
Postuar mė parė nga
Brari
RD
--
Policia penalizon dy inspektorė tė Ndėrtimores, pasi prishėn njė objekt tė ndėrtuar me leje
Ndalohet administratori i firmės, shtoi dy kate pa leje nė njė pallat
Policia e Vlorės ndaloi administratorin e njė firme ndėrtimi, i cili kishte shtuar dy kate pa leje nė njė pallat qė po ndėrton nė kėtė qytet. Burime zyrtare tė policisė lokale bėnė tė ditur se, "Flamur Kadėna, 43 vjeē, administrator i shoqėrisė ndėrtuese 'AFA Konstruksion' shpk, u ndalua, pasi dyshohet tė ketė ndėrtuar dy kate shtesė nė njė objekt banimi, duke mos u pajisur me lejen pėrkatėse". Burimet bėnė tė ditur pėr ATSH-nė se, Kadėna u ndalua nė kuadrin e njė aksioni tė Seksionit Kundėr Korrupsionit nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Vlorė nė bashkėpunim me Task Forcėn Kundėr Krimit Financiar pranė Prokurorisė. Tė njėjtat burime thanė se Kadėna ka shkelur kushtet e lejes sė ndėrtimit tė dhėnė nga KRRT e Bashkisė, pėr njė pallat me pesė kate, nė lagjen "Hajro Ēakėrri", shumė pranė qendrės sė qytetit. Policia realizoi edhe procedurat e sekuestrimit tė dy kateve pa leje, ndėrkohė qė dosja nė ngarkim tė Kadėnės ju pėrcoll Prokurorisė me akuzėn e ndėrtimit tė paligjshėm. Arrestimi dhe penalizimi i Kadėnės pėrbėn rastin e parė, qė Policia e Vlorės kryen veprime tė tilla proceduriale me objekt veprime tė paligjshme nė ndėrtim, ndaj njė subjekti nė kėtė qytet.
Penalizohen dy inspektorė
Ndėrkohė, dy inspektorė tė Inspektoriatit Ndėrtimor Urbanistik Vendor (INUV) tė Vlorės u penalizuan nga policia, pėr shkak se kanė prishur njė objekt tė ndėrtuar me leje, ndėrkohė qė nuk kanė vepruar nė tė njėjtėn mėnyrė pėr ndėrtime tė paligjshme. Burime zyrtare tė policisė bėnė tė ditur pėr ATSH-nė se, "Krenar Xhemali, 39 vjeē dhe Altin Liēaj, 38 vjeē, do tė procedohen penalisht nė gjendje tė lirė, sepse dyshohet tė kenė kryer veprime tė paligjshme pėr prishjen e njė objekti tė ndėrtuar me leje nė kėtė qytet". Sipas burimeve, dy inspektorėt nuk kanė njoftuar mė parė pronarin e objektit qė ndodhej jashtė shtetit, ndėrkohė qė nuk kanė vepruar pėr tė ndėrhyrė nė disa objekte tė ndėrtuara pa leje, qė ishin planifikuar pėr t'u shembur nė kuadrin e njė projekti rehabilitimi tė infrastrukturės. Ndėrkohė, ndaj Xhemalit dhe Liēajt, Gjykata vendosi dje masėn e sigurisė "Detyrim paraqitjeje pranė Policisė Gjyqėsore" dhe "Ndalim i largimit jashtė shtetit" me akuzat e shpėrdorimit tė detyrės dhe shkatėrrimit tė pronės.
H.Koēi
Vlorė, policia po heton nė disa pista pėr vrasjen e 30-vjeēarit
Njė i ri nga qyteti i Vlorės ka mbetur i vrarė gjatė orėve tė natės, duke u gdhirė e enjte nė rrethana ende tė pa saktėsuara. Burime tė policisė bėnė tė ditur se, 30-vjeēari Klaudo Leka, ėshtė qėlluar me armė zjarri pistoletė nė njė nga lagjet periferike dhe ka ndėrruar jetė pak minuta mė pas nė spital. Burime zyrtare tė policisė bėnė tė ditur pėr ATSH-nė se, "ngjarja ndodhi mesnatėn e tė mėrkurės nė lagjen periferike '1 maj' nė kėtė qytet, ndėrkohė qė viktima ndodhej nė shoqėrinė e dy tė njohurve, me tė cilėt po bashkėbisedonte nė trotuar". Sipas policisė, pranė tyre ėshtė afruar njė motoēikletė, ku ndodheshin dy persona me skafandėr nė kokė, njėri prej tė cilėve ka qėlluar me armė zjarri nė drejtim tė Lekės, duke i shkaktuar plagė tė rėnda nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Megjithėse ėshtė transportuar me urgjencė nė spital, i riu nuk ka mundur tė mbijetojė, si pasojė e dėmtimeve tė rėnda dhe hemorragjisė. Ndėrkohė, autorėt e kėsaj ngjarjeje janė larguar me shpejtėsi me mjetin e tyre, nė brendėsi tė bllokut tė banesave dhe duke pėrfituar nga errėsira, kanė arritur t'i shpėtojnė ndjekjes sė policisė. Mėsohet se viktima, emigrant prej vitit 1994 nė Itali, ku jetonte me familjen, ishte kthyer para pak ditėsh dhe banonte nė shtėpinė e gjyshes pranė vendit ku ndodhi ngjarja. Policia nuk ka dhėnė ndonjė version zyrtar lidhur me motivet e kėsaj ngjarjeje, ndėrkohė qė nė bashkėpunim me Prokurorinė ėshtė ngritur njė grup hetimor pėr zbardhjen e plotė tė rrethanave dhe motiveve, si dhe identifikimin e kapjen e autorėve. Bėhet e ditur se policia po heton nė disa pista pėr vrasjen e 30-vjeēarit Leka.
Elbasan, policia parandalon njė vrasje,
Krijoni Kontakt