Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Regjistrimi në Kosovë, Kosova me vetëm 1.733.872 banorë

    Prishtinë, 29 qershor - Zyrtarë të Entit të Statistikave të Kosovës kanë bërë të ditur se numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është 1.733.872, duke përjashtuar Leposaviqin, Zubin Potokun, Zveçanin dhe pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton REL.

    Numri përfshin regjistrimin në 34 komuna, proces ky i cili është kryer në muajin prill të këtij viti, por që ka hasur në rezistencë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

    Tash për tash nuk ka plane për ta bërë regjistrimin në veri të vendit.

    Numri i banorëve që jetojnë në Prishtinë është 198.214. Këto të dhëna janë publikuar sot.

    Këto të dhëna, të cilat janë rezultate paraprake, u publikuan në takimin e sotëm që Enti i Statistikave mbajti me gazetarë. Rezultatet përfundimtare do të publikohen vitin e ardhshëm, në periudhën maj - qershor.

    Regjistrimi i fundit në Kosovë, në të cilin kanë marrë pjesë të gjitha etnitë, është mbajtur më 1981.

    Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë të vitit 1981, Kosova kishte një popullsi prej 1,584,440 banorësh.

    Sipas vlerësimit të vitit 1991, në regjistrimin e bojkotuar atëbotë nga shqiptarët, Kosova kishte 1,956,196 banorë.

    ilustruese

    29.06.2011

    Radio Evropa e Lirë

    Zyrtarë të Entit të Statistikave të Kosovës kanë bërë të ditur se numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është 1.733.872, duke përjashtuar Leposaviqin, Zubin Potokun, Zveçanin dhe pjesën veriore të Mitrovicës.
    Numri përfshin regjistrimin në 34 komuna, proces ky i cili është kryer në muajin prill të këtij viti, por që ka hasur në rezistencë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.
    Tash për tash nuk ka plane për ta bërë regjistrimin në veri të vendit.
    Numri i banorëve që jetojnë në Prishtinë është 198.214. Këto të dhëna janë publikuar sot.
    Këto të dhëna, të cilat janë rezultate paraprake, u publikuan në takimin e sotëm që Enti i Statistikave mbajti me gazetarë. Rezultatet përfundimtare do të publikohen vitin e ardhshëm, në periudhën maj - qershor.

    Rejistrimi i fundit në Kosovë, në të cilin kanë marrë pjesë të gjitha etnitë, është mbajtur më 1981.

    Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë të vitit 1981, Kosova kishte një popullsi prej 1,584,440 banorësh.

    Sipas vlerësimit të vitit 1991, në regjistrimin e bojkotuar atëbotë nga shqiptarët, Kosova kishte 1,956,196 banorë.

    Regjistrimi i vitit 1981, gjithsejt 1,584,440.

    Shqiptarë 1.226.736

    Serbë 209.798

    Romë 34.126

    Turq 12.513

    Të tjerë 101.267

    www.Koha.net

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Kosova ka 13.000 meshkuj më shumë se femra

    Publikuar: 29.06.2011 - 14:24

    Prishtinë, 29 qershor - Shifrat nga regjistrimi i fundit të popullsisë në Kosovë, në prill të këtij viti, tregojnë se në Kosovë jetojnë rreth 13 meshkuj më shumë se femra.

    Nga të dhënave preliminare të Entit të Statistikave të Kosovës, sipas InfoGlob, nga totali prej 1.733.872 banorëve, del se 873.598 janë meshkuj, kurse 860.274 femra, ose 13.324 meshkuj më shumë se femra.

    Koha.net

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-06-2011
    Vendndodhja
    Shtëpi
    Postime
    14
    Duket që ka rritje të numrit të popullatës, dmth Kosova pa disa paralagje serbe ka afër 1.7 milion banorë rezidentë në Kosovë. Këtu nëse i shtohet edhe ajo se vetëm në Zvicër jetojnë 200 mijë shqiptarë, në Gjermani, Suedi, Norvegji, SHBA dhe shtetet tjera, del se numri total i shqiptarëve nga Kosova është mbi 2.5 milionë banorë.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Kosova ka më pak se dy milionë banorë

    Kosova nuk i ka as 2 milionë banorë rezidentë. Rezultati preliminar i regjistrimit të popullsisë i bërë publik të mërkurën tregon se në Kosovë jetojnë 1.733 872 vetë. Ndërkohë Prishtina, sipas këtyre rezultateve, nuk numëron as 200 mijë banorë. Shifra e saktë është 198 214 banorë.

    Të mërkurën gjatë konferencës për shtyp të mbajtur nga Ministria e Administratës Publike, Entit të Statistikave dhe UNOPS ky proces u konsiderua si historik.

    Numri i përgjithshëm i banorëve të regjistruar nuk përfshinë edhe ata të veriut të Mitrovicës, të cilët nuk i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për regjistrimit. Ky proces në këtë pjesë, sipas organizatorëve, nuk do të ndodhë edhe për një kohë, pasi banorët në këtë pjesë nuk kanë shpreh gatishmërinë për bashkëpunim.

    “Regjistrimi i popullsisë është projekt i suksesshëm. Por ai nuk do të mund të realizohet në veri, sepse nuk ekziston gatishmëri nga qytetarët e atjeshëm për të marrë pjesë në këtë proces”, ka thënë një ditë më parë ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcliar.

    Ai ka pranuar se në këtë drejtim kanë dështuar edhe përpjekjet e Komisionit Evropian dhe të UNOPS-it, të cilët kishin angazhuar një OJQ për të bërë fushatë sensibilizuese në atë pjesë.

    Ndërsa, drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Popullsisë në Entin e Statistikave të Kosovës, Sabri Zabërgja, ka thënë se një ndër faktorët që ka ndikuar që shteti i ri të mos i ketë as dy milionë banorë është imigrimi i vazhdueshëm i kosovarëve në shtetet evropiane. Ai pati konfirmuar se regjistrimit të popullsisë qytetarët i ishin përgjigjur pozitivisht, por gjatë plotësimit të listave suplementare është vërejtur se një numër i konsiderueshëm i kosovarëve jetojnë në diasporë. /Telegrafi/

  5. #5
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin

    ...ekziston ne kosove mundesia per shtetesi te dyfishte (cka me emigrantet ?) ???

    flm
    albanish by nature

  6. #6
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    sa ateista ka ne Kosove 50%?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    ...ekziston ne kosove mundesia per shtetesi te dyfishte (cka me emigrantet ?) ???

    flm
    Nuk jam i sigurte,mendoj qe ishte dashur te jete mundesia e dyshtetesise,pasi siq e ka shkruar edhe Onyx,ka shume shqiptare qe jetojne ne vendet evropiane ose edhe ne bote ,dhe do ishte e padrejte te ju mohohej nje gje e tille.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    ...ekziston ne kosove mundesia per shtetesi te dyfishte (cka me emigrantet ?) ???

    flm
    po ne KOSOVE egziston mundesia e shtetesise se dyfisht,problemi eshte se disa shtete europiane nuk e pranoin dyshtetesine,nese don te behesh shtetas gjerman duhet me heq dore nga shtetesia e Kosoves.

    regjistrimi i popullsise nuk ka te beje me shtetsine,regjistrin civil dhe listen e votuesve.

  9. #9
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    po ne KOSOVE egziston mundesia e shtetesise se dyfisht,problemi eshte se disa shtete europiane nuk e pranoin dyshtetesine,nese don te behesh shtetas gjerman duhet me heq dore nga shtetesia e Kosoves.

    regjistrimi i popullsise nuk ka te beje me shtetsine,regjistrin civil dhe listen e votuesve.
    ...si jane regjistruar anetaret e familjes qe gjinden jashta shtetit ???, si jane regjistruar ata qe nuk e kane shtetesine e kosoves, por me kombesi shqiptare ???

    flm
    albanish by nature

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    ketu mund ta shiqoni tabelen me numrin e popullsise ne komuna

    www.esk.rks-gov.net/rekos2011/?cid=1,40.265

    nuk e di pse nuk po hapet kjo faqe shkruane enti i statistikave te kosoves dhe e gjeni me lehte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drenica 97 : 29-06-2011 më 09:18

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •