Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 142
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Kolegji Zgjedhor: Ankesat e PS të pavlefshme, Lulzim Basha fitues i garës

    TIRANE- Rezultati final për Tiranën do të duhet sërish të presë përfundimin e betejës ligjore në Kolegjin Zgjedhor. Në ora 10:00, trupa gjyqësore e Kolegjit nisi shqyrtimin e kërkesë-padisë së re të paraqitur nga Partia Socialiste, ku pas rrëzimit të dy ankimimeve të para, këtë herë socialistët kërkojnë gjykimin në themel të çështjes që lidhet me fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara. Për më shumë se 4 orë trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor ka dëgjuar pretendimet e palëve në proces, atë të Partisë Socialiste, Komisionit Qendror Zgjedhor dhe Partisë Demokratike si palë e interesuar. Gjate gjithe dites Kolegji Zgjedhor është tërhequr 3 herë ndersa u parashikuan qe vendimi te jepej ne oren 19:30 minuta te pasdites, vendim qe vonoi dhe disa ore. Kolegji u shpreh ne mesnate me vendimin qe la te hapur garen per Tiranen. Anetaret e Kolegjit Zgjedhor i kerkojne KQZ qe te numeroje te gjitha fletet e kontestuara ne kutite e te gjitha qendrave te votimit te Tiranes, ndersa rrezoi pretendimin e PS per 117 kutite ne te cilat KQZ numeroi disa dite me pare fletet e kontestuara.

    KOLEGJI ZGJEDHOR URDHERON KQZ TE HAPE KUTITE E TE GJITHA QENDRAVE TE VOTIMIT
    Ora 23: 50-Kolegji Zgjedhor eshte shprehur ne mesnate per kerkese padite e PS. Ne vendimin e marre sot ne mbremje u vendos qe te pranohet pjeserisht kerkese padia e PS. Keshtu Kolegji vendos qe te hapen mbi 300 kuti te disa KZAZ-ve ne Tirane per te numeruar flete te konstuara ne to. Kolegji shprehet se pasi te numerohen keto flete te kontestuara, rezultati per to ti shtohet shumatoresh aktuale qe ka KQZ dhe me pas te realizohet tabela permbledhese per Tiranen. Nderkohe Kolegji ka rrezuar kerkesen e PS per 117 kuti votimit qe numeroi KQZ per flete te kontestuara me argumentimin per mos akordim shifrash. Keshtu nga 485 kuti votimi qe jane gjithsej per Tiranen, 117 jane hapur dhe numeruar fletet e kontestuara, KQZ-se sipas vendimit te Kolegjit do ti duhet te numeroje dhe 368 kuti te tjere per fletet e gabuara.
    Kryerelatorja Dhurata Haveri lexoi sot kete vendim. "Kolegji Zgjedhor në bazë të nenit 153 në përfundimit të shqyrtimit gjyqësor vendosi: pranimin e pjessshëm të kërkesës së paditësit Partia Socialiste e Shqipërisë; anullimin e vendimit 827 të KQZ-së për pikat 2 dhe 3 ku bëhet fjalë për rrëzimin e kërkesës ankimore numër 161 dhe 162 të subjektit PS. Anulimin e vendimit nr.703 të KQZ dhe vendimin 711 datë 23/5 2011 te KQZ.

    Urdhërimin e palës së paditur KQZ të hapë, rinumëroje dhe rivlerësojë votat e kontestuara në kutitë e pahapura të materialeve zgjedhore për Bashkinë Tiranë në 386 QV për kryetarin e Bashksië Tiranë, Këshillin e Bashkisë Tiranë, Kryetarin e Njësisë Bashkiake dhe këshillin e njësisë bashkiake për votat që nuk janë hedhur në kutitë respektive të së njëjtës qëndër votimi dhe mbi bazën e tyre të shpallë tabelat përmbledhëse për rezultatin e Bashkisë Tiranë".

    Ky vendim i Kolegjit Zgjedhor lë ende të hapur garën për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Per te mesuar emrin e ri te kreut te Bashkise se Tiranes, nese eshte Basha apo Rama do te duhen dhe shume dite.


    b.w
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ne tirane kane ngele te gjithe koq.et.
    u be 1 muaj dhe nuk jane te afte te numerojne votat.

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    E keni ndegjuar kengen "The show must go on"?

    KORCE- Ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth përshëndeti sot vendimin e Kolegjit Zgjedhor duke e konsideruar një vendim të mirë i cili jep “mundësinë për të rishqyrtuar të gjitha votat e qytetarëve në mënyrë të njëtratshme dhe të barabartë".

    Deklarata e ambasadorit të OSBE-së është bërë për gazetarët pas një takimi me krerët lokalë në bashkinë e Korçës.

    "Kolegji Zgjedhor mori vendimin për rishqyrtimin edhe një herë të përmbajtjes së kutive. Mendoj që është një vendim i mirë për të rishqyrtuar dhe trajtuar në mënyrë të njëjtë të gjitha votat e hedhura nga qytetarët. Mendoj se është një shqyrtim i barabartë dhe i njëtrajtshëm i të gjithë votave të hedhura nga qytetarët për të parë se cili ishte vullneti i qytetarëve në ditën e votimit, 8 maj."- deklaroi ambasadori Wollfarth.

    Deklarata vjen vetëm pak orë pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi hapjen e të gjitha kutive të Tiranës për kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit, duke pranuar pjesërisht ankesën e PS-së.

    Të hënën në mesnatë, trupa e Kolegjit vendosi që të urdhërojë KQZ-në për të numëruar fletët e kontestuara, të hedhura gabimisht në kutitë e tjera. Kolegji rrëzoi vendimin e KQZ-së për shpalljen e kandidatit demokrat Lulzim Basha si kryetar bashkie, duke kërkuar rinumërimin e fletëve të kontestuara. Emri i ri i kreut të bashkisë së Tiranës do të mësohet vetem pas numërimit të 1472 kutive të votimit.

    Burimi - BWeb

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Vendimi i Kolegjit, fiton numërimi i çdo vote

    Opinione,"Panorama"

    Martë, Qershor 14th, 2011
    SAMI NEZA

    Kolegji Zgjedhor la të hapur garën mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, pasi kërkoi mbrëmë që votat e kontestuara apo të hedhura gabimisht edhe në kutitë e pahapura tashmë të Tiranës, të numërohen dhe t’i bashkëngjiten rezultatit që kohë më parë u shpall nga KQZ-ja dhe fitues ishte Lulzim Basha, me 81 vota përpara. Vendimi i mbrëmshëm nuk finalizon procesin e numërimit të votave, por kërkon vijimin e numërimit të çdo vote të hedhur për kandidatët, pavarësisht kutisë ndërsa ia ka dalë me elegancë të rrëzojë një ankesë të PS-së që lidhej me kredibilitetit e zgjedhjeve dhe që kishte të bënte me mospërputhje të numrit të votuesve me atë të votave.
    Kolegji Zgjedhor nuk ka atakuar në princip apo cilësi Vendimin 709 të KQZ-së, por e ka relativizuar atë në sasi, duke “zgjeruar” kapacitetet përthithëse të këtij vendimi edhe ndaj votave të tjera që mund të ndodhen në 368 kuti që nuk ishin hapur për disa shkaqe, si: mungesa e kërkesës për hapjen e këtyre kutive, nuk kishte njoftime në procesverbale për praninë e votave të kontestuara, KQZ nuk arriti kuorumin për të vijuar me hedhjen në rezultat të votave të tjera të kontestuara.
    Pra, deri tani Kolegji Zgjedhor veçse ka kërkuar që t’i shkohet deri në fund procedurës së numërimit të votave të hedhura gabim për të gjitha kutitë e për të gjitha rastet. Pra, është pranuar pjesërisht një pjesë e kërkesës së PS-së, por nëpërmjet procedurës që përmbush këtë kërkesë të PS-së është përforcuar edhe më tej parimi i theksuar nga PD se çdo votë duhet të numërohet dhe është rrëzuar përfundimisht pretendimi i PS-së se votat e hedhura gabim janë vota të pavlefshme. Më tej, vendimet e Kolegjit nuk kanë atakuar asnjë procedurë të numërimit të votave qoftë nga administrata e niveleve të ulëta zgjedhore, qoftë nga KQZ-ja, duke shënuar një vlerësim të lartë për të gjithë procesin e zgjedhjeve në vend. Me këtë rast, e tërë balta që është hedhur mbi Gjykatën Zgjedhore dhe mbi procesin e numërimit të votave për Tiranën prej kandidatit për Bashkinë, Edi Rama, është pastruar duke e lënë të vetmuar letrën që ai ia nisi këtij Kolegji pak ditë më parë.
    Partia Demokratike ka deklaruar se do të njohë çdo vendim dhe mbrëmë, në orët e vona, televizione të ndryshme transmetuan deklaratën e Bashës që e përshëndeste këtë vendim të Kolegjit Zgjedhor. Në fakt, ajo çfarë Kolegji ka vendosur tashmë nuk është asgjë më shumë se sa maxhoranca ka shprehur që ditën e fillimit të numërimit të votave. Por, ndërkaq, ajo çfarë Kolegji kërkoi mbrëmë është edhe një leksion i mirë për PS-në dhe kryetarin e saj, të cilët hartuan edhe një ankesë të falsifikuar lidhur me mosrakordimet e numrit të votuesve dhe numrit të votave. Edhe pse tashmë ajo është bërë e paqenë nga Kolegji, duhet theksuar fakti se përgjatë numërimit të rreth një milion fletëve të votimit në Tiranë (250 mijë votues me katër fletë votimit secili), mund të kishte gabime njerëzore që shkonin edhe në shmangie prej 300 e ca votash, por ndërkaq, mjafton të bësh rakordimet brenda qendrave të votimit mes gjithë votave dhe gjithë votuesve (dhe jo të të gjithë votuesve dhe një kuti votimi, siç është bërë), për të konstatuar se pretendimi i PS-së ishte thjesht një tjetër letër e hapur tashmë jo kundër Kolegjit, por kundër zgjedhjeve.
    Kolegji ka bërë testin e të gjithë procesit. Ai mbrëmë nuk ka dhënë një emër fituesi dhe nuk na ka lënë që ta deklarojmë atë qoftë edhe me intuitë, por ia ka dalë që të japë nën një trysni të paparë politike, nën një presion ku çdo profesionalizëm edhe mund të deformohet sadopak, se procesi nuk mund të cenohet prej atyre që janë në fushën e garës.
    Ndërkaq, edhe për disa ditë do të vazhdohet numërimi i votave të kontestuara në 368 kuti. Nuk do të marrë shumë kohë, pasi dokumentacioni zgjedhor është i mjaftueshëm për të krijuar lehtësi në gjetjen atyre votave për të cilat bën fjalë Kolegji dhe që mund të ishin numëruar një pjesë e tyre edhe para tri javësh, nëse anëtarët e KQZ-së të propozuar nga PS nuk do të kishin votuar kundër një kërkese të bërë nga PD për të vijuar me numërimin e votave të kontestuara. Vendimi i mbrëmshëm, ndërkaq, mbrojti edhe të drejtën kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, ku çdo vullnet i tyre duhet të lexohet dhe çdo votë duhet të shkojë në adresën për ku ajo është nisur.
    Po cilat janë shanset që rezultatit të ndryshojë apo të përmbyset? Probabiliteti në këtë rast jep pak garanci për një përfundim të sigurt dhe përafërsisht të saktë. Më shumë se përputhshmëria e shifrave që priten të ndryshojnë sërish, kemi në dorë tre indikatorë nga gara e Tiranës; Këshilli Bashkiak, shumica e “cilësuar” e minibashkive dhe këshillat e këtyre minibashkive janë fituar nga maxhoranca, pa llogaritur këtu edhe avantazhin aktual të Bashës me 81 vota. Kjo do të thotë se ka pasur një trend të sigurt për të ndryshuar qeverisjen e Tiranës.

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kur fillon numerimi dhe sa hamendesohet qe mund te vazhdoje ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Ah vend delesh që jemi...!
    Elegance is an attitude.

  7. #7
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    E tmerrshme dhe nje here nga fillimi .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #8
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Iza, numerohen votat e kontestuara me duket. Ato qe jane vecmas ne zarf. Po i lane zarat e Vrromes te numerojne besoj qe per 1 jave edhe mund t'ia dalin ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ce pyt mer amon
    Dun me vjedh ma me finese ime se e dhin keq heren e pare.
    Albania Uber Alles

  10. #10
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kshu ju than juve te "takimi sekret" i celules. Hapni llaf se dun me vjedh mo shum ...


    Hmmm, e keni m'gjak mashtrimin e spiunllikun.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •