Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    Islami tejkalon krishterimin në Francë

    Në Francë, xhamitë ndërtohen më shpesh se kishat romano-katolike, ndërsa sot është konstatuar se numri i atyre që praktikojnë islamin dhe rregullat e tij është më i madh se i të krishterëve.

    Sipas kryetarit të Këshillit të muslimanëve francez (CFCM), Muhamed Moussaoui, në Francë janë duke u ndërtuar mbi 150 xhami, dhe ato gjenden në faza të ndryshme të ndërtimit.

    Numri i përgjithshëm i xhamive pothuajse është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit, kështu që numri i tyre kalon 2.000. Kohët e fundit, udhëheqësi i shquar musliman në Francë, drejtor i Xhamisë së madhe të Parisit, Dalil Boubakeur, përsëri ka apeluar që numri i xhamive në Francë të dyfishohet dhe të tejkalon numrin 4.000, për ta përmbushur kërkesën e cila është në rritje. Në të kundërtën e kësaj, dekadën e kaluar janë ndërtuar vetëm 20 kisha romano-katolike, ndërsa mbi 60 janë mbyllur, shumica e të cilave janë destinuar për t'u shndërruar në xhami, thuhet në hulumtimet e ‘La Croix’, të përditshmes romano-katolike me seli në Paris.

    Edhe pse 64 për qind e popullatës franceze (ose 41.6 milion prej 65 milion banorëshe) identifikohen si të krishterë, vetëm 4.5 për qind (ose 1.9 milion) janë në të vërtetë krishterë praktikues. Si krahasim, 75 për qind (4.5 milion) nga 5 milion muslimanë të Afrikës Veriore në Francë janë identifikuar si besimtarë, dhe 41 për qind (ose 2,5 milion), thonë se janë praktikues, thuhet në raportin e Institutit të opinionit publik në Francën (Ifop), të publikuar më 1 gusht. Në raport, gjithashtu thuhet, se më shumë se 70 për qind të muslimanëve francez agjërojnë muajin e Ramazanit.

    Kur të gjitha këto merren parasysh, të dhënat e hulumtimit japin prova empirike se Islami është në rrugën e duhur që të arrij krishterimin dhe të bëhet religjioni dominues në Francë. Sipas numrit të tyre, i cili është në rritje, muslimanët e Francës janë duke u bërë më të sigurt se kurrë më parë. Si dëshmi e kësaj është se grupet muslimane kërkuan leje nga Kisha romano-katolike që kishat e tyre të zbrazëta t’i përdorin për t’i zgjidhur problemet e trafikut që i shkaktojnë mijëra muslimanë të cilët falen në rrugë për shkak të mungesës së hapësirës adekuate.

    Në një letër drejtuar Kishës së federatës kombëtare franceze më 1 mars, Këshilli i muslimanëve demokrat dhe grupi i aktivistëve muslimian ‘Collectif Banlieues Respect’ u bën thirrje kishës katolike, në emër të solidaritetit ndërfetar, që kishat e tyre të zbrazëta t’ju lirojnë muslimanëve ditëve të premte që muslimanët t’i ikin lutjeve në rrugë dhe të bëhen peng të politikës. Çdo të premte, mijëra muslimanë të Parisit dhe të qyteteve të tjera franceze i vërshojnë rrugët dhe trotuaret, dhe kështu i mbyllin kompanitë, bizneset dhe popullatën jomuslimane në zyrat dhe shtëpitë e tyre deri në përfundim të namazit të xhumasë. Disa xhami kanë filluar t’i përdorin autoparlantet që hutbeja të dëgjohet në rrugë.

    Çështja e lutjeve të paligjshme në rrugë u nis në dhjetor të vitit 2010. Kur Marine Le Pen, nga partia e frontit kombëtar, i dënoi si "pushtim, pa tanke dhe ushtarë." Gjatë takimit në Lion ajo namazin në rrugë e krahasoi me pushtimin nazist. "Për ata që duan të flasin rreth Luftës së dytë botërore, e nëse tashmë bëhet fjalë për pushtimin, atëherë ne mund të flasim për lutjet e muslimanëve në rrugë, sepse ky është pushtim i territorit. Ky është pushtim i pjesëve të territorit, të komunës në të cilën zbatohen ligjet fetare. Ky është pushtim. Natyrisht, nuk ka tanke, nuk ka ushtarë, por prapë se prapë është pushtim", tha Le Pen.

    Një pjesë e madhe e elektoratit francez pajtohen me këtë. Në fakt, çështja e namazit në rrugë po bëhet një ndër çështjet kryesore, ashtu sikurse roli i islamit në shoqërinë franceze, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012. Sipas hulumtimit të Ifop-it për gazetën franceze Soir, gati 40 për qind të elektoratit francez pajtohen me pikëpamjet e Le Pen që namazet në rrugë kujtojnë okupimin. Opinionet tjera publike të botuar në gazetën ‘Le Parisien’ tregon se elektorati Le Pen, e cila udhëton në vend duke pohuar se mbi Francën është duke u kryer invazioni i muslimanëve dhe se Francën e ka tradhtuar elitat e saj, e shohin si kandidat i cili më së miri i përshtatet zgjidhjes së "problemit" të imigrimit muslimanë.

    Kohët e fundit, presidenti aktual francez, Nikolas Sarkozi, namazet në rrugë i ka karakterizuar si "të papranueshme" dhe se ne nuk duhet lejuar që rruga të bëhet "zgjerim i xhamisë". Ai, gjithashtu, paralajmëroi se pushtimi i rrugëve nga ana e muslimanëve paraqet dëmtimin e shtetit laik francez, i cili e ndan shtetin dhe fenë. Më 8 gusht, ministri i brendshëm Claude Guéant ka thënë se muslimanët të cilët falen në rrugët e Parisit duhet t’i përdorin kasarnet e braktisura ushtarake. "Lutjet në rrugë nuk janë të pranueshme," tha Guéant. "Kjo duhet të ndalet." (igj0
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #2
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Religion in France [10][11]
    Religion percent
    Christianity

    54%
    None

    31%
    Islam

    4%
    Judaism

    1%
    Buddhism

    Atheism

    31%
    Agnosticism

    26%


    Praktikus nuk e ben nese shkon ne kishe apo jo.
    Dhe shumica prej ketyre Islamistve jane emigrant
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  3. #3
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    [B]Edhe pse 64 për qind e popullatës franceze (ose 41.6 milion prej 65 milion banorëshe) identifikohen si të krishterë, vetëm 4.5 për qind (ose 1.9 milion) janë në të vërtetë krishterë praktikues. Si krahasim, 75 për qind (4.5 milion) nga 5 milion muslimanë të Afrikës Veriore në Francë janë identifikuar si besimtarë, dhe 41 për qind (ose 2,5 milion), thonë se janë praktikues, thuhet në raportin e Institutit të opinionit publik në Francën (Ifop), të publikuar më 1 gusht. Në raport, gjithashtu thuhet, se më shumë se 70 për qind të muslimanëve francez agjërojnë muajin e Ramazanit.

    Lajm i gezueshem, po?!

    Cfar te perbashkete ke ti me afrikanet mer dajak. U felliq Europa e ti kercen si plaka n'k... prej gezimit!
    Eshte e vertete se nje ambasador alegjerian (nuk jam i sigurte per emrin) kishte thene ne nje seance te OKB-se se do ta pushtojme Europen me mitrat e nenave dhe grave tona...dhe kete e kane filluar kryesisht me Francen, por ka harru ai se francezet jane popull i revolucioneve. Aq shpejt mund t'iu kthehet ketyre afrikaneve keqperdorimi i multikuluralizmit per fytyre sa qe nuk ia kan as idene me te vogel.

    Ti je musliman shqiptar dhe kontributi yt me i madh do te ishte qe edhe nese je besimtar i devotshem te arrish te perqosh nje mesazh se shqiptaret me perkatsi fetare muslimane dallojne radikalisht me muslimat afrikan, sepse nje solidaritet i tille me ata qe te perbashket e ke vetem fene mund te na kushtoj shtrenjte te githe shqiptareve. Ju jeni te paret qe duhet t'ia beni te qarte Europes se nje popull i lashte europian, me perkatesi fetare aksidentale muslimane, nuk eshte i njejte me nje musliman zullumqar anti-europian afrikan.

    Heret apo vone do te filloj ndryshimi i politikave te multikulturalizmit ne Europe dhe nese e keni nje pike gjaku shqiptar ne damaret tuaj, duhet te distancoheni nga afrikanet me banim ne Europe...sepse vetem ne kete menyre do te ne largohej nje pengese e panevojshme drejt rikthimit aty ku e kemi vendin.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anëtarësuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Numri i ndërtimit të xhamive krahas kishave nuk mund të merret si relavant për tu krahasuar, sepse në Francë krishtërizmi është gati që nga fillimi, që d.m.th. se prej atëherë janë ndërtuar vazhdimisht kisha. Islami tani ka hyrë në Francë, dhe normalisht, ka nevoj për ndërtim të xhamive.

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Eshte e vertete se Evropa po sulmohet nga feja islame. Kjo nuk eshte me u pershendet Renea Milloshevic, por te gjithe duhet ta kundershtojne kete, kjo duhet te jete shenje qe te vetedijesohen popujt evropiane. Ka perpjekje te disa partive qe duan ta heqin kete kercenim, shpresojme se nje dite do ta marrin pushtetin keto parti dhe do ta marrin, dhe ate dite islami ne Evrope do te humbe shume dhe gjithashtu islamiket do te humbin edhe me shume, krejt perpjekjet do ju shkojne dem. Franca eshte shtet i forte ushtarakisht dhe ka shtet te konsoliduar dhe te organizuar fort mire. Nuk po them se kjo Marine Le Pen ka te drejte ne cdo gje, por kjo eshte 1000 here me e mire sesa islamiket e Frances.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-04-2011
    Postime
    198
    Po inshalla si jo

    ne rrusi veq gjdo i pesti musliman.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ne france 5% jane myslimane, te gjithe me me origjine arabo-afrikane.
    por edhe keta jetojne ne getot e tyre
    askush nuk i fut myslimanet ne pune te mire, shumica e tyre kane mbushe burgjet e frances per vjedhje bicikletash ose telefonash.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-04-2011
    Postime
    198
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ne france 5% jane myslimane, te gjithe me me origjine arabo-afrikane.
    por edhe keta jetojne ne getot e tyre
    askush nuk i fut myslimanet ne pune te mire, shumica e tyre kane mbushe burgjet e frances per vjedhje bicikletash ose telefonash.
    ket po mundohen edhe ne kosov me bo,

    ket e din gjdo musliman,

    veq mos haro se muslimant ni koh kan qen pakic ne bot, nuk i intereson muslimanve me bo lek me amoralitet.

    si u bo puna qe u ban kaq shum.

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,590
    Postimet në Bllog
    1
    Eshte i ekzagjeruar konkluzioni i kesaj teme. Ndoshta pas shume vitesh kur emigrantet te behen shumice mund te jete e vertete. Ka edhe ne mes francezeve qe kane perqafuar islamin, por jane te pakte..
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nëse kjo është e vërtetë atëher Francës, Muslimanët, nëse kanë 2 gr tru sigurisht, duhet ti kërkojnë përse ajo mohon kategorikisht futjen e Turqisë në BE ?

    Por sigurisht Franca ka të tjera qëllime.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •