Në vend të komentit :
Në vend të komentit :
I lumtur është ai që nuk shpreson në asgjë, sepse nuk zhgënjehet asnjëherë...!
Më 5 shtatorë të vitit 2001, Harun Aliu(Komandant Kushtrimi) burgoset nga policia ndërkombëtare e Kosovës, dhe me pretekstin për kidnapim dënohet me 4 vjet burg, ku në Dubravë i mbanë 3 vjet e 6 muaj(Koha e Re).
Nga kjo del se dokumenti i meposhtem ne dore te familjes se deshmorit, veshtire qe mund te jete origjinal:
Megjithate, familja e Komandant Telit, pavaresisht vertetesis se dokumentit assesi nuk mund te hidhet ne rruge. Mund te largohet nga banesa vetem ateher kur shteti "shqiptar" t'ju siguroj kulm mbi koke dhe ate duke ju kerkuar falje per moskujdesjen e deritashme.
Florini, eshte apo s'eshte e tij kjo banes, duhet te beje presione ne qeverin ose bashkin pergjegjese qe te intervenojne, asgje tjeter. Perndryshe te qendroj larg nga VV.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Nje pjese ketu qenkan shqetesuar me shume per reputacionin e partise qe ata simpatizojne, pjesa tjeter mundohen qe ne maksimum te shfrytezojne kete rast per te njollosur sa me shume kundershtarin e tyre politik, fatkeqesisht shume pake qenkan shqetesuar per fatin e familjes se deshmorit Komandant Teli.
Nuk ka poshtersi me te madhe, idiotizem me te madh se te shfrytezosh fatkeqesine e tjetrit per perfitim personal, klanor apo partiak. E kur e gjithe kjo ndodh ne kurriz te nje familje deshmori eshte edhe me e veshtire te gjeshe fjale per te pershkruar karakterin e ndyre te disa ketu.
Nuk keni nevoj te kerkoni fajtorin diku tjeter, mjafton te ndaleni para pasqyres per te pare vajtorin e vertet te tragjedise se familjes se Komandant Telit dhe te shume familjeve tjera te deshmoreve.
Telegrafi
23:27 / 29.06.2011
Iljasa Salihu
Gruaja e trimit dhe luftëtarit të shqiptarisë, Komandant Telit, sot thërret për ndihmë. Telit kjo as që do t’i shkonte ndërmend ndonjëherë! Sepse amanet familjes së tij ia kishte lënë atdheun (sa pasuri e madhe kjo), por nënkuptueshëm, edhe atdheut ia kishte lënë amanet familjen e tij dhe për këtë e kishte siguruar atë, duke i thënë: poqë se vdes unë (ai vdekjen për liri e kishte nuhatur shumë herët), rolin tim në përkujdesje do ta ketë vetë atdheu, por sikur kishte harruar që edhe atdheun ta ngarkojë me një përgjegjësi dhe mishërim të tillë, duket se atdheut i kishte besuar shumë, ndaj s’kishte nevojë për asi lloj porosish. Sa keq që njeriu i cili kishte nuhatur ëmbëlsinë e vdekjes, s’kishte mundur dot që ta nuhas edhe sjelljen e mëtutjeshme të këtij prindi zëvendësues.
Familja e Komandant Telit, sot nuk vuan se nuk mund të shkoj në pushime verore, dimërore, t’ia plotësojë dëshirat fëmijëve, t’i gëzoj fëmijët me rroba dhe ëmbëlsira të shijshme nëpër festa, por sot, ajo vuan për gjëra elementare, ajo pra vuan për një kulm mbi kokë. Të vuaj kjo familje për një kulm mbi kokë, kur dihet mirëfilli se i ati i tyre dha jetën për tërë kulmin e shqiptarisë, qëllimi i të cilit ishte që familjet dhe fëmijët shqiptarë t’i mos i qullos më shiu duke qenë në vendin e tyre, ose në dhomën e këtij nënkulmi. Por ja që, përballë karaktereve të qullosura, paska mundësi që edhe familja që mbeti pa prind për hir të mirëqenies shqiptare, të rrojë pranë shtëpive në rrugë, ku ushqimi i tyre do të jetë mbeturina e atyre që në kohë luftërash, valët e kësaj jetë i kishin sjellë nëpër brigje të bukura të detit.
Ndërsa dergjemi në këtë dhimbje, dëgjojmë se disa këngëtare për një përkëdhelje të vetme në fushatën parazgjedhore, i kishin marrë 30 mijë euro, aq sa kushton një banesë me një dhomë! Hapjen e fushatës e bënë me këngë patriotike, pastaj ciceronët me deklamim u thirren në flijimin e dëshmorëve, por kjo dramë me aktorë shumë të dobët, përfundoi me përfundimin e atij mitingu. Simpatizantët që e kishin shterur zërin duke bërtitur, u kthyen në shtëpi të lodhur, edhe më shumë u lodhën, kur familjarët e tyre i qortuan se pse kishin ikur prej punës, ku dihet mirëfilli i gjendjes së vështirë sociale. Ndërsa ata që e mbushën gojën përplot shqiptari, pas mbarimit të asaj drame, me shpejtësi shigjetuan drejt restoranteve të bukura, ku prej brengosjes së madhe për këtë shqiptari dhe dhimbjes së mallëngjyeshme për dëshmorët e kombit, ia mësynë pjatave të stërmbushura me ushqime vitaminoze dhe të llojllojshme. Të mos flasim për shpenzimet tjera, që rrodhën në këtë fushatë, qëllimi i të cilëve ishte mpirja e trurit të atyre që pritej të votonin, ngase ishin bërë ekspert për një gjë të tillë, madje edhe mund të themi që e vetmja epërsi që e kishin ishte kjo!
Këtë ditë, me rastin e dhjetëvjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, “Luftëtari mbi kalë” e vizitoi Shkupin, madje për ta marrë edhe nënshtetësinë e këtij shteti. Por për ta pranuar ai një gjë të tillë, kishte kërkuar prej shtetit që t’ia siguroi 9.4 milionë euro. Shteti shumetnik pa u menduar aspak, ia siguron këto të holla. Të tjetër (ne jemi “të tjerë” nuk jemi shqiptar, të paktën nuk njihemi kështu) për ta ndryshuar fizionominë (një)etnike të kalorësve të këtij luftëtari, pritet që së shpejti t’i sjellin edhe tre figura, t’i themi shqiptare, vlera e të cilave do të jetë diku rreth 200 mijë euro.
Kjo mua më çmend, të avullohen milionat për figura të vdekura dhe të vjedhura, ndërsa të lihen në mëshirë të acarit ata që me të vërtet kontribuan për këtë komb. Disa pohojnë që për ta ndryshuar fizionominë e projektit famëkeq “Shkupi 2014”, përskaj “dëshmorëve” maqedonas të rënë në luftën e 2001-shit, të vendoset edhe figura e Komandant Telit, në mënyrë që praktikisht t’i bëhet me dije këtij shteti se kur të duan shqiptarët e zhbëjmë këtë shtet, ndaj mos u krekosni aq shumë! Ndërsa unë them dhe propozoj që paratë për atë bust t’ia dërgojmë familjes së Telit, ndoshta do ta siguronte një shtëpi apo banesë të përshtatshme për jetesë. Fundja morali i shëndosh s’do ta lejonte që figura e Telit dhe e dëshmorëve të tjerë të rënë në luftën e 2001-shit, sikur milingona t’i qëndrojnë “Luftëtarit mbi kalë” dhe figurave tjera maqedonase. Këtij projekti poshtërues për shqiptarët, nuk duhet t’i ndryshohet fizionomia me dy-tre figura shqiptare, por duhet të bojkotohet në tërësi, sepse përmes tre figurave po bëhet ligjshmëria e qindrave figurave tjera maqedonase.
Në vend të shpenzimit, afërsisht 200 mijë euro, të nderuar, juve që populli ju solli sërish në pushtet, sigurojani strehën e familjes së Komandant Telit, ndihmoni financiarisht gjitha familjet e dëshmorëve (sepse gjenden në mjerim) dhe së fundmi përgjigjuni apelit të familjes së Shaban Zenunit – Komandant Hoxhës, e cila përmes mjeteve të informim kërkoi ndihmë, ngase kjo familja qenka në një mjerim të skajshëm. Nëse këtë partia në pushtet nuk arrin dot ta bëjë dhe populli shqiptar lahet i qetë në det, atëherë moralisht as shkronjën e parë të këtyre dëshmorëve s’kemi të drejtë t’ua përmendim, të paktën t’i lëmë që me krenari të vdesin për mungesën e një kafshate të bukës.
Përndryshe jam i shokuar edhe me veprimet e Florin Krasniqit, në mos më shumë, ky është deputet nga radhët e Vetëvendosjes, lëvizje kjo që thirret në vlerat e luftërave shqiptare dhe brengoset shumë për mjerimin social të familjeve të dëshmorëve. Nëse z. Krasniqi edhe më tej i bënë lajka familjes së Komandant Telit, atëherë lideri i kësaj lëvizje moralisht duhet ta suspendoj prej kësaj lëvizje këtë njëri të tërbuar pas pasurisë, edhe pse deri dje nuk e njihnim për të tillë!
Kush dëshiron të ndihmojë familjen e Komandant Telit, ju kujtojmë se familja ka këto numra llogarie:
Kodi SWIFT: FEFAALTR
Emri i bankes: ProCredit Bank, Albania
IBAN: AL15209111080000103178050102 (per transfertat ne Euro)
Nr.telefonit cel. +355-684-628-930
Te gjithë emrat e dhuruesve do të botohen tek faqja elektronike e komandant Telit:
http://komandant-teli.blogspot.com/
Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
per kte ceshtje duhen degjuar "dy kumonat".
pra te tregojne versionet e tyre si pala e gruas se Komandant Telit si pala e Komandant Floriut.
pastaj te gjykojme.
kush eshte komandant Teli?
kush na jep nji pershkrim te ketij luftari se nuki njihet mire.
cfar jan keto baza uck-je ne form apartamentesh ne Tirane?
e pash ne KQZ duke llomotitur si vegel te ed-rucit me ate lalo-mallakastriotcen e tij te shemtuar ate super gjeneralin e superarmatave te fbks-shkplmnpopqersshytcvzh-se.. avokat.kurvarin-hajno kopilin idajet beqirin.. alias granit-shkemb-vjos-korab-tomorr celik-mutikun..
ky hyjne horrat pun te qelbura priten..
shiqir qe keshem nje amerik te forte ne kohen kur keta aventuristo-enveroistet shpallen se do clirojne kosov e ilirid.. se do e kish marrre kaka e m.ut..ti e shurra kosoven e shqiperine..
Gezuar festen e 4 korrikut Ju es Asë....shpetimtares se kombit shqiptar.. qe gati vate ne te semes nga keta ku.rvaret.. rogneroista..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 04-07-2011 më 09:59
Komandant Teli - Lefter Koxhaj nga Nishova në mes Beratit e Skraparit gjatë luftës së shqiptareve kundër falangave maqedonase tregoi trimëri të pashoq në kufijtë e legjendës.
http://webcache.googleusercontent.co...www.google.com
[
Krijoni Kontakt