Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 102
  1. #61
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Eshte artikull provokant, deri diku makaber apo ofendues per tere shqiptaret e Kosoves, pra shkurt artikull pa anje shije te mire, por per lufte nuk therret.
    Lejome te mos pajtohem me ty ne kete rast!!
    Artikulli eshte shume me i thelle nga ç'do te dukej nga nje lexim i siperfaqshem. Shija e mire mund t ejete edhe ajo e helmit qe te çon ne vdekje dhe anasjelltas, shume pak ilaçe kane shije te mire!
    Deri dje, sipas fraksionit me radikal dhe nacionalist kosovar, armiqesia me serbet ishte kusht i domosdoshem per mbijetesen nga "asimilimi" serb, teze kjo qe sot, qendron ne kembe me pak se kurre......ne ç'do aspekt te jetes se kosovareve dhe shqiptareve maqedonas nga ana tjeter, gjallojne akoma atavizmat e perandorise osmane,si per nga menyra e jeteses praktike, po ashtu edhe per nga menyra e logjikimit!
    Provokimi ne kete rast, eshte legjitim, madje i domosdoshem!
    Eshte emblematik rasti i vellezerve Duka: kosovaret dhe maqedonasit, nuk nxorren as edhe nje ofshame per te treguar se tashme i perkasin botes se re.......vazhduan ne traditen e turpshme te heshtjes fajtore, ne linje me trendin "neootoman" qe hipotezon Ahmet Davutoglu!!
    Serbi na vrau e na preu, po, eshte kafshate qe s'kaperdihet!
    A kemi ne guxim dhe zemer te pranojme se ç'i kemi bere serbeve kur nen Perandorine Osmane patem mundesine te bejme te njejten gje?? Patjeter qe s'kemi guxim, perndryshe do te shikojme edhe serbet si njerez te forte e te eger, po aq sa edhe shqiptarete e ndoshta te provojme edhe respekt per nje popull kaq luftarak e te paepur!
    Pastaj, po te verejme trendin politik qe po sipermerr kleri dhe "ymeti" mysliman ne Kosove dhe Maqedoni, tezat e Myftarajt, duket shume bindese dhe madje largpamese!
    Une pajtohem me te: Ne jemi pasardhesit e Skenderbegut dhe kush turperohet nga kjo gje, nuk mund t'i thote vetes shqiptar!!
    Jarigas

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Lerini ata turqit me neo-otomanizmin dhe budallalliqesh te tjera.
    Perandoria osmane nuk ekziston me dhe mori fund ai muabet, tani jan perandori te tjera

    Mua me habit fakti qe sa her qe popullit shqiptar i duhej te luftonte per mbijetes ai meresh me luftera vellavrasese.
    Sa her qe bente pak progres i vinin njemi e nje fatkeqsi, mundesisht dhe ndonje luft vellavrasese

    Kush i thot vetes SHQIPTAR nuk ka interes qe te zihen shqiptaret me njeri tjetrin.

    Kini kujdes lereni serbin dhe grekun se ata asnjeher nuk na kan ndihmuar kemi fqinjesi shekullore dhe me serbin asnjeher nuk kemi shkuar, sa per grekun ata din te bejn dhe rolin e p*tanes

    behu ti tani me serbin dhe shko mbytja atit shqiptarit nga tetova??!!!!!!!

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Serbi dhe Greku e perorin fen per interesa kombetare
    Kurse disa segmente ne shqiperi e perdorin kombin per interesa fetare

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Lejome te mos pajtohem me ty ne kete rast!!
    Artikulli eshte shume me i thelle nga ç'do te dukej nga nje lexim i siperfaqshem. Shija e mire mund t ejete edhe ajo e helmit qe te çon ne vdekje dhe anasjelltas, shume pak ilaçe kane shije te mire!
    Deri dje, sipas fraksionit me radikal dhe nacionalist kosovar, armiqesia me serbet ishte kusht i domosdoshem per mbijetesen nga "asimilimi" serb, teze kjo qe sot, qendron ne kembe me pak se kurre......ne ç'do aspekt te jetes se kosovareve dhe shqiptareve maqedonas nga ana tjeter, gjallojne akoma atavizmat e perandorise osmane,si per nga menyra e jeteses praktike, po ashtu edhe per nga menyra e logjikimit!
    Provokimi ne kete rast, eshte legjitim, madje i domosdoshem!
    Eshte emblematik rasti i vellezerve Duka: kosovaret dhe maqedonasit, nuk nxorren as edhe nje ofshame per te treguar se tashme i perkasin botes se re.......vazhduan ne traditen e turpshme te heshtjes fajtore, ne linje me trendin "neootoman" qe hipotezon Ahmet Davutoglu!!
    Serbi na vrau e na preu, po, eshte kafshate qe s'kaperdihet!
    A kemi ne guxim dhe zemer te pranojme se ç'i kemi bere serbeve kur nen Perandorine Osmane patem mundesine te bejme te njejten gje?? Patjeter qe s'kemi guxim, perndryshe do te shikojme edhe serbet si njerez te forte e te eger, po aq sa edhe shqiptarete e ndoshta te provojme edhe respekt per nje popull kaq luftarak e te paepur!
    Pastaj, po te verejme trendin politik qe po sipermerr kleri dhe "ymeti" mysliman ne Kosove dhe Maqedoni, tezat e Myftarajt, duket shume bindese dhe madje largpamese!


    Une pajtohem me te: Ne jemi pasardhesit e Skenderbegut dhe kush turperohet nga kjo gje, nuk mund t'i thote vetes shqiptar!!
    Interesant, para se te futesha ne forume ,ndjenja e nje prag lufte boterore me kishte pushtuar mendjen dhe po perfytyroja se cilat do te ishin aleancat dhe ku do te mund te benin pjese vendet e ballaknit.Me keto mendime klikova ne forum dhe cuditerisht lufte gjeta.


    Nacionalizmi shqiptar nuk cilesohet te udhehiqet nga fjale te plakut te urte, por te kapadeiut me koburen ne brez dhe prasin ne gythee.Keto jane nje lloj specie qe nuk mund ti parashikosh.Megjithate , nese do ti referohemi historise, nacionalistet shqiptare me shume i jane pergjeruar armikut se sa vellait te nje gjaku.Nuk eshte cudi qe nje dite te ndejhen me serb se serbet, sic u ndjene me turq se turqit.


    Une pajtohem me te: Ne jemi pasardhesit e Skenderbegut dhe kush turperohet nga kjo gje, nuk mund t'i thote vetes shqiptar!!

    Ceshtja eshte se keto nuk fyhen pasi ndjehen ne te njeten kohe dhe bije te Skenderit dhe te sulltan Muratit.festat e tyre jane dita e ardhjes se sulltanit Muratit dhe Lidhja e Prizrenit, por jo Lidhja e Lezhes.Nje antikape te tille nuk ka shkence ta shpjegoje.Kapadehiu eshte i pa parashikueshem , te befason me sjelljen e tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 16-07-2011 më 10:03
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #65
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Deri dje, sipas fraksionit me radikal dhe nacionalist kosovar, armiqesia me serbet ishte kusht i domosdoshem per mbijetesen nga "asimilimi" serb, teze kjo qe sot, qendron ne kembe me pak se kurre......ne ç'do aspekt te jetes se kosovareve dhe shqiptareve maqedonas nga ana tjeter, gjallojne akoma atavizmat e perandorise osmane,si per nga menyra e jeteses praktike, po ashtu edhe per nga menyra e logjikimit!
    Ashtu si edhe me Chinon, bashkë kemi diskutuar në shumë tema dhe natyrshëm lind edhe respekti reciprok. Por po të huazoj shprehjen "Lejomë të mos pajtohem me ty".

    [QUOTE=jarigas;3160718]E para bën gabim që përmend fjalë të tipit : "krahu radikal nacionalist". Asgjëkundi ndër shqiptarët nuk ekziston "nacionalizmi radikal" (me përjashtim te ndonjë këngë rrepi.) Por si rrymë politike nuk ka ekzistuar kurrë.
    Gabimi tjetër është kur kalon nga "radikalizmi" tek "myslimanizmi". Në fshatrat e Kosovës edhe ka raste të "atavizmave otomane" (e kam fjalën për zakonet) por dihet që janë në zhdukje.
    Bregdeti shqiptar mbushet çdo vit nga "turistë" (siç i quan qeveria) nga Kosova. Vallë këta që dalin familjarisht me rroba plazhi na qënkan "me atavizma"?

    Për një pjesë të Maqedonisë jam dakort. Por për një pjesë ama.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    A kemi ne guxim dhe zemer te pranojme se ç'i kemi bere serbeve kur nen Perandorine Osmane patem mundesine te bejme te njejten gje??
    Kurse gabimi më i madh është barazimi që bën mes shqiptarëve-nizamë (pra të marrë me dhunë) dhe politikave çkombëtarizuese serbe.
    Në ushtrinë turke kishte edhe shqiptarë, edhe çerkezë edhe arabë edhe boshnjakë etj etj. Mos vallë të gjithë këto kombe TË DETYRUARA na qenkan fajtorë njësoj si serbët që i projektonin planet çkombëtarizuese dhe i realizonin po vetë me bekimin e Kishës.
    Për të dalë nga hullia e turkut, po hidhesh në hullinë e serbit.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Patjeter qe s'kemi guxim, perndryshe do te shikojme edhe serbet si njerez te forte e te eger, po aq sa edhe shqiptarete e ndoshta te provojme edhe respekt per nje popull kaq luftarak e te paepur!
    Mos bëj krahasime të tilla qesharake sinqerisht. Të krahasosh barbarinë me trimërinë. I ndan në mes Mali i Fisnikërisë.
    Kryengritësit shqiptarë kishin dy parime: Nuk preken civilët! Nuk preken robërit!
    Dhe këto i zbatonte shumë kohë para se të lindnin Kryqi i Kuq apo marrëveshjet ndërkombëtare....që nuk i zbaton kush.
    Kurse barabarizmi serb di vetëm të djegë fshatra dhe të masakrojë gra pleq e fëmijë. Kjo është "trimëri"? Unë për vete e quaj Barbari. Dhe kështu e quan çdo person i civilizuar.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Pastaj, po te verejme trendin politik qe po sipermerr kleri dhe "ymeti" mysliman ne Kosove dhe Maqedoni, tezat e Myftarajt, duket shume bindese dhe madje largpamese!
    Domethënë nga kampi turk në kampin serb? Bashkëpunimi kërkon dy pale thonë, Ç"thotë "trendi" serb? A është dakort të bashkëpunojë me Kosovën? Se me Shqipërinë nuk janë më shtete kufitare.
    -

  6. #66
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-04-2011
    Postime
    198
    Kastriot Myftaraj thërret për luftë serbo-katolike kundër shqiptarëve musliman ( ketu e kan qellimin vllezerit krishter nga feja )

    ja se qka mendojn per shqiptart krishteret,

    ketu e kan qellimin, ashtu edhe LASKUCI ka mendu, edhe klysht e tyre, mi masakru shqiptart

    mos e lypni te keqen se ekeqja jugjen

    lypeni te mirren e inshalla e mirra ju gjen.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Bregdeti shqiptar mbushet çdo vit nga "turistë" (siç i quan qeveria) nga Kosova. Vallë këta që dalin familjarisht me rroba plazhi na qënkan "me atavizma"?
    Jo me vella se nuk zhvishen, por futen me kemishe dhe me shami.
    http://www.forumikatolik.net/showthr...t=8050&page=10
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 16-07-2011 më 11:02
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  8. #68
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Ashtu si edhe me Chinon, bashkë kemi diskutuar në shumë tema dhe natyrshëm lind edhe respekti reciprok. Por po të huazoj shprehjen "Lejomë të mos pajtohem me ty".

    E para bën gabim që përmend fjalë të tipit : "krahu radikal nacionalist". Asgjëkundi ndër shqiptarët nuk ekziston "nacionalizmi radikal" (me përjashtim te ndonjë këngë rrepi.) Por si rrymë politike nuk ka ekzistuar kurrë.
    Me te njejtin respekt, te pergjigjem se ndoshta ka nje keqkuptim te asaj qe kam shkruar! Kur them "fraksioni me radikal dhe nacionalist kosovar", padyshim se nuk kam parasysh Kosoven e viteve te fundit, por nje pjese te gjate te historise se pergjakur nga armiqesia mes shqiptareve dhe serbeve!! Per sa i perket nacionalizmit radikal nder shqiptare, çfare mendon ti se eshte urrejtja e pakufi me te cilen jemi ushqyer qe ne djep, ndaj fqinjeve tane??!!Pjesa derrmuese e shqiptareve jane nacionaliste dhe radikale ne kete ndjenje!!
    Gabimi tjetër është kur kalon nga "radikalizmi" tek "myslimanizmi". Në fshatrat e Kosovës edhe ka raste të "atavizmave otomane" (e kam fjalën për zakonet) por dihet që janë në zhdukje.
    Ti thua se e kam gabim dhe merr si shembull fshatrat e Kosoves, ndersa une te sjell si kundershembul qytetet e Shqiperise se mesme, me ne krye Kavajen, Peqinin, Elbasanin, etj...per te mos folur pastaj per fshatrat!!
    Bregdeti shqiptar mbushet çdo vit nga "turistë" (siç i quan qeveria) nga Kosova. Vallë këta që dalin familjarisht me rroba plazhi na qënkan "me atavizma"?
    Te shkosh ne plazh dhe pastaj te falesh ne xhamine e sulltan Mehmetit, ky eshte mister i thelle pastaj.....
    Për një pjesë të Maqedonisë jam dakort. Por për një pjesë ama.
    Po edhe une fola per "fraksion", pra per nje pjese jote madhe, por shume te rrezikshme!!
    Kurse gabimi më i madh është barazimi që bën mes shqiptarëve-nizamë (pra të marrë me dhunë) dhe politikave çkombëtarizuese serbe.
    Në ushtrinë turke kishte edhe shqiptarë, edhe çerkezë edhe arabë edhe boshnjakë etj etj.
    Jo,jo....nuk flitet per ushtaret mish per top, por per pashallaret shqiptare te vilajeteve, qe ua kane luajtur fene, si serbeve, po ashtu edhe grekerve!! Pastaj, nese duam te mbyllim syte dhe te enderrojme se ne shqiptaret jemi engjujt e Ballkanit dhe serbet e grekerit, djajte, kjo eshte tjeter mesele...!
    Mos vallë të gjithë këto kombe TË DETYRUARA na qenkan fajtorë njësoj si serbët që i projektonin planet çkombëtarizuese dhe i realizonin po vetë me bekimin e Kishës.
    Për të dalë nga hullia e turkut, po hidhesh në hullinë e serbit.
    Absolutisht jo!! Une preferoj hulline e shqiptarit!!
    Por, i dashur Kavir, duhen degjuar te dyja kembanat, pa te gjykojme: A e ke provuar ndonjehere te shohesh situaten nga kendveshtrimi i serbeve apo grekerve?? Kuptome drejt: nuk justifikoj asgje, por po te ishe serb apo grek, ti si do ta gjykoje nje shqiptar??!!
    Mos bëj krahasime të tilla qesharake sinqerisht. Të krahasosh barbarinë me trimërinë. I ndan në mes Mali i Fisnikërisë.
    Eposi i Mujit dhe Halilit, nuk flet per barbare dhe bisha, por per trima te paepur!!
    Barbarizmat kunder shqiptareve nuk i beri populli serb, po ashtu sikur edhe barbarizmat kunder çifuteve nuk i beri populli gjerman apo ato kunder armeneve, nuk i beri populli turk!!Stalini sterminoi miliona ruse e duhet te themi se gjeorgjianet jane barbare??!
    Ajo qe po perpiqem te them, se ne ushqimin e ndjenjave armiqesore midis popujve fqinje, perfitojne vetem bishat, jo popujt ne fjale!!
    Kryengritësit shqiptarë kishin dy parime: Nuk preken civilët! Nuk preken robërit!
    Perrallat jane te bukura Kavir!! Legjenden e Shqiptarit Fisnik, e kam pare te copetuar kur bashkeqytetaret e mij u dilnin pepara neper pyjet e Greqise bashkeqytetareve te tyre dhe i poshteronin ne te gjitha menyrat me çnjerezore qe mund te imagjinohen, kur perdhunonin femrat greke, kur nxirrnin ne mase motrat e tyre neper rruget e Italise, kur vrisnin vellezerit e tyre ne Zvicer e gjermani per nje grusht droge, per te mos iu futur pastaj historise se larget, nen Perandorine OSmane!! Shqiptarin e bente fisnik besa, kanuni,shembellimi ne Gjergj Kastriotin!! Njehere qe humbem keto, humbem edhe "fisnikerine"!!
    Dhe këto i zbatonte shumë kohë para se të lindnin Kryqi i Kuq apo marrëveshjet ndërkombëtare....që nuk i zbaton kush.
    Po pra,kur kishim Kanunin e Lekes, para se te perqafonim çallmen e sulltanit mysliman!!
    Kurse barabarizmi serb di vetëm të djegë fshatra dhe të masakrojë gra pleq e fëmijë. Kjo është "trimëri"? Unë për vete e quaj Barbari. Dhe kështu e quan çdo person i civilizuar.
    Padyshim se eshte barbari!! Pa me te voglen lekundje, nje njeri i civilizuar e denon pa meshire nje akt te tille!! Problemi lind kur ti apo une, veme shenjen e barazimit midis serb=barbar dhe shqiptar=fisnik!! Nuk besoj se nje prind serb do te ishte ne gjendje te digjte nje shtepi me femije brenda, apo nje nene serbe do te lejonte qe para syve te saj te perdhunohej nje vajze, e cilesdo etnie qofte!!
    Nese do te gjykoheshin popujt per nga sasia e barbarizmave qe kane shkaktuar ushtrite e tyre te udhehequra nga prijes gjakatare, atehere une vertet nuk e di se cili popull ne bote do te meritonte te jetonte....!
    Domethënë nga kampi turk në kampin serb? Bashkëpunimi kërkon dy pale thonë, Ç"thotë "trendi" serb? A është dakort të bashkëpunojë me Kosovën? Se me Shqipërinë nuk janë më shtete kufitare.
    Pikerish kete ben edhe Myftaraj ne artikullin e tij: i kerkon ideologut serb te "urrejtjes ndaj shqiptareve" qe te ndalet dhe te reflektoje pakez se cila eshte e mira per dy popujt tane; te vazhdojme te urrehemi apo t'i hapim rrugen nje miqesie dhe aleance reciproke(edhe pse eshte teper e veshtire)!!
    Duhet te kuptojme ne shqiptaret(myslimanet radikale per me teper) se, duam apo nuk duam, serbet dhe greket i kemi fqinje, ndersa turkun jo!!
    Kur ti me flet per kampin "serb", vetvetiu shpreh ndjenjen e inferioritetit ndaj serbit!! Pse te mos flasim per nej kamp shqiptar??!!Reflekto pakez, ndoshta sepse ne i perkasim akoma "kampit" turk??!!
    Per sa i perket "trendit" serb, une nuk kam dijeni, por medoj se ne kete rast, eshte jetike per ne urtesia e Krishtit: Ati im fali ata, pasi nuk dine se ç'bejne!! Ai qe fal, tregon epersine e vet dhe mund t'i imponohet frikacakut, falja eshte e Zotit!! Ka ardhur koha qe shqiptaret t'i kthehen Zotit dhe me kete nuk nenkuptoj fene, per Shqiptarin eshte Shqiptaria!!
    Gjithe te mirat!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 16-07-2011 më 11:19
    Jarigas

  9. #69
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Per sa i perket nacionalizmit radikal nder shqiptare, çfare mendon ti se eshte urrejtja e pakufi me te cilen jemi ushqyer qe ne djep, ndaj fqinjeve tane??!!Pjesa derrmuese e shqiptareve jane nacionaliste dhe radikale ne kete ndjenje!!
    Pse, mos duhet të ushqejmë dashuri dhe "keqardhje" për ata që të kanë masakruar familjen?
    Edhe Krishti që thoshte "Duaje armikun tënd", u nxeh njëherë dhe mori kamxhikun.
    Ah, unë jam dakort për falje. Por ta kërkojnë njëherë këtë faljen, dhe ta tregojnë me fakte pendimin.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Ti thua se e kam gabim dhe merr si shembull fshatrat e Kosoves, ndersa une te sjell si kundershembul qytetet e Shqiperise se mesme, me ne krye Kavajen, Peqinin, Elbasanin, etj...per te mos folur pastaj per fshatrat!!
    Do flasim për nacionalizmin apo për myslimanizmin.
    Ndaji temat. Edhe ato zona që përmende në zhdukje janë se pleqtë e plakat i ke nëpër xhamira, se të rinjtë i ke ne diskoteka.


    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Jo,jo....nuk flitet per ushtaret mish per top, por per pashallaret shqiptare te vilajeteve, qe ua kane luajtur fene, si serbeve, po ashtu edhe grekerve!! Pastaj, nese duam te mbyllim syte dhe te enderrojme se ne shqiptaret jemi engjujt e Ballkanit dhe serbet e grekerit, djajte, kjo eshte tjeter mesele...!
    Pse nuk ka patur pashallarë sllavë e grekë? Po krushqira me sulltanin kush ka bërë?
    Ata pashallarë, si shumë pashallarë me kombësi të tjera, kanë luftuar për Sulltanin, e para. Dhe nuk janë parë KURRË si Heronj në Shqipëri.
    Sikur edhe Slloboja, Ratkoja apo Arkani të mos shiheshin si Heronj në Serbi, do ta pranoja me gjithë qejf barazimin.
    Nuk barazohen krimet e individëve...me adhurimin popullor të kriminelëve. I pari është krim personal, i dyti është krim kolektiv.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Por, i dashur Kavir, duhen degjuar te dyja kembanat, pa te gjykojme: A e ke provuar ndonjehere te shohesh situaten nga kendveshtrimi i serbeve apo grekerve?? Kuptome drejt: nuk justifikoj asgje, por po te ishe serb apo grek, ti si do ta gjykoje nje shqiptar??!!
    Nuk mund të flas me siguri, por shpresoj të mos isha adhurues kriminelësh. Gjithsesi unë nuk gjykoj në prizmin "shqiptar" por Objektiv. Po të gjykoja
    sipas këndvështrimit grek-serb do i konsideroja edhe unë heronj ata pashallarët që kanë luftuar për Sulltanin kundër serbëve dhe grekëve.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Eposi i Mujit dhe Halilit, nuk flet per barbare dhe bisha, por per trima te paepur!!
    Barbarizmat kunder shqiptareve nuk i beri populli serb, po ashtu sikur edhe barbarizmat kunder çifuteve nuk i beri populli gjerman apo ato kunder armeneve, nuk i beri populli turk!!Stalini sterminoi miliona ruse e duhet te themi se gjeorgjianet jane barbare??!
    Hitleri nuk është hero në Gjermani. Nuk e di për gjeorgjianët.
    Unë di fort mirë të dalloj përgjegjësitë personale nga përgjegjësitë kolektive Unë di të bëj fort mirë edhe diferencimin grek-serb. Grekët si kolektiv, kanë të vetat, por deri tek serbët nuk kanë arritur. Të jemi realistë agresiviteti serb është në masë. Nuk është thjesht "individual".
    Psh ata manifestuesit me flamurë vorio-epiriotë ushqehen me atë punë. Nuk kanë gjetur punë tjetër dhe tundin flamurët. Hiqu pensionët nuk ndihen më ata.
    Kurse turmat histerike serbe janë ca më agresive mendoj unë.


    Sa për Mujin e Halilin, temë tjetër. Shkove shumë thellë dhe shumë larg. Mos ta diskutojmë se po të bëjmë ca krahasime afër apo larg (gjeografikisht dhe historikisht) më beso që do dalin rezultate të tjera. Sinqerisht, ta them sepse e kam rrahur sadopak.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Ajo qe po perpiqem te them, se ne ushqimin e ndjenjave armiqesore midis popujve fqinje, perfitojne vetem bishat, jo popujt ne fjale!!
    E pra, ata popuj që adhurojnë bishat, kanë vuajtjet e tyre...por edhe përgjegjësitë e tyre.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Perrallat jane te bukura Kavir!! Legjenden e Shqiptarit Fisnik, e kam pare te copetuar kur bashkeqytetaret e mij u dilnin pepara neper pyjet e Greqise bashkeqytetareve te tyre dhe i poshteronin ne te gjitha menyrat me çnjerezore qe mund te imagjinohen, kur perdhunonin femrat greke, kur nxirrnin ne mase motrat e tyre neper rruget e Italise, kur vrisnin vellezerit e tyre ne Zvicer e gjermani per nje grusht droge, per te mos iu futur pastaj historise se larget, nen Perandorine OSmane!! Shqiptarin e bente fisnik besa, kanuni,shembellimi ne Gjergj Kastriotin!! Njehere qe humbem keto, humbem edhe "fisnikerine"!!
    Përsëri ngatërron individin me kolektivin. Pyll pa derra s'ka. Po jo kudo Derri është Hero.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Po pra,kur kishim Kanunin e Lekes, para se te perqafonim çallmen e sulltanit mysliman!!
    Lëre fenë. Po t'i hyjmë krahasimit të feve, sërisht më beso që nuk dihet se kush del i humbur. Gjithsesi, megjithëse feja ka luajtur dikur rol, sot nuk luan më.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Nuk besoj se nje prind serb do te ishte ne gjendje te digjte nje shtepi me femije brenda, apo nje nene serbe do te lejonte qe para syve te saj te perdhunohej nje vajze, e cilesdo etnie qofte!!
    Pse të gjithë ata serbë të forcave ushtarake, paramilitare dhe speciale paskan qenë ose beqarë ose marsianë?
    Çdo njeri është i aftë të bëjë masakra dhe barbarizma. Ndryshimi është se ca FRENOHEN dhe ca TËRBOHEN. Serbët nuk janë frenuar hiç se kështu flasin veprat.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Nese do te gjykoheshin popujt per nga sasia e barbarizmave qe kane shkaktuar ushtrite e tyre te udhehequra nga prijes gjakatare, atehere une vertet nuk e di se cili popull ne bote do te meritonte te jetonte....!
    Dolëm tek parimi "Kush është pa faj të qesë gurin". Domethënë nuk ekzistoka fare relativiteti? Nuk pajtohem me ty. Relativiteti kohë-hapësirë ekziston kudo dhe kurdo.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Pikerish kete ben edhe Myftaraj ne artikullin e tij: i kerkon ideologut serb te "urrejtjes ndaj shqiptareve" qe te ndalet dhe te reflektoje pakez se cila eshte e mira per dy popujt tane; te vazhdojme te urrehemi apo t'i hapim rrugen nje miqesie dhe aleance reciproke(edhe pse eshte teper e veshtire)!!
    Po të ndjekim këtë logjikë...pse duhet të bëhemi me serbin dhe të urrehemi me turkun? Le ta duam edhe serbin, edhe turkun.
    Biem rehat apo jo? Miq me të gjithë. Ku ka më mirë?
    Mik bëhesh me atë që të do të mirën, kështu e di unë,
    A na e do të mirën serbi?



    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Kur ti me flet per kampin "serb", vetvetiu shpreh ndjenjen e inferioritetit ndaj serbit!! Pse te mos flasim per nej kamp shqiptar??!!Reflekto pakez, ndoshta sepse ne i perkasim akoma "kampit" turk??!!
    Jo, jo. Ti përmend miqësi me serbët. Unë nuk po përmend miqësi me turqit.
    Nuk flas për kamp shqiptar sepse nuk ka një të tillë. "Kampi shqiptar" ekziston vetëm si llafollogji.

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Per sa i perket "trendit" serb, une nuk kam dijeni, por medoj se ne kete rast, eshte jetike per ne urtesia e Krishtit: Ati im fali ata, pasi nuk dine se ç'bejne!! Ai qe fal, tregon epersine e vet dhe mund t'i imponohet frikacakut, falja eshte e Zotit!! Ka ardhur koha qe shqiptaret t'i kthehen Zotit dhe me kete nuk nenkuptoj fene, per Shqiptarin eshte Shqiptaria!!
    Gjithe te mirat!!
    Do isha shumë kurioz, meqenëse përmende Krishtin, pse mori në dorë kamzhikun për të përzenë farisenjtë? Pse nuk u lut që t'i falte Zoti?
    E shikon që edhe Krishti e ka njohur Relativitetin?

    Ushtarët që nuk dinin çfarë bënin i fali. Por farisenjtë që e dinin se çfarë bënin i kamzhikoi.
    Përshëndetje reciproke.
    -

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    C'esht kjo frik e madhe qe po na vjen nga turqia kur greku po kerkon tokat shqiptare, kur serbi akoma nuk ka kerkuar falje per demet dhe vazhdon me kokfortesi ne te tijen.

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •