Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1

    Vret vëllanë me pushkë për një cigare

    Vret vëllanë me pushkë për një cigare

    22-10-2011 16:31 CET

    Xhafer Kajtazi (1970) nga fshati Dumnicë e Poshtme e Podujevës është vrarë të shtunën nga vëllai i tij, Rr. Kajtazi (1986), pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur ndërmjet tyre.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se rreth orës 8:00 të mëngjesit të së shtunës njësitë policore në Podujevë e kanë marrë një informacion se në fshatin Dumnicë e Poshtme ka të shtëna me armë zjarri.

    “Njësitet e Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me mjekun e Qendrës Emergjente në Podujevë dhe në vend-ngjarje kanë gjetur viktimën, i cili, sipas mjekut kujdestar, ka qenë pa shenja jete. Deri tash Policia ka arritur të kuptojë se në vendngjarje ka pasur të shtëna armësh, ku është gjetur një pushkë e gjatë 7.62 mm, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja”, është shprehur zëdhënësi Kelani.

    Sipas tij, në vendngjarje janë gjetur edhe dy gëzhoja të të njëjtit kalibër dhe dy karikatorë me 16 fishekë. ”Kufoma me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar pas orës 12 nga njësitet policore”, tha Kelani, raporton Koha.

    Sipas burimeve të Kohës, viktima dhe i dyshuari kanë qenë vëllezër dhe të dy me të meta mentale. Ndërsa, sipas të njëjtave burime, vrasja ka ndodhur kur viktima kishte dashur ta sulmojë me një shkop vëllanë, pasi ky i fundit nuk ia kishte dhënë një cigare, kurse i dyshuari e ka qëlluar me pushkë.

    zeri info

  2. #2
    Epo me te meta mendore justifikohen... c'ti bejme rasteve te tjera.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Epo me te meta mendore justifikohen... c'ti bejme rasteve te tjera.
    ç'raste tjera..? Nderkombetaret?
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    ç'raste tjera..? Nderkombetaret?
    Raste te tjera qe vellai vret te vellane e nuk jane me te meta mendore por i kane trute ne koke.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Raste te tjera qe vellai vret te vellane e nuk jane me te meta mendore por i kane trute ne koke.
    Egzistojne keso raste..?
    Kosova eshte me te meta mentale. Prandaj kur pashe se po flini per raste tjera mendova ndoshta e ke fjalen per keta te huajt(te cilet gjinden ne Kosove pikerisht sepse ne jemi te hendikepuar mentalisht, gjoja te na ndihmojne a ne realitet bejne vetem eksperimente, siç beheshin njekohe me te tillet).
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #6
    Vret vëllanë me pushkë për një cigare
    Ja edhe nji rast që pas alkoholit edhe duhani duet ndaluar..
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  7. #7
    Per mua lajm nuk perben qe vellai me te meta mendore vret vellane. Lajmi kryesor ketu eshte qe kemi te bejme nje shtet me te meta mendore qe i ka lene armet njerezve me probleme psiqike.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Duhet ta lexoje Ksanthi me Helen of Troy kete lajm patjeter.....dikush duhet ta lajmeroje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Njeri ja fut kamarjeres pse ja vonoj birren, ky TrA.. vret vellane me pushke per nje cigare
    e non e non cbehet

    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nuk eshte e vertet qe ka vra per nje cigare,prej nga ky informim,kush vret diken per nje cigare ku eshte logjika ketu.
    Sipas familjarve te tyre del se i vrari ishte me probleme psiqike dhe i rrezikeshem,kjo nuk e arsyeton vrasjen,por ai ishte aq o dhuneshem sa qe ter qyteti i podujeves ja kishte frigen keshtu thuhet ne koluaret e qytetit te podujeves,dhe ne momentin e vrasjes ai ju kishte versul familjes dhe per ta ndalua vllai i vogel kishte shtir ne te,tani se pse dhe si jan qeshteje te policis qe ti zbardh.
    Ajo qe me vret eshte se dikush mezi po pret te bie lajme te rrejshme vetem qe te duken sa me senzacionale,sidoqoft eshte nje tragjedi e kesaj familje dhe munges e dores se shtetit sepse njerz me probleme psiqike ne qdo shtet kan vendin dhe perkujdesjen speciale,por ja qe ne nuk kemi shtet

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •