Close
Faqja 57 prej 154 FillimFillim ... 747555657585967107 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 1535
  1. #561
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Une mendoi qe per ti paralizu apetitet e shkive,duhet urgjentisht qe shqiptaret ta bllokoin autostraden qe shpi per ne maqedoni e greqi,keshtu do ishte reciprociteti me i besueshem.
    Gjitheqka qe kerkoin shkiet duhet edhe shqiptaret e presheves te kerkoin,keshtu jemi hutua dhe vetem po ndegjojm mos dikush i huaj si gjitheher na i ndreq punet tona.Pa u lekundur te gjith shqipetaret ne ballkan veshtir qe shkinia do te na marr per serioz.
    Sidoqoft ne fund fare do korrim ate qe e mbjellim

  2. #562
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Biznesmenë të komunës së Gjakovës, Vushtrrisë, Podujevës, Skenderajt, por edhe të komunave të tjera të Kosovës kanë filluar masivisht të heqin produktet serbe nëpër lokalet e tyre. Situata e fundit dhe ngjarjet që ndodhën në veri të vendit, duket se kanë ngritur vetëdijen e qytetareve në Republiken e Kosoves, të cilët çdo ditë e më tepër po largohen nga produktet serbe

  3. #563
    i/e regjistruar Maska e kriko-38
    Anëtarësuar
    01-08-2010
    Vendndodhja
    ketu afer
    Postime
    687
    Edhe une e ndegjove ket intervist me ndihmes sekretarin e SHBA-se edhe mua me habiti se si u shpreh kaq thjesht e beri se si spasken qen ne dijeni per ket aksion edhe pse vet nuk besoj se z.Thaci ta merr nje akcion kaq rezik pa dijeni te amerikaneve, po sdq te jet une e perkrah aksionin e qeveris te kosoves,per mendimin tim ka ber shum mire, po per pasojat do i shohim me vohen....

  4. #564
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Aksioni fundit i qeveris se Kosoves:
    eshte bllokimi i pikave furnizuse te strukturave te Serbis ne Kosove. Keto struktura te udhehqura nga shrbime te UDB qe veprojn dhe kan seli ne veri te Kosoves dhe kan shume njerze te rekrutuar si nga ana serbe por edhe me shume nga ana shqiptare.
    E kuptoj tash reagimin e serbve se pa furnizim nuk ka funksoinim, po ashtu i "kuptoij" edhe shqiptaret e "ndershem" me reagimete tyre... Por ky do te jete fundi per ju. Mos e merrni si kercenim por si nje informate qe do te ju ndihmoj ta perjetoni me bute.

  5. #565
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    S'ka kthim mbrapa!
    Kryeministri Hashim Thaçi, theksoi të martën se edhe pas zhvillimeve të reja në veri të Kosovës, nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e status-quos. "Çështja e pikave doganore 1 dhe 31, ndonëse çështje politike dhe elektorale për Serbinë, është ekzistenciale për Kosovën", ka thënë kryeministri Thaçi

  6. #566
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Mirepo e perkrah aksionin SHBA. Mendoj qe kjo tregon shumecka

    knaqnu e maroni qef vetes se amerika po thote qe po rreni!



    SHBA-ja as ka ditur, as ka miratuar aksioni në veri


    Publikuar: 02.08.2011 - 21:10

    Washington, 2 gusht – Vendimi që do të marrë Beogradi gjatë ditëve të ardhshme do të ketë ndikim të madh në eurointegrimet e Serbisë, vlerësoi zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Thomas Countryman. Në këtë kontekst, ai përkujtoi se BE-ja së shpejti duhet të marrë vendim lidhur me kandidaturën e Serbisë.

    Duke komentuar situatën në veri të Kosovës, ai demantoi se Washingtoni e ka ditur apo e ka miratuar aksionin e forcave speciale të Policisë së Kosovës më 25 korrik për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare.

    “Nuk kemi qenë të njoftuar e as nuk kemi miratuar qasje të tillë”, tha Countryman në një deklaratë për B92. “Qeveria e Kosovës është edhe vet e aftë për të bërë lëvizje qoftë të mençura, qoftë të shpejtuara”, tha ai.

    Countryman theksoi se EULEX-i dhe KFOR-i kanë mandate konkrete, që nuk janë politike.

    “Nuk duhet bërë armiq nga KFOR-i dhe EULEX-i, të cilat kanë mandate konkrete, që nuk janë politike dhe ato nuk duan të marrin pjesë në lojërat politike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Duhet ditur kush janë partnerët dhe kush rivalët”, përfundoi Countryman.

  7. #567
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    knaqnu e maroni qef vetes se amerika po thote qe po rreni!



    SHBA-ja as ka ditur, as ka miratuar aksioni në veri


    Publikuar: 02.08.2011 - 21:10

    Washington, 2 gusht – Vendimi që do të marrë Beogradi gjatë ditëve të ardhshme do të ketë ndikim të madh në eurointegrimet e Serbisë, vlerësoi zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Thomas Countryman. Në këtë kontekst, ai përkujtoi se BE-ja së shpejti duhet të marrë vendim lidhur me kandidaturën e Serbisë.

    Duke komentuar situatën në veri të Kosovës, ai demantoi se Washingtoni e ka ditur apo e ka miratuar aksionin e forcave speciale të Policisë së Kosovës më 25 korrik për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare.

    “Nuk kemi qenë të njoftuar e as nuk kemi miratuar qasje të tillë”, tha Countryman në një deklaratë për B92. “Qeveria e Kosovës është edhe vet e aftë për të bërë lëvizje qoftë të mençura, qoftë të shpejtuara”, tha ai.

    Countryman theksoi se EULEX-i dhe KFOR-i kanë mandate konkrete, që nuk janë politike.

    “Nuk duhet bërë armiq nga KFOR-i dhe EULEX-i, të cilat kanë mandate konkrete, që nuk janë politike dhe ato nuk duan të marrin pjesë në lojërat politike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Duhet ditur kush janë partnerët dhe kush rivalët”, përfundoi Countryman.
    Qe ate dite kur Amerika ka dashur te na beje shtet me kufijte e tanishem, e ka miratuar kete aksion. Ne jemi sovrane tani, e s'ka nevoje t'i pyesim miqte sesi ta regullojme shtepine tone. Mund te na keshillojne, por vendimi eshte i yni. Kaq gje din Amerika, andaj dhe i dergoi trupat e vet ne veri, per t'na ndihmuar si mik, e jo per t'na e veshtiresuar punen me lajka jo keshtu e jo ashtu.
    I feel Kosovereign!

  8. #568
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    “Nuk duhet bërë armiq nga KFOR-i dhe EULEX-i, të cilat kanë mandate konkrete, që nuk janë politike dhe ato nuk duan të marrin pjesë në lojërat politike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Duhet ditur kush janë partnerët dhe kush rivalët”, përfundoi Countryman.
    Mandat konkret i KFOR-it eshte padyshim çarmatosja e bandave paramilitare.. hashimi duhet me i ngul kembet ketu e jo me rrejt kemi polic ne pika etj..

    Dihet mire kush jane partneret e kush rivalet e hashimit..
    Si partner kryesor jane bexhet pacovi e edita tahiri dhe permes tyre stefanoviq e tadiq..
    Ndersa rival kryesor perpos Albinit.. se fundi ka krijuar edhe Jakup Krasniqin(Kupen) e Fatmir Limen(çelik zemra e shqiptaris).. e pak me larg edhe Sali haj Berishen.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #569
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Engel: Vendimi i Thaçit, i drejtë



    Kongresmeni amerikan Eliot Engel, tha se veprimi i kryeministrit Hashim Thaçi për marrjen në kontroll të pikave doganore në veriun e Kosovës ishte një vendim i drejtë.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Engel i bëri thirrje Beogradit që të njohë pavarësinë e Kosovës.

    Kongresmeni Eliot Engel tha se urdhri i Kryeministrit Thaçi për të marrë në kontroll dy pikat doganore në veri të Kosovës ishte një vendim i drejtë:

    "Nuk është e drejtë që mallrat e Serbisë të lejohen të hyjnë në Kosovë ndërsa mallrat e Kosovës të ndalohen plotësisht në Serbi. Çdo udhëheqës i një vendi me sovranitet, siç është Kosova, do të vepronte drejt nëse do të kishte marrë këto masa. Kjo ndihmon për sundimin e ligjit dhe ndihmon për sqarimin e gjërave. Janë zhvilluar bisedime mes kosovarëve dhe serbëve dhe ka patur marrëveshje për të lejuar mallrat nga Kosova të hyjnë në Serbi me etiketat ku shkruhet Kosovë dhe serbët në Beograd nuk e pranuan këtë kompromis."

    Engel thotë se Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe shumica e vendeve evropiane e ndjejnë se kjo ishte e vetmja gjë që mund të ishte bërë.

    Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka shprehur kundërshtime lidhur me veprimin e qeverisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave doganore në veri. Megjithëse Engel mendon se tani e tutje, gjërat duhet të bëhet në bashkërendim me aktorët ndërkombëtarë në Kosovë, ai thotë se Kryeministri Thaçi nuk ka pse të marrë miratimin e të gjithëve për veprimet që ndërmerr.

    "Mendoj se kryeministri i Kosovës duhet të bëjë atë që është në interes të vendit të tij. Ai nuk ka pse të kërkojë miratim nga të gjithë para se të bëjë një veprim. Po t’i shikojmë gjërat në mënyrë të arsyeshme, do të thoshim se Kosova u ka ofruar shumë kompromise serbëve dhe serbët i kanë hedhur poshtë të gjitha."- tha kongresmeni amerikan.

    Sipas Engel, ajo që kërkon Serbia është një ndarje e Kosovës por ai thotë se nëse fillon ndarja atëhere nuk dihet se cili do të jetë fundi.

    "Unë mendoj se territoret duhet të mbeten të paprekura dhe se Prishtina duhet të jetë në kontroll të të gjithë Kosovës, pa përjashtuar veriun."

    Engel beson se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojnë.

    "Mendoj se bisedimet janë gjithnjë të dobishme. Bisedimet duhet të vazhdojnë. E di se qeveria e Prishtinës është e interesuar për vazhdimin e tyre."

    Ligjvënësi amerikan thotë se ka ardhur koha që udhëheqja serbe në Beograd të pranojë se Kosova është një vend i pavarur.

    "Sa më shpejt që ajo ta bëjë këtë, aq më mirë do të jetë. Shpresoj se të gjithë do të jenë një ditë pjesë e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Në atë kohë, kufijtë nuk do të jenë më të rëndësishëm."

    Sipas kongresmenit nga Nju Jorku, serbët duhet të shikojnë drejt së ardhmes dhe jo drejt së kaluarës. /voa/
    I feel Kosovereign!

  10. #570
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Prishtinë,02.08.2011, 12:47 – Burime të portalit LajmeShqip.com konfirmojnë se në këto momente ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, sapo e ka përfunduar një takim në Qeverinë e Kosovës, me kryeministrin Hashim Thaçi.

    Besohet se ai e ka koordinuar me Qeverinë e Kosovës qëndrimin që këta të fundit duhet ta mbajnë gjatë takimit të sotëm me ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper, që po qëndron në Prishtinë.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •