Basha: Fitorja jonë e ligjshme, e ardhmja e qytetit nis marshin
TIRANË- Fituesi i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi gjatë paradites kërkesën e PS-së për të shpallur të pavlefshëm vendimin e KQZ-së, nga Selia Blu deklaroi se fitorja e tij ishte e ligjshme, pasi qytetarët besuan në projektin e ‘Aleanca për Qytetarit' për Tiranën.
“Është një gëzim i ligjshëm, sepse kemi korrur një fitore të ligjshme, një fitore të ndershme, një fitore që është shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve të Tiranës, që besuan në shumicë, në programin tonë, në projektin tonë për një Tiranë europiane e mbi të gjitha në seriozitetin tonë, për ta vënë në jetë këtë sipërmarrje të madhe që Tirana jonë e dashur ka kohë që e meriton dhe ka kohë që e pret!”,- deklaroi Basha.
Duke falenderuar qytetarët që e votuan, kreu i ri i Bashkisë së Tiranës nënvizoi se mbështetja ishte e madhe pasi kryeqyteti është i të gjithëve, ndërkohë që vlerësoi se ishte pikërisht dashuria për Tiranës që arritën ta nxirrnin nga politika konfliktuale.
“Qytetarët e Tiranës që besuan në shumicë, në programin e tij, në projektin për Tiranën evropiane, në seriozitetin për ta vënë në jetë këtë sipermarrje të madhe, që Tirana ka kohë që e pret. Tirana jonë na bëri ne, që ne ta nxjerrim nga udhëkryqy hallëmadh ku një lloj politike konfliktuale e kishte pushtuar prej kohësh”- nënvizoi Basha.
Ndërkohë fituesi i Bashkisë së Tiranës u shpreh se si asnjëherë tjetër qytetarët nuk kanë pasur pushtet. Sipas Bashës zëri i qytetarëve u dëgjua dhe kjo do të vijojë edhe në Bashki gjatë gjithë mandatit tij.
“Qytetarët kanë pasur pushtet si asnjëherë më parë gjatë kësaj fushate dhe do vazhdojnë ta kenë atë edhe në Bashkinë e Tiranës. Zëri i çdo qytetari u dëgjua në procesin zgjedhor dhe zëri i çdo qytetari do të dëgjohet edhe në Bashki”,- tha Basha.
Duke premtuar se do të mbajë premtimet e bërë gjatë fushatës, Basha premtoi se do të punojë dhe realizojë cdo premtim në të mirë të qytetit dhe të gjithë qytetarëve pa dallim partiak.
“Unë do të angazhohem me mish e me shpirt për t’i mbajtur premtimet e mia dhe do të bëj gjithçka mundem për ta bërë qytetin tonë më të mirë, jo vetëm për mbështetësit e mi, po për të gjithë bashkëqytetarët e mi. Tani puna fillon. “Ju jeni të parët. Tirana është e para” nuk është më vetëm një slogan dhe e ardhmja e qytetit tonë ka nisur marshin e saj”,- premtoi fituesi i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
(e.m/BalkanWeb)
Rama: Drejtësia kapitulloi, opozita aksion popullor
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama reagoi sot për vendimin e Kolegjit, i cili rrëzoi gjatë paradites kërkesën e PS-së për të shpallur të pavlefshëm vendimin e KQZ-së. Sipas kreut të PS Kolegji Zgjedhor nxorri humbësin fitues.
Rama shtoi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor tregon kapitullimin e drejtësisë, pasi shpalli humbësin fitues.
"Sot fjalët tona janë të tepërta, sepse Kolegji Zgjedhor vulosi një grabitje të dhunshme ditën për diell dhe sy për sy, përpara një populli të tërë, nxori humbësin fitues, duke bërë qorrin e shurdhin si në çdo regjim pa drejtësi. Sot fjalët tona janë të tepërta, sepse të gjithë e dinë të vërtetën e zgjedhjeve në Tiranë, edhe qytetarët, edhe gazetarët, edhe ndërkombëtarët, edhe gjyqtarët, edhe kusarët. Sot fjalët tona janë të tepërta,sepse akti i Kolegjit Zgjedhor flet më shumë se çdo fjalë për kapitullimin pa kushte të drejtësisë, nën trysninë e një pushteti kusarësh e matrapazësh, që i lejojnë vetes çdo gjë dhe nuk ndëshkohen për asgjë", - deklaroi Rama.
Ndërkohë lideri i opozitës bëri publike lëvizjen e mëtejshme të socialistëve, duke pohuar në fund të deklaratës së tij se Partia Socialiste do t’i rikthehet aksionit popullor.
“Sot fjalët e çdo shqiptari që nuk vjedh janë të tepërta, sepse sot çdo hajdut ka të drejtë ta festojë lajmin që vjedhjen në Shqipëri, ligji mund ta dënojë sa të dojë, po gjykata mund ta lejojë kur të dojë. Sot fjalët janë të tepërta, sepse drejtësia në Shqipëri ka vdekur. Ndërsa opozita do të flasë me një aksion të madh popullor për të ringjallur drejtësinë dhe shpëtuar Shqipërinë nga pengmarrësit e saj.Sot, fjalët e çdo shqiptari që nuk vjedh janë të tepërta, sepse sot çdo hajdut ka të drejtë ta festojë lajmin që vjedhjen në Shqipëri, ligji mund ta dënojë sa të dojë, po gjykata mund ta lejojë kur të dojë. Sot fjalët janë të tepërta, sepse drejtësia në Shqipëri ka vdekur. Ndërsa opozita do të flasë me një aksion të madh popullor për të ringjallur drejtësinë dhe shpëtuar Shqipërinë nga pengmarrësit e saj", - theksoi Rama.
(e.m/BalkanWeb)
Vjedhje, vjedhje ashiqare....harram....harram e paçi.![]()
![]()
-
Urime Bashes.Ishalla i mban premtimet.Do ta kete te veshtire shume sepse Rama e ka shkaterruar qytetin.Sa per deklaratate e humbesit mos u shqetesoni,Ai kurre nuk do ta pranonte rezultatin.
The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway
POLITIKË
Zoti Rama, për hajdut je i pari, për i drejtë je si drapri
09-07-2011 / Ilir Nikolla
Me ardhjen e Edi Ramës në bashkinë e Tiranës u themelua institucioni i vjedhjes së organizuar të zgjedhjeve dhe raportet e ODIHR-it e vërtetuan 3 herë rresht grabitjen e mandatit. Përveç hajdutërisë elektorale, Edi Rama konfirmohet “i drejtë si drapri”, pasi konsiderohet si themelues i korrupsionit zyrtar, me qehajajtë që shpërndante tek bizneset e vogla, me rrjetin e klientëve që u fali industrinë e ndërtimit si dhe me akordimin e imunitetit politik në 2009, nga tmerri se drejtësia do t’i çonte - siç e meritojnë - tek qelitë e paraburgimit
Dinjiteti në pranimin e humbjes ishte shpresa e fundit që shqiptarëve t;u ofrohej një lider opozite i denjë për t’u marrë në konsideratë edhe në një raund tjetër zgjedhor. Por Edi Rama e shkërmoqi këtë shpresë, duke konfirmuar vëzhguesit që lajmëronin se Edi Rama s’ishte politikan e se në tejzgjatjen e procesit zgjedhor s’kishte halle elektorale, por mirëfilli përpjekje për t’i shpëtuar një hetimi penal. Me të madhe, Edi Rama sokëlliu dje për hajdutëri, duke akuzuar që nga votuesi i fundit në Qytetin e Nxënësve e deri tek 8 gjyqtarët që sipas shortit drejtonin trupat zgjedhore që thirreshin në detyrë pas pehlivanllëqeve të PS-së. Por për hajdutëri Edi Rama s’mund të flasë, pasi ai është i thirrur kudo, qoftë tek vjedhjet elektorale, qoftë tek futja e dorës tek paratë e qytetarëve. S’mund të harrohen masakrat elektorale të viteve 2000 e 2003, kur Edvini thirri që nga SHBA-ja arkitektët e vjedhjeve elektorale, mohimi i të drejtës së votimit në të dyja këto raunde zgjedhore themeluan mendësinë e së majtës në Shqipëri për të gjetur marifetin e fitoreve në tavolinë e jo në kutitë e votimit. Raportet e ODIHR-it për të dyja zgjedhjet evidentojnë Edi Ramën si hajdutin e parë e më të madhin të zgjedhjeve. Por historiku i njeriut që bërtiti dje “Drejtësia vdiq” është edhe më i pasur, kur vjen puna për të analizuar menaxhimin që ai u ka bërë parave të taksapaguesve. Që më 1998, ai u shpall si themeluesi i korrupsionit shtetëror teksa devijoi miliona euro fonde për qëllime të karrierës personale, siç ishin ato të fasadave e më vonë, kjo skemë u shndërrua dhe u lexua edhe nga ndërkombëtarët si një themelim i korrupsionit zyrtar në Shqipëri, kur me marrjen e drejtimit të bashkisë së Tiranës, menaxhimi i miliona eurove u kthye në një plan shpërndarjeje për një listë klientësh, të cilët më vonë do të shndërroheshin në bërthamën që mori “në dorëzim” edhe Partinë Socialiste. Një agjenci e specializuar raportoi për rreth 600 milionë euro fitime që kryebashkiaku dhe rrethi i tij siguroi veç nga përqendrimi i lejeve të ndërtimit, ndërkohë që fitimet për të ishin edhe më të mëdha e dëmet për kryeqytetin të pallogaritshme, kur arrit të merreshin vendime që bllokonin industrinë e ndërtimit në kryeqytet apo ndalonin zgjerimin e tij në hapësira urbane të reja. Ky korrupsion zyrtar e shndërroi Edi Ramën në shpërdoruesin më të madh të fondeve publike në Tiranë, ndërkohë që kryeqytetin e renditi në vendet e fundit për sa i përket mundësisë së të kryerit biznes, e rrjedhimisht edhe të hapjes së vendeve të reja të punës. Por përveç primatit të hajdutërisë, ish-kryebashkiaku i Tiranës mban edhe primatin e pabarazisë. Kurrë më shumë sesa këto 11 vjet, Tirana s’ka qenë një qytet kaq i pabarabartë, ku taksidarët e bashkisë bëjnë çmos për mbylljen e bizneseve të vogla që s’janë të rregullta në pagimin e rentës, ku prishen pasivisht banesat e romëve apo të të tjerëve që pengojnë ndërtimet e klientelës e ku një grup i vogël njerëzish, që vinin gjerësisht nga malavita ishin shqetësimi kryesor i kryebashkiakut, në fillim për akordimin e bizneseve e të lejeve të ndërtimit, e më pas edhe akordimi i imunitetit politik, në mënyrë që të shpëtohen nga një hetim i drejtësisë. Edi Rama mban jo vetëm primatin e hajdutërisë publike, por edhe atë të të drejtit si drapri, si një simbol i pabarazisë. Në këtë kuptim, me të vërtetë, tek ne drejtësia funksionon në mënyrë të çalë. Do të kishim drejtësi të plotë e të mëkëmbur, veç atëherë kur ish-bashkiaku i Tiranës do të ishte bujtës në një qeli të 313-s e do të jepte llogari para një trupe gjyqësore për të dyja këto “kredenciale” të tijat
55
.
Tja leme kohes kush do te jete Lul Basha,sepse me pallavra arrijme ne Stamboll........
une qe tani e shoh ndryshimin qe ka bere basha per tiranen hallall i qofte jane ndertu pallate dhe lokale tejet luksoze tamam te na ket zili europa
respekte bashes
JO SEKS PARA MARTESE
Krijoni Kontakt