja mė se ku ish topi por vetėm ku lėviste Besi . Njė here shihja Besin e njėherė Nikun mė dukej sikur dhe Niku ish nė fushė sepse dhe frymėmarrja e tij ishte vėshtirėsuar. Minutat kalonin e tensioni shtohej. Aty afėr fundit Besi dha njė pasim qė elektrizoi gjithė stadiumin por shoku i tij nuk e shfrytėzoi. Gjyqtari i katėrt ngriti tabelėn dhe tregoi qė kish dhe 4 minuta shtesė. Skuadra mike po provonte tė administronte lojėn nė njė moment njėri prej mbrojtėsve u shpėrqėndrua pak dhe Besi shumė i vėmėndshėm i rrėmben topin dhe lėshohet pėrpara drej portės . Instiktivisht sytė mė shkuan tek Niku edhe ai mu duk sikur u lėshua nė sulm . Unė njė sy po e mbaja tek Besi e njė tek Niku Besi ish lėshuar pėrpara si njė shqiponjė dhe vraponte me njė siguri tė habitėshme ndėrs Niku filloi tė fliste me vete.
    - Tė lutem bir vrapo. Tė lutem vrapo edhe pėr mua. Tė lutem realize atė qė humba unė . Tė lutem , tė lutem, tė lutem pėr ėndėrėn time bir tė lutem ………..- thoshte me zė tė lartė Niku dhe sytė i shndrisnin- tė Lutem Besi tė lutem bėj atė qė s’munda unė……..
    Besi shmangu ndėrhyrjen e njė mbrojtėsi duke bėrė njė rrotullim. Dhe sapo u kthye goditi topin me shumė force . Topi mori njė trajektore tė ēuditėshme dhe pėrfundoi pikėrisht aty ku bashkohen dy shtyllat dhe topi prek rrjetėn.
    Goooooooooooooooooooool ushėtiu stadium dhe tė gjithė ishin nė delir veē unė po shihja Nikun . Ai kishte kaluar nė super delir .
    - Mė fal sėrisht- tha Mikele. E duke me tėrhequr pėr krahu mė trgoi Nikun- Ky ē’ka qė bėrtet sikur tė kishte shėnuar ai?
    - Nuk e di .- i thashė . Ja preva shkurt sepse mė duhej kohė ti tregoja njė histori tė gjatė 50 vjet.
    Besi pasi pa topin qė u prplas nė rrjetė vrapoi nė drejtim tė tribunes ku ishim ulur ne dhe hoqi bluzėn . Poshtė saj kish njė bluzė tjetėr ku shkruhej shqip “ BABI SOT SHĖNUAM TĖ DY. KY GOL ISHTE PĖR TY BABI” Mu mbushėn sytė me lot dhe mua e jo me Nikut. I ktheva sytė nga ai dhe pashė atė , Nikun, tė pėrlotur qė thoshte: - Faleminderit bir ma realizove ėndėrėn. Tani vazhdoje tė lutem vazhdoje bir…………………



    Gusht 2013

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar KUJTIM CAMI pėr postimin:

    Ēaushi (05-09-2013)

Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •