Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1

    Bashkëshorten e komandantit ”Teli” e nxorën në rrugë

    LETER E BASHKESHORTES SE KOMANDANT TELIT
    PER OPINIONIN PUBLIK
    GJITHASHTU PER AUTORITET SHQIPTARE NE SHQIPERI, KOSOVE DHE MAQEDONI


    Tiranë 27 qershor 2011

    Ju drejtohem Ju i nderuar Popull im, ju drejtohem Ju, Burra të Luftës bashkluftëtarët e burrit tim. Ju drejtohem të gjithë Juve bashkëkombasit e mi kudo ku ndodheni në trojet etnike dhe gjitha skajet e Globit, të gjithë atyre që e ndjejnë veten shqiptarë dhe atdhetarë. Ju drejtohem Ju, nënave shqiptare që dini ç`është dhimbja, ç`është gjaku i derdhur i bijve për kombin e larine, që edhe ju ta thoni fjalën tuaj. Ju lutem veproni, sepse sot unë, bashkëshortja e dëshmorit të Atdheut Komandant Teli dhe dy fëmijët tanë kemi nevojë më shumë se kurrë për ju.

    Sot unë dhe dy fëmijët e mi të vegjël të mbetur jetimë, në gjendje të papunë e pa përkrahje, jemi tragjikisht në rrugë të madhe, diku në Tiranë pranë Bulevardit “Bajram Curri”. Pa çati mbi kokë dhe me lot në sy po na merret nëpër këmbë dinjiteti prej disa njerzve që dinë si ta vërtisin ligjin e të na na përdorin si mish për top.
    Në vitin 2003 Komandantët dhe Shtabi i UÇK-së duke parë gjendjen tonë vendosën që të na ndihmonin në kujtim të bashkluftëtarit të tyre të rënë, i cili tregoi aq trimëri gjatë luftës, që u bë aq i dashur për shqiptarët e Maqedonisë sa edhe sot e kujtojnë me dashuri dhe i thurin këngë, vendosën pra, që shtëpinë bazë të luftës së UÇK-së në Tiranë të na e dhuronin.
    E gëzuam këtë shtëpi 8-vjet, kur papritur një tufë burrash nga Kosova ia behën dhe pa pritur të sqarohen se cilët ishin, ai që i printe na tha: – “Zonjë kjo banesë është e imja!”

    Ata nuk dinin as në emër të kujt është kjo banesë, as sa dhoma ishin e të tjera dhe si ikën këta, pas tre ditësh, në mes të acarit na vjen Florin Krasniqi (sot deputet i Vetvendosjes në Parlamentin e Kosovës) dhe na deklaron që banesa ishte në emër të tij. Unë iu përgjigja se banesa nuk ishte në emrin e tij dhe ai më paraqiti dy fatura nga shoqata bamirëse që i kishin dhënë të hollat. Unë iu shpjegova se në këtë shtëpi më kanë futur ish-komandantë të UÇK-së, mirëpo me djallëzitë e tyre këta shpirtzinj nuk kishin pushuar nga intrigat e tyre, kishin bërë gjyq në mungesën tonë dhe pa na njoftuar në kundërshtim me ligjet shqiptare të drejtësisë.

    Papritur një ditë, me aktin e ekzekutimit për të dalë nga shtëpia, na vijnë 30 veta, të dërguarit e deputetit Florin Krasniqi, duke na kërcënuar që të dalim nga shtëpia edhe pse jemi në çështje gjyqësore të hapur.
    Sot që po ju shkruaj këtë letër, mua me dy fëmijët e mi, policia e përmbarimit më kanë kërkuar të dal në rrugë të madhe sepse ne jemi pa mbrojtje.

    Ne u dashkemi vetëm atëhere kur duhet derdhur gjak për këtë komb e për këtë popull. Përtej kësaj ne jemi të humbur, pa përkrahje, jetime, të pastrehë, të papunë e nën mëshirën e fatit. Po a e meritojmë ne këtë? A e meriton bashkëshorti dhe babai atje në varr këtë shpërblim mizor për sakrificën e tij sublime.

    A e dini të dashur bashkatdhetarët e mi cila është letra që i ka dërguar Komandant Teli, fëmijëve të vet vetëm pak ditë para se të binte dëshmor i Atdheut? I shkruante: “ Ta doni nënën, ta doni njëri-tjetrin, por mbi të gjitha ta doni Atdheun. Edhe sikur të mos kthehem një ditë, Atdheun do ta keni si prind!” Po tani që na nxorrën në rrugë, çfarë do t`i thonë fëmijët e mi babait të tyre tek varri.

    Fjala ime e fundit plot dhimbje është kjo:

    Na ndihmoni! As familjet e dëshmorëve, as fëmijët e tyre dhe as dëshmorët, ata që pushojnë në panteonin e atdheut, nuk e meritojnë këtë barbarizëm!

    Bashkëshortja e Komandant Telit
    me dy fëmijët.

    ( P.S. titulli i redaksisë - radio projekti 21, Danimarkë )
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 28-06-2011 më 11:50
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Harrova ta them që në fillim se kjo letër më kishte ardhur në adresën e redaksisë nga një bashkëpunëtor yni.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    leter e derguar nga KOMANDANT TELI per vajzen e tij
    nga KOMANDANT TELI

    Bija ime!

    "Bëhu vajzë e mirë, e ndershme, e dëgjueshme ndaj nënës, bëhu vajzë e di...turisë, e sinqertë. Mos lejo që kjo botë mashtruese të të kapë me thonjtë e saj të fëlliqur e të të cojë ku janë shumë vajza të mbetura rrugëve të Italisë e Evropës."

    Aq e kisha dashur që të jem afër teje, të shoh se sa je rritur. Por edhe pse jam larg, larg saqë na ndajnë dy botëra, unë e ndjej veten krenar dhe shumë afër teje, kur e di se për cka u sakrifikova, e ti bija ime e dashur, duhet të jesh shumë krenare, gjithmonë të ecësh me kokë të ngritur lart, të mos dorëzohesh edhe pse disa të mendojnë për jetime.

    Unë jam larg, thash sa dy botëra, por shpirti im cdo mbrëmje vie në natë, në dhomën tënde ti përkdhel flokët e arta, flokët e gjata, që aq shumë i desha. Pas ca kohësh me anë të kësaj letre, nuk dëshiroj që të të arsyetohem për ikjen time pa fjalë, pa gjurmë, por të të them se edhe pse unë vdiqa, këtij populli të përvuajtur duhej t'i dalë dikush në krah. Unë isha i fundit që mora këtë guxim, sepse shokët e vëllezërit e mi, mu atëherë kur u paraqita për në luftë, ata vetëm se kishin ujitur tokën me gjakun e tyre, e lulet e lirisë sa vijnë e rriten. Bija ime! Ngre kokën lart, se nuk dëshiroj të të shoh se si e ndjen veten jetime. Ta lash nënën, e cila ishte frymëzimi im për të shkuar në luftë, zemra e cila gjakoi për mua, që juve t'ju shoh të lirë, të kënaqur në atdheun tonë të shkelur nga cizma e fëlliqur. Ajo prej tani do të jetë udhëzimi yt, por të përkujtoj, kujdesu shumë për të.

    Bija ime!

    Letrën që po e lexon, është shkruar mu në front, ku dominon fryma e barotit, fryma e lirisë, sepse llomotitjet e askujt nuk vlejnë, e as shitjet e patriotëve nuk bëjnë para, nëse nuk je në front të luftës, e të shikohesh me armikun nëpërmjet shënjestrës. Kjo është kënaqësia e vetme, që mund ta përjetojë secili që dëshiron të vdesë e jo të luftojë me shpresë që të kthehet në familje. Të lutem bija ime! Mos ma kërko varrin se nuk do të ma gjeshë. Dije edhe mbaje mend se varri im është në Sllupcan, në Tanushë, në Kalanë e Tetovës. Këtu prehen eshtrat e mia. Të lutem mos ngurro, dhe thuaju të gjithëve që mos të ngurrojnë që të më ngrisin përmendore, sepse nuk dhashë jetën për përmendore e për strofa këngësh, por vetëm e vetëm që të fitoj kënaqësinë e Zotit që e falënderoj shumë që më gatoi aq mirë. E di se tash duke i lexuar këto rreshta të pikojnë lotët, por më vie shumë e qartë se ato janë lotët e krenarisë, e jo lotët e dhimbjes për babanë e vdekur, për babanë i cili flijoi veten sikur shumë baballarë tjerë.

    Bija ime!
    Janë këto fjalët e mia të fundit, sepse pas kësaj nisem në një betejë në të cilën nuk ka mbrapa. Bëhu vajzë e mirë, e ndershme, e dëgjueshme ndaj nënës, bëhu vajzë e diturisë, e sinqertë. Mos lejo që kjo botë mashtruese të të kapë me thonjtë e saj të fëlliqur e të të cojë ku janë shumë vajza të mbetura rrugëve të Italisë e Evropës. Nëse bija ime nuk përfundon kjo luftë e ti rritesh, do të kisha dashur që edhe ti të jesh në rradhët e ushtrisë së popullit, sepse vdekja nuk është asgjë për ata që i ofrohen vullnetarisht. Ajo është fazë që kërkon haracin e saj, por që shpërblehet me një botë, me një jetë tjetër për të cilën po ta dinte mirë bota, do të ngarendnin të gjithë që ta marrin me shpatë. Të lutem bija ime, përshëndeti të gjithë njerëzit që më kanë njohur, të gjithë miqtë. Përshëndete nënë tënde dhe ruaje si sytë e ballit, sepse shumë e respektova dhe më respektoi. Mirë u pafshim në botën e amshuar, në botën ku nuk ka më brenga. Dhashtë Zoti që të jemi të gjithë bashkë, në njërin kopsht të Xhenetit.

    P.S. E dashur, mos ia trego dhe mos ia lexo letrën cupës tonë deri sa të rritet e deri sa t'i mësojë shkronjat. Ju dua shumë....
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Ska respekt per ata qe flijuan.
    Me vje keq pore kjo esht ralitet qe shihet e preket me dore.
    Ata qe e vendosen duhet per ti pytur se si e vendosen dhe tani atyre u takon te shpjegohen.
    Kane kaluar vit e kso perballje kan plot familjar te ish ushtarve tane hero.
    Me vje keq per kte hallë qe po kaloka familja e komandantit ,por paska trokitur ne porten pa adres.
    Kta hajnat e halabaket qe moren pushtetin me fajin ton lete i dhen zgjidhje problemit vertet te rend.
    Kshtu vin ditet si paoj i ktyre vakafav ..patriotve te hAshimovitve ,, qe as kujt sdo ja ndij per ket atdhe.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    kjo tregon sa te babzitur jemi per ca para nuk duam tia dime as per asgje ne kete bote

    pastaj keta te VETEVENDOSJES sikur e heqin veten si patriota apo eshte thjeshte nje parrulle


    te ndihmofte zoti moj zonje dhe ndonje biznesmen patrot kosovar se po prite prej politikaneve do mbledhesh kanace

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    LETER E BASHKESHORTES SE KOMANDANT TELIT
    PER OPINIONIN PUBLIK
    GJITHASHTU PER AUTORITET SHQIPTARE NE SHQIPERI, KOSOVE DHE MAQEDONI

    Bashkëshortja e Komandant Telit
    me dy fëmijët.
    baca adem sa i sigurte je qe kjo leter eshte bere publike nga bashkeshortja e komandant telit..a e ke vertetuar autencitetin e saj..nuk dua ta ve ne dyshim kete autencitet por mos harro se ne emer te deshmoreve te lirishe apo dhe te afermeve te tyre behen spekullime nga me monstruozet..uroj qe ne kete rast te mos kete spekullime dhe vertete motra jone bashkeshorte deshmori te jete shprehur me gojen e saj per hallin qe ka...


    dicka per motren tone bashkeshorte deshmori...me vjen keq motra jone per hallin qe te ka rene ne koke..me shume me vjen keq qe tash e ke marre vesh se ata qe rroken armet ndershmerisht per lirine e popullit tone ndodhen nen toke , ndodhen ne ameshim..ata qe i kishin rrokur armet per perfitime i ke sot ne parlament te kosoves dhe maqedonise , i ke ne bizneset me te fuqishme te rajonit, i ke ne luften babezitese per te rrembyer gjithcka..dhe nuk kan te ngopur deri edhe te shtepia e dy jetimeve..te jesh e bindur se jane te pashpirt..ashtu siq ishin me shoket dhe bashkeluftetaret e tyre ne lufte duke i vrare mbas shpine..jane te tille qe te vrasin naten dhe te qajne diten..me vjen keq qe nuk jam ne tirane te te bija nje kallashnikov dhe tja rrasesh ne lule te ballit kujdo qe i afrohet baneses tende..kushdo qofte ai deputet apo kryeminister ....

    mos kerko ndihme nga ata qe jane ne pushtet ne te treja qeverite shqiptare..ata jan te zene ku te te mbysin ku te te rrembejne dicka nga gjaku i burrit tend..kerko ndihme nga komshinjt tu qe te kapin hunjt apo edhe armet e te te mbrojne nga hajnat me pushtet..

    turp per ata qe i thone vetes clirimtar..cdo dite e me shume bindem se kurre nuk kemi pase clirimtare..kemi pase njerez te babezitur per pasuri....
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 28-06-2011 më 13:54
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719

    Flaken në rrugë fëmijët e komandant Telit

    Iliria News Agency
    26/06/2011 11:03:00
    Kolec Traboini

    Një telefonatë nga familja e komandant Telit, i cili para disa muajve u shpall nga qeveria shqiptare “Dëshmor i Atdheut” dhe familja e tij “Familje Dëshmori” më bëri të drithërohem. Po i flaknin pa mëshirë në rrugët e Tiranës nga apartamenti ku jetonin që nga marsi vitit 2003, i cili u është dhuruar nga Shtabi i UÇK-së me firmat e tre komandantëve të njohur. Por tronditja akoma më e madhe do të më vinte kur do të mësoja se ai që po i flakte në rrugë ishte deputeti i “Vetvendosjes” Florin Krasniqi. E rëndë për t`u besuar, por e vertetë. Dhe sipari i hipokrizisë njerëzore pritet të bjerë në Tiranë me 11 korrik 2011.

    Mbas disa ditësh u gjënda pranë familjes së Komandant Telit. Më vunë në dorë tërë dokumentat e një procesi gjyqësor të bërë në mungesë të kësaj familje dhe avokatit të saj.

    Duke i parë këto dokumenta që datojnë që në vitin 1999, kur ky apartament u ble për nevojat e UÇK-së si bazë logjistike e deri më sot, vura re se ky gjyq është një prej absurdeve të cilat po i takojmë përditë në drejtësinë shqiptare. Po kësaj rradhe absurdi rëndone mbi familjen e një dëshmori me të tillë dimensione që shumëkush, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni e konsiderojnë hero mbarëkombëtar që meriton ti ngrihet një monument në Shkup, “atje tek Ura e Gurit ku Teli donte të ngrinte Flamurin” siç këndon populli për të.

    Po çfarë dokumenta ka në dorë gjykata e shkallës së parë që ngutet habitshëm ta ekzekutojë vendimin e saj? Si e pse ajo vendosi pa praninë e familjes së dëshmorit Lefter Koxhaj , që kjo familje të dilte nga apartamenti ku jetonte prej vitit 2003, për t`ia lëshuar personit të quajtur Blerim Muharrem Krasniqi që mendohet të jetë vëllai i deputetit Florin Krasniqi ose tek e fundit kushuri i afërt i tij?

    Le t`i hedhim një veshtrim kronologjik tërë kësaj situate dramatike për familjen e dëshmorit e cila ka mundur të mbijetojë me sakrifica të mëdha, pa të ardhura, me dy fëmijë të vegjël, e që banon në një apartament të falur nga shtabi i UÇK-së për meritat e jashtzakonëshme që ka treguar luftëtari i madh Komandant Teli nga Shqipëria në luftën e UÇK-së.

    Familja e fëmijët e Komandant Telit zotërojnë dokumentin original me firmat e tre komandantëve të lartë UÇK-së, ( njëri prej të cilëve, Komandant Kushtrimi, ka rënë dëshmor vitin e kaluar) në të cilin dokument në të tekstualisht thuhet:

    “Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare sot me datë 10 mars 2003 pasi analizuam shumë probleme të karakterit politik dhe ushtarak, u diskutua dhe për prona të blera në Shqipëri e Maqedoni për nevojat e me paratë e UÇK-së, objekte të cilat janë përdorur gjatë luftës si baza dhe qëndra grumbullimi, armatimi, logjistike dhe strehimi për luftëtarët në ilegalitet. Ndër të tjera u vendos që:

    “Apartamenti i blerë në Tiranë në emrin Blerim Krasniqi (pseudonim) të kalojë në pronësi të familjes së dëshmorit Lefter Goxhaj, i cili ra në luftë kundër forcave maqedone me 7 gusht 2001.

    Përpilohet ky dokument, më të cilin do të kryhet kalimi i pronësisë së këtij apartamenti pranë Zyrës së Regjistrimeve të Pasurive të Palujtshme Tiranë….

    Komandant Hoxha( Xhezair Shaqiri), Komandant Sokoli( Sami Ukshini), Komandant Kushtrimi (Harun Aliu) - me firmat origjinale dhe vulë të Shtabit të UÇK-së.”

    Familja e Komandant Telit ka qënë në proces të kalimit të pronësisë, kur pas 7 vjetëve që jetonin në atë banesë, pra në fillimin e vitit 2009, i trokitën në derë një tufë burrash nga Kosova. Menduan se kishin ardhur nga Kosova në kujtim të Komandant Telit, por jo. Fytyrëngrysur e hijerëndë ata hynë brënda në shtëpi e thanë që i kish dërguar Florin Krasniqi për t’i lajmëruar se duhej ta lëshonin sa më parë këtë shtëpi se është pronë e tij. Duke qënë se nuk kishin asnjë dokument me vete, e shoqja e Komandant Telit u ka thënë se nuk e njihte Florin Krasniqin dhe në një dokument që ajo kishte nxjerrë në noteri rezultonte emri pseudonim, sipas UÇK-së, i Blerim Muharrem Krasniqit i datëlindjes 22.2 1966. Duke mos mundur të sjellin farë argumenti, tufa e burrave kanë ikur duke turfulluar drejt Prishtinës.

    Tre ditë më pas janë gjëndur në derë të apartamentit një tufë akoma më e madhe, rreth tetë burra të ardhur nga Kosova. Njëri nga ata është paraqitur si Florin Krasniqi i cili ka përsëritur kërkesën për lirimin e banesës. Kur i është paraqitur dokumenti i Shtabit të UÇK për dhurimin e pronës, ai ka thënë se nuk njihte asnjë vendim të saj (UÇK-së), sepse këtë pronë e kishte blerë vetë ai, Florin Krasniqi . Shënojmë fjalët e tij autentike “e kam blerë me para të dhuruara nga dy Shoqata Bamirëse Islamike.” Pastaj ka nxjerrë dy fatura dhe ja ka treguar shumat e parave të kaluara nga shoqatat islamike në emrin e tij. Duke hasur kundërshtinë e të shoqes së Komandant Telit, Florin Krasniqi ka thënë prerë: “Edhe sikur motrës sime ti qe vrarë burri në luftë, nuk do ta lija në këtë shtëpi. Shtëpinë do ta marr e do ta shes se më duhen paratë!”

    Pas kësaj bisede të tensionuar, të bërë diku nga shkurti i 2009, familja e Komandant Telit nuk ka dëgjuar më për Florin Krasniqin dhe as për karvanin e burrave hijerendë që i vinin nga pas në linjën Prishtin-Tiranë e kthim.

    Do të kalonin shumë kohë, aq sa të mendohej se këtë familje që mezi mbijeton(e shoqja e komandant Telit nuk ka një punë të përhershme), do ta linin rehat e nuk do t`ua prishnin jetën fëmijeve. Por nuk qe e thënë. Së fundi ju kanë ardhur në shtëpi nënpunsit e përmbarimit gjyqësor shqiptar me policë dhe u kanë kërkuar të dalin jashtë në bazë të vendimit të gjyqit në favor të kosovarit Blerim Krasniqi.

    Po cilit gjyq, lind pyetja? Cili qënka ai gjyq që bëhet pa patur dy palë në zgjidhjen e një konflikt-ankese apo padi civile. Por gjyqinë Tiranë qënkesh bërë se ashtu deshën gjyqtarët. Gjyq në mungesë që të kujton kohën trishtueshme të komunizmit.

    Familjen e komandant Telit nuk kanë begenisur ta thërrisnin dhe ata, gjyqtarët,( që merret me mend se si e kanë zhvilluar atë gjyq) kanë nxjerrë vendimin duke u ngutur ta ekzekutonin pa asnjë lajmërim. E habitshme, e paimagjinueshme, vetëm në shtete diktatoriale e jo në një vend demokratik mund të ndodh kësisoj. Nuk e di çfarë do të mund të thoshte Kreshnik Spahiu që merret me Kuq e Zi e çeshtje atdhetare e që është nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për ato që ndodhin në Drejtesinë e Poshtme.

    E megjithë se thonë se ka drejtësi në këtë botë, gjyqtari shqiptar ka marrë vendimin për nxjerrjen në rrugë të madhe në mes të Tiranës, të fëmijëve të një luftëtari që konsiderohet si kryeheroi i shqiptarëve në betejat e vitit 2001, i cili as më pak e as më shumë, por u masakrua barbarisht në gjumë bashkë me 4 shokë prej forcave maqedone, por të informuar nga tradhtarët.

    Nuk dimë si mund të spjegohet ai gjyqtar e ajo trupë gjykuese e Tiranës. Ne do ta ndjekim këtë çeshtje sepse kjo jo vetëm që është një akt antihuman por bie erë korrupsion, si një vendim me porosi e i nxjerrë shpejt e shpejt e në fshehtësi. Aq më tepër që jo vetëm është bërë në mungesë të pjestarëve të kësaj familjeje apo përfaqesuesit te saj ligjor, por edhe sepse vendimi që ka nxjerrë gjykata mbështetet mbi një dokument që mund të konsiderohet i pavlefshëm sepse ka pasaktësi që rrëzon çdo besushmeri ndaj saj.

    Si mund ta konsideronte Gjykata e Tiranës të rregullt një dokument kontrate shitje ku shkruhet: “Sot me datë 17.05.1999 në Dhomën e Noterisë në Tiranë, në mbështetje të neneve 83 dhe 246 të Kodit Civil, redaktohet kjo kontrate shitje….”

    Dhe më poshtë në fund të dokumentit noterial shkruhet “ Shoqëria ( Teknoprojekt-shënimi im KT), ia shet apartamentin bashkë me një garazh Z. Blerim Krasniqi me një shumë 50,000(Pesdhjetmijë) USD, të cilat janë likujduar me mandat arkëtimi të xhiruara në llogarinë përkatëse të llogarisë me Nr.145 datë 18.05.1999, të cilat i a ka paguar shoqërisë “Teknoprojekt” para nënshkrimit të kësaj kontrate.”.

    Në vështrim të parë të bie ne sy se ky dokument është i dyshimtë sepse ka pasaktësi të tilla si, data e hartimit të këtij dokumenti është 17 maj, ndërsa brenda dokumentit thuhet se paratë janë paguar para se të hartohej ky dokument çfarë supozohet para datës 17 maj, por çudia është se trajta e kryer e plotë “I ka paguar para nënshkrimit të kësaj kontrate” shoqërohet me datën e derdhjes se parave 18 maj 1999, pra çfarë tregon se paratë nuk janë paguar para datës 17 maj kur është nënshkruar ky dokument. Kjo mospërputhje në mënyrë të padyshimtë do të bënte që të mos merrej shumë në konsideratë për të dhënë një vendim gjyqësor të mbeshtetur mbi të sepse në drejtësi një gënjeshtër sado e vogël e rrëzon dhe e bën të pavlefshëm një dokument sado i rëndësishëm të jetë. Vetëm për ngatrrimin e një germe në dokumenta të indentitetit detyrohesh të bësh kerkësë për ndryshim e madje edhe gjyq.

    Si ka mundësi që Blerim Krasniqit nuk i tregohet vendbanimi, shtetësia siç (në vitin 1999) kërkohej në çdo dokument që hartohej për ata që nuk kanë patur nënshtetësi shqiptare. Shkruhet një nr. Pasaporte 524494, por jo e shtetit që i ka lëshuar atë pasaportë Blerim Krasniqit. Shkruhet se është banor i Tiranës, por vendbanimi tregohet pikërisht adresa e shtëpisë të cilën ai ende nuk e ka marrë në pronësi dhe nuk i pa paguar ende paratë. Po cila është adresa e këtij njeriu në momentin që e blinte një pronë Shqipëri? Çudia më e madhe që e bën këtë dokument krejt të dyshimtë është se tregon një llogari rrjedhese ku janë derdhur 50,000( pesëdhjetë mijë dollarë) por nuk thuhet se në cilën bankë është kjo llogari rrjedhëse e shoqërisë “Teknoprojekt”. Sepse po të shënohej se cila bankë, shumë lehtë gjyqtari mund ta verifikonte se në çfarë rruge kanë ardhur ato dollarë tek llogaria rrjedhëse e “Teknoprojekt”. Mos vallë dollarët kanë rrjedhur nga llogaritë e shoqatave bamirëse( shpesh herë ndër thonjëza) islamike apo mbase nga ndonjë bankë amerikane nga llogaria rrjedhse e Florin Krasniqit ku kanë kaluar jo pak por diç më shumë se 30 milion dollarë ndihma të shqiptaro-amerikanëve, duke përfshirë edhe kontributin modest të autorit të këtij shkrimi.

    Si mund një gjykatë me të tilla pasaktësira të marrë një vendim pa marrë fare në konsideratë faktin e pretenduar besueshëm se është pronë e UÇK-së, blerë me paratë e shqiptarëve dhënë fondit të luftës “Vendlindja thërret”. Si t`ia kalojë pra me aq lehtësi vëllait të pretenduar (ose real) të Florin Krasniqi pa patur asnjë dokumet tjetër plotësues veç aktit noterial me gabime që e bëjnë të pavlefshëm e që të bëhet i vlefshëm duhet të paktën një gjyq tjetër i veçantë.

    E gjithë kjo tregon se Florin Krasniqi ka ditur të merret vesh me gjyqtarët të cilët në Shqipëri kanë një emër e nam tmerrësisht të keq. Ne nuk i dimë prapaskenat, por ajo çfarë kemi në dorë me këtë dokument na bind se edhe një njeri dritëshkurtër në rreze shikimi, do të mund të dallonte këto pasaktësi që e bëjnë çdo dokument të dyshimtë për një séancë gjyqësore. Ndoshta ky ka qënë shkaku që gjyqi është bërë në fshehtësi e pa lajmëruar familjen e dëshmorit të UÇK-së, të cilës i është falur kjo pronë, por nuk e ka kthyer mbi vete me kohë, vetëm me shkakun se donte aq para sa ajo nuk ishte në gjëndje ta paguante për shkak të një gjendje ekonomike katastrofike.

    Me t`i shkuar Përmbarimi në derë, familja e komandant Telit ka vënë kujën tek shokët e miqte e dëshmorit, të cilët disa i janë gjëndur duke e ndihmuar për të bërë gjyqin për anullimin e Përmbarimit, apo shtyrjen për të fituar kështu kohë e mundësi që të bëjë një gjyq tjetër ku familja banuesë në apartament prej 7 vjetësh, të paraqesë pretendimet e saj e ku Komandantët e UÇK-së nga Kosova e Maqedonia të thonë fjalën e tyre për këtë aktdhurim.

    Çeshtja e pezullimit të përmbarimit derisa procesi të zgjidhet prej organevë më të larta të drejtësisë po zvarritet. Gjyqtarja që ka marrë përsipër këtë ankimim deklarohet se as nuk do të dijë për vendimin e shtabit dhe komandantëve të UÇK-së, çfarë të bën çudi se janë fjalë krejt të ngjashme me ato që i ka thënë Florin Krasniqi familjes së komandant Telit në vitin 1999, e për më tepër ajo, ashtu si dhe gjyqtari i mëparshëm as që nuk po vè re se dokumenti i blerjes me emrin Blerim Muharrem Krasniqi, është me aq parregullsi e pasaktësi sa e bën të pavlefshëm për pretendimet që paraqesin të dërguarit e Florin Krasniqit, tashmë deputet i “Vetvendosjes” në parlamentin e Kosovës. Gjykata as po e merr mundimin të kërkojë tek firma “Teknoprojekt”( nëse ende ekziston) apo tek përfaqësuesi i saj Edmond Pinguli për të sjellë dokumenta e të dhëna se më çfarë është blerë apartamenti, nga cila llogari rrjedhëse kanë ardhur dhe në cilën bankë është derdhur shuma në fjalë. Të spjegojë se si kjo firmë nuk deklaron bankën ku kalojnë shuma të tilla të mëdha në një akt shitje që paraqitet krejt i dyshimtë. Të shpjegojë se çfarë kriteresh janë ndjekur apo ndiqen kur një pronë i shitet një personi që nuk e ka shtetësinë shqiptare dhe as vendbanimin në Shqipëri. Të kërkojë dokumenta apo fatura pagese apo taksa, që shtetasit i një vendi tjetër ka qënë i detyruar, konformë ligjeve, të paguajë kur blen prona në Shqipëri, dhe a janë paguar taksa për këtë blerje. Nese jo a nuk ka të drejtë shteti të ndërhyjë?

    Duke parë një dokument krejt të parregullt nga pikpamja juridike, nga ana e gjyqit ishte dashur të thirrej noterja Hatixhe me mbiemer krejt të palexueshëm( po e paraqesim dokumentin origjinal bashkë me shkrimin) të jepte shpjegime se pse ky akt shitje është në këtë gjendje konfuze.

    Por asnjë nga këto nuk është bërë e as nuk po bëhet sepse….kush e di, deputeti i “Vetvendosjes” Florin Krasniqi di si t`i rregullojë punët e veta. Por megjithatë, meqënëse është deputet i Parlamentit të Kosovës, disa pyetje publike duhet t`ia bëjmë.

    1- Me cilat para e keni blerë shtëpinë në rrugën “Anton Zako Çajupi” pallati teknoprojekt në Tiranë, në maj të vitit 1999, i nderuar zoti deputet i Kosovës Florin Krasniqi?

    2- Në një emision televiziv amerikan( transmetuar edhe në Shqipëri, ku mund të verifikohet) keni deklaruar se keni marrë ndihma për UÇK-në edhe nga disa burime që ligjërisht mund të duket si shkelje por që nevoja na bënte t`i merrnim. A mund ta konkretizoni këtë me dokumenta hyrëse në fondin “Vendlindja thërret” në New York.

    3-Mos vallë ndër këto ndihma janë edhe dy dokumentat të Shoqatave Bamirëse Islamike Arabe me 50 mijë dollarë që ja ke treguar në shtëpinë e saj familjes së Komandat Telit, ku shprehimisht keni thënë pa t’u dridhur qërpiku se “Apartamentin e kam blerë me paratë e shoqatave bamirëse.”.

    4- Meqë keni qënë mbledhësi i dollarëve ndër shqiptaro-amerikanë( mbi 30 milion të deklaruara për të blerë armatime), a i keni deklaruar në instancat përkatëse në Amerikë paratë që keni marrë nga “Fondacionet Bamirëse Islamike” dhe a i keni derdhur ata në ndonjë bankë? A keni dokumenta për këtë?

    5- A keni blerë me paratë e Fondacionit”Vendlindja thërret” prona të patundshme duke përfshirë apartamente banimi në Shqipëri apo vende të tjera në Europë dhe çfarë është bërë me këto prona të UÇK-së. Kjo pyetje bëhet për faktin se në Tiranë ka dalë emri i Xhavit Halitit, epror i lartë i UÇK-së i cili rezulton që në Tiranë të ketë ( a të fshehur apo të hapur) një kat pallati me tre apartamente, jo shumë larg shtëpisë që keni blerë ju Florian Krasniqi, tek shkolla “11 Janari” Tiranë. Të dyja këto prona, sipas dyshimeve( që mbetet të vertetohen apo përgënjeshtrohen prej jush), të blera me paratë e UÇK-së dhe të vëna nën emra miqëve të afërt apo të pjestarëve të familjeve tuaja.

    6- A keni obligim si deputet i Kosovës,z. Florin Krasniqi, që të bëni kujdes për familjet ë dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, për fëmijët e mbetur jetimë që nuk arrijnë të mbijetojnë prej varfërisë, kur prindët e tyre kanë derdhur gjakun për këtë liri që ty të jep mundësinë për të qënë deputet.

    7- A ju lejohet ju z. Florian Krasniqi të shkoni në një shtëpi ku jeton gruaja e komandantit heroik Lefter Koxhaj me dy fëmijë të vegjël, i pasuar nga 6 -7 burra që i mbaje pas e duke u sjellë një presion psikologjik dhe tronditje të jashzakonshme, sepse e ndjenin veten pa mbrojtje dhe viktimë të egoizmit tuaj për para. A nuk konsiderohet kjo e dënueshme në çdo vend të qytetruar të botës, aq më tepër kur ju vinit nga Amerika dhe nuk duhet të keni të tilla koncepte patriarkale e imponuese që të pakten mendohet se i kemi lënë pas në shekullin e kaluar?

    8- A e dini ju, z. Florin Krasniqi se fëmijëve të komandant Telit në moshën fëmijënore ju po u ushqeni urrejtje. A e dini se tashmë ju që kërkoni t`i flakni në rrugë urreheni me po atë forcë sa ata që e tradhtuan dhe vranë babain e tyre në Masakrën e Gazi Babës. E gjithë kjo kur prej jush pritej dashuri e përkujdesje njerzore si respekt për djemtë e baballarët që dhanë gjakun e tyre për liri dhe idealet e larta kombëtare?

    9- A e ndjen veten mirë në grupin e deputetëve të Albin Kurtit, zoti Florin Krasniqi, në atë grup deputetësh rinorë, të zjarrtë, ku flitet për ideale të larta mbarkombëtare, ndërkohë që pikerisht ju, personalisht, vini njerëzit e tu dhe të klanit tuaj për të flakur në rrugë fëmijët e dëshmorëve?

    10- Dhe e fundit, po të ngjallej për një çast Komandant Teli, para të cilit dridheshin e iknin në panik mijtë armiqtë e shqiptarëve, si do ta ndjeje, i nderuar deputet Florian Krasniqi dhe a do ta përballoje shikimin e tij?

    Për Albin Kurtin, kryetarin e lëvizjës( tashmë parti), “Vetvendosja” që ka nxjerrë deputet Florin Krasniqin do të thosha veç një fjalë: “Në mos qofsh i zoti me e bind Florin Krasniqin që të mos flakë në rrugë të madhe fëmijët e komandant Telit, por të veprojë siç ka vendosur Shtabi i UÇK-së, atëherë distancohu prej bëmave të turpshmë të deputetit tënd, përndryshe prano se idealet tuaja partiake janë një mënyrë tjetër e re për të bërë politikë të vjetër, për të mashtruar popullin e për të mbushur xhepat e deputetëve. Eshtë koha e të vertetës pertej fjalëve të bukura në parlament e në metingje populiste.

    Cilesia më e poshtër e çdo individi në këtë botë është mosmirënjohja, por kur kjo bëhet në mënyrë institucionale, atëherë kemi një zvetënim të idealeve kombëtare dhe ashtu siç me të drejtë shkruante poeti, shkrimtari dhe analisti i njohur anglez Samuel Johnson: “Patriotism is the last refuge of the scoundrel.”- Nacionalizmi është streha me e fundit e maskarenjve.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    kjo eshte fytyra e vertet e vetfundosjes dhe florin krasniqit.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Florin Krasniqi nuk ka punuar per Nenen Terez.
    Leta qojn dajet ne ode te migjes.
    Ska ne od te migjes,esht harru ai muhabet.
    Njeri me pat then nji her do ta mar njeren hyrje te shpis.Jom ish ushtar, e Ti ke nejt ne Dojq dhe une ta kom shliru atedhen.
    Mir bre shoq e kure zezaki ne komp sa her kaloke ka krevati i grues sime ja nxirrte gjumin,.pse sardhke jote shoqe kajher tia bente gruas sime te mundur ti kot syt nji her ne jet te vet
    Tybe si shtine hunt ne shpi time.Ai dojke me zor e i thash vallahin kom met masakru nese tenton me hy.Edhe une po due me qel naj rastorant a shpi publike se edhe vet po dal me qera se po duhet dikun me qel naj biznes.
    Ka luftu boll e ka qe esht ba hero.
    Me pas qen mir edhe hasha ish ba hero ,po e ka pa llogarin ,edhe kshtu jarani sot thot une kom luftu ..kush e ka pas deken me iman e kush u met gjall let qpurdh.com

  10. #10
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    ..kush e ka pas deken me iman e kush u met gjall let qpurdh.com
    Eshte shume me e dhimshme kur e kupton se per kend kan "vdekur ata me iman ", qe kush e gezon sot lirine ! Nuk e di pse shkruan kur ske cka me thene ! Nuk besoj qe ka nevoje askush ta mbrosh e aq me pak Florini, por se paku kur ti permendesh deshmoret dhe heronjet KUJDES se te ze mallkimi i tyre qe ne mom. e vdekjes e kan bere per armikun e tyre !

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •