Bato, ne forumin shqiptar kur logon eshte e shkruar 'Mirëseerdhe......' edhe pa pike cuditese.
Nqs eshte gabim beja verejtje dhe te regullohet.
Alnosa, të mëdhenjtë nuk kundërshtohen dhe përderisa forumi është i tyre, ata kanë gjithnjë të drejtë.
Po të ndryshohej Mirëserdhe, do të duhej të ndryshohej edhe Orthodhoks, e shumë të tjera, por këto janë janë gjëra që s'mund të bëhen.
Mundohu të jesh e arsyeshme!
Meqenese, mire se erdhe shkruhet keshtu, atehere dhe mire u pafshim duhet te shkruhet keshtu. lol
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Gjuha është muzikë, jo matematikë
Në rastin e mirë u pafshim, ku takohen zanoret ë dhe u, ato bashkohen dhe ë-ja bie. Është e natyrshme që bashkohen sepse dhe goja ashtu e shqipton: mirupafshim.
Në rastin e mirë se erdhe, takohen dy zanoret e, por në të folur ato shqiptohen të ndara. Nuk është e natyrshme t'i bashkosh e të thuash: mirëserdhe.
Po kështu edhe meqenëse është e natyrshme që të thuhet e bashkuar dhe kështu është fituar një lidhëz.
Këto janë gjëra të ndërlikuara që kanë të bëjnë me ritmikën dhe ngjyrën e gjuhës dhe nuk mund të diskutohen e të kuptohen nga njerëzit e thjeshtë.
Tema po i afrohet 1000 postimeve dhe këtu akoma s'është kuptuar që tema nuk është për hamendësime, por si të shkruajmë pa gabime. Kur s'kuptohet dot një gjë kaq e thjeshtë, si mund të kuptohen të tjerat?!
E bera une sugjerimin e shkrimit te titujve te temave ne perputhje me gramatiken dhe drejtshkrimin e shqipes. Por sipas shpjegimit te kokave te forumit, shqipja ndryshon ne varesi te grupit qe e perdor.
Qyfyre
Komuniteti musliman - Duhet te jete Komuniteti mysliman
Komuniteti orthodhoks - Duhet te jete Komuniteti ortodoks
Albo
Ne fakt, je ti qe je duke i shkruajtur gabim te dyja. Si komuniteti orthodhoks, si komuniteti musliman shqiptar, perdorin ato emertime qe ne kemi vendosur me lart. Nese ty nuk te pelqejne emrat, eshte problemi yt e jo i komunitetit.
Praktika e censurimit te emrave dhe gjuhes shqipe eshte nje praktike komuniste. Ne nuk ndjekim praktiken komuniste, ne ndjekim praktiken demokratike: i emerojme komunitetet sipas emrave qe mbajne vete besimtaret e atyre komuniteteve.
Eshte njesoj si te pyesesh dike se si e ke emrin, dhe pasi te ta shkruaje, ti t'i diktosh qe emri i tij nuk shkruhet ashtu por keshtu.
Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 26-09-2011 më 10:10
Folja "Ek(g)zistoj" shkruhet me "K" "Ekzistoj" apo me "G" Egzistoj"?
Dhe "She(ë)mbull" ështe me "e" apo me "ë"
Leni kisha ene xhamijaFeja e Shqiptarit asht Shqiptaria
Krijoni Kontakt