Rene eshte shteti turk qe po kerkon dicka absurde , prandaj po diskutohet ne kete drejtim .
Ne forum ka nje nenforum Historia , po te kerkosh do gjesh materiale shume informuese dhe shume te rendesishme :-)
Rene eshte shteti turk qe po kerkon dicka absurde , prandaj po diskutohet ne kete drejtim .
Ne forum ka nje nenforum Historia , po te kerkosh do gjesh materiale shume informuese dhe shume te rendesishme :-)
Jeto sot se neser nuk i dihet
Njejtë do te flisja për cdo pushtues qe kerkon ndryshimin e historisë ! Edhe për Romaket , Bizantin , Grekun ,Shkaun , Gjermanin .... të gjithë qe erdhen pa i ftuar !
Cilat teritore i paskemi zgjeruar gjatë pushtimit të perandorisë osmane , mos e ke fjalen per Plaven , Gusinë , Tuzin , Ulqinin , Kurshumline, Presheven ......??!!
I lumtur është ai që nuk shpreson në asgjë, sepse nuk zhgënjehet asnjëherë...!
jo more historia nuk ndryshohet per qejf te njerzve edhe na spo i kerkojm asgje turqise tash per ato qe ka bere ne koherat e vjetra...
Historia e popullit shqiptar gjatë shekujve, posaçërisht edhe në periudhën e sundimit osman, në tekstet e klasave fillore të larta, atyre të mesme të ulëta dhe në ato të mesme të larta është shkruar me mjaft tolerancë.
Ata që bëjnë studime në këtë fushë (periudhën e sundimit osman në Shqipëri), nëse lexojnë veprat e rilindësve kombëtarë shqiptarë dhe nëse ndjekin mendimin politik e shoqëror të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, do të binden se me të vërtetë shkrimi i historisë nga historiografët tanë në raport me faktin historik dallon me aspektin e tolerancës dhe mënyrës së rafinimit të tij.
Nëse do të bëhen korrigjime, është e rëndësishme që ato të kapin aspektin objektiv të fakteve relevante dhe autentike, të cilat do të ishin bazë e burimeve konkrete. Kur të mësojnë këtë “apeluesit” e ndryshimit të historisë, do të gjykojnë logjikshëm nëse është e drejtë ose jo të ndryshohet historia në favor të tekeve të dikujt ose politikës ditore. Krahasimi që mund t`i bëjmë Historisë së Popullit Shqiptar (vëllimi II, 2002) me atë të teksteve shkollore në kësaj lënde në shkollat e Republikës së Kosovës, ka të bëjë me faktin se në të parën dëshmitë janë më tepër të referuara në prova reale dhe fuqishëm japin një argument të qartë për procesin historik të kohës në fjalë, natyrisht që këtë e ka mundësuar hapësira e trajtimit shkencor të tyre.
Ka kaluar koha kur disa shqiptarë ishin “lule” e Turqisë.
Dar_di
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Davutoglu: Jo histori të Titos e Hoxhës
Kosova nuk duhet të ndryshojë historinë por interpretimet mbi të, kështu është shprehur ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, gjatë vizitës së tij në Prishtinë.
Kryediplomati turk, Davutoglu ka shprehur këndvështrimin e tij për debatin rreth historisë duke thënë se Turqisë nuk i pëlqen që kosovarët të mësojnë historinë e interpretuar nga Josip Broz Tito apo Enver Hoxha.
Davutoglu ka pohuar se asnjë popull nuk mund të ndryshojë historinë, por interpretimet për të. Ai ka pohuar se historia duhet shkruar nga historianë që jetojnë në vitin 2011 dhe jo ata që jetojnë në vitet 1070.
Turqia e Greqia kanë një komitet të përbashkët që po punonjë në çështje të ngjashme, ka thënë më tej diplomati turk
Ndërsa, minsitri Hoxhaj ka pohuar se historinë duhet shkruar akademikët dhe jo politikanët. /albeu.com/
http://www.albeu.com/kosove/davutoglu:- ... hes/44403/
Nje kohe ishte e ndaluar te vene emra me kuptim Shqip ne Maqedoni , ndaj mos ja fut kot .Postuar më parë nga AskTheAnimals
sa te trash jan kta maqedoncat skam par njerez me lop. ktyne sduet tu shash turqin, fene dhe gadafin se u ik edhe ai pak tru qe kan. e di ni qe te SHIPTARET e Maqedonise ishin 300 persona me emrin gadaf. pale sa veta do ken me emrin binladen?!!?!
sa prej jush e kan emrin gadaf ose bin laden
Emer Gadaf nese paska , atehere eshte emer fetar dhe jo emer i Gadafit te Libise .
Cfarë interpretimi duhet me ndryshuar ? E thënë më ndryshe cfarë halli ka Turku ? Njerëzit shkojnë atje shkollohen, kurohen, Durrësin i kemi dhënë dalje, e kemi thënë disa herë që është partneri ynë strategjik, kolegje ka hapur, biznese vu pa kufi, shqiptarët e maqedonisë i ka praktikisht nën kontroll pasi shteti ynë i ka lënë në harresë. Atëher cfarë kërkon Davutoglu, ja pra interpretimi po e bën vetë populli. Nuk po shkon njëri duke bërë luftë me Turkun, përkundrazi.
Davutoglu duhet të na thotë se cfarë pozicioni mbajti Turqia kur do bëhej AMBO, dhe një sërë projektesh energjitike që do e rrisnin gjeostrategjinë e Shqipërisë në rrajon dhe sasinë e lekëve të tranzitit.
Përkundrazi, ajo që kërkon ky njëri nuk është ndryshim interpretimi, ai ka fatkeqsisht gati 150 vjet që ka ndryshuar, përderisa u kthye feja nga një pjesë e madhe, ajo që kërkon Davutoglu është ndryshim politik shqiptar. Por kot e ka, sepse ne kollitemi tek Serbi një herë pastaj tek Turku. Më mirë do bëntë ti kërkonte samit Tadicit se sa këtyre tanëve që kanë celësat e kashtës në dorë. Dhe kështu janë marrë vesh gjithmonë ata dy palë për cështjet shqiptare. Kot sa na ngre mëndjen o Davutoglu, a thua ti jemi shtet sovran ne. Shyqyr që është Amerika e i tërheq veshin herë pas here se të ishte për politikanët tanë e kishin falur vendin.
Akademikët tanë i zhdukën me kohë, ska kush ta rishkruaj më historinë edhe me dashtë. Vec nëse do vendosin publicistat si Klosi dhe karrieristët si Schmitti.
Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 26-08-2011 më 18:01
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Edhe pse theni dhembet ketu askush sju pyet juve ,vendos dikush tjeter.........me i forti
Do me thënë me ardh më i forti e me t'pyt mi jep fëmijët e tu e grunë tënde ti cfarë do bësh ? Do ja japësh sikur mos ketë ndodhur asgjë ? I forti vendos përsa e drejta është me të. Turqinë nuk e ka patur kurrë këtë të drejtë, dhe kjo e drejtë tash po lëshon dhe Amerikën, e ka gjasa të mbetet pa adresë për shekuj me rradhë, sic ka qenë në shumicën e historisë së njerëzimit.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Krijoni Kontakt