Miratohet marrëveshja për seksionet dygjuhëshe Shqipëri-Itali
TIRANË- Gjimnazistët shqiptarë që ndjekin seksionet dygjuhëshe shqiptaro-italiane i kanë të gjitha shanset dhe mundësitë të ndjekin më pas Universitetet më të mira të Italisë, kjo ngaqe diploma e tyre është e barazvlefshme në shtetin fqinj.
Gjatë marrëveshjes dypalëshe që i hapi dritën jeshile ngritjes së këtyre seksioneve të shpërndarë në tre rrethe të vendit, firmosur nga ambasadori italian në Shqipëri Saba Delia dhe Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, ky i fundit tha se klasat dygjuhëshe përbëjnë një hapësirë të shkëlqyer që i ofrohet nxënësve të arsimit bazë dhe të Shkollës së Mesme, c’ka garanton një karrierë të shkëlqyer për çdo të ri që zgjedh një shkollim të tillë.
“Kjo është një hapësirë krejt e re që i krijohet nxënësve shqiptar për ë mësuar jo vetëm gjuhën italiane, por për tu formuar neë asrimin parauniversitar në gjuhën italiane. Përvoja e vendeve të tjera ka treguar se nxënësit që vijojnë shkollimin e tyre në sistemin bilingual janë nxënësit më të sukseshmëm. Kjo do të bëjë të mundur që në përfundim të shkollës së mesme të kenë një diplomë të gjimnazit plotësisht të njohur edhe në Itali që do u lehhtësojë ayre pranimin në cdo Universitet Italian”,- deklaroi Ministri Tafaj.
Ambasadori Delia nga ana e tij u shpreh për forcim të mëtejshëm të marëdhënieve dypalëshe në të ardhmen, ndërsa garantoi hapjen e kurseve për mësimin e gjuhës shqipe edhe në shkollat italiane.
“Jemi duke ndjekur objektivat tona të narrëdhënieve në sektorin e arsimit midis vendeve tona për gjeneratat e adhshme. Në kuadër të këtij bashkëpunimi për herë të parë në shkollat italiane është parashikuar ngritja e një kursi aktiv për studimin e gjuhës edhe qytetërimit Shqiptar”,- theksoi ambasadori italian Sabah Delia.
Seksionet dygjuhëshe janë krijuar tashmë në 4 shkolla 9 -vjecare dhe tre Gjimnaze në Rrethet Tirane, Durrës dhe Shkodër, ndërkohë që në të ardhmen projekti pritet të shtrihet edhe në shkolla të tjera.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt