Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Gërmimet rreth “Rozafës”, gjendet mbishkrim i shekullit 1 p.e.s

    Publikuar më 22/09/2011
    22/09/2011 Konsiderohet si materiali i parë i shkruar i periudhës së pushtimit të Shkodrës nga romakët

    SHKODER- Gërmimet e fazës së parë të projektit arkeologjik që përfshin territorin rreth kalasë “Rozafa” kanë filluar të nxjerrin në pah gjurmët e para të qytetërimit të lashtë, të shumëpërfolur nga specialistët për këtë zonë, por ndërkohë brenda territorit të kësaj kalaje legjendare janë gjetur disa mbishkrime që mendohet t’i përkasin periudhës së shekullit të parë para erës sonë.

    Mbishkrimi

    Sipas specialistëve dhe drejtuesve të Parkut Arkeologjik Shkodër, njëri prej këtyre shkrimeve vlerësohet si më i rëndësishmi, pasi mendohet të shënojë dhe materialin e parë të shkruar që i përket periudhës së fillimit të pushtimit të Shkodrës nga romakët dhe fillimin e rënies së perandorisë Ilire. Për më tepër gjetja e këtij mbishkrimi është vlerësuar tepër pozitivisht nga specialistët e arkeologjisë, pasi është një ndër elementët e rëndësishëm tregues të vlerave të mëdha historike që gjenden në thellësi të territorit të kalasë “Rozafa”. “Shenjat e para të mbishkrimit i kemi parë gjatë një pune për pastrimin e ujëmbledhësit në kala. Në pamje të parë dukej një shkrim tepër interesant. Me ardhjen e ekspeditës arkeologjike u bë i mundur shterimi i ujit të ujëmbledhësit dhe krijimi i një pamje më të qartë të saj. Gjatë pastrimit të territorit u vu re se bëhej fjalë për një shkrim shumë të veçantë. Shkrimi mendohet se i përket një periudhe kohore, maksimumi të shekullit të parë. Është një akt juridik që përshkuan pak a shumë kolonizimin romak dhe rënien e perandorisë ilire të periudhës së Augustit. Ky mbishkrim dhe katër të tjerë që janë gjetur aty kanë kaluar për një ekspertizë më të saktë të institutit të arkeologjisë në Francë. Është e rëndësishme gjetja e këtij mbishkrimi pasi prej kësaj periudhe të shekullit të parë, para erës sonë dhe të shekullit të parë të erës sonë nuk kemi pasur dokumente të mirëfillta. Ky është një shkak i mirë për gërmime dhe studime”, ka sqaruar Nikolin Shati, drejtor i Parkut Arkeologjik Shkodër. Ndërkohë, për sa u përket gërmimeve të ekspeditës arkeologjike pranë kalasë “Rozafa” drejtori Shati bën të ditur se projekti ka hyrë në ditën e dhjetë, ndërsa gërmimet kanë vetëm tre ditë që kanë filluar në tri pika të ndryshme përreth kalasë. Që në gërmimet e para kanë filluar të duken shenjat e para të qytetërimit të lashtë kryesisht në pjesën afër restorant “Legjendës”, zonë ku pritej të dilnin këto shenja në thellësi jo shumë të madhe. Shkodra është themeluar rreth shekujve V-IV p.e.r. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit në një lartësi 130 metër. Në afërsi të kësaj kalaje, rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore, zbulimet e hershme arkeologjike fillojnë nga Bronzi i hershëm (2000 p.e.r).ndërtimi i kalasë mendohet të ketë filluar në shekullin V - IV p.e.r. Kalaja u ndërtua me gurë ciklopikë, të puthitur pa llaç. Në vitin 181 p.e.r. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullin II p.e.r. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Mbishkrimi i gjetur brenda kalasë mendohet se i përket pikërisht kësaj periudhe.infoarkiv
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    interesante

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin

    Shyqyr duhet me thene qe ai shkrim eshte ne nje pllake guri dhe nuk shduket kollaj,por shkrimin e gjetur nga ekspedita franceze ne Apolloni e kishin cuar per ekspertize..[cudi ishte se nje djalosh qe hante mandarinat e oborrit te kishes ne Apolloni dhe qe hiqej si arkeolog ]e dinte tekstin ,ai shkrim sipas tij ishte nje leje aktiviteti ne qytetin e lashte ...................Se shpejti do te sjell te dhenat e reja nga Apollonia ..........
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Ajzberg cfare u be me mbishkrimin e Apollonise apo u zhduk si te tjeret?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •