Close
Faqja 12 prej 28 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 275
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja cthote arian konomi..

    ---


    Kushëriri: Skerdi ishte në tension për pronat në Durrës

    Aktualitet e Dielë, Shtator 11th, 2011



    Ishte personi i vetëm që gjatë homazheve të lamtumirës së fundit të gjyqtarit Skerdilajd Konomi në kinoteatrin “Petro Marko”, u përpoq të fshihej. Nga vetja… Arian Konomi rrinte aty pas murit ndarës, ndërsa sytë e përlotur i mbulonte me syze të zeza. Ndihej dyfish i tronditur për lajmin e vrasjes së Skerdit; i keqardhur për vdekjen e tij, por edhe për mënyrën se si iu shkaktua ajo. Sepse me Skerdin nuk ishin vetëm kushërinj, por edhe miq shumë të mirë.“Humba gjakun dhe shokun. Që tani po më mungojnë shumë që të dy…”, thotë drejtori i revistës “Shqip”, i cili njihet gjerësisht edhe si publicist, analist dhe moderator. E ka të vështirë të flasë, por edhe të mos flasë. Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim nëpër show dhe emisione televizive ku për një pyetje të jep përnjëherësh disa përgjigje, kësaj here, Arian Konomi, për disa pyetje mezi gjen një përgjigje…. “Nuk di ç’të them”, shprehet ai i hutuar dhe i turbulluar, ashtu si shtëllungat e tymit të cigareve që pi, ku ende pa fikur të parën, ndez të dytën. Tek e treta, disa fjalë nisin e dalin, derisa bëhen një rrëfim shumë interesant mbi portretin e Skerdit, familjen, fisin Konomi, miqësitë, por edhe konfliktet. Këto të fundit duket se kanë qenë vetëm për çështje pronash…
    E vërtetë kjo?


    Arjan konomi, kusheriri i gjyqtarit te vrare
    Nëse do t’i nisim me historitë e pronave të fisit tonë, i bie që t’ia nisim shumë dekada përpara. Megjithatë, që nga ardhja e demokracisë, ne kemi 19 vite që merremi me gjyqe, që kanë të bëjnë me të drejtën e fisit Konomi për kthimin dhe kompensimin e pronave. Pra, janë prona të trashëguara.
    Përfundimisht, ju janë kthyer këto prona?
    Janë marrë një pjesë e tyre dhe përsëri jemi sa te Komisioni i Pronave, e sa nëpër gjyqe. Pra, maratona vazhdon…
    Gjatë kësaj maratone, keni pasur ndonjë konflikt?
    Kemi pasur përplasje gjyqësore, me dokumentacione dhe avokatë, por jo konfrontime personale. Skerdi, si jurist me përvojë, ishte një person që përpiqej që t’i zgjidhte ato në bazë të rregullave dhe ligjit. Ai na këshillonte gjithnjë që fjalët nuk kanë vlerë, por vetëm ligjet dhe dokumentet.
    Këto përplasje që thoni, kanë qenë brenda fisit, apo përtej tyre?
    Jo, jo, brenda fisit asnjë.
    Ndonjë mbiemër tjetër atëherë?

    I bie që të përmend shumë, pasi janë persona që kanë ardhur vitet e fundit në Vlorë. Persona që na e kanë zënë pronën në mënyrë ilegale, por edhe ata që kanë shtyrë kufijtë.
    Kush është marrë ligjërisht me dokumentacionin nga fisi juaj për kthimin e tyre?
    Unë dhe Skerdi ishim brezi i dytë që po merreshim me rikthimin e pronave. Xhaxhallarët tanë vdiqën pa e gëzuar tokën. Njëri prej tyre nuk jepte dot shpirt, madje edhe e gënjyem.
    Për çfarë?


    Arjan Konomi gjatë homazheve të gjyqtarit të vrarë
    Që i kishim marrë të gjitha pronat në gjyq. Ai ishte sëmurë shumë rëndë, me tumor. Na pyeste vazhdimisht se çfarë po ndodhte me pronat në gjyq. Donte të dëgjonte me patjetër që na ishin kthyer të gjitha pronat. Kështu, një ditë, kur kishim edhe një seancë gjyqësore dhe ai e dinte, ramë dakord që ta gënjenim, për ta qetësuar. Kur u kthyem në shtëpi, i thamë që i morëm pronat dhe ai vdiq i qetë…
    Çfarë pronash disponon fisi Konomi?
    Jua thashë që në fillim, fisi Konomi është trashëgimtar i madh pronash, kryesisht në bregdet.
    Po, kryesisht, kushëriri juaj, Skerdi, në ç’zonë i kishte pronat?
    Skerdi ishte trashëgimtar i madh pronash nga të dy gjyshërit. Madje, prona me vlerë shumë të madhe. Ato ndodhen në Ujin e Ftohtë të Vlorës, pranë bregut të detit, që edhe sot është vendi më me vlerë në Shqipërisë. Po ashtu, ai trashëgonte prona edhe në zonën e Hamallajt dhe të Gjirit të Lalzit, në bregdetin e Durrësit.
    Edhe ju keni pjesë në këto prona të Durrësit?
    Jo. Vetëm Skerdi. Këto prona i kishte të trashëguara nga gjyshja nga babai, me mbiemër Shallvari. Janë pronat të cilat i mori së fundi, në korrik.
    Ju ka treguar për ndonjë konflikt lidhur me këto prona?
    Konflikt jo, por në fakt më është dukur i shqetësuar, gjë që unë e kam marrë për lodhje për shkak të zvarritjes së proceseve gjyqësore. Duke qenë jurist, por edhe duke pasur një eksperiencë të gjatë me pronat, ai ka qenë gjithnjë në tension shumë të madh për ato, derisa Gjykata e Lartë dha vendimin në korrik në favor për kthimin e pronave.
    Ju ka treguar ndonjë plan se çfarë kishte ndër mend të bënte me ato prona pasi t’i rimerrte?
    Jo, nuk kishte asnjë plan. Dëshira e tij më e madhe ishte vetëm që t’i rimerrte.
    Pra ju nuk jeni në dijeni të asnjë konflikti ose të ndonjë kërcënimi?
    Skerdin e kam njohur shumë mirë, jo vetëm si kushëri, por më tepër e kisha shok. Mik dhe vëlla, gjak dhe strehë. Dhe sot po më mungojnë të gjitha këto… Them me bindje që nuk ka pasur konflikte ose kërcënime për jetën, sepse të paktën unë do të isha në dijeni. Kemi folur shpesh kohët e fundit, ka qenë ai në Tiranë dhe unë çdo javë në Vlorë. Përveç bisedave të qeshura apo familjare nuk më ka shprehur asgjë. Lëvizte lirshëm dhe dilte për gjueti, qoftë edhe natën. Një njeri që kërcënohet me jetën nuk del xhiro i qetë, në çdo orë të ditës dhe natës. Përveç kësaj, kam parasysh edhe tipin e tij: një person shumë pozitiv, një djalë me shumë miqësi, i qeshur dhe i matur njëkohësisht. Kishte shoqëri të madhe jo vetëm me gjykatës e prokurorë, por edhe me njerëz të thjeshtë. Korrekt dhe i ndershëm, dinte të sillej me stil si me pastruesin, ashtu edhe me eprorin. Ai ka qenë gjyqtar civilist dhe nga kjo, mbase për shkak të sekretit profesional, unë mbase nuk i di gjërat me hollësi, sa u përket atyre të punës. Megjithatë, nuk më ka thënë ndonjëherë se ka pasur çështje të tilla që të kenë degjeneruar në konflikte dhe armiqësi.
    Atëherë, si mund ta argumentoni vrasjen e kushëririt tuaj?
    Vrasja e kushëririt tim nuk ka argumente, vetëm dënim maksimal për fajtorin ose fajtorët. Vrasja është bërë për të treguar forcën. Forcën jo ndaj personit, por ndaj Gjyqësorit, por edhe ndaj shtetit. Dhe e gjitha kjo, në formë shoë, në mes të bulevardit, në mes të qarkullimit, pranë stacioneve televizive lokale dhe korrespondentëve të medias kombëtare. Në vrasje makabre dhe e tipit mafioz që ngjarja të filmohej sa më shpejt dhe të dokumentohej, në mënyrë që të ngjallte edhe tmerre të tjera ndaj atyre njerëzve që kanë një pozicion, një pushtet, por edhe ndaj atyre që kërkojnë një pronë.
    Po ju vetë, nga sa keni dijeni, do ta cilësonit vrasje për shkak të detyrës, apo të pronës?
    Unë nuk kam asnjë informacion dhe nuk jam unë personi që mund të bëj ndonjë vlerësim të fakteve. Por ajo që mund të them është se në të dyja rastet është goditje ndaj shtetit dhe Drejtësisë. Edhe nëse është rasti i pronës, shembulli kur kjo i ndodh një gjykatësi të Republikës, imagjino se ç’mund t’i ndodhë një qytetari të thjeshtë. Nga ata qytetarë që jemi mësuar të shohim me shumicë duke kërkuar të drejtën e tyre të pronës nëpër dyert e gjykatave. Dhe në këtë rast, ky është një leksion për të gjithë…
    Një leksion për t’u frikësuar, apo për të reaguar?
    Një leksion që nuk ka më rëndësi rroba që vesh, krimi nuk ka frikë nga kostumi i Drejtësisë.

    Nga e dërguara jonë në Vlorë,
    Elisabeta Ilnica

    panorama

    --



    uji ftohte eshte problemi.. me cduket nga cthote kushua..
    aty ste fal mafia..

    ..

  2. #112
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    mary! sa bukur qe thua qe policia nuk funksionon fare ne vlore, shume gjate i re per te shkruatur keto gjera, mjaftonte vetem qe: shteti ne vlore nuk funksionon dhe pik.POLICIA ESHTE SHTETI E JO BASHKIA, gjika ka faj per ato rruget e trotuaret skel- uji i ftoht e jo per rendin sepse nuk e pyet njeri
    Po i vure piken ti s'ka me shtet.. E dini si jeni juve dhe njerez si puna juaj ? Nuk ju dhimbset vdekja e nje njeriu por kerkoni gjak sa me shume per te sulmuar qeverine nga urrejtja.. Tipa si ty jane te etur per terror e gjak, te vriten sa me shume, sepse keshtu keni dicka per te sulmuar dhe per tia hedhur fajin te gjitha qeverise. Njerez me shpirt te kalbur nga urrejtja ekstreme politike, te kalbur shpirterisht e menderisht
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 11-09-2011 më 06:29
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pale kur dhe sazan alikua..veterani kryetar i gjykates se vlores.. ankohej pse ka krim ne vlore..e shante berishen..
    e gjith vlora e di se ai eshte tutor i tritol-vensave.. e i mafies..

    kurse gjika me ed rucet po pergatisin falanga me te "revoltuar" per ti nisur ne tirane sipas modelit 21 janaroist..

    kopila jane..

    ..

  4. #114
    "Pashë tmerr me sy, zjarrfikësite lanë gjyqtarin Konomi mes flakëve"

    Pashë tmerr me sy. Një gjyqtar që digjej mes flakëve e që organet kompetente nuk arritën t'i jepnin ndihmë siç duhej. Mbase ai djali do mbijetonte. Pashë njerëz të tmerruar, gra që bërtisnin, burra të shokuar. Pjesë trupi të shpërndarë nëpër rrugë. M'u duk vetja sikur isha në mes të Bagdadit, apo po shikoja një sekuencë filmi realizuar mbi tmerre". Kështu deklaroi dje 34-vjeçari A.L. nga qyteti i Vlorës. Në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", ai rrëfen me detaje ngjarjen që shkaktoi panik në Vlorë.

    Ku ndodheshit në kohën që ndodhi shpërthimi?
    Isha së bashku me disa miq të mi në një prej lokaleve pranë Aleksandrisë (pallat i njohur në zonën e Skelës), kur dëgjuam një shpërthim aq të fortë. Na ngjau sikur na plasën veshët. Menjëherë dolëm nga lokali për të parë se çfarë ndodhi. Pamë në mes të bulevardit një 'Benz' të zi që po nxirrte tym. U afrova për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe vura re një person të copëtuar në makinë, që u përfshi nga flakët.

    Nuk ishin aty zjarrfikësit për të shuar zjarrin?
    Lëre, mos i përmend fare zjarrfikësit, pasi janë treguar shumë të paaftë. Të gjitha llojet e urgjencave, për mendimin tim si qytetar nuk e bëjnë punën si duhet. Edhe pse reparti ndodhej vetëm pak metra larg, mjeti zjarrfikës u vonua më shumë seç duhej. Madje edhe kur erdhën, zjarrfikësit nuk dinin çfarë të bënin. Njëherë dilte tubi, njëherë nuk kishin hapur rubinetin, ndërsa personi në makinë dhe që më vonë morëm vesh që ishte gjykatës përpëlitej me gjysmën e trupit mes flakëve. Tek viktima u afruan tre kalimtarë (dy burra dhe një djalë), të cilët hodhën ujë mbi trupin e tij. Zjarrfikësit nuk bënë asgjë për ta shpëtuar.

    Po ambulanca mbërriti?
    Çfarë ambulance?! Edhe pse kishte kaluar goxha kohë nga shpërthimi, trupi i gjykatësit ishte ende në tokë. Erdhën forcat policore, të cilat me të drejtë, se ndoshta nuk janë të specializuar për dhënie ndihme të shpejtë, e vendosën trupin në një furgon. Ku i dihet, ndoshta ai djali mund të kishte shpëtuar nëse do kishte marrë ndihmën siç duhet.

    P.s ti futet tritoli nje makine gjykatesi,kjo eshte normale ne vende ku mafia ben ligjin...por qe te pres trupi i viktimes ne rruge te digjet,e pastaj te futet ne bagazhin e furgonit te policise si kafshe,kjo vec ne vende alla pakistan ndodhen...ç'po heq ajo tokë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 11-09-2011 më 08:01

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Po i vure piken ti s'ka me shtet.. E dini si jeni juve dhe njerez si puna juaj ? Nuk ju dhimbset vdekja e nje njeriu por kerkoni gjak sa me shume per te sulmuar qeverine nga urrejtja.. Tipa si ty jane te etur per terror e gjak, te vriten sa me shume, sepse keshtu keni dicka per te sulmuar dhe per tia hedhur fajin te gjitha qeverise. Njerez me shpirt te kalbur nga urrejtja ekstreme politike, te kalbur shpirterisht e menderisht
    ti nuk ke sy ne balle me duket, ketu shihet qarte qe nuk ka shtet, dmth polici un nuk kam urrejtje politike, kam vetem urrejtje per ata qe vjedhin djersen e popullit si majtas dhe djathtas dhe urrejtje per tipa si ty dhe brari BIJT e SHOKUT SALI komunista te shplar
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    kjo vrasje spetakolare (me kamera ne vendin e ngjarjes) asht vetem fillimi

    shtabi i kuqalasheve Nexh,Ramiz,Ruc,Moisi,Mejdan e kompani keto kohe ka hedh parrullen

    "asnje kompromis deri ne apokalips" qe do te thote lufte te hapur demokracise
    duhet sa ma shpejt te izolohen keta vampir perpara se te kemi vrasje te tjera te cilat do kene efektin e revoltes

    Vlora ka qene dhe asht burimi njerzor dhe financiar i vampireve

  7. #117
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    ti nuk ke sy ne balle me duket, ketu shihet qarte qe nuk ka shtet, dmth polici un nuk kam urrejtje politike, kam vetem urrejtje per ata qe vjedhin djersen e popullit si majtas dhe djathtas dhe urrejtje per tipa si ty dhe brari BIJT e SHOKUT SALI komunista te shplar


    A ka me komunist se ata qe politizojne vdekjet e njerezvee per te shkarkuar mllef e urrejtje ?

    A ka me komunist se ata qe si hijenat te terbuara kerkojne mish te vdekur per te perdorur si top kunder qeverise ?

    A ka me komunist qe ne ditet me te mira te Shqiperise heshtni dhe ne ditet me te keqija flisni si papagall ?

    A ka me komunist se ata, vecanerisht ty Xho qe kur llogjika eshte baza e arsyes , shperfytyrohet nga urrejtja e zagarit ?

    Sipas llogjikes tende ne te gjithe boten s'ka shtet, ose sipas llogjikes tende vetem ne Shqiperi ka krime.... Nese qeveria do kishte gisht apo do ishte pergjegjese per kete ngjarje do isha i pari qe do ta kritikoja.. Para qe ta quash tjetrin komunist , shikoje veten , je thjesht nje njeri qe leh si qen..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 11-09-2011 më 10:01
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  8. #118
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    shume i babezitur per toka paska qene ky gjykatesi, per toke nuk te fal njeri prandaj mos ju a mer token te tjerve nga qe je me pushtet, se te gjen ububuja
    uji i ftot i vlores do te jete djepi i vrasjeve aty eshte bere puna lemsh keq...

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kur te benem kryeminister i plotfuqishem.. jo si ki qe eshte qe ska asnje l.esh fuqie.. do ta shpall token pron te shtetit.. e pike..

    kush do toke do pietet..
    perse e do..
    po do mbjell qepe..mir..
    na token e ke 3 vjet afat te te shohim cdo na bec..
    po ti tjatri cfar e do..
    do benj pallate te bregu.. detit e do fitonj para me thase..
    jo te keqen xhaxhi.. brari do i them une.. para me thase te bregu do fitoj shteti se i duhen per te bere spitale shkolla e hidrocentrale e jo si ty..per te zen dashnore gjimnazi e te bec dubaje..
    pra te bregu do ndertoj nshn-ja e shtetit..me plan te shtetit e do punosoje vajzat e popullit..e djemte..do ti tok per pallat..na ne rubik bej pallat per minatora apo ne cerrik per saldatora.. apo ne maliq per bujko blegtora..

    nuku e ka mire demokradhija punen e tokes..

    toka nuku mund te ket pronar..

    eshte krijes e memes natyre qe para 30 milion vjetesh kur nuku kish sulltana apo kryetara bashkije.. per te te bere pronar dike..

    do toke.. perdoroje me nikoqirllik..

    jo te punoc ne gerqi e toka te rrije kot..

    e ka lli pd e ps ceshtjen e tokes..

    ..



    nga duallen keta pronare..nga..

    ismail kemali ish pronari i vlores.. po e perdori per te ber shtet..
    toptanet ishin pronar tirane por e perdoren per te bere shtet e kryeqytet..

    cjan keta qe vetem mjelin..

    ..

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ka pasur konflikt pronash ne gji te lalzit me nje grup qe aty po nderton dhe eshte shume afer me qeverrine.
    Shkurt jane perplasur me investimin e Blendi Fefziut dhe Aleksander Frangajt ne hamallaj.
    Ne fillim i kane shpuar gomat e makines, pastaj ka marre makinen e gruas nje tip me te vjeter qe te manipulohej kollaj me bombe.
    E preu biletn dhe Fevziu dhe Frangaj se gjithe Shqiperia e di qe ata kane marre me force nje cope te madhe toke per te bere nje mega resort prane detit ku kane filluar te promovojme dhe shitjet bile.
    Albania Uber Alles

Faqja 12 prej 28 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •