Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të korrigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?

Votues
291. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    55 18.90%
  • JO

    236 81.10%
Faqja 72 prej 104 FillimFillim ... 2262707172737482 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 711 deri 720 prej 1037
  1. #711
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Sizifi Lexo Postimin
    Historinë nga tekstet shkollore edhe mund ta fshijnë , por historine e "shkruar" ne ketë menyre si do ta bëjnë ??

    http://www.youtube.com/watch?v=QMA-U...eature=related


    http://www.youtube.com/watch?v=tp3fhMv4bFE


    http://www.youtube.com/watch?v=KpDkhZV8a4I
    Kenge qe te bejne te permallohesh...e sot disa pseudo sternipa te Idriz Seferit e Skenderbeut jane gati te shesin stergjysherit e tyre, emrin e tyre, e cfaredo lloj gjeje callmave te Anadollit e turkoshakeve...

  2. #712
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Kush jane keta te 25 vetat qe duan te behen apo jane turq ?! Ti shohim i cik .Se po u shtokan nga dita n'dite .
    me siguri jane vellezerit tane mysliman te cileve hoxha u ka bere LAVAZH TRURI
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #713
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anëtarësuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Historia ideologjike e Luftes se Ftohte

    Historianët e Kosovës duhet ta lirojnë veten nga historiografia ideologjike e Luftës së Ftohtë.

    Shqiptarët kishin status të privilegjuar në shtetin osman. Interesat e tyre përputheshin dhe harmonizoheshin me ato të osmanëve, që nga pranimi i islamit. Sipas Bilal Simsir, 28 vezirë të Perandorisë Osmane ishin me prejardhje shqiptare. Historian Dennis P. Hupchick tërheq vëmendjen te fakti se nuk ka pasur rrethana në epokën osmane që ta bëjnë të nevojshme kryengritjen e përgjithshme shqiptare. Historiani i njohur i Ballkanit, Noel Malcolm, pretendon se ishin shqiptarët jashtë vendit ata të cilët në periudhën para vitit 1878 kërkuan krijimin e një shteti të pavarur shqiptar. Charles dhe Barbara Jelavich thonë se shqiptarët nuk kishin asnjë kërkesë për pavarësi nga osmanët, deri në vitin 1912, dhe se ata u përcaktuan vetëm për autonomi. Ata besojnë se shqiptarët kishin frikë nga pushtimi i tokave të tyre nga vendet fqinje, ndaj i druheshin copëtimit të Perandorisë Osmane.

    Në fakt, shqiptarët ishin në mesin e më të goditurve gjatë procesit të shpërbërjes së shtetit osman. Kur formësimi i identitetit perëndimor shqiptar u bë i domosdoshme gjatë procesit të ndërtimit të shtetit modern shqiptar, shqiptarët nisën ta shkruajnë historinë e tyre duke lustruar të kaluarën e saj osmane. Kjo çoi në shfaqjen e elementeve anti-osmane dhe anti-turke në librat shqiptar të historisë. Siç ka thënë Malcolm, historianët shqiptarë paraqitën vetëm disa etapa të kryengritjeve - të bëra vetëm për të kundërshtuar rritjen e taksave, bashkë me zyrtarët shtypës osmanë - si pjesë e luftës së pavarësisë kundër administratës osmane.

    Bërja e historisë, në të njëjtën mënyrë, vazhdoi edhe gjatë epokës komuniste, kur librat shkollorë përdoreshin për të shërbyer qëllimet e establishmentit, për politikat dhe ideologjitë e tij

  4. #714
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin



    Pushtimi Osman!-----> Inkursioni i pare osman mbi treven e Fierit do te behet ne vitin 1385 ku ne Saver do te ndeshen turqit me shqiptaret e drejtuar nga Balsha II. Qe nga kjo date dhe ne vijim inkursionet turke do te vazhdojne me periudha te ndryshme. Kete rrebesh e ndien edhe Muzakajt me Arianitet, forca e te cileve ishte e paafte ti bente balle invazionit te fuqishem turk. Ne keto kushte nisi kthimi i tyre ne vasale te sulltanit duke pranuar pozitat qe sillte nje status i tille.
    Pasi i dha fund luftes civile per pushtet, Mehmeti I filloi te zgjeroje pushtimet ne Shqiperi. Nderkohe qe ne vitin 1417 turqit zoteronin Beratin, Vloren, Kaninen dhe Myzeqene me gjithe Pirgun e Spinaricen. Te terrorizuar prej pushtimit turk filloi eksodi i popullsise, e cila braktisi fushen per te kerkuar mbrojtje e strehim ne malesite perreth si dhe pertej detit. Zhvendosja e popullsise u krye me ritme te shpejta te diktuara nga ekzistenca per te siguruar jeten.
    Sistemet politike vendase kapitulluan, ndersa zoterinjte e tyre u perpoqen te manovronin duke perqafuar Islamin, per tu integruar ne shoqerine e re. Theodhor Muzaka e njohu pushtetin e sulltanit. Djemte e tij u perfshine ne sistemin devshirmese dhe u derguan ne shkollen e “içogllaneve” te Edrenese nga ku u islamizuan. Keshtu Jakup beu1 u be Sanxhakbej i Sanxhakut shqiptar ne vitet 1438-1439. Kasem Pasha ishte ushtarak i Muratit II dhe Mehmetit II, ndersa Sulejmani u be Subash i Beratit ne vitin 1449. Pushtimi turk do te vendoset ne vitin 1421 kur krijohet Sanxhaku shqiptar me qender ne Gjirokaster. Sipas ketij administrimi territori i treves se Fierit bente pjese ne Vilajetet e Beratit dhe te Kanines. Pikerisht toka dhe te ardhurat u bene prone e klases feudale osmane, ku nepermjet shtetit turk u regjistruan sakte dhe ju ndane asaj ne formen e timareve, zeameteve dhe te haseve, duke zhveshur fisniket shqiptare nga pronat tokesore. Keshtu ndodhi me familjen Matrenga e cila kerkoi rrugen e emigrimit duke u vendosur ne Italine e jugut (Pulje, Siçili, Kalabri)2.

    1.S.Pulaha “Pronesia feudale mbi tokat shqiptare”.
    2.Kesaj familje i perket edhe Lek Matrenga, autori i Katekizmes “Embesuame e Krishtere” botuar ne vitin 1592 ne Itali. Matrenge te tjere kane qene edhe kryepeshkopi i Ohrit ne vitin 1710 Bazili dhe Pjetri arkivist i bibliotekes se Vatikanit ne mesin e shekullit XIX.


    Te njejten fat pati edhe Gjergj Arianiti i cili u shpronesua plotesisht nga pronesia. Siç deshmon historiani bizantin Laonik Halkokondili,2 “ai erdhi ne Edrene, ne oborrin e sulltanit dhe pa kaluar shume kohe u be lutes per te marre prej tij ndonje te mire”. Pasi nuk arriti te realizonte qellimin e tij ne Edrene Gjergj Arianiti u kthye ne shqiperi ne vitin 1432 dhe nisi nje kryengritje, qe perfshiu pjesen me te madhe te shqiperise se mesme siç thekson i njejti burim. Qetesia dhe pushteti i vendosur nga autoritetet osmane kishte qene deri tani relative, sepse pas kesaj ngjarjeje do te jene Muzakajt qe do te behen protagoniste te zhvillimit te ngjarjeve. Ne burimet turke del se gjate nje kryengritje antiosmane te zhvilluar midis viteve 1433-1435 Teodor Muzaka(i riu) e rimori perseri Beratin dhe ringriti principaten e tij. Ne vitin 1438 ai u rethua ne keshtjellen e qytetit nga turqit. Rrethimi zgjati shtate muaj, ku qyteti u godit me artileri. Pasi nuk e mori dot Beratin kamandanti turk, Turhan Pasha beri nje masaker ne Myzeqe duke ngritur nje piramide me koka te prera. Gjon Muzaka deshmon se: “Perpara se tu prisnin kokat ketyre fatkeqeve, jua thyen kockat me çekan”. Kjo ishte nje barbari e zakonshme e perdorur nga ushtria Osmane, ne shenje hakmarrje ndaj revoltave te popullsise. Suksesi i arritur nga Teodor Muzaka u pasua nga ai i Gjergj Arianitit. Babingeri3 deshmon se pasi theu turqit, ai ne marreveshjen qe beri me sulltan Muratin mori nen zoterim territoret qe shtriheshin midis lumenjve Shkumbin dhe Vjose. Keta dy feudale te fuqishem do ta vazhdojne edhe me tej luften e tyre ndaj pushtuesit turk. Ne lidhjen shqiptare te Lezhes ne 2 Mars 1444 Teodor Muzaka (i riu) dhe Gjergj Arianiti do te jene figura qendrore te saj perkrah Skenderbeut. Muzaka kishte lidhje te hershme miqesie me Gjon Kastriotin. Si anetar i lidhjes se Lezhes ai do te marre pjese gjate luftes se saj kunder Venedikut ne vitet 1447-1448. Ne kete fushate Teodori vuri nen urdherat e Skenderbeut 600 prej trupave te tij ushtarake. Teodori i semure do ti kerkoje Skenderbeut, qe ne emer te lidhjes te merrte nen mbrojtje qytetin e Beratit. Heroi dergoi prane tij per te marre nen kontroll qytetin, oficerin Pal Maneshi me 800 ushtare. Turqit me tradheti e shfrytezuan kete rast dhe pushtuan qytetin, qe sapo e kishin marre nen dorezim rojet shqiptare.

    1. K. Bozhori. Lufta shqiptaro-turke ne shek XV fq. 45 Tirane 1967
    2. Babinger “Ende d Arianiten”. Fq. 22

    KETO BARBARIZMA TI SHIKOJNE ATA KO@@ET QE DUAN TE NA E KORRIGJOJNE HISTORINE,PO E DI UNE SE C'DUAN ATA SHK@@@TA TJA U THYESH KOSKAT ME CEKAN ,DHE PASTAJ TE SHIKOJNE SA MIRE DO TE JETE KUR SE FUNDMI TJU THUASH QE ESHTE GABIM INTERPRETIMI I VEPRIMIT TE THYERJES SE KOSKAVE TE TYRE ME CEKAN,DHE KESISOJ DUHET KORRIGJUAR SEPSE FYEN ATA QE KRYEN KETE VEPRIM,PASI KISHIN ARSYE TE FORTA KULTURORE QE E BENE DHE SE FUNDMI E BENE PER TE MIREN E TYRE.

  5. #715
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    KRYNGRITJET NE SHQIPERI, August 1912

    KRYENGRITJA SHQIPTARE

    Shqetsimi i kryesor per minstrin e ri turk qe u emrua gjaatë krizes më të ashper që
    Tuqia kishte njohur deri më tani, ishte ndermarrja e bisedimeve me revoltat e

    Shqiperisë. Kryengritja shqiptare perbënë, kjo dihet, sëmundfjen kronike nga e cila

    vuan perandoria osmane. Mirëpo këtë vitë, revolta, nga vetë simpatia që manifestohej

    në radhat turke ndaj tyre të cilet ishin derguar ti luftonin ata, mori permasa të

    jashtëzakonshme.
    Për të gjetur origjinën e kësaj revolte aktuale, duhet të kthehemi në kryengritjen

    shqiptare të vitit 1910. Ky kundershtim i armatosur kundër reformave tatimore si dhe

    regrutimit ishte shtypur menjëherë pameshirshem.
    Shqiptarët u detyruan të nenshtohen në këtë kohë, mirëpo mbanin rezerva dhe

    pendime ndaj partisë Bashkimi dhe Progresi qe ua kishte detyruar gjatë kësaj

    ekspedite ndeshkuese.
    Kryengritja e Malsorëve më 1911 u qetsua duke iu lejua ketyre fiseve perparsi të

    medhaja dhe kjo sjellje e pa barabartë shkaktoi paknaqsinë e shqiptarve tjerë.

    Megjithatë terreni ishte veqëse i djegur kur qeveria turke kishte arritur kulmin e
    mos perfilljes ne keto krahina duke ushtruar një presion te ashper për zgjedhjet
    vendore dhe perfundoi më shperberjen e Dhomes osmane nga kabineti i Said pashes.
    Keto zgjedhje pra qe ishin oficiale, te drejtuara në një mënyrë të dhunshme, iu

    lejua qeverisë turke të kenë një kuved të permbajtur në pergjithësi më kandidat

    oficielë. Në këto rrëthana tejet të favorshme ndodhi kjo kryengritja shqiptare e

    tanishme. Në mesin e ushtrisë së rregulltë qe ishin derguar për ta shuar këtë

    kryengritje, shtatmbdhjetë batalione iu bashkangjiten kryengritsve në këtë qellim të

    perbashkët. Oficerët e dy divizioneve nga Peja dhe Gjakova iu derguan thirrje të

    gjitha garnizoneve të Maqedonisë duke iu deklaruar se, kryengritsit e Shqipërisë

    perfaqsonin opinionin publikë të rëndesishëm dhe se patriotizmi i tyre shtynte qe

    t'iu bashkangjitej edhe populli kësaj lufte.
    Garnizoni i Manastirit furnizonte një aradh të madhe, të organizuar e të vendosur,

    duke marrur masa të rrepta që ti mbronin radhet e frskta të ushtrisë qe nuk ishin

    ende të prekura që i dergonin në Shkupë.
    Nderkohë ishin ndermarrur angazhime ku kryengritësit të cilët mbanin ndër sundim

    një pjes të këtij regjioni dhe disa qyteteve, ishin shpeshë herë të knaqur ku janë

    qfaqur prej disa jave ndermjet forcave kryengritese dhe ushtrisë së rregullt. Njëra

    ndër luftërat më të ashpëra gjakëderdhse qe kishte ndodhur, para një muaji, në

    rrethinën e Mitrovicës ku gjashtë batalione turke dhe tri bateri, nën urdhrin e gjenarl

    Fadi pasha, ia arrijti, pas tremdhjetë orëve, në një lufte të ashpër, ti shperndante 3000

    shqiptarë komanduar nga prijsi Isa Boletini. Mirëpo, perkundrazi, në Prishtinë

    kryengritsit kishin korrur fitore vendimtare, dhe po investohen me tej aktualishtë,

    ku misioni i derguar i qeverisë së Gazi Muktar pasha kishte ardhur në vendë për

    gjetur një zgjedhje paqësore në bisedime më prijsat e kësaj levizje dhe në të njejten

    kohë qe ti ktheje në diciplinë radhet e ushtrisë turke që kundershtonin luftimet.

    Shefi i posazgjdhur i ushtrisë osmane, gjenerali Hysen Nazim pasha, duket se i ka

    otoritet të duhur, jashtë të gjitha mundësive politike, që ti sjelli oficerët e tij në

    detyren ushtarake.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #716
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Oh cfare kobi, cfare turpi dhe cfare perversiteti. Ferit Duka (qe nga emri qe ka merret me mend se cfare malli eshte) flet per zhvillime pozitive ekonomike, sociale dhe kulturore? O shqiptar qe je armiku me i keq i vetvehtes!!! Kush eshte zhvillimi pozitiv ekonomik? Shkaterrimi i plote i cdo pasurie arkeologjike, rrenimi masiv i shqiptareve sidomos atyre te krishtere nepermjet taksave? Asnje investim ne jeten ekonomike te ketij populli pervec xhamive e minareve. Ne nje kohe qe vendet e tjera europiane po krijonin industrine e teknologjine, ne mbyteshim nen tymrat dhe pluhrat e zejeve, punishteve primitive, rrugeve gjithe balte... Si guxon ky palaco te flase per zhvillim ekonomik? Kush eshte zhvillimi pozitiv social? Shkaterrimi me dhune i cdo tipari shqiptar? Perdhunimi moral dhe zhnderrimi i traditave te ketij populli ne ato anadollake? Imponimi i dhunshem i fese islame? Ndertimi i medreseve ku mesohej vetem turqisht apo hapja e shkollave te ndryshme ne gjuhen greke, bullgare, vllehe e serbe dhe ndalimi deri ne anatemim i gjuhes shqipe (ne bashkepunim dhe me greket e serbet)? Ky eshte zhvillimi social?

    Flet per zhvillim kulturor mazllemi Ferit. Cili zhvillim? Bejtet mbi ashiket e Murad Celepiasit apo cajtoret gjithe tym ku parazitet (te kthyer ne te tille) ulur kembekryq pinin duhan, merreshin me llafe dhe i benin duva Baba Dovletit? Apo ahengjet e cingieve dhe kercimet histerike te rufainjeve? Ne nje kohe qe Europa krijonte mrekullite ne muziken baroke, ate klasike e me pas romantike, ku vigane si Vivaldi, Hendeli, Cimaroza, Bah, Mozart, Haiden, Bethoven e me pas Verdi, Pucini, Donixeti etj derdhnin magjine e tyre kulturore ne muzike e art, shqiptaret e ndrydhur nga kafshet e Anadollit kishin harruar prejardhjen e tyre, zakonet e tyre, veshjet e tyre dhe fene e tyre dhe ishin katandisur me keq se beduinet e shkretetirave apo tartaret e stepave. Kjo eshte kultura dhe zhvillimi qe na solli pushtimi Turk?

    Sjam njeri pro dhunes por ka momente qe ulerima me shtrengon stomakun aq keq dhe me vjen t'i ve duart ne fyt gjithe ketyre horrave, te shitureve, palacove e kermave qe levrojne ne mesin tone. Dua te uleras me gjithe shpirt e tu them te gjithe atyre shqiptareve qe i'u jane zene syte e nuk shikojne percudnimin qe po na ndodh si popull ne shekullin e 21 qe po na poshterojne njesoj si ne 1878 e njesoj si ne 1913. Por kete rradhe poshterimin nuk e bejne me me diplomate, kancelari apo traktate e kongrese. Kane gjetur Ferita e Olsera qe te na e thone kobin ne shqip, madje dhe ta propozojne e ta hartojne qe ta kuptojme me mire. Nje zot e di cpo heqin eshtrat e atyre qe dhane jeten per ta bere kete vend te lire nga barbaret osmane. Nje zot e di sesi tunden varret e atyre qe thane se e bene kete vend te pavarur e te lire, te gjithe ata qe punuan e luftuan per gjuhen te cilen e ndaloi aq egersisht ai pushtim qe po duan te na e paraqesin si pozitiv. Por me acaruesja eshte indiferentizmi total qe ka kapur shoqerine tone... pajtimi me cdo skenar qe i hidhet para syve, injoranca e theksuar ndaj historise e vlerave te popullit qe i perkasin. Eh o Konice sa te drejte paske patur !!!
    Lexoni qypa .


    WELL SAID .

  7. #717
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    me siguri jane vellezerit tane mysliman te cileve hoxha u ka bere LAVAZH TRURI
    Jo ,vellezrit tane nuk jane se ne jemi te bardhe dhe nuk guxon njeri me na hy ne shtepi nga te huajt dhe me na nderru 'ORJENDIT'se heeeeeeeeeeeee ,heeeeeeee

    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 27-09-2011 më 11:24

  8. #718
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    P.S.Fjalet e nenvizuar Citim,jen te shkruar nga i nderuari antar- Sizifi ..E Pershendes
    Historinë nga tekstet shkollore edhe mund ta fshijnë , por historine e "shkruar" ne ketë menyre si do ta bëjnë ??
    http://img.youtube.com/vi/QMA-U9r2WMw/default.jpg
    YouTube - GJovalin Prroni-Dergut Pashes ja pam nis gjamen Shkoder Albania

    "Prandaj duhet 'themi Ju Lumt djemosha per punen qe po beni.E sa mire kur kemi te mburremi me nipa te SKENDERBEUTe tjere me radhe perplot SHQIPE qe kishte SHQIPTARIA ku do ne TROJET SHQIPTARE..PRANDAJ qdohere ka kjen kjo SHQIPTARI dhe do jet..ska KRAL as MRET e as TURKO dyftyrsyri predofili qe guxo te na shkel mbi HISTORIN E KOMBIT SHQIPTAR e as KULTUR as TRADITE...NGA TE PARET QE NA KAN LAN SI TRASHEGIM."Prandaj i gezohem rastit te ketyre fakteve te sjellura nga djem te spikatun shqiptar e PATRIOTA TE ATEDHEDASHURIS qe din te mbroin qdo VLERE TE KOMBIT VET SHQIPTAR KUR asnihere s'kan deshtuar per TRIMERI dhe FISNIKERI BURRAT E DHEUT DIKUR ATA KAN LUFTUA DHE QENDRUAR PERBALL QDO QE JU ESHTE KANOSUR nga ARMIQT e gjitha Koherave dhe me te "ERRETA" se SOT KU JEMI SI SHTET.Kurse te paret tan "GJYSHERA E STERGJYSHERA" kan ngren buken me gjak nga pushtues te gjitha llojeve nderetnike barbarizmi per te cilet kemi deshmi dhe fakte qe kan len GJUREM TE PASHLYERA NE HISTORI NDER SHEKUJ PRA TE RUAJTURA NGA TE PARET TAN..TE PA ARSIMUM TE PA SHKOLLUM..POR NGA DIJE ETNIE TE QILTER SHQIPTAR NE GJAK DHE SHPIRT QE KURR S'JEN GJUNSUA PARA ASNI TORTURE TE ARMIKUT!!!
    PRANDAJ SHUM MIRE DIHET SE SHQIPTARI KA QEN I SHKELUR PADREJTESISHT NE GJITHA KOHERAT...DHE QDOHERE KAN REZISTUA DHE SJEN PERUL PARA ASKUJT.!
    Si dhe sot,SOT NE LIRI PO THEMI JEMI TE PAVARUR SHTET DEMOKRATIK DHE SOVRAN.. ATEHERE PERSE VALLE DUHET LEJOIM MENDIME TE TILLA NGA VENDE TJERA T'NA PERKAMBIN?.. NE SOT KEMI LIRIN KEMI ISTUTICIONET KEMI LIGJET KEMI GJITHA PARALELET TONA...SI DHE SHKURT JEMI ZOT NE SHTEPIN TON QE T'VENDOSIM VET PER GJERAT TONA CILAT DO QOFSHIN.E NESE NE BEJM LSHIME SA HERE U TEKET VENDEVE TJERA ME NA NDRRUA HISTORIN E GJESENDE TJERA,ATEHERE NE S'JEMI KERKUSHI NE KETE DREJTIM.QKA PO NA MBETET NE SI VETQEVERITAR TE SHTETIT!?
    NE KEMI PUN TJERA AKOMA PA I QIT N'PER VENA.
    PA DASHUR TE MERREM ME MENDIME TE TILLA QELLIM KEQ TE TURKUT..GJAKU QE ESHTE DERDHUR NE TROJET SHQIPTARE E NE VEQANTI NE KOSOVEN TON..AKOMA S'ESHTE THARE,AS LOTET E NENAVE QE KAN HUMBUR BIJT/JAT E TYRE..DIKUJT JU KA MBYLLUR DERA ME THERR.ATA QE JAN VRA ATA PER LIRI KAN RA.PER KOSOVEN PER PASARDHESIT E SAJ...NE KU JEMI QFARE DREJTIMI JEMI DUKE SHKUAR ATHUA..KUSH DUHET TE NA TREGOI?!
    JO ASKUSH NUK DEL TE THOTE RUAJE IDENTITETIN TEND..POR NE QDO KOHE MUNDOHET ME TA GRABIT PER PERFITIMET E VETA.
    PRANDAJ IJ ZOTI VET PER GJERAT E TUA..E MOS LEJO MININ TE KALOI PER MUSTAQE ASNIHERE.SE PO EMSOVE NIHERE DHE NJEQIN HERA TJERA KA PER T'KALUA...ARMIQET JEN ATA QE ME NI DORE TE NGREHIN DHE ME TERE POTENCIALIN T'SHKELIN..DHE NE NDERKOHE TA KEQPERDORIN LIRIN IDENTITETIN KOMBETAR (si rast konkret ky per historin)..DHE GJITHA QFARE NA I GEZOIM ATA DUAN TE NA GRABISIN EDHE NGA DISA QYQAR TE TANET SOT PO UA RRAHIM KRAHET,E MA NE FUND I QUAJM VELLEZER!
    KSHTUQE VAJ HALLI PER NE KU KEMI REN NE NI QORR SOKAK QE VESHTIRE PER TA GJETUR DONI RRUGDALJE NE KETO KANOSJE OGUR ZI QE PO I PERJETOIM DHE SOT NE LIRI..QE POSA FILLUAM TE MARRIM HAPIN E PARE SI THMIA 1 VJEQAR...E NE NGA MOS DIJA DHE PA PIK LOGJIKE KEMI BERE HOPE PREJ TPARES SHKALL PA DITUR SE KU PO VETEM..POR QE THOTE POPULLI NI FJALE, (ku rafsha mos u vrafsha)..KESHTU DHE QEVERITARET TAN TE SODIT PO BEJN...PA MENDUAR PER PASOJAT E N'TARDHMEN...KETE KAM TE SHERRIT QE PO LEN KJO QEVERI VESHTIRE DO TA KET DONI "GJENI"NI DITE ME QIT PERFILLIT..E SA PER QESO PARTIVE QE JEN BA SI VAGANAT E TRENIT KUSH NE FIJE S'PO DIN ME JU RA.LOL.AS CILIT ME I BESUA TASHME?!
    KEMI REN NE HALLE PER AT ZOT.
    SE KA HUMBUR BESIMI TE QDONJERI,DHE PERDERI SA DEL NJA QE NUK SHEFE INTERES QOFTE DALLIME NE POLITIK PARTI SI NE GJITHA AMANDAMENTET SHTERORE DUKE PUNUAR NE DREJTIM TE PAQES DHE DEMOKRACIS..PA KTHYER KOKEN SE QFARE ESHTE PUNUAR DJE NGA TJERET.POR DUHET NXAN HAPIN E DUHUR NE NDERTIM TE SHTETIT QEVERISES QE POPULLI TI GEZON GJITHA TE DREJTAT E VETA DEMOKRATIKE SOCIALE SHENDETSORE SI DHE ATE TE SHKOLLIMIT DHE TE PUNES DHE PER GJITHA NEVOJAT JETSORE...QE ASKUSH MOS TE MBET JASHT GARDHIT NE VUAJTJE E SKAMJE SI QJEN SOT E QE ASKUSH SE KTHEN KOKEN PREJ TYRE..A I THUHET DREJTESI KESAJ? A ESHTE PER TU LAVDUAR? S'ESHTE PRA.DHE ASKUSH S'PO MERR EPERGJIGJESIN PARA KETYRE SKANDALEVE QE PO BEHEN MU NE SYT E POPULLIT PAS 12 VITEVE TE LIRA.E AQE ME PAK NE 3 VITET E FUNDIT PASIQE U NENSHKRUA PAVARESIA PASIQE MUREN VET NE DORE PUSHTETIN..DHE ASKSUH NUK NA KA NDALE PER MARR HAPIN E DUHUR.DHE ASKUSH NUK KA THAN QE MOS SHKONI NE DREJTIM TE DUHUR..POR QDONJERI DELEGACION THONTE HECNI QONE SHTETIN PERPARA INTEGROHUNI NE EVROP PUNONI GJALLERONI JETONI...
    HE PRA A SISHIN KETO? ME THUANI DIKUSH NESE KAM GABIM.
    POR JO NUK PRES QE DIKUSH E THOTE,PSE?
    SEPSE QDONJE I DYTI JEMI BERE LAJKE NE MES VETI,DHE KUSH E KA FAJIN PER KTE A DIN DIKUSH TE ME THOTE PRAP PO PYES?
    JO PRAP ASKUSH NUK E THOTE,POR MUA ME FAJSOIN PSE PO FLASE DREJT..
    DHE DREJT SDUHET ME FOLE NE KOHEN KU JEMI SOT..POR DUHET GENJESHTRAT,DHUNIMET,KEQPERDORIMET,IRONIMET,DHE ANASJELLTAS KERCENIMET...NESE BIEM NE KUNDERSHTIM ME MENDIMET E QEVERISE LAJKATARE TE SAJ...DHE SHUM MIRE I SHOFIN ME DY SY GJERAT QE PO NDODHIN SOT.POR AQE JEN KEMBNGULES SA QE NUK Z'MBRAPSEN PER MENDIMET E TYRE TE TILLA! POR NE QDO KOHE E MBROIN TE KEQEN,NE QDO KOHE KACAFYTEN ME FANTAZMA,TE CILAT U JEN BERE ENGJULL PARA SYVE TE VERBER..NDOSHTA NI DITE DO TU VJEN MENDJA,POR FRIGOHEM SE DO JETE VON PER TA.SE DO TA KEN TE VESHTIRE BALLANCIMIN DHE S'DIN NE QFARE DREJTIMI ME MARR PASTAJ.E VESHTIRE ESHTE PER TI KTHYER GJERAT MRAPA,ATO SKTHEHEN,POR ME KOHEN DUHET PERMIRSUAR DHE GRADUALISHT BIN NE BINARE DHE HAPIN E NXEN NJERIU KUR DON.KURR NUK ESHTE VON PER VEPRIME QE TE QOIN DREJTE TE ARDHMNES PER TE MIRE..A PO JO?
    E KY TURKO pedofiLI,qe mundohet SOT me NA VJEDHE HISTORIN VETEM PER TI HUMBUR GJURMET E VETA TE KRIMIT DHE ATO TINZERISHT...TURKO PEDOFIL I BRISHT...ATIJ DUHET TI THEMI TE GJITHE NJE ZERI...QE LARGE DUART NGA HISTORIA E KOMBIT SHQIPTAR SHEKULLORE...DHE MOS HARRO SE SHQIPTARIA NUK KA MBETUR NE DUART E TE NI INDIVIDI TURKO PREDOFILI...PA PERJASHTIM TE KRYEMINISTRIT TON DHE MA PRODOFILE SE TURKU..NI QYQAR QE LEJON TE PERKEMBIN KRIMINELAT DHE U NENSHTROHET ME GJITHEPOTENCIONIN QEVERITAR SI KRYEMINISTER I SHTETIT KU ME VOTEN E KETIJ POPULLI E GEZOI MANDATIN QEVERITAR..A MENDON SE DO KETE KTHIM MBRAPA QE PRAP ME FITUA VOTEN..JO JO SE TAN SJEN TE PASIONUAR PAS TIJ.LOL DHE ATA JEN NI GRUSHT I VOGEL.S'DO JU BAN PUN.
    ME VJEN KEQE SHUM QE PO BIEN PRE E SE KEQES DISA;( P.S.PADYSHIM QE DIHEN QELLIMET E TYRE,SE KREJT VENDET MA TE MIRA TE PUNES I KAN NXAN..ME DIPPLAM E PA DIPLLAMA...A JA KA DHAN VOTEN HASHES..KA KJEN SI VESHKJA NE VJAM..E ATA QE SJA KAN DHAN VOTEN SE KAN PAS AS DARKEN ME NGREN MEDET.DHE JA PRA SE SI JEN ROLET E POLITIKANVE TAN SOT..MJER VATANI,MJER MILETI,FILTERJA NZJARM E PESHQIT NE DETI KSAJ I THON!

    DHE QE NGA KETU,MIRE MBETESHIT ANTAR/E TE NDERUAR/A...DUKE JU DESHIRUA QASTE SA ME TE REHABILIZUARA...
    SIKUR DHE MUSHNJU MEN AMAN..E SHIQONI KA ESHTE REALITETI DHE MENDONI PER PASARDHESIT E JUAJ SE ATYRE JU DUHET NI JET STABILE NI JET QE DUHET TI GEZOIN GJITHA TE DREJTAT SHTETRORE ME STANDARDE EVROPJANE..E JO ASO PADOFLISTE TURKISTE ARMIQSORE SLLAVISTE SE SKA KTHIM MRAPA...SE ME GJAK E ME MUND E FITUAM E PUNUAM PER TI GEZUAR GJITHA...E PSE JO MOS TI GEZOIM PASTAJ.

    Jufalemnderit ne mirekuptim..Ju jam mirenjohese

    Hajla Rugoves.
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 27-09-2011 më 12:10
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  9. #719
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anëtarësuar
    18-12-2010
    Postime
    206
    Citim Postuar më parë nga Marmara Lexo Postimin
    Shqiptarët kishin status të privilegjuar në shtetin osman.
    FAKT

    Shqiptaret kan qene NEGATIVISHT te privilegjuar nga Osmanlinjet ... pasiqe ishin klasifikuar si populli me i afte, me i vendosur, me luftarak dhe me i rrezikshem ne perandorine Osmane.

    Osmanlinjet e kishin kuptuar qe menyra e vetme per te nenshturuar/thyer kete popull, ishte URIA.

    A ka ma keq se kur te lype femija buk, e ti si prind s'ke per ti dhene.

    Ishte URIA qe edhe i detyroj shum nga ta, te hiqen gjoja se ishin bere musliman. Pas nje kohe te gjate u bene me te vertete musliman, se s'kishte rrugedalje tjeter per ti dhene buk femijeve te vet.

    (Shqiptaret kristian mbanin ne dore ato rruzat me kryq (qe duken si Tesbih muslimane) per te kujtuar muslimanet qe edhe ai na qenka musliman, mirpo ne grusht te feshehur kishin kryqin. Ishin te detyruar ta bejne kete, pasiqe si popull i privilegjuar ne Perandorine Osmane, nuk iu lejohej te punonin e te benin tregti. Gjithashtu filluan edhe emrat ti nderrojne, sepse si Gjin, Gjon e Gjergj nuk e kishte te lejuar te punoj e te jetoj)

    Sipas Bilal Simsir, 28 vezirë të Perandorisë Osmane ishin me prejardhje shqiptare.
    Karrierista e materialista pa kurrfar ndjenja patriotike e nacionaliste ka patur dhe do te kete gjithmone te te gjith popujt e botes.

    Edhe nen thundren Sllave kishte "Shqiptar" qe benin karriere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Skorpioni : 27-09-2011 më 12:59
    Religion Is Curable

  10. #720
    i/e regjistruar Maska e Sizifi
    Anëtarësuar
    19-09-2011
    Vendndodhja
    Në botën e Hadit !
    Postime
    40
    Citim Postuar më parë nga Marmara Lexo Postimin
    Historianët e Kosovës duhet ta lirojnë veten nga historiografia ideologjike e Luftës së Ftohtë.

    Shqiptarët kishin status të privilegjuar në shtetin osman. Interesat e tyre përputheshin dhe harmonizoheshin me ato të osmanëve, që nga pranimi i islamit. Sipas Bilal Simsir, 28 vezirë të Perandorisë Osmane ishin me prejardhje shqiptare. Historian Dennis P. Hupchick tërheq vëmendjen te fakti se nuk ka pasur rrethana në epokën osmane që ta bëjnë të nevojshme kryengritjen e përgjithshme shqiptare. Historiani i njohur i Ballkanit, Noel Malcolm, pretendon se ishin shqiptarët jashtë vendit ata të cilët në periudhën para vitit 1878 kërkuan krijimin e një shteti të pavarur shqiptar. Charles dhe Barbara Jelavich thonë se shqiptarët nuk kishin asnjë kërkesë për pavarësi nga osmanët, deri në vitin 1912, dhe se ata u përcaktuan vetëm për autonomi. Ata besojnë se shqiptarët kishin frikë nga pushtimi i tokave të tyre nga vendet fqinje, ndaj i druheshin copëtimit të Perandorisë Osmane.

    Në fakt, shqiptarët ishin në mesin e më të goditurve gjatë procesit të shpërbërjes së shtetit osman. Kur formësimi i identitetit perëndimor shqiptar u bë i domosdoshme gjatë procesit të ndërtimit të shtetit modern shqiptar, shqiptarët nisën ta shkruajnë historinë e tyre duke lustruar të kaluarën e saj osmane. Kjo çoi në shfaqjen e elementeve anti-osmane dhe anti-turke në librat shqiptar të historisë. Siç ka thënë Malcolm, historianët shqiptarë paraqitën vetëm disa etapa të kryengritjeve - të bëra vetëm për të kundërshtuar rritjen e taksave, bashkë me zyrtarët shtypës osmanë - si pjesë e luftës së pavarësisë kundër administratës osmane.

    Bërja e historisë, në të njëjtën mënyrë, vazhdoi edhe gjatë epokës komuniste, kur librat shkollorë përdoreshin për të shërbyer qëllimet e establishmentit, për politikat dhe ideologjitë e tij
    Ja sa te privilegjuar ishin shqiptarët !!!

    Ndryshuar për herë të fundit nga Sizifi : 27-09-2011 më 13:06
    Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet!

Faqja 72 prej 104 FillimFillim ... 2262707172737482 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •