Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1

    Shembulli që duhet ndjekur dhe përkrahur:"Sami Frashëri" kundër lëndës Edukte fetare

    Gjimnazi “Sami Frashëri” kundër Edukatës Fetare


    Këshilli i Arsimtarëve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, më 25 gusht ka mbajtur mbledhjen e vet të rregullt, ku përveç tjerash ka shqyrtuar edhe kërkesën e BIK-ut lidhur me futjen në shkollat publike të lëndës “Edukata fetare”.

    Këshilli i arsimtarëve i kësaj shkolle, pas diskutimeve për këtë çështje, që pritet të dalë në Kuvendin e Kosovës, ka lëshuar një deklaratë me të cilën shpreh shqetësimin e vet lidhur me tendencën e BIK-ut dhe të disa grupeve ekstreme islamike, të cilat po tentojnë që ta fusin në shkollat shqipe lëndën e fesë islame, të kamufluar si lëndë të “Edukatës fetare”.


    lexo tekstin e plotë këtu
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 28-08-2011 më 12:28
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Ky eshte shembull edhe me i mir

    Nxënësit e Vushtrrisë kërkojnë lëndën fetare

    Këshilli i Nxënësve të Gjimnazit “Eqrem Qabej” në qytetin e Vushtrrisë, nëpërmjet një deklarate për opinion, ka përkrahur futjen e lëndës fetare në shkolla.

    Nxënësit e këtij gjimnazi që është njëri prej tre gjimnazeve më të mira në Republikën e Kosovës kanë thënë mes tjerash në deklaratë se duke parë veprimet jo të mira të nxënësve, ata mendojnë se edukata fetare do të ishte zgjidhja më demokratike dhe më e duhur për eliminimin e këtyre dukurive shkatërruese për rininë tonë.

    “Ne nxënësit kosovarë duke u gjendur përballë gjithë këtyre debateve,replikave e kundër replikave,lidhur me çështjen e edukatës fetare apo morale,vendosëm që të reagojmë edhe ne sepse krejt në fund,ne jemi ata të cilët do të merremi me këtë lëndë. Duke u nisur nga fryma dhe kultura evropiane të cilën e duam dhe pretendojmë t'i takojmë,ne nxënësit kosovarë duam që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë profesionale dhe evropiane. Dhe duke parë që pothuajse të gjitha vendet evropiane për nxënësit e tyre zbatojnë edhe lëndën fetare,parimisht edhe ne duam të jemi si shokët e shoqet tona evropiane,edhe në këtë aspekt,pra ne e përkrahim plotësisht futjen e lëndës fetare,e cila mendojmë ne, do të ishte zgjidhje për shumë nga problemet që ne përballemi në shoqërinë dhe shkollat tona. Ne nuk jemi të ndikuar nga askush,që të reagojmë dha ta përkrahim këtë iniciativë zyrtare,mirëpo duke parë për çdo ditë,shokë dhe shoqe tona,me sjellje dhe suksese jo të mira në shkollë dhe shoqëri, me alkool, e drogë, nëpër duar,e duke qenë preh prostitucionit,ne mendojmë se edukata fetare do të ishte zgjidhja më demokratike dhe më e duhur për eliminimin e këtyre dukurive shkatërruese për rininë tonë të ndritur”, thuhet mes tjerash në deklaratë .

    “Ne duhet t’i lëmë, e t’i harrojmë mendësitë e vjetra dhe degjeneruese të ideologjisë famëkeqe të sistemit komunist,duke i treguar kështu botës perëndimore dhe demokratike se edhe ne jetojmë me të njëjtat vlera demokratike dhe liridashëse,sepse ne pretendojmë të futemi në familjen e këtyre shteteve,dhe mos të harrojmë një gjë se shteti të cilin e duam më së shumti Amerika mike,ka ndër shoqëritë më religjioze në botën e sotme,por ajo krenohet me një fakt të tillë. Andaj nuk duhet të na frikësojë një nismë e tillë. Le ta dimë të gjithë se bota do të na dojë vetëm duke qenë vetvetja jonë. Ne e mirëpresim edukatën fetare në orarin tonë mësimor dhe i ftojmë të gjithë akterët relevantë ta zgjidhin këtë çështje me gjakftohti dhe në mënyrë qytetëruese e vëllazërore”, përfundon deklarata e Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri.
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Reagim ndaj deklaratës së mësimdhënësve të gjimnazit Sami Frashëri në Prishtinë

    - NGA Besim Maxhuni - profesor i gj. angleze


    Arsimtarët e gjimnazit Sami Frashëri të cilët paskan dalë me qëndrim kundër lëndës Edukatë Fetare në shkolla, një prej arsyeve të turpshme paskan marrë se:

    ''Nëse vendos dikush ta ndërrojë Ligjin mbi arsimin parauniversitar, në radhë të parë duhet të pyetën mësimdhënësit shqiptarë, së paku në shenj respekti për sakrificën shekullore dhe mundin që kanë dhënë për arsimin e popullit tonë.''

    Por more zotërinj, kush jeni ju mësimdhënësa që populli të ju pyes juve për kërkesat e veta? Derisa flitni për respekt ndaj jush, a thua JU kë po e respektoni? A jeni ju mësimdhënës në shërbim të popullit, apo populli në shërbimin tuaj?

    Deri sa flitni për ''sakrifica shekullore'' dhe përmendni sistemet shtypëse nga armiku i cili nuk na ka lejuar të mësojmë atë që e dojmë, tani jeni JU mësimdhënës të gjimnazit Sami Frashëri të cilët po i hapni plagët shekullore të kombit shqiptar duke i shtypur ata, duke ua mohuar të drejtat legjitime për shkollim dhe praktikim të fesë në liri. Jeni pikërisht ju ata që nuk e dëshironi një Kosovë evropiane me vlera njerëzore, sepse ju që po thirreni në këto vlera, pikërisht Evropa i respekton të drejtat elementare të njeriut, duke përfshirë këtu edhe lirinë e ''shkollimit me besim''.

    Nëse Kosova është ''laike'', nuk do të thotë që populli të bëhet ateist (pabesimtar), dhe në një shtet laik nuk do të thotë që shkollat mos ta njohin Zotin e tyre.

    Ju mësimdhënës të gjimnazit Sami Frashëri, përderisa thirreni në cilësinë arsimore, deri tani që Edukata Fetare nuk ka ekzistuar, shkolla juaj është më e njohura me probleme e gjëra negative, pikërisht në shkollën tuaj bëhet amoralitet, tregti me drogë, therrje me thika dhe vrasje me armë në mesin e nxënësve që JU po i edukoni.

    projekti21 , a po na kallxon edhe sa tema me permbajtjen e njejt don me i hap
    Ndryshuar për herë të fundit nga Renea : 28-08-2011 më 12:50
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Nxënësit e Vushtrrisë kërkojnë lëndën fetare

    Këshilli i Nxënësve të Gjimnazit “Eqrem Qabej” në qytetin e Vushtrrisë, nëpërmjet një deklarate për opinion, ka përkrahur futjen e lëndës fetare në shkolla.

    Nxënësit e këtij gjimnazi që është njëri prej tre gjimnazeve më të mira në Republikën e Kosovës kanë thënë mes tjerash në deklaratë se duke parë veprimet jo të mira të nxënësve, ata mendojnë se edukata fetare do të ishte zgjidhja më demokratike dhe më e duhur për eliminimin e këtyre dukurive shkatërruese për rininë tonë.

    “Ne nxënësit kosovarë duke u gjendur përballë gjithë këtyre debateve,replikave e kundër replikave,lidhur me çështjen e edukatës fetare apo morale,vendosëm që të reagojmë edhe ne sepse krejt në fund,ne jemi ata të cilët do të merremi me këtë lëndë. Duke u nisur nga fryma dhe kultura evropiane të cilën e duam dhe pretendojmë t'i takojmë,ne nxënësit kosovarë duam që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë profesionale dhe evropiane. Dhe duke parë që pothuajse të gjitha vendet evropiane për nxënësit e tyre zbatojnë edhe lëndën fetare,parimisht edhe ne duam të jemi si shokët e shoqet tona evropiane,edhe në këtë aspekt,pra ne e përkrahim plotësisht futjen e lëndës fetare,e cila mendojmë ne, do të ishte zgjidhje për shumë nga problemet që ne përballemi në shoqërinë dhe shkollat tona. Ne nuk jemi të ndikuar nga askush,që të reagojmë dha ta përkrahim këtë iniciativë zyrtare,mirëpo duke parë për çdo ditë,shokë dhe shoqe tona,me sjellje dhe suksese jo të mira në shkollë dhe shoqëri, me alkool, e drogë, nëpër duar,e duke qenë preh prostitucionit,ne mendojmë se edukata fetare do të ishte zgjidhja më demokratike dhe më e duhur për eliminimin e këtyre dukurive shkatërruese për rininë tonë të ndritur”, thuhet mes tjerash në deklaratë .

    “Ne duhet t’i lëmë, e t’i harrojmë mendësitë e vjetra dhe degjeneruese të ideologjisë famëkeqe të sistemit komunist,duke i treguar kështu botës perëndimore dhe demokratike se edhe ne jetojmë me të njëjtat vlera demokratike dhe liridashëse,sepse ne pretendojmë të futemi në familjen e këtyre shteteve,dhe mos të harrojmë një gjë se shteti të cilin e duam më së shumti Amerika mike,ka ndër shoqëritë më religjioze në botën e sotme,por ajo krenohet me një fakt të tillë. Andaj nuk duhet të na frikësojë një nismë e tillë. Le ta dimë të gjithë se bota do të na dojë vetëm duke qenë vetvetja jonë. Ne e mirëpresim edukatën fetare në orarin tonë mësimor dhe i ftojmë të gjithë akterët relevantë ta zgjidhin këtë çështje me gjakftohti dhe në mënyrë qytetëruese e vëllazërore”, përfundon deklarata e Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri.
    Nëse mendohet se këto dukuri janë si rezultat i mungesës së edukatës fetare atëherë ne gabohemi shumë, dhe kur mendojmë se zgjidhja e këtyre problemeve është edukimi fetarë ky është gabimi edhe më i madh. Rasti kur besimi fetarë largon një të ri nga droga, alkooli apo prostitucioni janë shumë, shumë afër margjinales zero për qind. Kjo problematikë duhet të sulmohet në drejtimin e edukimit familjarë të rinisë sonë sepse këto dukuri paraqiten zakonisht aty ku mungon edukata familjare, zakonisht te ato familje me probleme të ndryshme familjare. Edukimi fetarë si lëndë shkollore duhet që të ketë funkcion informativë dhe jo karakter misionues sepse atëherë nga edukimi fetarë do të kalojmë në indoktrinim fetarë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 28-08-2011 më 13:48
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  5. #5
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Nxënësit e Vushtrrisë kërkojnë lëndën fetare

    Këshilli i Nxënësve të Gjimnazit “Eqrem Qabej” në qytetin e Vushtrrisë, nëpërmjet një deklarate për opinion, ka përkrahur futjen e lëndës fetare në shkolla.

    Nxënësit e këtij gjimnazi që është njëri prej tre gjimnazeve më të mira në Republikën e Kosovës kanë thënë mes tjerash në deklaratë se duke parë veprimet jo të mira të nxënësve, ata mendojnë se edukata fetare do të ishte zgjidhja më demokratike dhe më e duhur për eliminimin e këtyre dukurive shkatërruese për rininë tonë.

    “Ne nxënësit kosovarë duke u gjendur përballë gjithë këtyre debateve,replikave e kundër replikave,lidhur me çështjen e edukatës fetare apo morale,vendosëm që të reagojmë edhe ne sepse krejt në fund,ne jemi ata të cilët do të merremi me këtë lëndë. Duke u nisur nga fryma dhe kultura evropiane të cilën e duam dhe pretendojmë t'i takojmë,ne nxënësit kosovarë duam që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë profesionale dhe evropiane. Dhe duke parë që pothuajse të gjitha vendet evropiane për nxënësit e tyre zbatojnë edhe lëndën fetare,parimisht edhe ne duam të jemi si shokët e shoqet tona evropiane,edhe në këtë aspekt,pra ne e përkrahim plotësisht futjen e lëndës fetare,e cila mendojmë ne, do të ishte zgjidhje për shumë nga problemet që ne përballemi në shoqërinë dhe shkollat tona. Ne nuk jemi të ndikuar nga askush,që të reagojmë dha ta përkrahim këtë iniciativë zyrtare,mirëpo duke parë për çdo ditë,shokë dhe shoqe tona,me sjellje dhe suksese jo të mira në shkollë dhe shoqëri, me alkool, e drogë, nëpër duar,e duke qenë preh prostitucionit,ne mendojmë se edukata fetare do të ishte zgjidhja më demokratike dhe më e duhur për eliminimin e këtyre dukurive shkatërruese për rininë tonë të ndritur”, thuhet mes tjerash në deklaratë .

    “Ne duhet t’i lëmë, e t’i harrojmë mendësitë e vjetra dhe degjeneruese të ideologjisë famëkeqe të sistemit komunist,duke i treguar kështu botës perëndimore dhe demokratike se edhe ne jetojmë me të njëjtat vlera demokratike dhe liridashëse,sepse ne pretendojmë të futemi në familjen e këtyre shteteve,dhe mos të harrojmë një gjë se shteti të cilin e duam më së shumti Amerika mike,ka ndër shoqëritë më religjioze në botën e sotme,por ajo krenohet me një fakt të tillë. Andaj nuk duhet të na frikësojë një nismë e tillë. Le ta dimë të gjithë se bota do të na dojë vetëm duke qenë vetvetja jonë. Ne e mirëpresim edukatën fetare në orarin tonë mësimor dhe i ftojmë të gjithë akterët relevantë ta zgjidhin këtë çështje me gjakftohti dhe në mënyrë qytetëruese e vëllazërore”, përfundon deklarata e Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri.
    Ximo droga ,prostitucioni,krimet,etj jane rjedhoje e varferise dhe ne rastin e te rinjve eshte faji i prinderve qe nuk i kane rritur si duhet,ok feja i denon keto akte ,shume drejte kjo mirepo kjo bie ndesh me programin mesimor dhe rjedhen e shkolimit te tyre pasi ate mesojne shkence dhe literature te huaj e cila ne te themi te verteten nuk qendron ne nje front me parimet e fese apo jo???Me pas nese ata e marrin se lende mesimi athere thyhet gjithashtu edhe laiciteti i vendit duke e kthyer ate ne nje sistem fetar i cili prej shume kohesh ne europe dhe gjetke ka reshtur se zbatuari sepse nuk leverdis askend,kete e pa dhe e aplikoi dhe Turqia.Duhet ta dish Xim qe mesimi i fese behet ne shkollat private ne USa dhe Evrope ashtu sic behet edhe tek ne.Parimi demokratik i cili i jep individit te drejten e zgjedhjes thyhet pasi praktimi i fese eshte personal dhe jo kolektiv ashtu sic eshte dhe mos praktikimi in saj,pra nese ti do te mesosh fene atehere pse duhet ta mesoj dhe une detyrimisht kur nuk jam dakort??Atehere ketu hyjne dhe shkollat fetare ku mirepret ata te cilat duan te mesojne per fene.Edhe keta ''nxenesit'' nese do shqetesoheshin me shume per te ardhmen e tyre sesa te tjereve nuk do na benin kerkesa te cilat jane teper delikate dhe duhen studiuar mire,pra kush do te mesoje meson,kush nuk do nuk do,kush do te marri droge le te marri,sjellja e femiut varet nga prinderi ,nuk degjeneron shoqeria sepse nuk meson fene por sepse prinderit nuk te kane mesuar se c'eshte jeta.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  6. #6

    ja disa komente

    Arbër Halilaj - Kush don qe femijet te mesojne edukate fetare,ka medrese ku mund te shkon kushdo qe ka deshire. Qellimi perfid i ketyre njerezve eshte percarja ne baza fetare,qe eshte karte e Serbise dhe keta "mbrojtes te Islamit" me apo pa vetedije behen vegla te saj.


    Malsori Rugova - Serbija po përdor edhe nji metodë te saj për ta shpartalluar kombin shqiptar e kjo është karta e fundit e saj,pas format e deritashme nuk i paten sukses per mes religjionit po mundohet ta bëjë ketë,duke organizuar sherbetoret e saj qe përmes religjionit te shkaktoj konflikte fetare,dhe sherbetoret e saj dojn qe të aplikohet mesimi fetar neper shkollat tona


    Ejup Krasniqi - Kur une linda nena ime me lindi Shqiptare , u rrita dhe jetoj shqiptar e do vdes shqiptare , e sa per fe le te vendos secili per vetveten ,femijet e mi mundohem ti edukoj ne frymen kombetare ta duan gjuhen, atdheun , kulturen, nderin dhe krenarin kombetare flamurin me shkaben dy krenore ,


    Malsori Rugova - jo për te mirën e kombit por me shkaktu konflikte fetare,askush nuk është kunder fesë,por nuk jemi edhe me keta qe po dojn me organizu kete forme ,dihet ku eshte vendi i religjionit. Keta perkrahes te mesimit fetar jane perkrahes te Imamit të Rezalles
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Deri sa flitni për ''sakrifica shekullore'' dhe përmendni sistemet shtypëse nga armiku i cili nuk na ka lejuar të mësojmë atë që e dojmë, tani jeni JU mësimdhënës të gjimnazit Sami Frashëri të cilët po i hapni plagët shekullore të kombit shqiptar duke i shtypur ata, duke ua mohuar të drejtat legjitime për shkollim dhe praktikim të fesë në liri. Jeni pikërisht ju ata që nuk e dëshironi një Kosovë evropiane me vlera njerëzore, sepse ju që po thirreni në këto vlera, pikërisht Evropa i respekton të drejtat elementare të njeriut, duke përfshirë këtu edhe lirinë e ''shkollimit me besim''.
    Evropa i respekton te drejtat elementare te njeriut, por cka me bo qe Islami nuk i respekton. Kjo mund t'ju ndodhe edhe juve, nese ua mesoni femijeve fanatizmin fetar islam. Neve Allahu ne Kuran na thote se pabesimtaret do te detyrohen te pine uje te vluar, asgje me vlere nuk ka ne kete fe, perpos terrorizim i mendjes, shpirtit, e trupit.

    http://undhimmi.com/2011/08/28/norwa...sylum-seekers/
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 28-08-2011 më 13:46

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Nxënësit e Vushtrrisë kërkojnë lëndën fetare

    Këshilli i Nxënësve të Gjimnazit “Eqrem Qabej” në qytetin e Vushtrrisë, nëpërmjet një deklarate për opinion, ka përkrahur futjen e lëndës fetare në shkolla.

    Nxënësit e këtij gjimnazi që është njëri prej tre gjimnazeve më të mira në Republikën e Kosovës kanë thënë mes tjerash në deklaratë se duke parë veprimet jo të mira të nxënësve, ata mendojnë se edukata fetare do të ishte zgjidhja më demokratike dhe më e duhur për eliminimin e këtyre dukurive shkatërruese për rininë tonë.

    “Ne nxënësit kosovarë duke u gjendur përballë gjithë këtyre debateve,replikave e kundër replikave,lidhur me çështjen e edukatës fetare apo morale,vendosëm që të reagojmë edhe ne sepse krejt në fund,ne jemi ata të cilët do të merremi me këtë lëndë. Duke u nisur nga fryma dhe kultura evropiane të cilën e duam dhe pretendojmë t'i takojmë,ne nxënësit kosovarë duam që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë profesionale dhe evropiane. Dhe duke parë që pothuajse të gjitha vendet evropiane për nxënësit e tyre zbatojnë edhe lëndën fetare,parimisht edhe ne duam të jemi si shokët e shoqet tona evropiane,edhe në këtë aspekt,pra ne e përkrahim plotësisht futjen e lëndës fetare,e cila mendojmë ne, do të ishte zgjidhje për shumë nga problemet që ne përballemi në shoqërinë dhe shkollat tona. Ne nuk jemi të ndikuar nga askush,që të reagojmë dha ta përkrahim këtë iniciativë zyrtare,mirëpo duke parë për çdo ditë,shokë dhe shoqe tona,me sjellje dhe suksese jo të mira në shkollë dhe shoqëri, me alkool, e drogë, nëpër duar,e duke qenë preh prostitucionit,ne mendojmë se edukata fetare do të ishte zgjidhja më demokratike dhe më e duhur për eliminimin e këtyre dukurive shkatërruese për rininë tonë të ndritur”, thuhet mes tjerash në deklaratë .

    “Ne duhet t’i lëmë, e t’i harrojmë mendësitë e vjetra dhe degjeneruese të ideologjisë famëkeqe të sistemit komunist,duke i treguar kështu botës perëndimore dhe demokratike se edhe ne jetojmë me të njëjtat vlera demokratike dhe liridashëse,sepse ne pretendojmë të futemi në familjen e këtyre shteteve,dhe mos të harrojmë një gjë se shteti të cilin e duam më së shumti Amerika mike,ka ndër shoqëritë më religjioze në botën e sotme,por ajo krenohet me një fakt të tillë. Andaj nuk duhet të na frikësojë një nismë e tillë. Le ta dimë të gjithë se bota do të na dojë vetëm duke qenë vetvetja jonë. Ne e mirëpresim edukatën fetare në orarin tonë mësimor dhe i ftojmë të gjithë akterët relevantë ta zgjidhin këtë çështje me gjakftohti dhe në mënyrë qytetëruese e vëllazërore”, përfundon deklarata e Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri.

    Në fakt ky është turp o ximi. Këta fëmijë janë të manipuluar.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Arbër Halilaj - Kush don qe femijet te mesojne edukate fetare,ka medrese ku mund te shkon kushdo qe ka deshire. Qellimi perfid i ketyre njerezve eshte percarja ne baza fetare,qe eshte karte e Serbise dhe keta "mbrojtes te Islamit" me apo pa vetedije behen vegla te saj.


    Malsori Rugova - Serbija po përdor edhe nji metodë te saj për ta shpartalluar kombin shqiptar e kjo është karta e fundit e saj,pas format e deritashme nuk i paten sukses per mes religjionit po mundohet ta bëjë ketë,duke organizuar sherbetoret e saj qe përmes religjionit te shkaktoj konflikte fetare,dhe sherbetoret e saj dojn qe të aplikohet mesimi fetar neper shkollat tona


    Ejup Krasniqi - Kur une linda nena ime me lindi Shqiptare , u rrita dhe jetoj shqiptar e do vdes shqiptare , e sa per fe le te vendos secili per vetveten ,femijet e mi mundohem ti edukoj ne frymen kombetare ta duan gjuhen, atdheun , kulturen, nderin dhe krenarin kombetare flamurin me shkaben dy krenore ,


    Malsori Rugova - jo për te mirën e kombit por me shkaktu konflikte fetare,askush nuk është kunder fesë,por nuk jemi edhe me keta qe po dojn me organizu kete forme ,dihet ku eshte vendi i religjionit. Keta perkrahes te mesimit fetar jane perkrahes te Imamit të Rezalles



    Projekti21 , un e bera nje koment per ket tem , te gazeta express , e kam provu dhe tjera her te shkruaj por smi nxjerrnin komentetet (jan nga pak anti-musliman me duket) , dje e kishin nxjerr , shumica e lexuesve e kishin rekomanduar shkrimin tim , ishte shkrimi me i rekomanduar :



    http://gazetaexpress.com/?cid=1,15,61541

    Ja dhe dy te tjera , nga me te rekomanduarat:

    Ndryshuar për herë të fundit nga Renea : 28-08-2011 më 14:38
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Nxënësit e Vushtrrisë kërkojnë lëndën fetare
    .
    Shkoni pyesni ne parashkollore se a duhet te mesohet Allahu ne shkolla a jo...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •