Unë tregova se çka kërkon Islami dhe Kur'ani nga njerëzimi dhe ato pika që ishin cekur janë kundër Kur'anin dhe mesazhit të pejgamberit s.a.w.s.,prandaj.
Allahu kërkon që të besojmë Atë,por Allahun duhet besuar me TEUHID të pastërt e larg shirkut..sepse edhe t'krishteret besojnë në Allahun por duke i bërë shirk Atij,prandaj edhe thotë Allahu s.w.t.:"...dhe shumica e tyre nuk besojnë ndryshe vetëm se duke i bërë Atij(Allahut s.w.t.) shok...".
Po une e di qe ti tregove c'kerkon islami... problemi qendron ne faktin qe
1. je te tema e komunitetit bektashi, dmth se c'kerkon islami ketu s'duhet gje!
2. Bektashinjt besojne ne Zot, ndaj nuk i bejne shok.... kshuqe prape se prape jemi ne rregull! T'a kisha shkruar edhe me lart, besojme ne nje Zot te vetem edhe ne bektashinjt....
La vita non si spiega, si VIVE!
Ju në njëren nga pikat më lartë that se e përkrahni Kur'anin dhe Hadithin si dhe i besoni këto dyjat,por pos këtyre keni edhe literatura tjera madje edhe disa të papërkthyera ende...
1.Nëse thua se s'ka çka kërkon Islami këtu ju jeni të pafe për shkak se kundërshtoni dy burimet kryesore: I.Kur'anin dhe II.Hadithin...
2.Ju besoni në një Zot,por ju i beni Atij shirk sepse nuk i përmbaheni Librit të Tij e as thënjeve të Muhammedit s.a.w.s....
Quditem sepse as ju vet nuk e dini saktësishtë çfarë jeni dhe kënd e pasoni,sepse keni pasimin e verbër...njëri prej jush atje më tha se nuk jemi fe ne si bektashizëm por vetem sekt i Islamit,kurse tani del se bektashizmi s'ka lidhje me Islamin...Sepse aty ku ndodhet bektashizmi Islami s'ka se çfarë kërkon dhe nga këtu shihet injoranca juaj.
ne e dim mjaft mire se cjemi e ke pasojm... pasojm ate rrug qe ju a la profeti ehlibejtit (familjes se tij)
Nga eksperienca ime me myslimane te tjere si puna jote ketu ne forum,e di fare mire se si do perfundoj nje debat i tille. Ju te islamit nuk rrini dot pa kundershtuar bektashizmin, pa i nxjerr gjithcka qe sipas jush eshte e gabuar.... nuk e kam kuptuar akoma nese me kete sjellje pretendoni te fitoni ndonje pike me shume per te vajtur ne parajse??? Pse nuk kam pare asnje bektashi te futet ne temat e komuniteti tuaj e t'ju bej te tilla komente??
Megjithate po te pergjigjem se e shoh qe s'ke kuptuar gje nga ato qe te kam thene une (ose te pakten po ben sikur s'ke kuptuar gje).
1. Bektashinjt kane si liber Kuranin, po te shkosh ne teqe gjen librat e Kuranit aty. Nderkohe qe per ato librat e tjere te paperkthyer behet fjale per libra fetar te shkruar nga dervishet gjate jetes se tyre.... kurrsesi te krahasohen me Kuranin, dmth nuk jane libra te "zbritur nga Zoti" por jane libra ku permblidhet historia e bektashinjve e nderthurur me ato qe Zoti ka thene ne Kuran. E qarte kjo apo duhet t'a shpjegoj me fjale me te thjeshta?
Gjithashtu, po t'a kishe kuptuar tamam shkrimin tim s'do arrije te thojeu jeni te pafe!! Sepse, une e kisha ne kuptimin qe teorite islamiste s'kane c'duhen ne kete nenforum - qe eshte i komunitetit bektashi - e jo c'do islami ktu ne kuptimin qe c'do islami ne bote!! Lexoji dy here para se te komentosh!
2. Ca dmth shirk? Shqip eshte kjo fjale?? Ti per "permbajtje librit te shenjte" nenkupton qe duhet te bejme fije per pe se c'eshte e shkruar aty?? Epo pikerisht kjo na vecon nga ju islamistet, qe ecim me hapat e kohes.... nuk bazohemi ne thenje te shkruara 1400 vjet me pare! Por jam e bindur qe as ju nuk i permbaheni 100% Kuranit.... jane hapur tema te ndryshme per kete gje, ndaj spo dua ti perseris.
Ne kemi pasimin e verber?? C'kontradikte... haha! Ai njeri qe thua ti, kam qene pikerisht une, qe te thashe tekstualisht qe BEKTASHIZMI ESHTE SEKT I FESE MYSLIMANE, ASHTU SIC ESHTE EDHE ISLAMIZMI!! Dmth, jo qe bektashizmi eshte sekt i islamizmit.... po bindem gjithmone e me shume qe ti i lexon gjerat sic te leverdis ty e jo sic jane te shkruara! Shko hidhi edhe nje sy e do e kuptosh qe une te kam thene nje gje te tille. Feja myslimane perbehet nga 12 sekte... njeri nga ato eshte islamizmi juaj, tjetri eshte bektashizmi im! Te tjerat nuk i njoh... me te degjuar e kam qe jane 12.
Prape ne te njejten teme, vetem se ne kete rast vihet re injoranca juaj e jo imja.... nuk ka c'duhen ne nenforumin dedikuar bektashizmit teorite e islamisteve. Ky ishte kuptimi! 2+2 =4
Te lutem lexoje me vemendje se e kam shume bezdi te perseris 100 here te njejtat gjera! Perpiqu te kuptosh se c'kuptim kane fjalite e mija e evitoj vetes te besh figura jo te bukura!
La vita non si spiega, si VIVE!
Ne cdo fjali qe ke shkruar ke thene se cfare eshte shkruar ne Kuran. Duke qene se nuk me pelqejne fare diskutimet ku perdoren fjale te te tjereve (ku per te komentuar thuhet: ai tha keshtu, ashtu sic ka thene ai etj etj) e nuk jepet mendimi personal, atehere terhiqem!
Ketu jemi ne nje forum ku cdo njeri jep mendimet e veta e jo neper shkolla apo ne xhami ku cdo pergjigje varet nga c'eshte e shkruar ne liber.
Rrofsh per mundimin qe po ben per te me sjell mua edhe bektashinjt e tjere ne rruge te drejte, por s'ke gjet terrenin e duhur. Per mua, besimtaret qe shkojne neper xhamia i perkasin nje kategorie te fese myslimane, ashtu sic besimtaret qe shkojne ne teqe.... Meqe ty termi sekt nuk te pelqen, atehere po t'i jap pergj pyetjes tende te pare edhe me kete e mbyll diskutimin tim me ty: Nese per ty islami eshte fe, per mua bektashizmi eshte gjithashtu fe! Une kam nje koncept me te gjere per keto dy emra fe-she, por meqe ti s'do t'a pranosh atehere vazhdim te mbare ne rrugen qe ke nisur.
Gjithe te mirat!
La vita non si spiega, si VIVE!
Atëherë nëse për juve bektashizmi është Fe,atëherë Allahu s.w.t. thotë:
"Kush kërkon fe tjetër pos Islamit, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në
botën e pastajme do të jetë prej të humburve". (Ali Imran-85.
Ju jeni i humbur,edhe unë tëhiqem prej jush...nga debati me juve!
Krijoni Kontakt