Close
Faqja 16 prej 19 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 181
  1. #151
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Ju lutem shumë, mos rëndoni rrjedhën e temës me mendimet tuaja personale dhe sugjerimet pasi nuk i hyjnë në punë askujt. Nuk iu ka vendosur njeri në rolin e supervizorit për të gjykuar se cili shkrim përmban argumente konkrete dhe cili jo, ndaj gjykimi juaj nuk ka ndonjë farë vlere. Nëse kërkoni të luani rolin e tifozes, jini e lirë, nuk mund t'iu ndaloj, por jo këtu, por tek forumet e sportit. Nëse iu pëlqen metamorfoza si fenomen, nuk mund t'iu ndihmoj, drejtohuni forumeve të psikologjisë se ndoshta gjeni ndonjë material, dhe jo të postoni si replikë të pakuptimtë në formë spam-i. Ndaj respektoni rregullat e diskutimit në forume serioze - nuk kam qejf ta ripërsëris për herë të dytë veten në këtë pikë, për hir të mbarëvajtjes së diskutimeve.

    Ju flm për mirëkuptimin.
    Përpos pjesës së fundit, që e kisha sa për një çik nuancë, se nuk shtyhet pa nuanca - po e lëmë mënjanë.

    Tani, ju lutem , ku e patë tifozllikun tim, se unë mirë jam me sytë dhe nuk shoh se po bëja tifozen - thjesht të pyeta : të lutem ke ndonjë mendim konkret, ndryshe të bazuar, argument shkencor mbi antropologjinë, përveç Deklaratës së UNESCO që as aty nuk pamë gjë se binte kundër me antropologjinë, në lidhje me afiliacion racor?
    Më patë gjë se thashë : ne jemi superiorë?!

    Në asnjë postim timin nuk e kam thënë, thjesht ajo që po kërkoj (meqë zotrote e hodhe poshtë pa asnnjë argument shkencor) të kërkova : a ke ndonjë argument shkencor për antropologjinë? E thjeshtë fare, nuk ke pse më atribuon gjëra që nuk i kam thënë, apo më përmend spame; më vjen keq i dashur, kush e di se me kë po më ngatërroni...

    Ju flm për mirëkuptimin, gjithashtu...

  2. #152
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Ali Hoxhë apo Hoxhë Ali: deklarata e UNESCO-s nuk është përpiluar nga individë të rekrutuar rastësisht nëpër trotuare rrugësh, por nga ekspertë në fushën në fjalë, dhe si parantezë me këtë fakt paraqita dhe emrat më në zë të antropologjisë dhe etnologjisë që kishin hartuar atë deklaratë. Në të flitet për deklasimin e kritereve të vjetra shkencore, të përdorura për klasifikimin e grupeve të ndryshme të popullatave, meqë ne të gjithë jemi pjesë e homo sapiens. Dhe nisur dhe nga ky fakt, disa studime antropologjike, si këto të temës në fjalë, duke përdorur kafkat si elemente studimi, janë të dalura mode. Nuk është faji im që injorohet përmbajtjat e shkrimeve të mia, për të nisur proçesin e gjykimit dhe interpretimit sipas dëshirës. Nëse këtë rol, thjesht për qejf, do ta merrte çdo kush për të kaluar kohën e lirë, nuk do dilte memoria e forumit, ndaj ju lutem kursejani vetes kompetenca të panevojshme që prishin dhe mbarëvajtjen e temave në forume serioze - nuk më interesoni, e jo më t'iu ngatërroj.

    Ky diskutim quhet i mbyllur këtu!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 27-09-2011 më 17:01
    relata refero

  3. #153
    E ky qenka argumenti juaj mbi temën ? Më vjen keq, prisja një diskutim vërtetë konstruktiv, dhe jo një përgjigje të tillë, aq më tepër me nuanca fyerje ...
    Diskutimin sigurisht që po e mbyllim, por po mundohem të kuptoj : kishte diskutim të bërë gjë nga ana juaj, përveç ironisë apo ndonjë fyerje midis rreshtave ?

    E mirë, mirë....mos harro edhe ta fshish, fundja ligjin e bën maliqi.


    P.S : Tani e pashë që e kishit bërë atë ndryshimin, dhe po ta rifreskoj pak kujtesën, sepse e shoh që më drejtoheni për gjëra që nuk i kam thënë, apo për një linjë diskutimi që unë nuk e kam ndjekur, të tipit degustibus non est disputandum.

    Ju pastaj intsrumentalizojeni si të doni http://www.forumishqiptar.com/showpo...2&postcount=48
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 27-09-2011 më 09:47

  4. #154
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Ore dakord qe ka kafka superiore(e marrim si te vertete),
    por a do te thote kjo qe ne nje grupim shoqeror si psh shqiptaret te gjithe kane kafka superiore?
    Definitivisht jo! Sheh ekzemplaret qe kemi perpara, dhe nuk ka asnje dyshim qe kjo konkluze eshte absolutisht e deshmueshme. Pa nevojen te djersijme kot.


    Sa % e shqiptareve te tanishem kane kafka superiore? Dhe si ka mundesi qe niveli i idiotesise ne shqiperi eshte aq i larte? E ka fajin kafka apo si?
    Shtesia "civilizimi modern" pa pedigree. Cdo funderrine bote mund te marre nje cope leter 'dokument' per te thene : jam shqiptar.

    Pra fajin e ka dokumenti qe ben shiqptar edhe jevgun edhe turkun edhe avarin edhe barbarin ...

    Ka ndonje burre ketu te ma shpjegoje se brandon* ceku disa gjera qe nuk mund ti thuash se e ka gabim, dmth he has a point.

    Si ta kuptoj une psh nese kam kafke superiore apo jo, dhe nese nuk e kam kafken superiore kjo me heq automatikisht nga rraca shqiptare? Si i behet hallit?
    Dmth kalojme ne nje bisede pak me praktike.
    e kjo nuk behet vetem me ane te kafkes aty ku ka dhunuar krimbi shqiponjen, me ane te kafkes mund te paracaktosh vetem ne gjenin qe ka selektuar e percaktuar linjen e pasardhesve konform pedigrese dhe ku si forma e kafkes ashtu dhe tiparet tjera gjenetike rrijne ne pajtim te plote me cilesite e gjenit qe ato perfaqsojne.

    Dmth keto paramasa aty ku ka shkerdhyer bolshevizmi e kooperativa me nuk vlejne.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #155
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Ali Hoxhë apo Hoxhë Ali: deklarata e UNESCO-s nuk është përpiluar nga individë të rekrutuar rastësisht nëpër trotuare rrugësh, por nga ekspertë në fushën në fjalë, dhe si parantezë me këtë fakt paraqita dhe emrat më në zë të antropologjisë dhe etnologjisë që kishin hartuar atë deklaratë. Në të flitet për deklasimin e kritereve të vjetra shkencore, të përdorura për klasifikimin e grupeve të ndryshme të popullatave, meqë ne të gjithë pjesë e homo sapiens. Dhe nisur dhe nga ky fakt, disa studime antropologjike, si këto të temës në fjalë, duke përdorur kafkat si elemente studimi, janë të dalura mode. Nuk është faji im që injorohet përmbajtjat e shkrimeve të mia, për të nisur proçesin e gjykimit dhe interpretimit sipas dëshirës. Nëse këtë rol, thjesht për qejf, do ta merrte çdo kush për të kaluar kohën e lirë, nuk do dilte memoria e forumit, ndaj ju lutem kursejani vetes kompetenca të panevojshme që prishin dhe mbarëvajtjen e temave në forume serioze - nuk më interesoni, e jo më t'iu ngatërroj.

    Ky diskutim quhet i mbyllur këtu!
    Deklarata e UNESCOs eshte "pamflet politik" absolutisht i barasvlefshem me ato manifestet e bolshevizmit komunist.
    Dmth eshte nje pacaver, pa asnje vlere shkencore - vlera e vetme qe mund ta kete nje dicka qe del nga UNESCO eshte vlera politike qe ajo ka per ate grup interesi e subjekt platforme politike e cila e ka hartuar.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #156
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Ka dalur ndonjë shkencëtar që ka marrë mbi shpatullat e veta përgjegjësinë për të deklasuar deklaratën e UNESCO-s si paçavure? Dhe ne duhet të anashkalojmë studimet dhe fjalën e ekspertëve të fushës, për të marrë si të qëna opinionet e z.Baptist. Kjo është ajo që ju propozoni?

    Yes*, ndoshta të jam përgjigjur ashpër por nuk mendoj se iu kam ofenduar. Nëse mendoni kështu, iu kërkoj sinqerisht të falur.
    relata refero

  7. #157
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Ka dalur ndonjë shkencëtar që ka marrë mbi shpatullat e veta përgjegjësinë për të deklasuar deklaratën e UNESCO-s si paçavure? Dhe ne duhet të anashkalojmë studimet dhe fjalën e ekspertëve të fushës, për të marrë si të qëna opinionet e z.Baptist. Kjo është ajo që ju propozoni?

    Yes*, ndoshta të jam përgjigjur ashpër por nuk mendoj se iu kam ofenduar. Nëse mendoni kështu, iu kërkoj sinqerisht të falur.
    Aty ku behet shkence me ane votash e pershtatshmerish politike te atyre qe bartin tituj te caktuar shkencor. -shkence nuk ka , mund te kete vlera morale mbase, por ato lloj velerash dihet si jane.

    T'i shkosh eskimit ne konak e te mos biesh gjum me shoqen e tij ne shtrat -ai do te ndihet i fyer.

    Tash gjykoje vet se sa shkencore e sa te vlefshme dalin gjykimet e nje trupe te motivuar moralo-politiksisht.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Kanina , ti shkrim e kendim nuk mesove vetvetiu sepse te ishte instaluar si dije ne DNA .
    Kuptoje pak rrjedhjen e muabetit , jo thjesht kuturu pa pike sense ne te.
    ok bos. ti ke manin te kundershtosh kote. dhe me e keqja eshte se gjen cdo lloj justifikimi per te kundershtuar.
    nese une nuk mesoj shkrim e kendim do te thote qe ambienti ,mjedisi apo rrethanat ishin te tilla qe une mos ta mesoja. per tu arsimuar shkolluar edukuar etj duhen disa rrethana te tjera familjare ekonomike sociale te cilat ta bejen te mundur kete. nese si ke ato te garantoj une se edhe ainshtajni te ishte nuk do kish arritur dote te shkruante e te lexonte pale me te tjerat. po ta sqaroj dhe njeher po se more vesh dhe kete radhe nuk di si ta them ndryshe. kur flitet per superioritet gjenetik flasim per superioritet potencial qe do te thote qe ne kushte te babarabrta(ambientale,mjedisore, rrethanash etj) individi gjenetikisht me i pershtatshem per kete ambient do te tregoj superioritetin e tij por ne rast te kundert kjo eshte shume per tu diskutuar. psh: nese une e kam koeficientin e inteligjences 50 dhe ti 150 tregon se ti ke nje inteligjenc me te larte se mua dicka qe te vjen gjenetikisht te eshte dhen qe nga lindja. por nese ty te cojme e te rrisim ne nje ishull me tre njerez injorante dhe une rritem ne boten e qyteteruar prape une do te behem me i zgjuar dhe me i ditur se ty. kjo ndodh ne kushte te pabarabarta. ne kete raste ti nuk arrin dote ta shrehesh potencialin tend gjenetik. e pare kjo nga bota e civilizuar dhe pasi per kete bote ti do te shihesh si nje injorant ndersa per boten tende(ishulli me tre njerez) mund te njihesh si njeri shume i zgjuar dhe i ditur. ndersa nese ne rritemi te dy ne te njejetat kushte dmth ne boten e qyteteruar me te njejetin nivel ekonomik,kushte sociale dhe familjare(mundesht nje ambient sa me te ngjashem) ateher te garantoj une qe kurre une me inteligjenc 50 skam per tu bere me i zgjuar e me i ditur se ty me inteligjenc 150 dhe skam per te dhen rezultate me te mira se ty sidomos per sa i perket arsimit por perkundrazi rezultatet e mia do te jene me te dobta. ketu hyn ne loje edhe vullneti i brendshem i njeriut por kete po e lem menjan tani per tani.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kanina : 27-09-2011 më 11:07

  9. #159
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Ore dakord qe ka kafka superiore(e marrim si te vertete),
    por a do te thote kjo qe ne nje grupim shoqeror si psh shqiptaret te gjithe kane kafka superiore? Sa % e shqiptareve te tanishem kane kafka superiore? Dhe si ka mundesi qe niveli i idiotesise ne shqiperi eshte aq i larte? E ka fajin kafka apo si?
    Ka ndonje burre ketu te ma shpjegoje se brandon* ceku disa gjera qe nuk mund ti thuash se e ka gabim, dmth he has a point.

    Si ta kuptoj une psh nese kam kafke superiore apo jo, dhe nese nuk e kam kafken superiore kjo me heq automatikisht nga rraca shqiptare? Si i behet hallit?
    Dmth kalojme ne nje bisede pak me praktike.
    Historia e racizmit nuk eshte e re lol, i ka fillesat qe ne antikitet, por ne europe ka lindur fillimisht tek helenet...vete autoret antike herodot, strabon and co ishin raciste te deklaruar, ne ato kohe ekzistonte ndarja helene dhe barbare, te gjithe paraardhesit e gjermaneve, anglezeve, italianeve etc etc konsideroheshin qenie inferiore, paraardhesit tane po se po.
    racizem antik vihet re tek hebrenjte, dhe keta e ndanin boten keshtu, ne hebrenj dhe pjesa tjeter e botes.
    per te ardhur ne mesjete, keta benin mappaemundi, ku percaktoheshin racat inferiore( ne shqiptaret na futnin ne kete kategori).
    ne kohet moderne dihet, s'ka nevoje te shpjegoj.
    shumica ketu ne fakt kane degjuar per racizmin e bardhe, dhe ndoshta nuk e dine qe ka dhe nje racizem al contrario(qe e quajne italianet). racizem i verdhe, apo i zi.
    racizmi eshte nje semundje boterore ne fakt.

    kjo teme ketu i sherben racizmit shqiptar, synon ne ndarjen e europes ne Shqiptare me kafka superiore dhe europiane inferiore...ne kete pike jemi me mire se helenet antike qe i quanin europianet e tjere barbare

    prandaj te thashe lol ne nje postim me heret qe eshte i fshire tani, dhe mire u be qe u fshi....qe eshte suicidale, te tregosh kur ben bisede me europiane te tjere(qofshin njerez te zakonshem apo akademike) dhe tu thuash qe une kam kafke superiore....thjesht do te te marrin per budalla.

    ne nuk kemi kafka as superiore as inferiore, thjesht kemi kafka si gjithe europianet, rendesi ka truri qe kane brenda kafkat, dhe ky kushtezohet thelle nga kultura, ambjenti ku je rritur (dhe nje mije faktore te tjere),apo ku vazhdon te jetosh, ka dhe karakteristika individuale, cdo individ eshte i ndryshem nga tjetri.
    ketu vertet citohet rudolfi por harrohet se c'thote babai i antropologjise amerikane Franz Boas, origjine gjermane dhe ky, i cili kishte vene re ndryshime te medha te kafkave per shkak te ambjentit, ndermjet emigranteve dhe bijve te emigranteve.( emigrantet e lindur diku tjeter, femijet e tyre te lindur te gjithe ne USA)


    tema eshte e ndertuar krejtesisht mbi fallacies.
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 27-09-2011 më 12:01

  10. #160
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    ....Dhe si ka mundesi qe niveli i idiotesise ne shqiperi eshte aq i larte? E ka fajin kafka apo si?
    Ka ndonje burre ketu te ma shpjegoje ...
    Ja ta shpjegon vetë ky burri xfiles e paska edhe ky, që paska dhënë diku një shpjegim, që mbase të kthjellon

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Provo te besh nje muhabet rreth historise me te rinjte e huaj, ose ndonje muhabet mbi gjeografine, lere pastaj per shkenca te tjera. U rrofshin kompjuterat dhe interneti se aq shkon njohuria e tyre.
    ...................
    Ca eshte kjo ndjenje inferioriteti bastarde?

    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Yes*, ndoshta të jam përgjigjur ashpër por nuk mendoj se iu kam ofenduar. Nëse mendoni kështu, iu kërkoj sinqerisht të falur.
    Një anëtar, në mos gaboj Kaviri tek ajo tema e diskutimit mbi odisëne e një detektivi, pat thënë pak a shumë kështu : "interneti shkurton distancat, por nuk ofron nuancat"

    Çdo gjë në rregull, por as unë nga ana ime nuk ta kisha me të keq, jam ndoshta pak më e d.p.d se sa duhet (dhe e pranoj) por nuk po kërkoja asgjë më shumë, se sa një debat të fortë, ku të dilnim në një pikë që do i shërbente më shumë kësaj teme. Fundja jo më kot, edhe po i kushtoja rëndësi debatit në këtë temë, sepse forumi ka pafundësi temash, por ama kemi zgjedhjen që të shkojmë aty ku diskutojnë ata anëtarë - që kanë nivel.

    Nuk asgjë të keqe nga "ngacmimi" në debat, "e keqja" vjen nga mospërfillja...

    Fine
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 27-09-2011 më 11:39

Faqja 16 prej 19 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •