
Postuar më parë nga
Albo
I njejti Hashim Thaci qe disa muaj me pare u thosh diplomateve amerikane ne Prishtine se i trembej pranise se Berishes ne Kosove para fushates, apo mbeshtetjes se tij per ndonje parti politike, sot e gjen veten te paftuar ne Dhermi, per te takuar kryeministrin e vendit Berisha gjate kohes se tij te pushimit. Dhe kryeministri yne, duke e ditur se me ke ka te beje, nuk i rezervon nje pritje ashtu sic i ka hije nje kryeministri ne Tirane, por i jep nje "dreke ne Dhermi" ku ka degjuar me endje Hashimin tek i qan hallin qe e ka zene.
Halli i Hashimit eshte se po i mblidhet laku ne fyt dhe po i merret fryma. Eshte bere e padurueshme klima ne Prishtine, ku te gjithe nderkombetaret e kane vene perpara, sidomos ai EULEX-i qe na i ka prere edhe flete arrestin e po na i ben edhe gjyqin krahut te djathte te Thacit, Limajt. Kurse gazetat nderkombetare e kane pershkruar Thacin si nje nga peshqit me te medhenj te krimit te organizuar rajonal. Pa harruar qe pak jave me pare, FMN i preu te gjitha ndihmat e saj Kosoves, pasi sipas saj, me pak fjale, nuk i kane leket e teperta te ushqejne hijenat e qeverise se Kosoves.
Dhe Berisha jam i sigurt qe e ka degjuar me endje e me dore ne zemer Thacin, kur ky i ka thene se "tek ti shoh mikun e vetem qe me ka mbetur". Por pasi Thaci ka mbaruar, Berisha ka filluar, duke i thene: Ne kete grope qe i hape vetes, mos guxo qe te fundosesh edhe mua brenda! Ajo qe bere ne Veri te Kosoves ne koken tende dhe pa keshilluar asnjeri, as shtetin shqiptar, nuk te falet, pasi ka pasoja per gjithe rajonin e jo vetem per Kosoven. Dhe nese te kam dhene mbeshtetje publike, e kam bere se ma do puna, por jo se besoj se veprime te tilla te papergjegjshme meritojne mbeshtetje.
Dhe pastaj Berisha i ka dhene leksion Thacit, qe kontrabanda nuk luftohet duke luftuar me lapidaret e pikave kufitare, por luftohet duke ndjekur, arrestuar dhe nxjerre para gjykatave te Kosoves te gjithe ata kontrabandiste qe fusin mallra kontrabande ne Kosove. Prandaj shko e kap kontrabandistet, nxirri para drejtesise, dhe kane per te falenderuar si shqiptaret e si serbet e Veriut te Kosoves.
Hashim Thaci eshte karte e shkrumbur e jo e djegur tashme ne politiken shqiptare.
Albo
Krijoni Kontakt