Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    po po levizje e lire. kosovaret mund te levizin lirshem ne serbi por dueht te marin leternjoftim. dmth vet zot vet shkop vendos serbia se kush do te hyje e kush jo. me siguri do te vendosi burokraci te medha per ate leternjoftim qe ta bej sa me te veshtire kalimin. leternjoftimet do te kthehen si viza per te dale jashte shtetit. futja kote dmth. dhe keta tanet e pershendesin dhe deklarohen te kenaqur. biles those se eshte hapi i pare per njohjen e kosoves nga serbia. serbia per mua s'humbi asgje thjesht mori disa pike para nderkombetareve duke dhen pershtypjen e bashkepunimit ndersa kosova eshte ne vend numero. fakti qe nuk do te njohi as pasaportat as targat kosovare tregon vete se cfare eshte kjo marrveshje.

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    Citim Postuar më parë nga Kanina Lexo Postimin
    po po levizje e lire. kosovaret mund te levizin lirshem ne serbi por dueht te marin leternjoftim. dmth vet zot vet shkop vendos serbia se kush do te hyje e kush jo. me siguri do te vendosi burokraci te medha per ate leternjoftim qe ta bej sa me te veshtire kalimin. leternjoftimet do te kthehen si viza per te dale jashte shtetit. futja kote dmth. dhe keta tanet e pershendesin dhe deklarohen te kenaqur. biles those se eshte hapi i pare per njohjen e kosoves nga serbia. serbia per mua s'humbi asgje thjesht mori disa pike para nderkombetareve duke dhen pershtypjen e bashkepunimit ndersa kosova eshte ne vend numero. fakti qe nuk do te njohi as pasaportat as targat kosovare tregon vete se cfare eshte kjo marrveshje.
    Brukseli

    Shefja e delegacionit kosovar shtoi se të dy shtetet kanë marrë vendim që përmes lejeve të njoftimit të bëhet kalimi i kufirit mes dy vendeve.
    “Shumë shpejt, qytetarët tanë me lejen e njoftimit të Republikë së Kosovës do të mund të udhëtojnë në Serbi”, ka thënë ajo.

    Tahiri tha se kosovarët mund të përdorin pasaportat e Kosovës për udhëtim transit nëpër Serbi.

    E pyetur nëse gjatë kalimit të kufirit me Serbinë, autoritetet serbe do të pajisin secilin qytetar të Kosovës me një dokument, siç ka deklaruar negociatori serb, Borko Stefanovic, ajo tha se për modalitete do të bisedojnë Grupi i përbashkët për implementim të marrëveshjes, por theksoi se çdo gjë do të zbatohet mbi bazën e reciprocitetit.

    “Këto praktika që kalimi të bëhet me leje të njoftimit, tashmë zbatohen në shumë vende të rajonit”, tha Tahiri, duke përmendur modelin e Bosnjës me Serbinë, të Maqedonisë me Greqinë, të Kosovës me Shqipërinë, etj.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar më parë nga halla-raz Lexo Postimin
    Brukseli

    Shefja e delegacionit kosovar shtoi se të dy shtetet kanë marrë vendim që përmes lejeve të njoftimit të bëhet kalimi i kufirit mes dy vendeve.
    “Shumë shpejt, qytetarët tanë me lejen e njoftimit të Republikë së Kosovës do të mund të udhëtojnë në Serbi”, ka thënë ajo.

    Tahiri tha se kosovarët mund të përdorin pasaportat e Kosovës për udhëtim transit nëpër Serbi.

    E pyetur nëse gjatë kalimit të kufirit me Serbinë, autoritetet serbe do të pajisin secilin qytetar të Kosovës me një dokument, siç ka deklaruar negociatori serb, Borko Stefanovic, ajo tha se për modalitete do të bisedojnë Grupi i përbashkët për implementim të marrëveshjes, por theksoi se çdo gjë do të zbatohet mbi bazën e reciprocitetit.

    “Këto praktika që kalimi të bëhet me leje të njoftimit, tashmë zbatohen në shumë vende të rajonit”, tha Tahiri, duke përmendur modelin e Bosnjës me Serbinë, të Maqedonisë me Greqinë, të Kosovës me Shqipërinë, etj.

    ketu smeret vesh. njeri thote se ska per ti njohur dhe ska per te qarkulluar njeri me pasporta dhe targa kosovare tjetri thote qe kjo do te ndodhi dhe do te jete ne baz te reciprocitetit. hajde mere vesh!!!!!!!!

  4. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52


    Konkluzionet e Cooperit

    Dokumenti me tri marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë u është dërguar palëve nga Robert Cooper. Por, as Prishtina, as Beogradi nuk e kanë publikuar. Express sjell përmbajtjen e tyre. Lëvizja e lirë fillon brenda disa javësh. Targat e vjetra vlejnë vetëm deri më 1 nëntor. Çdo masë që aplikon Serbia për kalimin e kufirit për kosovarët, zbatohet edhe nga Prishtina për qytetarët serbë.
    Nga Faton Ismajli më 06 korrik 2011 në ora 08:12

    (E plotësuar) Marrëveshjet me shkrim për liri të lëvizjes, regjistrat civilë dhe pranimin e diplomave universitare kanë mbërritur në Prishtinë dhe në Beograd.

    Ato janë dërguar nga lehtësuesi i dialogut, Robert Cooper në adresë të Zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe shefit të delegacionit serb, Borislav Stefanovic.

    Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës ende nuk kanë vendosur se kur do t’i publikojnë këto dokumente.

    “Marrëveshjet kanë ardhur zyrtarisht nga Cooper në emër të BE’së. Për procedimin e tyre, Qeveria do të vendosë së shpejti”, ka thënë Visar Xani, zëdhënës i Zëvendëskryeministres Tahiri.

    Megjithatë, gazeta Express ka arritur t’i sigurojë këto dokumente nga diplomatë europianë.

    Dokumenti të cilin Cooper e quan “Konkluzionet e Kryesuesit”, përmban 11 pika për Lëvizjen e Lirë, për të cilat palët janë pajtuar në Bruksel.

    Në pikën e parë thuhet se qytetarët e të dyjave palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës.

    BE’ja që është organizatë që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të refuzimit të pesë anëtarëve të saj, kur flitet për qytetarët e të dyja vendeve në dokument, përdoret fjala angleze “residents”, që e ka kuptimin banorë me vendbanim të përhershëm.

    Në pikën 2, thuhet se secila palë do të zbatojë një sistem të kalimit të kufirit të qytetarëve të palës tjetër me letërnjoftime. Krahas fjalës kufi (border), përdoret edhe shprehja kufi administrativ (boundary).

    Në pikën tjetër të marrëveshjes, sqarohet se edhe Kosova, edhe Serbia mund të zbatojnë një sistem ku letërnjoftimet do të shoqërohen nga dokumente me shkrim për “hyrje-dalje” për personat nga pala tjetër, të cilët dëshirojnë të kalojnë transit në një shtet të tretë.

    Kjo nënkupton që qytetarët e Kosovës lejohen të përdorin pasaportat e Republikës së Kosovës kur të kalojnë kufirin e Serbisë dhe shteteve të saj fqinje.

    Gjithashtu, nëse Serbia aplikon dokument përcjellës për letërnjoftimet dhe pasaportat kosovare, në dokument thuhet qartë se këtë masë mund ta aplikojë edhe Kosova për qytetarët serbë.

    Në pikat e marrëveshjes, thuhet se secilin element që e aplikon njëra palë, mund ta aplikojë edhe pala tjetër në bazë të parimit të reciprocitetit.

    Në konkluzionet e Cooperit thuhet se targat KS mund të kalojnë në dhe përmes Serbisë, por askund nuk thuhet që targat RKS duhet të mbulohen ose zëvendësohen me targa të përkohshme.

    Megjithatë, në pikën 9 të marrëveshjes, thuhet se çdo posedues i automjetit, nëse dëshiron, mund t’i marrë në kufi tabelat e përkohshme. Edhe ky element bazohet në reciprocitet. Nga Serbia është paralajmëruar se nuk do të pranojë që automjetet me targa RKS të hyjnë në territorin e saj pa u mbuluar me targa të përkohshme, një masë të njëjtë kanë të drejtë ta aplikojnë edhe autoritet kosovare për automjetet me targa të Serbisë, edhe pse ato janë lejuar të hyjnë lirisht në Kosovë që nga viti 1999.

    Arsyetimi i palës serbe për kundërshtim të targave RKS gjatë dialogut ka qenë se ato kanë emblemë shumë të dukshme të shtetësisë së Kosovës dhe se nuk mund të garantojnë sigurinë për qytetarët që vozisin këto automjete në territorin serb.

    Gjithashtu, kodi RKS nuk është i pranuar ndërkombëtarisht dhe nuk fillon me shkronjën e parë të Kosovës.

    Në dokument thuhet se qytetarët e të dyjave vendeve duhet të blejnë polisën e sigurimit kufitar të automjeteve në pikat kufitare, me synimin që të arrihet një marrëveshje për njohjen reciproke të polisave të sigurimit.

    Deri më tani, automjetet serbe nuk kanë pasur sigurim valid të automjeteve në Kosovë, me ç’rast buxheti i Kosovës është dëmtuar për 1.3 milion euro, të cilat i ka paguar Banka Qendrore nga Fondi i Garancisë të kompanive të sigurimeve në Kosovë, për dëmet e shkaktuara me automjete nga serbët.

    Në dokument thuhet se si masë kalimtare, Qeveria e Kosovës do të vazhdojë vlefshmërinë e targave KS të automjeteve për një periudhë fillestare prej pesë vitesh në përfundim të së cilës çështja do të rishikohet nga të dyja palët, me lehtësimin e BE’së, nëse kërkohet.

    Në pikën 7, thuhet se që nga 1 nëntori e tutje, të gjithë qytetarët e Kosovës mund të përdorin vetëm targa RKS ose KS. Të gjitha targat e tjera serbe, të reja dhe të vjetra, nuk do të lejohen nga kjo datë. Kjo vlen edhe për serbët në Veri.

    Targa të reja KS mund të lëshojnë vetëm autoritetet e Kosovës, e jo UNMIK’u ose ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare.

    Fillimi i zbatimit të marrëveshjes për Liri të Lëvizjes është çështje javësh. Një grup i përbërë nga ekspertë të Kosovës, Serbisë dhe BE’së do të krijohet për të zbatuar marrëveshjen.

    Nëse aplikohen letra përcjellëse për hyrje-dalje në kufirin Kosovë-Serbi, ato dokumente do të hartohen me gjuhë neutrale.

    Pika 10 e dokumentit nuk ndërlidhet direkt me lirinë e lëvizjes, por përmes saj sigurohet që riatdhesimi i kosovarëve që refuzohen në shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të mos sillen në Serbi, por në Kosovë.

    Diplomat

    Palët kanë rënë dakord për pranimin reciprok të diplomave universitare dhe shkollore përmes cerfikimit të tyre nga një palë e tretë, një organizatë ndërkombëtare, ose nga një institucion arsimor ndërkombëtar. Marrëveshja përfundimtare për këtë do të arrihet në takimin e radhës në Bruksel.

    Nga kjo marrëveshje kryesisht do të përfitojnë studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, që të vazhdojnë studimet ose të punësohen në Serbi.

    Regjistrat civilë

    Kjo marrëveshje përmban vetëm katër pika. Në të thuhet se do të formohet një komitet i përbashkët, i kryesuar nga EULEX, për të identifikuar zbrazëtirat në librat amzë origjinalë të para vitit 1999, të cilat mungojnë. EULEX do t’i certifikojë të gjitha kopjet e librave amzë, komunë pas komune, në konsultim me ekspertë nga të dyja palët, nëse kjo kërkohet.

    Në Kosovë, mungojnë mbi 80 për qind të librave amzë. Pas vitit 1999, Kosova ka ndërtuar regjistrin civil me dokumente të paplota, ku mungojnë pjesa dërrmuese e serbëve të Kosovës. Regjistri i plotë, i sigurt dhe i besueshëm, është parakusht shumë i rëndësishëm nga BE për liberalizimin e vizave për Kosovën.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Sipas gazetës të gjitha palët kanë konfirmuar se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, do të mund të kalohet me karta identiteti, ndërsa policia serbe do ti pajise me një letër të veçantë, ku thuhet se nuk njihet dokumenti i lëshuar nga autoritetet e Kosovës si dokument i pranuar zyrtar në territorin e Serbisë.

    Ajo që mbetet të sqarohet është udhëtimi i fëmijëve, të cilët nuk mund të kenë letërnjoftime por vetëm pasaporta. Sa i përket targave të Kosovës, si kompromis për përdorimin e tyre është arritur marrëveshja, qe në Kosovë do të ketë dy lloj targash, një lloj si ato që deri më sot ka lëshuar UNMIK-u me shenjën KS, dhe targat e reja me shenjën RKS.

    Kështu shtetasit me targa KS do të kalojnë lehtësisht në kufi duke paguar vetëm sigurimin e automjeteve. Ndërsa ata që kanë targën RKS do të pajisen në kufi me targa të përkohshme të vlefshme brenda territorit të Serbisë.


    PERFUNDIMISHT AJO QE MENDOJA UNE AS NJOHJE TE DOKUMENTAVE AS NJOHJE TE TARGAVE.

  6. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    "Nuk fshehim asgjë nga bisedimet"

    Nga Express më 06 korrik 2011 në ora 17:40

    (E plotësuar) Thotë se nuk ka asgjë për të fshehur për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ndërkohë jep përgjigje të njëjta në çfarëdo pyetje që i shtrohet rreth tri marrëveshjeve që u arritën në raundin e pestë më 2 korrik ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

    Ato që dikur u quajtën marrëveshje, tani kryeministri Hashim Thaçi insiston t’i quajë vetëm konkluzione të takimeve mes palëve, përderisa beson se procesi i bisedimeve do të përmbyllet me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

    Bisedimet e nisura në pranverë të këtij viti në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, sipas Thaçit, janë standard dhe agjendë evropiane.

    Gjatë një pritje që u bëri gazetarëve, kryeministri Hashim Thaçi ka folur gjerë e gjatë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përderisa ka theksuar se marrëveshjet e arritura nuk ka nevojë që të ratifikohen nga Kuvendi i Kosovës.

    “Natyrisht marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në Kuvendin e Kosovës, por këto janë konkluzione dhe sa i përket konkluzioneve nga takimet e përbashkëta ndërshtetërore. Kuvendi i Kosovës i ka dhënë mbështetje të plotë Qeverisë për të diskutuar dhe për të nxjerrë konkluzione që janë në interes të Kosovës, por edhe në interesin e dy vendeve për një jetë më të mirë për qytetarëve të Kosovës, por edhe qytetarëve serbë”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka theksuar disa herë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të jetë transparente ashtu siç ka qenë deri më tani dhe se nuk ka asgjë për t’u fshehur sa i përket bisedimeve me Serbinë.

    “Nuk ka asgjë për t’u fshehur, sepse janë konkluzione shumë të përgjegjshme që janë në interesin e fillimit të njohjeve reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Unë e kam theksuar edhe më herët dhe e theksoj edhe sot se ky proces do të përmbyllet me njohjen ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura dhe do të përshpejtohet procesi i integrimit në Bashkimin Evropian edhe për shtetin e Kosovës edhe për Serbinë. Është standard evropian, është agjendë evropiane, është edhe virtyt dhe kulturë dhe përcaktim edhe i yni të ndërtojmë fqinjësi të mirë me të gjithë”, është shprehur Thaçi.

    Duke i quajtur këto zgjidhje evropiane, jo të imponuara as nga Prishtina as nga Beogradi, kryeministri Thaçi ka thënë se këto konkluzione do ta përshpejtojnë procesin integrues të Kosovës dhe të Serbisë në Bashkimin Evropian.

    Disa herë është pyetur për masën e reciprocitetit për lëvizjen me targa të Republikës së Kosovës, por kryeministri Thaçi ka dhënë të njëjtën përgjigje.

    “Qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin me dokumente të shtetësisë së Kosovës nëpër Serbi”, ka thënë ai.

    Ndër pikat e ardhshme që mund të diskutohen dhe mund të nxirren konkluzionet e përbashkëta, sipas kryeministrit Thaçi, është telekomunikacioni, energjia, vulat doganore dhe çështjet tjera që janë në interes të fuqizimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës, por edhe normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore.

    Thaçi ka folur edhe për përgatitjen e Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave, duke shprehur besimin e thellë se edhe ligjet që kërkohet nga raporti i progresit do të miratohen deri në muajin shtator.

    Ndryshe, takimi i gazetarëve me kryeministrin Thaçi ka ardhur pas takimit të dështuar javën e kaluar, kur ishte paralajmëruar që kreu i Qeverisë do t’i presë në takim gazetarët që përcjellin mbledhjet e Qeverisë, por ndërkohë ishte anuluar ai takim.

    Thaçi pret njohje të reja

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur bindjen se pas miratimit të rezolutës nga Organizata e Konferencës Islamike, do të pasojnë shumë njohje të reja për Kosovën jo vetëm nga vendet islamike, por edhe nga vendet tjera.

    Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar të mërkurën, Thaçi ka përshëndetur vendet e Konferencës Islamike, të cilat në mënyrë unike e kanë marrë në konsideratë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    “Mendoj se ky është mesazhi më i mirë, më i drejtë dhe më i vlerësuari. Konferenca Islamike ka 57 shtete në katër kontinentet e ndryshme të botës. Disa prej tyre veç e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por ka ndodhë pastaj një stagnim, prandaj Konferenca Islamike duke njohur plotësisht opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe tash me thirrjen unike për vendet e Konferencës Islamike për njohje bilaterale besojmë se njohjet do të përshpejtohen dhe do të ndodhin edhe më lehtë”, ka thënë Thaçi, siç transmeton Kosovapress.

    Kreu i Qeverisë ka shprehur bindjen se pas miratimit të rezolutës nga OKI-ja, gjërat do të lëvizin pozitivisht në drejtim të shtimit të numrit të njohjeve.

    “Deri më tani me këto vende kemi komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, tani kemi një rezolutë të përbashkët të OKI-së dhe thirrjen zyrtare, konsensuale, për secilin vend dhe veç e veç që të fillojnë procedurat e njohjes për Republikën e Kosovës. Kam besim se gjërat do të fillojnë të ndryshojnë edhe prej këtyre vendeve, por edhe prej disa të tjerave që janë në proces të njohjes”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, Thaçi ka njoftuar anëtarët e kabinetit qeveritar se Kosova ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim dhe se i ka dërguar një letër komisionarit për Zgjerim Oli Rehn për fillimin e procedurave për anëtarësimin e Kosovës.

    Thaçi ka deklaruar se janë siguruar edhe votat e disa prej vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën, por që kanë shprehur gatishmërinë që të votojnë në favor të anëtarësimit të Kosovës në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim.

    Kabineti qeveritar ndërkohë gjatë mbledhjes ka miratuar katër projektligje, Projektligjin për mbrojtjen e informatorëve, Projektligjin për zjarr-fikje dhe shpëtim, Projektligjin për tregti me jashtë dhe Projektligjin për masat e mbrojtjes në importe.

    Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar propozim-vendimin për miratimin e nismës së rishikimit strategjik të shpenzimeve si dhe kërkesën e Ministrisë së Financave për transferimin e mjeteve financiare nga Ministria e Punëve të Jashtme në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    Bajden përgëzon Kosovën për marrëveshjet me Serbinë

    Nënpresidenti Xho Bajden i ka thënë presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga se SHBA-të mirëpresin marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë të shtunën në Bruksel.

    Në një bisedë telefonike të bërë të enjten, Bajden i ka thënë Jahjagës se zhvillime të tilla “mund të sjellin përfitime praktike për qytetarët në të dyja vendet”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

    Në të thuhet se Bajden dhe Jahjaga po ashtu kanë diskutuar për rëndësinë themelore të luftës kundër korrupsionit nga ana e qeverisë së Kosovës si dhe për përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit.

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    Thaçi: Marrëveshjet e arritura me Serbinë nuk ka nevojë të miratohen në Kuvendin e Kosovës

    Kryeministri, Hashim Thaçi konsideron se marrëveshjet e arritura me Serbinë nuk ka nevojë të miratohen në Kuvendin e Kosovës. Ai ka deklaruar se marrëveshjet me Serbinë të dala nga dialogu që ende po vazhdon, nuk do të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës dhe ka theksuar se përgjegjësinë për ato marrëveshje e ka Qeveria. Dihen përgjegjësitë e pushteteve në Kosovë. Marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në Kuvendin e Kosovës, por këto janë konkluzione ndërkombëtare nga takime të përbashkëta. Këto janë konkluzione që dalim nga takimet e zhvilluara në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar kryeministri, Hashim Thaçi. Ndërsa duke komentuar kritikat e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj dialogut Prishtinë-Beograd, ai ka rikujtuar se dialogu Kosovë Serbi, është një obligim që ka filluar gjatë koalicionit PDK-LDK dhe si i tillë po vazhdon me përgjegjësi të reja shtetërore edhe në këtë koalicion, ka nënvizuar kryeministri, Hashim Thaçi.

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    Kalimi i kufirit me letërnjoftime

    Nga Express më 07 korrik 2011 në ora 20:11

    Prishtina dhe Beogradi në marrëveshjet e arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, kur bëhet fjalë për lirinë e lëvizjes janë pajtuar që kalimi i kufirit të bëhet me letërnjoftime, ndërsa në rast të kalimit transit në një shtet të tretë letërnjoftimet mund të shoqërohen me një dokument të hyrje-daljes.

    Qytetarët e të dyja vendeve duhet të blejnë polisën e sigurimit kufitar të automjeteve në pikat kufitare me synim që të arrihet një marrëveshjeje për njohje reciproke të polisave të sigurimit, përdoret patentë shoferi i Republikës së Kosovës, njofton RTK.

    Qeveria e Kosovës si masë kalimtare do ta vazhdojë vlefshmërinë e targave KS për një periudhë 5-vjeçare me qëllim që t’i eliminojë targat serbe në Kosovë dhe t’i fusë të gjithë qytetarët e Kosovës në sistem.

    Nga 1 tetori në Kosovë targa valide do të jenë vetëm ato me RKS dhe KS, ndërsa Serbia do t’i lejojë targat KS të hyjnë lirshëm në territorin e saj.

    Në letrën sqaruese thuhet se targat RKS përmbajnë simbole shtetërore të Kosovës, të cilat pala serbe ka refuzuar t’i pranojë në territorin e vet për arsye të simbolikës dhe mos garantimit të sigurisë së qytetarëve të Kosovës në territorin e Serbisë. Kosova do t’i marrë kopjet e certifikuara nga EULEX-i të të gjitha librave amzë që janë marrë nga Kosova që nga viti 1999.

    Në letrën sqaruese thuhet se me refuzim për t’i dorëzuar origjinalet e librave amzë, Serbia e ka njohur Kosovën si shtet me juridiksion tjetër, sepse nëse do ta konsideronte si territor të vetin pse do ta kishte problem t’i japë librat amzë që u përkasin komunave të Kosovës.

    Palët kanë rënë dakord për pranimin reciprok të diplomave universitare dhe shkollore që nëpërmjet certifikimit të tyre nga një palë e tretë ose nga një organizatë ndërkombëtare, por jo UNMIK-u ose nga një institucion arsimor ndërkombëtar kjo marrëveshje do t’ua mundësojë studentëve që kanë diploma të Kosovës sidomos mijëra studentëve nga lugina e Preshevës që t’i vazhdojnë studimet ose të punësohen në Serbi dhe e kundërta.

    Në letrën sqaruese thuhet se dy shtete që nuk e njohin njëra-tjetrën nuk nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore, të dyja palët janë përgjegjëse para BE-së për zbatimin e marrëveshjeve që është edhe më e fuqishme se nënshkrimi dypalësh.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    po se mezi s'po m'pritet me shku n'Shkini ...me ja u lon nja dy tri killa "qokollat" per kujtim de..
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •