Close

Rezultati i Sondazhit: A e flisni gjuhen letrare ne jeten e perditshme?

Votues
133. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    50 37.59%
  • JO

    83 62.41%
Faqja 15 prej 27 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 265
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Do te ishte mire te punojme e shkruajme per ate qe na sjell bashke e jo ate qe na ndan.
    Ndryshuar për herë të fundit nga stern : 29-10-2011 më 10:24
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Unë mundohem t'i përmbahem sa më shumë gjuhës së shkollës.

    Me të afërm ose njerëz nga krahina ime, mund ta përdor tek-tuk ndonjë fjalë dialektore, por kjo s'do të thotë që flas në dialekt. Kur flas me shqiptarë të krahinave të tjera, e flas standardin aq pastër sa ata nuk e kuptojnë dot nga cila krahinë apo qytet jam unë.

    Ka pasur raste që kam folur me shqiptarë nga Shqipëria ose Kosova, e kur më kanë pyetur nga jam dhe u kam treguar, nuk më kanë besuar dhe më kanë thënë: "Nuk dukesh sikur je andej! Ti flet si në televizor!"

    Ata që nuk duan të flasin gjuhën e shkollës, por shkojnë pas dialekteve dhe kur komunikojnë me shqiptarë të krahinave të tjera, flasin gjithë arrogancë në dialektin e tyre, nuk bëjnë gjë tjetër po vetëm tregojnë nivelin e tyre mendor. Niveli i ulët mendor nuk duket vetëm te arsyetimet, por shfaqet në shumë forma.

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    "Nuk dukesh sikur je andej! Ti flet si në televizor!
    Bato nuk beson se do jene tallur me ty kur te kane thene keshtu ?! E di pse ?!
    Nuk e di ne i shikon/degjon televizionet shqiptare , une i shikoj te gjitha kanalet dhe perdorin nje gjuh qe mos o zot . Nuk perdoret gjuha letrare dhe as ajo e shkolles . Te keqen e dialekteve them une kur degjoj ndonje emision qe dhe vete ata qe i perdorin keto fjale allasojce nuk ja din kuptimin .I molloisin ashtu shqiptarce qe del nje gjelle turli qe nuk futet ne goje

    Mua me pelqejn dialektet kur fliten paster .Une kenaqem kur shkoj ne shqiperi dhe flas lirshem me vendasit e mi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 29-10-2011 më 12:13

  4. #144
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Në një emision për gjuhësinë një gjuhëtar (ndoshta Gjovalin Shkurtaj ose dikush tjetër) bënte krahasimin e gjuhës me veshjen. Në jetën e përditshme vishemi thjesht. Në raste zyrtare vishemi ndryshe, dhe në raste solemne vishemi ndryshe.

    Psh të shkruash është pak më "formale" se kur flet. Kur jam psh në kafene nuk flas njësoj siç flas në punë. Megjithëse më parë flisja shumë rrallë në dialekt, tani i përdor më shpesh.
    Dmth sipas vendit dhe kuvendi.
    -

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Bato nuk beson se do jene tallur me ty kur te kane thene keshtu ?! E di pse ?!
    Nuk e di ne i shikon/degjon televizionet shqiptare , une i shikoj te gjitha kanalet dhe perdorin nje gjuh qe mos o zot . Nuk perdoret gjuha letrare dhe as ajo e shkolles . Te keqen e dialekteve them une kur degjoj ndonje emision qe dhe vete ata qe i perdorin keto fjale allasojce nuk ja din kuptimin .I molloisin ashtu shqiptarce qe del nje gjelle turli qe nuk futet ne goje

    Mua me pelqejn dialektet kur fliten paster .Une kenaqem kur shkoj ne shqiperi dhe flas lirshem me vendasit e mi.
    Alnosa, unë jam në gjendje ta kuptoj se kur tjetri tallet, po kur thuhet si në televizor, bëhet fjalë për gjuhën e shkollës, jo për televizionet e sotme. Këto televizionet e sotme i kritikoj edhe vetë, se flasin një shqipe me theks anglez, pa rregulla drejtshkrimore dhe plot me fjalë të huaja, megjithatë, po ke dyshime, ne të dy mund të fjalosemi një copë herë bashkë dhe pastaj ti vendos vetë...

    Dialekt të pastër nuk flet askush, përveç ndonjë plaku të vjetër. E pranoj që dialektet kanë dhe ngjyra të bukura, por kanë dhe mangësi. Një plak mund të flasë për gjëra të thjeshta e të përditshme, po kur vjen puna për më tepër, aha...!

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Në një emision për gjuhësinë një gjuhëtar (ndoshta Gjovalin Shkurtaj ose dikush tjetër) bënte krahasimin e gjuhës me veshjen. Në jetën e përditshme vishemi thjesht. Në raste zyrtare vishemi ndryshe, dhe në raste solemne vishemi ndryshe.

    Psh të shkruash është pak më "formale" se kur flet. Kur jam psh në kafene nuk flas njësoj siç flas në punë. Megjithëse më parë flisja shumë rrallë në dialekt, tani i përdor më shpesh.
    Dmth sipas vendit dhe kuvendi.

    Këtë krahasimin me veshjet e përkrah, bile e kam thënë edhe në një temë tjetër.

    Mund të kemi dy veshje, një kostum Adidas dhe një Armani.

    Në jetën e përditshme, mund të rrimë me tuta sporti, se rri më lirshëm, pra rrimë në tesha t'Adidasit, ndërsa për raste të tjera, vishemi seriozë, domethënë rrimë në tesha t'Armanit.

    E keqja është se shumica e këtyre që rrinë gjithë kohës në tesha t'Adidasit, nuk kanë fare tesha Armani...

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 29-10-2011 më 12:48

  7. #147
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Thonë se, sipas vendit bëhet kuvendi.
    Personalisht nuk mund t`i përshtatem kësaj thënje. Më tundon gjithçka higjienike.

    Njerëzit më quajnë të ndërlikuar, megjithëse pasqyroj thjeshtësinë.
    Love has no limits

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Alnosa, unë jam në gjendje ta kuptoj se kur tjetri tallet, po kur thuhet si në televizor, bëhet fjalë për gjuhën e shkollës, jo për televizionet e sotme. Këto televizionet e sotme i kritikoj edhe vetë, se flasin një shqipe me theks anglez, pa rregulla drejtshkrimore dhe plot me fjalë të huaja, megjithatë, po ke dyshime, ne të dy mund të fjalosemi një copë herë bashkë dhe pastaj ti vendos vetë...

    Dialekt të pastër nuk flet askush, përveç ndonjë plaku të vjetër. E pranoj që dialektet kanë dhe ngjyra të bukura, por kanë dhe mangësi. Një plak mund të flasë për gjëra të thjeshta e të përditshme, po kur vjen puna për më tepër, aha...!
    Une die qe 40 vjet folet nji gjuhe qe po shkatrone krejte gjuhen toske dhe gege.Ndoshta ne vitin 2012 do te hyjme me nji gjuhe te re.Ku do te miremi vesh te gjithe shqipetaret.Po presim,dhe do te shofim,se ku ishin dhe jane gabimet.Me pelqejne Topi dhe Topalli.Sepse prej forumave duelen ne politike.Diqka ka ketu,te shofim se qka ka ,se ata nuke fjalosen pa kurgja,ne ja ndiejm rezultatin pase nji vjeti ose .....

  9. #149
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Alnosa, unë jam në gjendje ta kuptoj se kur tjetri tallet, po kur "thuhet si në televizor", bëhet fjalë për gjuhën e shkollës, jo për televizionet e sotme. Këto televizionet e sotme i kritikoj edhe vetë, se flasin një shqipe me theks anglez, pa rregulla drejtshkrimore dhe plot me fjalë të huaja, megjithatë, po ke dyshime, ne të dy mund të fjalosemi një copë herë bashkë dhe pastaj ti vendos vetë...

    Dialekt të pastër nuk flet askush, përveç ndonjë plaku të vjetër. E pranoj që dialektet kanë dhe ngjyra të bukura, por kanë dhe mangësi. Një plak mund të flasë për gjëra të thjeshta e të përditshme, po kur vjen puna për më tepër, aha...!
    Plak eshte edhe Kadare....!
    Jarigas

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Edhe mua me bejne pershtypje keta te jugut kur perdorin "ke" ne vend te "pate" ose "te kesh"
    Po pate dyshim
    Po te kesh dyshim

Faqja 15 prej 27 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha shqipe po vritet pa mëshirshëm! A po shkojmë drejt humbjes së gjuhës?
    Nga projekti21_dk në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 28-05-2009, 17:57
  2. Gjuha Shqipe nga vjetersia e treta ne Europe
    Nga niku-nyc në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 239
    Postimi i Fundit: 11-02-2008, 06:39
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Konkurset, programi dhe modeli i testit për gjuhë-letërsi
    Nga Davius në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 06:47
  5. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •