Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Eshte me shume hile kjo levizje ngaqe ska leke qeveria.
    Ja si eshte puna
    Sot po te sjellesh makine nga jashte paguan tvsh dhe taksen e ndotjes.
    Kete e paguajne importuesit dhe shitesit e makinave.
    Tani taksa e ndotjes hiqet dhe nuk paguhet po o do te jete takse e trete me vehte qe i shtohet takses se qarkullimit dhe kolaudimit dmth do paguajne 3 taksa nga 2 qe jane.
    Kjo mund te vendoset edhe ne cmim te karburantit, dmth 2 taksa qe jane plus shtesen ne cmim te karburantit, vlera do jete rreth 15000 leke ne vit.

    Importues jane ta zeme 300 dhe paguajne takse deri 2 milion leke te vjetra.
    Po te shumezosh gjithe taksat e importueseve dhe gjith taksat e cdo makine ne Shqiperi del qeverria fiton 100 mije here me shume me sistemin e ri.
    Dhe gjthe keto leke dalin nga xhepi shqiptareve.


    Taksa ndotjes eshte e paefektshme. Sherben vetem per te krijuar te ardhura, kur qellimi i vertete duhet te jete mosndotja e ambientit.

    Taksa e qarkullimit dhe kolaudimi nuk kane te njejten vlere monetare. Kolaudimi kushton me pak se taksa qarkullimit.

    Nqs qeveria kerkon te stimuloje nderrimin e parkut te automjeteve qe qarkullojne ne Shqipri me qellim mbrojtjen e ambjentit, atehere menyra e vetme eshte ndalimi i qarkullimit gjate dites se makinave Euro 0, 1 dhe 2 per naften dhe Euro 0 dhe 1 per benzinen. Dogana duhet te jete zero per Euro 4 dhe 5, minimale per Euro 3 (me pak se 250 €uro).
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Qe ky ligj te ule kerkesen per karburant nga automjetet eshte GOMARLLIK. Kete nuk e beson as edhe me i gjelbri ne bote. Te rritesh karburantin me 20 apo 25 leke te vjetra per liter pa llogaritur TVSH eshte shume per nivelin e Shqiprise.
    Kostoja e nje makine te re eshte e barabarte me koston e karburantit qe ajo makine do te harxhoje per gjithe jetegjatesine e saj, 20 vjet le te themi. Ta them kete, qe te kesh te qarte qe kostoja fillestare e blerjes se makines, eshte shume here me e larte se sa kostoja e karburantit. Kjo eshte e vertete ne Shqiperi, eshte e vertete ne gjithe vendet e botes. Nuk e di se sa ishte taksa qe mblidhte shteti ne dogana apo ne shitjet e makinave te reja, por ne Amerike varion nga 5% - 10% te vleres se makines se re, varet nga shteti ku banon. Pra nese une ble nje makine te re qe kushton $20,000, totali qe nxjerr nga xhepi eshte 21,200, pasi me duhet ti paguaj edhe shtetit ku jetoj 6% takse. Me ato $1200 qe une i paguaj shtetit takse, eshte kostoja ime vjetore per karburant per ate makine. Nese une nuk do ta paguaja ate takse ne Amerike, do te ishte njesoj si te mos paguaja per karburantin per 1 vit.

    Formula e re eshte shume e ndershme, pasi nuk diskriminon me bleresin: me ligjet ekzistuese, vetem milioneret e njerezit e pasur blejne makina te reja, pasi vlerat e makinave te reja qe shiten ne Shqiperi jane nder me te lartat ne Evrope, fale tarifave doganore e taksave. Heqja e ketyre tarifave e taksave per 3 vjet per makinat e reja qe hyjne ne vend, ul koston totale te makinave te reja ne vend me 10-15% nga vlera aktuale. Kjo nuk favorizon vetem ate te pasurin, i cili do ta perballonte makinen e re edhe pa keto lehtesira, kjo favorizon ate qytetarin e shtreses se mesme, qe mund te bleje nje makine te re me nje kosto 15% me te ulet.

    Ligji e favorizon qytetarin shqiptar edhe ne nje aspekt tjeter: sapo firmat e makinave te mesojne qe mund te shesin makina ne Shqiperi pa dogane e pa taksa, ato do te vershojne te hapin filialet e tyre ne vend. Kjo do te sjelli jo vetem nje larmi makinash te reja per te zgjedhur, por do te sjelli edhe konkurencen e ketyre firmave me njera-tjetren per biznesin tuaj. Dhe atje ku ka konkurence, fiton gjithmone konsumatori.

    Efekti tjeter qe ligji do te kete, eshte joshja e gjithe konsumatorit ballkanik ne tregun shqiptar te makinave. Nese shteti shqiptar i heq keto tarifa doganore per makinat e reja, dhe shtetet e tjera i mbajne, te gjithe konsumatoret e vendeve fqinje do te vijne te blejne makinat e tyre ne Shqiperi. Dhe kjo eshte dicka pozitive pasi ka per te bere qe ne Shqiperi te hyje edhe linja e kreditimit per makinat, nga bankat private. Sa me i madh tregu i makinave te reja, aq me te lehte do ta kene shqiptaret per te blere nje makine te re me linje krediti nga banka, ashtu sic blejne gjithe popujt e tjere ne Perendim.

    Persa i perket taskes mbi vitet e perdorimit dhe rendimentit te makines, ato duhen pershendetur ne fakt. Shteti do te penalizoje te gjithe ata qytetare, qe ngasin nje makine te vjeter, qe djeg shume nafte/benzine dhe qe ndot ambientin ne te cilin leviz. Ai qe nget nje makine te re, do te kurseje leke ne kete drejtim, pasi do te paguaje nje takse me te ulet vjetore. Kuptohet qe taksa nuk eshte e konsiderueshme. Efekti i takses do te jete qe do te edukoje motoristet shqiptare mbi koston e ngarjes se makines. Cdo vit qe une ngas nje makine 20 vjecare me kushton mua X me shume leke ne vit se sa po te ngisja nje makine me te re. Dhe kjo do te jete shtyse e madhe per qytetaret qe te blejne makina me te reja. Ai qe ka nje makine 20 vjecare, do te bleje nje makine 10 vjecare, por kjo mund te mos duket ty ndonje ndryshim i madh, por eshte ne fakt nje ndryshim i madh pasi ajo makine do te kete rendiment me te mire, do te djegi me pak benzine, dhe do te ndoti me pak ambientin. Me kohen kjo do te beje qe shqiptaret ti nxjerrin jashte qarkullimit makinat rangalla e te ngasin makina me te mira. Dhe me kohen kjo do te beje qe ne vend te bier kerkesa per karburante: makinat me te reja se ato ekzistuese do te djegin me pak karburant per te njejten distance. Ashtu si ajri qe ti do te thithesh do te jete me i pastert se ai aktual.

    Persa i perket takses se karburanteve, qe do te rritet me 2 leke per liter, edhe kjo eshte nje takse shume e ndershme. Qeveria e zhvendosi taksimin nga akti i shitblerjes se makines, ne perdorimin e saj, sa here qe ti mbush makinen me karburant. Dhe qe ta kuptosh se perse ky lloj taksimi eshte i ndershem, duhet te kesh te qarte dy gjera: a) kostoja e makines se re eshte fikse, ti si konsumator nuk e kontrollon dot, paguan aq sa ta nxjerr ne treg firma qe e ka prodhuar. b) koston e karburantit, ti si qytetar e kontrollon ne nje fare mase duke kontrolluar kohen dhe distancen qe e nget makinen. Ai motorist qe e nget makinen per nje kohe te gjate dhe ne distance do te paguaje me shume takse tek pika e karburantit, se do ta mbushi me shpesh makinen. Kurse ai qytetari qe e perdor makinen vetem per te levizur ne qytet, per te shkuar ne pune e per nevojat familjare, do te paguaje me pak takse.

    Makinat e vjetra qe qarkullojne ne Shqiperi jane burimi me i madh i ndotjes se ambientit, dhe kostoja e ndotjes se ambientit eshte ndikimi negativ ne shendetin e mireqenien e shoqerise. Dhe ky ligj, nese shkruhet sic duhet dhe aplikohet sic duhet, do te kete efektin me te madh pozitiv ne permiresimin e ambientit shqiptar.

    Albo

  3. #13
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Shiko Albo. Diskutimi yt qendron ne teori, por ne praktike çalon.

    Jam shume dakort te hiqet taksa e doganes per makinat. Kete gje e ka kerkuar dhe BE. Por jam kunder qarkullimit te makinave Euro 0, 1 dhe 2, pasi ndosin ambientin ne menyre te ekzagjeruar.


    Marrim nje shembull konkret.

    Nje makine Euro 1 apo 2 ne Europe kushton rreth 500 - 1000 euro. Karburanti qe harxhon ne ciklin urban (qytet) varion nga 6-8 litra (makine 1100 cc). Nje makine Euro 3, 4 apo 5 po ne ciklin urban harxhon nga 5-7 litra, gjithmone e njejta cilindrate. Me thuaj ke makine me leverdis te blej ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Shiko Albo. Diskutimi yt qendron ne teori, por ne praktike çalon.

    Jam shume dakort te hiqet taksa e doganes per makinat. Kete gje e ka kerkuar dhe BE. Por jam kunder qarkullimit te makinave Euro 0, 1 dhe 2, pasi ndosin ambientin ne menyre te ekzagjeruar.


    Marrim nje shembull konkret.

    Nje makine Euro 1 apo 2 ne Europe kushton rreth 500 - 1000 euro. Karburanti qe harxhon ne ciklin urban (qytet) varion nga 6-8 litra (makine 1100 cc). Nje makine Euro 3, 4 apo 5 po ne ciklin urban harxhon nga 5-7 litra, gjithmone e njejta cilindrate. Me thuaj ke makine me leverdis te blej ???
    per mendimin tim nuk qendron e mira tek "se sa cubik eshte makina" por tek cilesia e makines, sa praktike dhe sa eshte kostoja e mirmbajtjes dhe pjeseve te kembimit, c'far elementesh te sigurise ka ne te, c'far cilesie te filtrimit ka dhe mbi te gjitha (per mendimin tim) ne terrenin e Shqiperise makinat qe mund te perballojne rruget jane makinat me nje kubizem me teper se 2000....ne qofte se do te perdoresh nje me 1000 - 1600 per pak vjet maina do te shenderrohet ne germadhe......
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    sa makina shyn ne vit ne shqiperi dhe sa karburant shitet ne vit ne shqiperi, beni pak llogari se sa fitohet me 2 lek ngritje per liter dhe sa fitohet nga shitja e makinave
    besoj se nga shitja e karburanti fitohen shuma marramendese,,,,, populli e ka ne b... ketu sepse ngritja karburanti sjell cmim me te lart te biletave e gjith produkteve qe vijne nga karburanti
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cfar ka me leverdi ne kte rast?

    a kam rast te mire un si i jashtem te coj nje makin tek njerzit e mij ne shqiperi?

    a i vret ata kjo makine me shum tani apo me pare ne lidhje me taksat e doganat?

    kush na i shpjegon keto marifete se nuk marr vesh.

  7. #17
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    sa makina shyn ne vit ne shqiperi dhe sa karburant shitet ne vit ne shqiperi, beni pak llogari se sa fitohet me 2 lek ngritje per liter dhe sa fitohet nga shitja e makinave
    besoj se nga shitja e karburanti fitohen shuma marramendese,,,,, populli e ka ne b... ketu sepse ngritja karburanti sjell cmim me te lart te biletave e gjith produkteve qe vijne nga karburanti
    Po pse ore njërëz vërtet mendoni se ju hap barku Qeverisë për popullin??
    E para e punës nafta do ngrihet minimumi 7 lekë për litër dhe kjo gjë do bjeri gjith kusuret e tjera nga mbrapa kurse formula që mendon të përdori Qeveria do rëndoi pagesat që do bëj një përdorues automjeti në krahasim me ç'janë aktualisht.
    Psh. nëse një përdorues i një makine 250 cc diesel prodhim i vitit 1992 sot paguan 12400 lekë në vit në formën e dy taksave sipas formulës që propozon Qeveria për të njëjtën makinë do paguhet një taksë e vetme që shkon 37500 lekë të reja.
    Dhe mendoni që ky vit prodhimi makinash mbizotëron në një përqindje shumë të madhe në Shqipëri.

  8. #18
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Po pse ore njërëz vërtet mendoni se ju hap barku Qeverisë për popullin??
    E para e punës nafta do ngrihet minimumi 7 lekë për litër dhe kjo gjë do bjeri gjith kusuret e tjera nga mbrapa kurse formula që mendon të përdori Qeveria do rëndoi pagesat që do bëj një përdorues automjeti në krahasim me ç'janë aktualisht.
    Psh. nëse një përdorues i një makine 250 cc diesel prodhim i vitit 1992 sot paguan 12400 lekë në vit në formën e dy taksave sipas formulës që propozon Qeveria për të njëjtën makinë do paguhet një taksë e vetme që shkon 37500 lekë të reja.
    Dhe mendoni që ky vit prodhimi makinash mbizotëron në një përqindje shumë të madhe në Shqipëri.


    Ndotja e ambjentit nga ato makina eshte tmerresisht e larte. Makinat diesel Euro 0, 1 dhe 2 duhet ta ndalohet te qarkullojne gjate dites. Nqs ndotja e ambientit do te matej sipas niveleve te BE, Tirana do te shkepej ne gjoba.


    Per mendimin tim taksa per qarkullimin e atyre makinave duhet te jete me e larte, ndryshe askush nuk ka per te vendosur per t'i nderruar.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #19
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    cfar ka me leverdi ne kte rast?

    a kam rast te mire un si i jashtem te coj nje makin tek njerzit e mij ne shqiperi?

    a i vret ata kjo makine me shum tani apo me pare ne lidhje me taksat e doganat?

    kush na i shpjegon keto marifete se nuk marr vesh.


    Leverdia eshte tek dogana qe nuk paguhet. Nqs vendos te çosh nje makine ne Shqiperi nuk do te paguash doganen, siç ndodh ne BE.


    Nje keshille e imja. Nqs vendos te dergosh nje makine zgjidh nje Euro 4 diesel deri ne 2000 cc. Eshte kombinimi me i mire taksa, shpenzime karburanti dhe perqindje ndotje ambjenti per momentin ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #20
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Formula për taksën e re të makinave. Shtohet tatimi për karburantet.


    Kush ka një makinë mbi 10-vjeçare do të penalizohet ndjeshëm nga taksa e re e makinave dhe kush e ka më të re do të paguajë afërsisht njësoj, ose më pak.Gazeta ka zbuluar projektligjin e qeverisë, formulën e llogaritjes së taksave vjetore dhe surprizën për vendosjen e një takse të re për karburantet. Nga 1 janari 2012 nafta dhe benzina do të kushtojnë minimalisht 7 lekë më shumë, dhe kjo do të quhet taksa e re e qarkullimit. Zbardhet koeficienti për vitet e prodhimit. Fillon të aplikohet për makinat 3-vjeçare dhe rritet me 0.01 çdo vit. Pas vitit të dhjetë shtesa është 0.04. Hiqet taksa e importit, e qarkullimit dhe e regjistrimit. Ja të gjitha ndryshimet.


    Shitblerja e makinave

    Ndryshimi i parë në ligjin e ri të Financave është heqja e taksës së importit dhe shitjes së makinave të përdorura. Kush do të blejë një makinë nga jashtë, pas miratimit të këtij ligji, do të paguajë vetëm TVSH-në dhe asnjë taksë shtesë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me makinat që shiten brenda vendit. Kush shet një makinë pas miratimit të këtij ligji, nuk do të paguajë asnjë lek shtesë si taksë të shitjes së makinës së përdorur. Kjo është pjesa e parë e ligjit të ri të Financave, e cila liberalizon në këtë mënyrë tregtinë e makinave të përdorura, importin dhe shitjen e tyre brenda vendit.


    “Taksa vjetore e mjeteve të përdorura”

    Ky është formulimi i ri në ligj për taksën e re. Kjo taksë do të paguhet njëherë në vit, kur bëhet kolaudimi i makinës. Formula e “taksës së makinave të përdorura” është e njëjtë me formulën që përdoret aktualisht për makinat që vijnë nga importi. Pra shumëzohet cilindrata me koeficientin e naftës dhe benzinës dhe me koeficientin e viteve të prodhimit. Ligji parashikon që koeficientet e naftës dhe benzinës të jenë të njëjtë, pra 25 për naftën dhe 20 për benzinën. Ndryshon koeficienti i vjetërsisë. Ligji ka parashikuar që për makinat e reja, deri në 3 vite, koeficienti të jetë 0. Në relacionin e Financave propozohet që “për motomjetet, autoveturat dhe mjetet për transport të përzier, ky koeficient, në vitin e katërt të përdorimit të mjetit, të filloje me 0.18, duke u rritur me 0.01 për çdo vit përdorimi.” Por shtesa me 0.01 e koeficientit do të vazhdojë deri në vitin e 10, pra deri për makinat 10-vjeçare. Më as, për makinat më të vjetra propozohet që koeficienti të ketë një shtesë me 0.04 më shumë. “Në bazë të të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, autoveturat zënë rreth 70% të totalit të mjeteve dhe mbi 75% e autoveturave janë mbi 10 vjet të vjetra. Për këtë arsye, propozohet që koeficienti sipas vjetërsisë të rritet me 0.04 për çdo vit përdorimi”, thuhet në relacionin e Financave.
    Për ta bërë më të thjeshtë, formula e re e Financave, për një makinë 4-vjeçare, pra të prodhuar katër vite më parë, me një cilindrat 2000 kubik dhe me naftë është 0.18 (koeficienti i ri për vjetërsinë) x 2000 (kubikët e motorit) x 25 (koeficienti i naftës). Në këtë rast pronari i makinës do të paguante një herë në vit 9 mijë lekë, si “taksë vjetore të mjeteve të përdorura”. Pra, kjo është formula e re e Financave për të ndaluar importin e makinave të vjetra. Një vit më vonë, e njëjta makinë do të paguajë më shumë taksë, pasi koeficienti i vjetërsisë bëhet 0.19, pasi shtohet me 0.01 në vit. Kjo dekurajon mbajtjen e makinave të vjetra.


    Taksa e re për karburantet.

    Ndërsa kanë vendosur “taksën vjetore të mjeteve të përdorura”, Financat kanë hequr taksën e qarkullimit dhe atë të regjistrimit. Taksa e regjistrimit ishte 2,4 mijë lekë në vit, ndërsa e qarkullimit 7 mijë lekë në vit për makinat me benzinë dhe 10 mijë lekë për makinat e naftës. Këto dy taksa, me miratimin e ligjit hiqen nga pagesa vjetore, por shtohen në çmimin e karburanteve. Në ligjin e ri parashikohet aplikimi i taksës së re të qarkullimit. “Kjo taksë do të jetë një takse fikse, për litër mbi gazoilin dhe benzinën, të importuara apo të prodhuara në vend, në masën 5 lekë për litër, deri në datën 31.12.2011 dhe duke filluar nga 1 janar 2012, masa e kësaj takse do të jete 7 lekë për litër për benzinën dhe gazoilin”, thuhet në relacionin e Financave. Pra, çmimi i naftës dhe i benzinës pas hyrjes në fuqi të ligjit do të jetë 5 lekë më i shtrenjtë dhe pas datës 31 dhjetor, pra në fillim të vitit 2012, do të jetë 7 lek më i shtrenjtë. Ideja e Financave ishte pagimi i taksës së qarkullimit nga ato që qarkullojnë më shumë. Pra, kush përdor më shumë makinën, konsumon më shumë karburant dhe si rrjedhojë taksohet më shumë.


    Efektet në buxhet

    Në fund fiton shteti. Edhe pse Financat e quajnë jo fort të mirë për mjedisin aplikimin e kësaj takse, ato parashikojnë rritje të ardhurash në buxhet. “Duke supozuar se ligji do të hyje në fuqi në shtator 2011, për katër muajt e fundit të vitit 2011, taksa e karbonit parashikohet të rritet me 370 milionë lekë më shumë, ndërsa efekti i pritshëm nga kjo takse për vitin 2012 do jetë 775 milionë lekë më shumë; Efekti nga taksa e re e qarkullimit për katër muajt e fundit të vitit 2011 pritet të jetë rreth 1.2 miliardë lekë të mbledhura, ndërsa për vitin 2012, rreth 4.9 miliardë lekë të mbledhura nga kjo taksë”, përfundon relacioni i Ministrisë së Financave.




    Shembujt me formulën e re


    Formula

    Cilindrata në cm3 x taksa fikse për llojin e karburantit x koeficienti sipas vjetërsisë. Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Koeficientët e vjetërisë fillojnë pas vitit të tretë. Në vitin e katërt koeficienti është 0.18 dhe për çdo vit shtohet me 0.01. Pas vitit të 10, koeficienti shtohet me 0.04.



    Shembull 1

    Një person ka një makinë me cilindrat 2000 m3, me naftë dhe të prodhuar në vitin 2001, pra 10-vjeçare
    Aktualisht ai paguan:
    2.4 mijë lekë në vit, taksë qarkullimi
    10 mijë lekë në vit, taksë regjistrimi
    Në total 12400 lekë në vit
    Me formulën e re do të paguajë
    2000 (Cilindrata në cm3) x 25 (taksa fikse për naftën x 0.24 koeficienti për makinat 10-vjeçare.
    Në total me taksën e re do të paguajë 12 mijë lekë në vit.



    Shembull 2

    Një person ka një makinë me cilindrat 2000 m3, me naftë dhe të prodhuar në vitin 1995, pra 16-vjeçare
    Aktualisht ai paguan:
    2.4 mijë lekë në vit, taksë qarkullimi
    10 mijë lekë në vit, taksë regjistrimi
    Në total 12400 lekë në vit
    Me formulën e re do të paguajë
    2000 (Cilindrata në cm3) x 25 (taksa fikse për naftën x 0.48 koeficienti për makinat 16-vjeçare.
    Në total me taksën e re do të paguajë 24 mijë lekë në vit.



    Shembull 3

    Një person ka një makinë me cilindrat 1600 m3, me benzinë dhe të prodhuar në vitin 2001, pra 10-vjeçare
    Aktualisht ai paguan:
    2.4 mijë lekë në vit, taksë qarkullimi
    7 mijë lekë në vit, taksë regjistrimi
    Në total 9400 lekë në vit
    Me formulën e re do të paguajë
    1600 (Cilindrata në cm3) x 20 (taksa fikse për benzinën x 0.24 koeficienti për makinat 10 vjecare.
    Në total me taksën e re do të paguajë 7680 lekë në vit.



    Panorama


    Kalimi ne 0.18 ne vitin e katert me duket i ekzagjeruar. Makina deri ne fund te vitit te peste konsiderohet e re per efektin e ndotjes (flas per Euro 4 dhe 5).

    Taksa e re plus taksa 7 leke/liter ne karburant. Llogarit mesatarisht 600 litra ne vit x 7 leke = 4.200 leke te reja. Minimumi nje makine 10-vjeçare shkon tek 16.200 leke te reja (12.000 + 4.200).

    Kjo me duket pak si vjedhje me lezet, kur te gjitha makinat me moshe 10-vjeçare ne vend kane pguar taksen e doganes. Keshtu i takon te taksohen dy here per te njejtin mall.


    Nqs donin qe te nderrohej parku i automjeteve, mjaftonte heqja e doganes. Ndalimi i qarkullimit te Euro 0, 1 dhe 2 per pjesen me te madhe te dites (7.00 - 21.00). Taksat le te ishin fikse siç i ka gjithe Europa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BlueBaron : 07-07-2011 më 19:45
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •