Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anëtarësuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Gegë islamik e gegë katolik: njëri hasëm e tjetri heroik

    Në këto ditët e fundit, muslimanët shqiptarë janë përballur me një seri ofendimesh që u kanë ardhur nga pushtetarët e tyre në Prishtinë e në Tiranë. Këtu nuk e kam fjalën për dhunën shtetërore që regjimi i Hashim Thaçit organizon kundër femrave me shami në Kosovë, të cilat kanë nisur të largohen nga vendi i tyre për në Turqi si muhaxhire, siç bënin të parët e kosovarëve në kohë të Rankoviçit. Këtu po shkruaj për ofendimet historike dhe fetare. I pari ofendim erdhi nga Zymi i Hasit më 15 tetor 2011. Presidentja jo-demokratikisht e emëruar e Kosovës, Atifete Jahjaga, në tubimin e organizuar nga Kisha Katolike dhe klubi letrar “Shtjefën Gjeçovi” ka sulmuar fenë e kosovarëve, Islamin. Tubimi “Takimet e Gjeçovit” ishte organizuar për të përkujtuar priftin Shtjefën Gjeçovi i cili propagandohet nga Kisha Katolike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë si hero i kombit shqiptar. Shtjefën Gjeçovi apo Mëhill Kostandin Gjeçi është një nga mercenarët françeskanë të shekullit të XX i cili nëpërmjet parave që merrte nga austriakët e më pas italianët u kthye në një nga “inxhinierët socialë” të nacional-katoliçizmit shqiptar të viteve 30 i cili synonte nënshtrimin dhe deislamizimin e shqiptarëve ndaj Italisë. Gjeçovi ashtu si Fishta, Harapi etj u ngritën në majat e albanologjisë shqiptare pas krijimit të shtetit shqiptar, pasi pas tyre qëndronte një investim marramëndës liretash italiane. Ministri i jashtëm italian, baroni Sidney Sonnino i deklaroi parlamentit italian në vitin 1919 se pas mundjes së Austro-Hungarisë në Luftën e Parë Botërore, Italia duhet të merrte nën patronazh klerin katolik në Shqipëri pasi ata ishin agjentët e imperializmit kulturor të tyre mbi shqiptarët. Kjo është arsyeja pse pas krijimit të shtetit shqiptar në vitet 1920, ndërsa hoxhallarët muslimanë dhe priftërijtë ortodoksë vdiqën për bukën e gojës në Shqipëri, një seri priftërijsh franceskanë dhe jezuitë jo vetëm që u bënë politikanë, por kishin luksin të merreshin edhe me shkencë dhe u rrëfenin kombin shqiptarëve. Pas tyre qëndronte imperializmi italian i cili u kurorëzua me pushtimin e Shqipërisë në 1939.

    Shtjefën Gjeçovi ishte një nga priftërijtë albanologë i cili u shqua në fushën e albanologjisë në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të kaluar. Ai përlëvdohet nga albanologët nacional-katolikë për përmbledhjen që i ka bërë Kanunit të Lekë Dukagjinit, ligjit të fiseve katolike shqiptare, si pasojë e të cilit sot në Kosovë dhe në Shqipëri shohim sesi vriten e ngujohen me qindra familje. Katolikët kishin nevojë ti tregonin muslimanëve se edhe ata kishin ligje e për këtë arsye vepra e Gjeçovit rrëfehet si art.

    Kanuni i Lekë Dukagjinit është një nga ligjet më të egra që mund të ketë prodhuar ndonjëherë shoqëria njerëzore. Ai ka qënë në njëfarë mënyre “sheriati” i Kishës Katolike e cila e përdorte për të nënshtruar, mbajtur në injorancë dhe ruajtur nga Islami fiset katolike shqiptare. Ndërsa dhunon dhe nuk njeh të drejtat e grave, Kanuni ka qenë transmetuar gojarisht në komunitetet analfabete katolike nga priftërijtë dhe pleqtë e tribuve si një ligj i cili vendoste rregullat e luftës dhe jetës. Me gjithë natyrën e papranueshme për kohën dhe vlerat moderne ku ne jetojmë, Kanuni, në vend që të denoncohet si një ligj i frikshëm i një të kaluare mesjetare dhe të lihet të studiohet nga antropologët si një formë primitive ligjvënie, ai është nderuar nga presidentja e Kosovës në fjalimin që ka mbajtur para prelatëve të Kishës Katolike.

    Problemi më i madh i fjalimit të Jahjagës nuk ishte pse ajo mbronte një ligj primitiv, i cili nëse do ishte në ekzistencë nuk do e lejonte atë të bëhet presidente, të ketë pronën e saj, të ketë të drejtë të ndajë burrin dhe të jetë grua e lirë. Problemi më i madh në fjalimin e Atifetes është kur ajo thotë:

    “Me Kanunin e Maleve të njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit, pasardhësit të Skënderbeut në rezistencën kombëtare kundër pushtimit otoman, rregullohet jeta e njerëzve, dhe kjo e pamundësonte zbatimin e Sheriatit në këto troje dhe te populli ynë, qoftë i besimit katolik apo i besimit mysliman. Në trojet shqiptare nuk mund të paramendohej që autoritetet osmane t’ia këpusnin dikujt dorën, të akuzuar për vjedhje, ose që dikujt t’i jepeshi pesëdhjetë kamxhik publikisht trupit. Pra ky Kanun ruajti nderin dhe dinjitetin e njeriut dhe dinjitetin kombëtar gjatë më shumë se pesëqind vjetëve.”

    Në paragrafin më lartë, Atifeteja apo më saktë fanatikët katolikë që ia kanë shkruar këtë shkrim, pretendojnë se “në trojet shqiptare” “populli ynë qoftë i besimit katolik apo i besimit mysliman” nuk ka zbatuar sheriatin. Presidentja pretendon se shqiptarët janë qeverisur me kanun, në mënyrë që t'i rezitojnë kombëtarisht turkut. Duke qënë se Atifetja është police dhe mesa di unë, nuk di as të shkruaj e as të lexojë shqip si duhet, duhet ti sqaroj se gjyshërit e saj dhe të gjithë qytetarët osmanë shqiptarë që nga Presheva e deri në Gjirokastër, deri në vitet 1945 në Kosovë e 1920 në Shqipëri janë qeverisur me sheriat dhe jo me kanun. Kanuni nuk ka qënë ligj i shqiptarëve, por vetëm i disa fisesh malësore të Mirditës e Dukagjinit, të cilat hanin mish thiu dhe jo mish lope, flinin nëpër kulla dhe jo në shtëpi, hanin në tokë dhe jo në sofër, laheshin rrallë dhe jo pesë herë në ditë, nuk shquheshin për higjenë pasi nuk i njihnin banjot dhe hamamet e si pasojë vuanin në masë nga sifilisi dhe sëmundje seksuale, e hajdutit nuk i'a prisnin dorën apo t'a rrihnin me kamzhik siç kërkonte sheriati, por kur i vidhte dikush fillonin e vriteshin me njëra tjetrën. Vrasjet ishin aq monstruoze sa në ciklin e tyre nuk kurseheshin as fëmijët në djep e as pleqtë në varr. Sikur të mos ishte ndërhyrja e muslimanëve dhe pashallarëve shqiptarë nga kazatë e Shqipërisë e Kosovës për të shtruar fandët e vendosur ligjin qytetërues të sulltanit, sot, në malësitë tona nuk do të kishte këmbë katoliku.

    Ndërsa sheriati islamik i njihte femrës të drejtën e pronës, të ndarjes së burrit dhe tolerancës ndaj feve të tjera, Kanuni i Lekë Dukagjinit, grave katolike nuk u njihte as të drejtë prone, as ndarje dhe as liri fetare. Arsyeja pse në Mirditë nuk ka patur këmbë muslimani deri me ardhjen e komunizmit, e ndërsa në Tiranë ka patur raja katolikë që nga koha e turkut është se Kanuni ishte një ligj intolerant që mbyste çdo jo-katolik, ndërsa sheriati toleron fetë e tjera dhe i jep grave liri, si ato që Atifetja gëzon sot në Kosovë. Sikur në Kosovë, largqoftë, të zbatohej Kanuni i Lekë Dukagjinit, Atifetja nuk do të ishte presidente e Kosovës, vendi nuk do të gëzonte tolerancën fetare që ka, dhe Don Lush Gjergji, Dodë Gjergji dhe prelatët e tjerë katolikë do ja mbysnin fisin Atifetes ashtu siç propozoi Don Anton Kqira përpara ca vitesh në SHBA. Sikur Kosova të qeverisej me Kanun, Atifete Jahjaga nuk do të kishte të drejtë të mbante fjalim përpara Don Lush Gjergjit dhe Dodë Gjergjit këtë 15 tetor 2011, por, me një legen me ujë në dorë do të duhej t’u lante këmbët patriarkëve katolikë.

    2.

    Sulmi që Atifetja i ka bërë Islamit në Kosovë, ka patur precedentët e tij edhe në Tiranë. Në 30 shtator 2011 në fjalimin që president Bamir Topi mbajti në pritjen e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, u deklaroi priftërijve katolikë evropjanë që ishin mbledhur në Tiranë se heroi kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeu ka qënë aleat i Selisë së Shenjtë kundër “otomanëve” dhe se Vatikani ka mbështetur prelatët shqiptarë si Buzuku, Budi, Bogdani e Bardhi për të kultivuar gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar. Sipas fjalimit të Bamirit, Vatikani dhe priftërijtë e tij tregohen si shpëtimtarë të Shqipërisë, ndërsa osmanët dhe ata që i mbështetën si armiq. Kur lexova deklaratën e Bamirit desha të bëja një shkrim e ta pyesja nëse është përnime djali i Myrteza Topit apo mos e ka zënë e ëma me ndonjë katolik? Nga emri i të atit dhe me aq sa unë e njoh Topin e di që është musliman. Duke qënë i këtillë i bie që të parët e tij nuk kanë qënë me kaurët e Vatikanit, por me osmanët çlirimtarë të cilët na bënë muslimanë e na shpëtuan nga Selia e Shenjtë dhe Kanuni. Për rrjedhojë herojtë e Bamir Topit nuk janë Skënderbeu, por janë Hamza Kastrioti dhe Ballaban Pasha, Ethem Beu dhe Kapllan Pasha, falë të cilëve fisi i Bamirit sot është musliman. Megjithatë, si i thonë fjalës në Tiranë, nëna dihet e baba nuk para dihet. Për këtë arsye vendosa që të mos e ngas Bamirin, por u mjaftova vetëm duke thënë pastë rahmet i ati dhe gjyshi për djalin që kanë lënë pas.

    3.

    Por edhe pse Topi iu përul priftërijve të Papës sikur të ishte djali i Prengës dhe jo i Myrtezait, katolikët nuk e begenisën servilosjen e tij. Në replikat që ka zhvilluar me Jozefina Topallin në mes të muajti tetor, cubnesha katolike e Berishës e ka sulmuar Bamirit dhe Edi Ramën si fajtor të vonimit në proçesin e integrimit evropjan të Shqipërisë. Bamiri i cili është prekur nga komentet rrugaçërore të Jozit i ka kërkuar që “të mësojë …artin e komunikimit qytetar”, “të dijë të komunikojë në mënyrë etike” dhe të “ta flasi gjuhën shqipe në mënyrë korrekte”. Edhe pse në këtë rast Bamiri ka patur të drejtë, Jozefina i është përgjigjur në toskërisht duke thënë:

    “Flas me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, flas me krenari atë shqipe që foli Fishta, Migjeni dhe Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot.”

    Pas përgjigjes së Jozefinës, katoliku Aleksandër Frangaj i lëshoi Bamirit televizionin Klan, i cili kërkesën e Bamirit ndaj Jozefinës për t'u sjell mirë e ka kthyer në një betejë gego-toske. Nga televizioni Klan e deri te gazeta 55 e Fahri Balliut, Bamiri është akuzuar si anti-gegë. Fahri Balliu, Fadil Kraja, Qendra Kulturore “Pjetër Gaçi” dhe “2 Prilli” kanë akuzuar për anti-gegë, presidentin gegë të Tiranës. Çfarë të bën përshtypje në reagimet e shkodranëve është se që nga Jozefina, Fadil Kraja, Erzen Koperaj, Qendra Kulturore “Pjetër Gaçi” e “2 Prilli”, që të gjithë e kanë identifikuar gegënishten me Shkodrën, Fishtën, Migjenin, Gurakuqin, Buzukun, Budin, Bardhin, Bogdanin, Formulën e Pagëzimit dhe katoliçizmin. Tirana, Elbasani, Durrësi, Kruja, Kosova, Shkupi etj nuk përmenden askund.

    Gazeta 55 në shkrimin me titull “Bamir Topi, mes Haxhi Lleshit dhe Haxhi Qamilit”, ndërsa ofendon dy gegë muslimanë, Haxhi Qamilin dhe Haxhi Lleshin, e tregon Bamirin si një obskurantist komunisto-osman. Gegët muslimanë i ka ofenduar edhe Berisha në fjalimin që ka mbajtur në parlament më 13 tetor 2011. Ai ka sulmuar Esat Pashën dhe Haxhi Qamilin duke deklaruar se “atë që i kanë bërë Toptanët dhe Haxhiqamilët, Shqipërisë, nuk ia kanë bërë të gjithë okupatorët.”

    Replikat ndërmjet Topit dhe Topallit dhe sulmet e Berishës kundër Esat Pashës dhe Haxhi Qamilit, tregojnë sesi sot në Shqipëri flamurin e “gegënizmit” e kanë rrëmbyer katolikët. Në datë 13 tetor 2011 gazeta shqiptare tregonte sesi Muzeu i Krimeve të Komunizmit në Shqipëri po ndërtohet në Shkodër në ndërtesën e françeskaneve, për të treguar kështu që edhe herojtë e anti-komunizmit janë katolikët. Rreshtimi i Shkodrës (pjesës katolike), Fishtës, Migjenit, Gurakuqit, Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, Formulës së Pagëzimit, françeskanëve etj si krenari e kombit nga Jozefina Topalli, Fadil Kraja, Qendra “Pjetër Gaçi” dhe qeveria Berisha tregojnë racizmin e fortë që klanet katolike të Berishës e Jozefinës kanë kundër gegëve muslimanë. Sulmi që i bëhet muslimanëve të Tiranës nga katolikët nuk është i ndryshëm nga ai që ka bërë Atifetja në Kosovë kur i ka sharë sheriatin muslimanëve kosovarë e lavdëruar kanunin e katolikëve.

    Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri ne shohim dy presidentë muslimanë të cilët ndërsa i servilosen Vatikanit dhe katoliçizmit, në momentin e parë që përplasen me katolikët, refuzohen e ekskomunikohen si Esat Pashë, Haxhi Qamilë dhe anti-gegë. Edhe pse qyteti i Shkodrës ka ngelur pjesë e Shqipërisë dhe kauresha Jozefinë sot flet shqip falë luftës që bën gegët e Esat Pashë Toptanit, Haxhi Qamil Xhametës, Musa Qazim Beqarii e mijëra luftëtarë muslimanë që erdhën nga Shqipëria e mesme dhe e veriut për ta mbrojtur, në një kohë që fiset katolike ishin rreshtuar përkrah serbëve e malazezëve dhe vrisnin muslimanët e Shkodrës nën udhëheqjen e Ded Gjo Lulit, muslimanët gegë janë ata që tregohen si të këqij. Dhe Jozefina në vend qe t'i thotë ejvallah Esat Pashës e Haxhi Qamilit lavdëron katolikët e Italisë.

    Sulmi ndaj “Haxhiqamilit” Bamir Topi dhe sulmi që Berisha i bën Esat Pashës janë sulme kundër gegëve të Shqipërisë së Mesme. Sulmi drejtohet kundër tironsave të cilët Ismail Kadareja i quan turq e Kristo Frashëri që Bamir Topi e ka dekoruar si “nderi i kombit” i quan fondamentalistë islamikë. Janë këta tironsa të cilët që me vrasjen e Esat Pashës në vitin 1920 e deri më sot, vetëm se i kanë abuzuar, dhunuar, vrarë, treguar si injorantë e u kanë vjedhur pronat dhe qytetin. Në tokat e tyre sot sundon klani katolik i Jozefinës dhe cubat e Berishës. Këta tironsa që sot rrinë urtë dhe nuk bëzajnë kur shohin sesi u sulmojnë të kaluarën, janë viktimat më tragjike të konfliktit ndërshqiptar të mëse një shekulli. Konflikti nuk është ndërmjet gegëve dhe toskëve siç mundohet ta portretizojë dikush, por ndërmjet katolikëve dhe muslimanëve. Por tironsave mirë t’ua bëjnë. Për sa kohë që ata prodhojnë njerëz si Bamir Topi i cili zyrën e tij në vend që ta mbushi me portrete të Dervish Hatixhesë e të krenohet me pashallarët e hoxhallarët e Tironës, e ka kthyer në teqe të Nënë Terezës dhe priftërijve të Vatikanit - të cilëve u përgjërohet si legen duke u thënë që jemi me Vatikanin kundër turkut, edhe katolikët e Jozefinës mirë bëjnë që i poshtërojnë. Në pozita të ngjashme qëndron edhe Atifete Jahjaga, e cila ashtu si Bamir Topi në vend që të lavdërojë sheriatin e gjyshërve të saj agallarë, shkon e i bën qejfin xhahilëve të Kishës Katolike. Besoj se edhe Atifetja por edhe Berisha fatin e Topit do ketë herët apo vonë. E si pasojë herojtë e Shqipërisë do të vazhdoj t'i përaktoj Papa i Romës, i cili ka detyruar shqiptarë e Shqipërisë dhe të Kosovës që në çdo datë 18 tetor t'i përulen si raja Nënë Terezës dhe jo Esat Pashës apo Dervish Hatixhesë.

    Autor: Olsi Jazexhi

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Marmara Lexo Postimin

    Sipas fjalimit të Bamirit, Vatikani dhe priftërijtë e tij tregohen si shpëtimtarë të Shqipërisë, ndërsa osmanët dhe ata që i mbështetën si armiq. Kur lexova deklaratën e Bamirit desha të bëja një shkrim e ta pyesja nëse është përnime djali i Myrteza Topit apo mos e ka zënë e ëma me ndonjë katolik? Nga emri i të atit dhe me aq sa unë e njoh Topin e di që është musliman. Duke qënë i këtillë i bie që të parët e tij nuk kanë qënë me kaurët e Vatikanit, por me osmanët çlirimtarë të cilët na bënë muslimanë e na shpëtuan nga Selia e Shenjtë dhe Kanuni. Për rrjedhojë herojtë e Bamir Topit nuk janë Skënderbeu, por janë Hamza Kastrioti dhe Ballaban Pasha, Ethem Beu dhe Kapllan Pasha, falë të cilëve fisi i Bamirit sot është musliman. Megjithatë, si i thonë fjalës në Tiranë, nëna dihet e baba nuk para dihet. Për këtë arsye vendosa që të mos e ngas Bamirin, por u mjaftova vetëm duke thënë pastë rahmet i ati dhe gjyshi për djalin që kanë lënë pas.

    Si pasojë herojtë e Shqipërisë do të vazhdoj t'i përaktoj Papa i Romës, i cili ka detyruar shqiptarë e Shqipërisë dhe të Kosovës që në çdo datë 18 tetor t'i përulen si raja Nënë Terezës dhe jo Esat Pashës apo Dervish Hatixhesë.
    Autor: Olsi Jazexhi
    Politikanet tane kurre nuk kane ditur te mbajne qendrime burrerore ne takimet e tyre me homologet nderkombetare.
    Kur shkojne ne vendet Islamike nderrojne pllaken duke thene se Shqiperia eshte me popullsi me te madhe muslimane , etj , etj. Kur takojne katoliket u servilosen me heroin kombetare Gjergj Kastriotin, kur takojne Greket i premtojne bregdetin e pasurite kombetare.
    Keto jane ato politikane qe ne vazhdojme te votojme , hipokrite, antishqiptare dhe servile.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Rob ma te peshtire se ky Jazexhiu nuk kam pa. Mashtrus i paftyre.
    Fatkeqsisht i shkojne mrapa Marmarat qi nuk e kuptojne se ky person vetem sa e flliq komunitetin mysliman kur thote se perfaqsohet nga Hamza Kastrioti, Ballabani, Esad Pasha e Haxhi Qamili.

    Qendra “Pjetër Gaçi”
    ahahah cope injorantit. nuk din talebani kush asht pjeter gaci se ndigjon vetem shiki shiki java
    ne fillim mendova se asht gabim shtypit, mandej pashe se e perserit dy here.....

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin

    Pse eshte i peshtire Jazexhiu? Apo sepse ia perplas ne fytyte secilit islamofob per qendrimet e tyre fundamentaliste ndaj islamit?

    Sa per Pjeter Gacin (rafmet paste) nuk ka shkruajtur gje kunder tij Jazexhiu, por per QENDREN qe mban emrin e tij. Hapi syte e lexo qarte here tjeter se qenke lodh duke e pare disa here e spaske kuptu gje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 22-10-2011 më 05:57
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Pse eshte i peshtire Jazexhiu? Apo sepse ia perplas ne fytyte secilit islamofob per qendrimet e tyre fundamentaliste ndaj islamit?
    Po i lejm shtremnimet qi i ban historise se duhet me shkru shume gjate e pertoj, por po t'baj nji pyetje: A je dakord ti me Jazexhiun kur thote se Hamza Kastrioti, Ballaban Pasha, Haxhi Qamili e Esad Pasha perfaqsojne myslimanet shqiptare?

    Sa per Pjeter Gacin (rafmet paste) nuk ka shkruajtur gje kunder tij Jazexhiu, por per QENDREN qe mban emrin e tij. Hapi syte e lexo qarte here tjeter se qenke lodh duke e pare disa here e spaske kuptu gje.
    Hapi syte ti e lexo pjesen qe kam theksu. E ka shkru Pjeter Gaçi. E nuk asht gabim shtypit se e ka persrit 2 here ne artikull. Si duket asht hera e pare qe e ndigjon ken emen.

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Po i lejm shtremnimet qi i ban historise se duhet me shkru shume gjate e pertoj, por po t'baj nji pyetje: A je dakord ti me Jazexhiun kur thote se Hamza Kastrioti, Ballaban Pasha, Haxhi Qamili e Esad Pasha perfaqsojne myslimanet shqiptare?
    Ti je duke shtremberuar fjalet e Jazexhiut , ai nuk thote kurkund qe keto emrat e mesiperm perfaqsojne muslimanet shqiptare, ai shprehet:
    Për rrjedhojë herojtë e Bamir Topit nuk janë Skënderbeu, por janë Hamza Kastrioti dhe Ballaban Pasha, Ethem Beu dhe Kapllan Pasha, falë të cilëve fisi i Bamirit sot është musliman.
    Jazexhiu thote se Bamiri eshte sot musliman fale ketyre emrave te mesiperm sepse keto kane kontribuan ne perhapjen e islamit ne Shqiperi(per kete une jam dakort, dhe besoj se dhe ti je ).

    Hapi syte ti e lexo pjesen qe kam theksu. E ka shkru Pjeter Gaçi. E nuk asht gabim shtypit se e ka persrit 2 here ne artikull. Si duket asht hera e pare qe e ndigjon ken emen.
    Sa per ç me c , xh me gj, e q me ç mos e bej kaq te madhe se ju shkodranet mbani rekord per ti ngaterruar me njera-tjetren keto germa.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Ti je duke shtremberuar fjalet e Jazexhiut , ai nuk thote kurkund qe keto emrat e mesiperm perfaqsojne muslimanet shqiptare, ai shprehet:

    Jazexhiu thote se Bamiri eshte sot musliman fale ketyre emrave te mesiperm sepse keto kane kontribuan ne perhapjen e islamit ne Shqiperi(per kete une jam dakort, dhe besoj se dhe ti je ).
    Pra simas Jazexhiut herojt e myslimanve shqiptare duhet me kene Hamza Kastrioti, Ballabani, Haxhi Qamili, Esad Toptani e jo Skenderbeu

    Sa per ç me c , xh me gj, e q me ç mos e bej kaq te madhe se ju shkodranet mbani rekord per ti ngaterruar me njera-tjetren keto germa.
    Xh-gj e q-ç ne shkodranisht nuk kane diference ne shqiptim prandaj ka prej atyne qe i ngaterrojne. Kurse c-ç nuk kane lidhje me ket, per ma teper qe Jazexhiu pretendon se asht intelektual. Thjesht nuk njef Pjeter Gacin. Ndoshta sepese muzika asht haram

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Marmara Lexo Postimin
    Në këto ditët e fundit, muslimanët shqiptarë janë përballur me një seri ofendimesh që u kanë ardhur nga pushtetarët e tyre në Prishtinë e në Tiranë. Këtu nuk e kam fjalën për dhunën shtetërore që regjimi i Hashim Thaçit organizon kundër femrave me shami në Kosovë, të cilat kanë nisur të largohen nga vendi i tyre për në Turqi si muhaxhire, siç bënin të parët e kosovarëve në kohë të Rankoviçit. Këtu po shkruaj për ofendimet historike dhe fetare. I pari ofendim erdhi nga Zymi i Hasit më 15 tetor 2011. Presidentja jo-demokratikisht e emëruar e Kosovës, Atifete Jahjaga, në tubimin e organizuar nga Kisha Katolike dhe klubi letrar “Shtjefën Gjeçovi” ka sulmuar fenë e kosovarëve, Islamin. Tubimi “Takimet e Gjeçovit” ishte organizuar për të përkujtuar priftin Shtjefën Gjeçovi i cili propagandohet nga Kisha Katolike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë si hero i kombit shqiptar. Shtjefën Gjeçovi apo Mëhill Kostandin Gjeçi është një nga mercenarët françeskanë të shekullit të XX i cili nëpërmjet parave që merrte nga austriakët e më pas italianët u kthye në një nga “inxhinierët socialë” të nacional-katoliçizmit shqiptar të viteve 30 i cili synonte nënshtrimin dhe deislamizimin e shqiptarëve ndaj Italisë. Gjeçovi ashtu si Fishta, Harapi etj u ngritën në majat e albanologjisë shqiptare pas krijimit të shtetit shqiptar, pasi pas tyre qëndronte një investim marramëndës liretash italiane. Ministri i jashtëm italian, baroni Sidney Sonnino i deklaroi parlamentit italian në vitin 1919 se pas mundjes së Austro-Hungarisë në Luftën e Parë Botërore, Italia duhet të merrte nën patronazh klerin katolik në Shqipëri pasi ata ishin agjentët e imperializmit kulturor të tyre mbi shqiptarët. Kjo është arsyeja pse pas krijimit të shtetit shqiptar në vitet 1920, ndërsa hoxhallarët muslimanë dhe priftërijtë ortodoksë vdiqën për bukën e gojës në Shqipëri, një seri priftërijsh franceskanë dhe jezuitë jo vetëm që u bënë politikanë, por kishin luksin të merreshin edhe me shkencë dhe u rrëfenin kombin shqiptarëve. Pas tyre qëndronte imperializmi italian i cili u kurorëzua me pushtimin e Shqipërisë në 1939.

    Shtjefën Gjeçovi ishte një nga priftërijtë albanologë i cili u shqua në fushën e albanologjisë në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të kaluar. Ai përlëvdohet nga albanologët nacional-katolikë për përmbledhjen që i ka bërë Kanunit të Lekë Dukagjinit, ligjit të fiseve katolike shqiptare, si pasojë e të cilit sot në Kosovë dhe në Shqipëri shohim sesi vriten e ngujohen me qindra familje. Katolikët kishin nevojë ti tregonin muslimanëve se edhe ata kishin ligje e për këtë arsye vepra e Gjeçovit rrëfehet si art.

    Kanuni i Lekë Dukagjinit është një nga ligjet më të egra që mund të ketë prodhuar ndonjëherë shoqëria njerëzore. Ai ka qënë në njëfarë mënyre “sheriati” i Kishës Katolike e cila e përdorte për të nënshtruar, mbajtur në injorancë dhe ruajtur nga Islami fiset katolike shqiptare. Ndërsa dhunon dhe nuk njeh të drejtat e grave, Kanuni ka qenë transmetuar gojarisht në komunitetet analfabete katolike nga priftërijtë dhe pleqtë e tribuve si një ligj i cili vendoste rregullat e luftës dhe jetës. Me gjithë natyrën e papranueshme për kohën dhe vlerat moderne ku ne jetojmë, Kanuni, në vend që të denoncohet si një ligj i frikshëm i një të kaluare mesjetare dhe të lihet të studiohet nga antropologët si një formë primitive ligjvënie, ai është nderuar nga presidentja e Kosovës në fjalimin që ka mbajtur para prelatëve të Kishës Katolike.

    Problemi më i madh i fjalimit të Jahjagës nuk ishte pse ajo mbronte një ligj primitiv, i cili nëse do ishte në ekzistencë nuk do e lejonte atë të bëhet presidente, të ketë pronën e saj, të ketë të drejtë të ndajë burrin dhe të jetë grua e lirë. Problemi më i madh në fjalimin e Atifetes është kur ajo thotë:

    “Me Kanunin e Maleve të njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit, pasardhësit të Skënderbeut në rezistencën kombëtare kundër pushtimit otoman, rregullohet jeta e njerëzve, dhe kjo e pamundësonte zbatimin e Sheriatit në këto troje dhe te populli ynë, qoftë i besimit katolik apo i besimit mysliman. Në trojet shqiptare nuk mund të paramendohej që autoritetet osmane t’ia këpusnin dikujt dorën, të akuzuar për vjedhje, ose që dikujt t’i jepeshi pesëdhjetë kamxhik publikisht trupit. Pra ky Kanun ruajti nderin dhe dinjitetin e njeriut dhe dinjitetin kombëtar gjatë më shumë se pesëqind vjetëve.”

    Në paragrafin më lartë, Atifeteja apo më saktë fanatikët katolikë që ia kanë shkruar këtë shkrim, pretendojnë se “në trojet shqiptare” “populli ynë qoftë i besimit katolik apo i besimit mysliman” nuk ka zbatuar sheriatin. Presidentja pretendon se shqiptarët janë qeverisur me kanun, në mënyrë që t'i rezitojnë kombëtarisht turkut. Duke qënë se Atifetja është police dhe mesa di unë, nuk di as të shkruaj e as të lexojë shqip si duhet, duhet ti sqaroj se gjyshërit e saj dhe të gjithë qytetarët osmanë shqiptarë që nga Presheva e deri në Gjirokastër, deri në vitet 1945 në Kosovë e 1920 në Shqipëri janë qeverisur me sheriat dhe jo me kanun. Kanuni nuk ka qënë ligj i shqiptarëve, por vetëm i disa fisesh malësore të Mirditës e Dukagjinit, të cilat hanin mish thiu dhe jo mish lope, flinin nëpër kulla dhe jo në shtëpi, hanin në tokë dhe jo në sofër, laheshin rrallë dhe jo pesë herë në ditë, nuk shquheshin për higjenë pasi nuk i njihnin banjot dhe hamamet e si pasojë vuanin në masë nga sifilisi dhe sëmundje seksuale, e hajdutit nuk i'a prisnin dorën apo t'a rrihnin me kamzhik siç kërkonte sheriati, por kur i vidhte dikush fillonin e vriteshin me njëra tjetrën. Vrasjet ishin aq monstruoze sa në ciklin e tyre nuk kurseheshin as fëmijët në djep e as pleqtë në varr. Sikur të mos ishte ndërhyrja e muslimanëve dhe pashallarëve shqiptarë nga kazatë e Shqipërisë e Kosovës për të shtruar fandët e vendosur ligjin qytetërues të sulltanit, sot, në malësitë tona nuk do të kishte këmbë katoliku.

    Ndërsa sheriati islamik i njihte femrës të drejtën e pronës, të ndarjes së burrit dhe tolerancës ndaj feve të tjera, Kanuni i Lekë Dukagjinit, grave katolike nuk u njihte as të drejtë prone, as ndarje dhe as liri fetare. Arsyeja pse në Mirditë nuk ka patur këmbë muslimani deri me ardhjen e komunizmit, e ndërsa në Tiranë ka patur raja katolikë që nga koha e turkut është se Kanuni ishte një ligj intolerant që mbyste çdo jo-katolik, ndërsa sheriati toleron fetë e tjera dhe i jep grave liri, si ato që Atifetja gëzon sot në Kosovë. Sikur në Kosovë, largqoftë, të zbatohej Kanuni i Lekë Dukagjinit, Atifetja nuk do të ishte presidente e Kosovës, vendi nuk do të gëzonte tolerancën fetare që ka, dhe Don Lush Gjergji, Dodë Gjergji dhe prelatët e tjerë katolikë do ja mbysnin fisin Atifetes ashtu siç propozoi Don Anton Kqira përpara ca vitesh në SHBA. Sikur Kosova të qeverisej me Kanun, Atifete Jahjaga nuk do të kishte të drejtë të mbante fjalim përpara Don Lush Gjergjit dhe Dodë Gjergjit këtë 15 tetor 2011, por, me një legen me ujë në dorë do të duhej t’u lante këmbët patriarkëve katolikë.

    2.

    Sulmi që Atifetja i ka bërë Islamit në Kosovë, ka patur precedentët e tij edhe në Tiranë. Në 30 shtator 2011 në fjalimin që president Bamir Topi mbajti në pritjen e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, u deklaroi priftërijve katolikë evropjanë që ishin mbledhur në Tiranë se heroi kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeu ka qënë aleat i Selisë së Shenjtë kundër “otomanëve” dhe se Vatikani ka mbështetur prelatët shqiptarë si Buzuku, Budi, Bogdani e Bardhi për të kultivuar gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar. Sipas fjalimit të Bamirit, Vatikani dhe priftërijtë e tij tregohen si shpëtimtarë të Shqipërisë, ndërsa osmanët dhe ata që i mbështetën si armiq. Kur lexova deklaratën e Bamirit desha të bëja një shkrim e ta pyesja nëse është përnime djali i Myrteza Topit apo mos e ka zënë e ëma me ndonjë katolik? Nga emri i të atit dhe me aq sa unë e njoh Topin e di që është musliman. Duke qënë i këtillë i bie që të parët e tij nuk kanë qënë me kaurët e Vatikanit, por me osmanët çlirimtarë të cilët na bënë muslimanë e na shpëtuan nga Selia e Shenjtë dhe Kanuni. Për rrjedhojë herojtë e Bamir Topit nuk janë Skënderbeu, por janë Hamza Kastrioti dhe Ballaban Pasha, Ethem Beu dhe Kapllan Pasha, falë të cilëve fisi i Bamirit sot është musliman. Megjithatë, si i thonë fjalës në Tiranë, nëna dihet e baba nuk para dihet. Për këtë arsye vendosa që të mos e ngas Bamirin, por u mjaftova vetëm duke thënë pastë rahmet i ati dhe gjyshi për djalin që kanë lënë pas.

    3.

    Por edhe pse Topi iu përul priftërijve të Papës sikur të ishte djali i Prengës dhe jo i Myrtezait, katolikët nuk e begenisën servilosjen e tij. Në replikat që ka zhvilluar me Jozefina Topallin në mes të muajti tetor, cubnesha katolike e Berishës e ka sulmuar Bamirit dhe Edi Ramën si fajtor të vonimit në proçesin e integrimit evropjan të Shqipërisë. Bamiri i cili është prekur nga komentet rrugaçërore të Jozit i ka kërkuar që “të mësojë …artin e komunikimit qytetar”, “të dijë të komunikojë në mënyrë etike” dhe të “ta flasi gjuhën shqipe në mënyrë korrekte”. Edhe pse në këtë rast Bamiri ka patur të drejtë, Jozefina i është përgjigjur në toskërisht duke thënë:

    “Flas me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, flas me krenari atë shqipe që foli Fishta, Migjeni dhe Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot.”

    Pas përgjigjes së Jozefinës, katoliku Aleksandër Frangaj i lëshoi Bamirit televizionin Klan, i cili kërkesën e Bamirit ndaj Jozefinës për t'u sjell mirë e ka kthyer në një betejë gego-toske. Nga televizioni Klan e deri te gazeta 55 e Fahri Balliut, Bamiri është akuzuar si anti-gegë. Fahri Balliu, Fadil Kraja, Qendra Kulturore “Pjetër Gaçi” dhe “2 Prilli” kanë akuzuar për anti-gegë, presidentin gegë të Tiranës. Çfarë të bën përshtypje në reagimet e shkodranëve është se që nga Jozefina, Fadil Kraja, Erzen Koperaj, Qendra Kulturore “Pjetër Gaçi” e “2 Prilli”, që të gjithë e kanë identifikuar gegënishten me Shkodrën, Fishtën, Migjenin, Gurakuqin, Buzukun, Budin, Bardhin, Bogdanin, Formulën e Pagëzimit dhe katoliçizmin. Tirana, Elbasani, Durrësi, Kruja, Kosova, Shkupi etj nuk përmenden askund.

    Gazeta 55 në shkrimin me titull “Bamir Topi, mes Haxhi Lleshit dhe Haxhi Qamilit”, ndërsa ofendon dy gegë muslimanë, Haxhi Qamilin dhe Haxhi Lleshin, e tregon Bamirin si një obskurantist komunisto-osman. Gegët muslimanë i ka ofenduar edhe Berisha në fjalimin që ka mbajtur në parlament më 13 tetor 2011. Ai ka sulmuar Esat Pashën dhe Haxhi Qamilin duke deklaruar se “atë që i kanë bërë Toptanët dhe Haxhiqamilët, Shqipërisë, nuk ia kanë bërë të gjithë okupatorët.”

    Replikat ndërmjet Topit dhe Topallit dhe sulmet e Berishës kundër Esat Pashës dhe Haxhi Qamilit, tregojnë sesi sot në Shqipëri flamurin e “gegënizmit” e kanë rrëmbyer katolikët. Në datë 13 tetor 2011 gazeta shqiptare tregonte sesi Muzeu i Krimeve të Komunizmit në Shqipëri po ndërtohet në Shkodër në ndërtesën e françeskaneve, për të treguar kështu që edhe herojtë e anti-komunizmit janë katolikët. Rreshtimi i Shkodrës (pjesës katolike), Fishtës, Migjenit, Gurakuqit, Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, Formulës së Pagëzimit, françeskanëve etj si krenari e kombit nga Jozefina Topalli, Fadil Kraja, Qendra “Pjetër Gaçi” dhe qeveria Berisha tregojnë racizmin e fortë që klanet katolike të Berishës e Jozefinës kanë kundër gegëve muslimanë. Sulmi që i bëhet muslimanëve të Tiranës nga katolikët nuk është i ndryshëm nga ai që ka bërë Atifetja në Kosovë kur i ka sharë sheriatin muslimanëve kosovarë e lavdëruar kanunin e katolikëve.

    Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri ne shohim dy presidentë muslimanë të cilët ndërsa i servilosen Vatikanit dhe katoliçizmit, në momentin e parë që përplasen me katolikët, refuzohen e ekskomunikohen si Esat Pashë, Haxhi Qamilë dhe anti-gegë. Edhe pse qyteti i Shkodrës ka ngelur pjesë e Shqipërisë dhe kauresha Jozefinë sot flet shqip falë luftës që bën gegët e Esat Pashë Toptanit, Haxhi Qamil Xhametës, Musa Qazim Beqarii e mijëra luftëtarë muslimanë që erdhën nga Shqipëria e mesme dhe e veriut për ta mbrojtur, në një kohë që fiset katolike ishin rreshtuar përkrah serbëve e malazezëve dhe vrisnin muslimanët e Shkodrës nën udhëheqjen e Ded Gjo Lulit, muslimanët gegë janë ata që tregohen si të këqij. Dhe Jozefina në vend qe t'i thotë ejvallah Esat Pashës e Haxhi Qamilit lavdëron katolikët e Italisë.

    Sulmi ndaj “Haxhiqamilit” Bamir Topi dhe sulmi që Berisha i bën Esat Pashës janë sulme kundër gegëve të Shqipërisë së Mesme. Sulmi drejtohet kundër tironsave të cilët Ismail Kadareja i quan turq e Kristo Frashëri që Bamir Topi e ka dekoruar si “nderi i kombit” i quan fondamentalistë islamikë. Janë këta tironsa të cilët që me vrasjen e Esat Pashës në vitin 1920 e deri më sot, vetëm se i kanë abuzuar, dhunuar, vrarë, treguar si injorantë e u kanë vjedhur pronat dhe qytetin. Në tokat e tyre sot sundon klani katolik i Jozefinës dhe cubat e Berishës. Këta tironsa që sot rrinë urtë dhe nuk bëzajnë kur shohin sesi u sulmojnë të kaluarën, janë viktimat më tragjike të konfliktit ndërshqiptar të mëse një shekulli. Konflikti nuk është ndërmjet gegëve dhe toskëve siç mundohet ta portretizojë dikush, por ndërmjet katolikëve dhe muslimanëve. Por tironsave mirë t’ua bëjnë. Për sa kohë që ata prodhojnë njerëz si Bamir Topi i cili zyrën e tij në vend që ta mbushi me portrete të Dervish Hatixhesë e të krenohet me pashallarët e hoxhallarët e Tironës, e ka kthyer në teqe të Nënë Terezës dhe priftërijve të Vatikanit - të cilëve u përgjërohet si legen duke u thënë që jemi me Vatikanin kundër turkut, edhe katolikët e Jozefinës mirë bëjnë që i poshtërojnë. Në pozita të ngjashme qëndron edhe Atifete Jahjaga, e cila ashtu si Bamir Topi në vend që të lavdërojë sheriatin e gjyshërve të saj agallarë, shkon e i bën qejfin xhahilëve të Kishës Katolike. Besoj se edhe Atifetja por edhe Berisha fatin e Topit do ketë herët apo vonë. E si pasojë herojtë e Shqipërisë do të vazhdoj t'i përaktoj Papa i Romës, i cili ka detyruar shqiptarë e Shqipërisë dhe të Kosovës që në çdo datë 18 tetor t'i përulen si raja Nënë Terezës dhe jo Esat Pashës apo Dervish Hatixhesë.

    Autor: Olsi Jazexhi
    Shkrim me antishqiptar e me antikombetar nuk kam lexu deri me sot as ne tekstet e antishqiptareve me te terbuar!

    Guxim i madh! Urrejtje shume e madhe!

    Mirepo duhet thene se edhe ky shkrim eshte nje vazhde e shkrimeve qe po botohen se fundmi ne gazeta te ndryshme kunder katolicizmit shqiptar (jo shkodran) dhe nuk arrij ende me e kuptu se ku duan me dale!?

    E pra per shqiptaret dielli len andej nga ana qe te tjeret i thone perendim!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Fundrrinat e mbetjet e pushtuesve, sot flasin në emer të Kosovës e Shqipërisë !
    Ruana Zot nga këto mbetje toksike !
    Këtë agresion e durojnë veç shqiptarët.
    Deri kur ?

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-12-2008
    Postime
    661
    shume bukur e paska shkruar,qarte dhe pa filozofi .

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •