Close
Faqja 18 prej 80 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 799
  1. #171
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    Ramiqi: Nuk po kërkojmë tenderë, por Xhami

    Qindra besimtarë myslimanë kanë protestuar të premten në Prishtinë duke falur namazin në udhëkryqin afër Xhamisë së Qarshisë, ndërkohë ndërhyrja e policisë për lirimin e rrugës ka shkaktuar konfrontim mes besimtarëve myslimanë dhe policisë. Ka ndërhyrë edhe njësia speciale, e cila ka arrestuar një person. Fuad Ramiqi para namazit, u ka kërkuar besimtarëve që të falen dhe mos të ketë kurrfarë provokimi, megjithatë jo gjithçka shkoi ashtu siç kërkoi Ramiqi.

    Kjo është protesta e dytë e besimtarëve myslimanë të organizuar nga organizata “Bashkohu”, përmes së cilës formë të protestës kërkohet ndërtimi i një Qendre Islame në Prishtinë.



    Duke folur para xhematit, Fuad Ramiqi ka thënë se kjo është një kërkesë për dinjitetin e shqiptarëve myslimanë e jo kërkesë as për pasurim, as për rritje pagash, apo luftë për pushtet.

    Ai u ka drejtuar institucioneve komunale dhe qendrore, duke thënë se kërkesa për ndërtimin e një xhamie të madhe është kërkesë nën të cilin nuk mund të shkohet në asnjë mënyrë.

    Protesta e besimtarëve myslimanë, sipas Ramiqit, aktualisht është në fazën e gjelbër, ndërkaq javën e ardhshme do të hyjë në faza të reja, të cilat do të bëhen të ditur të martën në një konferencë për media.

    Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje myftiut Naim Tërnava si institucion legal që në fazën e kuqe bashkë me kryetarin e komunës Isa Mustafa, t’u prijnë besimtarëve islamë dhe bashkërisht të shkojnë te vendi ku do të vihet gurëthemeli i xhamisë së re.

    Edhe javën e kaluar besimtarët myslimanë kanë bërë faljen e xhumasë në rrugë në shenjë proteste, mirëpo protesta ka kaluar e qetë, ndërkaq sot ka pasur përballje të besimtarëve me policinë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të drejtuesve të xhematit për falje dhe shpërndarje të qetë.

    http://www.botasot.info/reklama/arrestimi-nazalive-.jpg

    Njësia speciale ka arrestuar një person. Po ashtu edhe një qytetar ka kërkuar ndihmën mjekësore, si rezultat i lëndimeve të lehta”, ka thënë zëdhënësi Kelani.



    Kjo është e premta e dytë që kur besimtarët myslimanë kanë nisur faljen e namazit në rrugë, në shenjë proteste për mungesën e një xhamie me hapësirë më të madhe në Prishtinë. /BotaSot/
    Kombi mbi të gjitha

  2. #172
    Foract e rendit nuk kane bere asgje me teper se detyren e per kete duhen pershendetur!

  3. #173
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Forcat e rendit le te shkojne ne veri te Kosoves ta kryejne detyren e tyre, se lehte eshte me i rah pleqte.

  4. #174
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Nuk e di pse ka nevoje te vjen deri te kjo. Besimtare muslimane ka dhe ka pasur dhe me perpara, gjithashtu ka dhe xhami dhe nuk paraqet ndonje problem. Nuk e di pse duhet besimtaret muslimane te trajtohen keshtu thua qe nuk jane shtetas te ketij vendi dhe qytetare shqiptare dhe se nuk paskan te drejte ta ushtrojne lirine e tyre qytetare dhe te drejten demokratike dhe te maltretohen njerezit ne ate menyre. Marre! Hipokrita!

    Tani e degjova se komuna eshte ne kerkim te nje lokacioni perbrenda qytetit te Prishtines per ndertimin e kesaj xhamie. Shpresoj ta bejne sa me shpejt.

    Padrejtsit nuk na takojne neve si popull,le te behet, nuk ka problem por te degjoj ARABQE 5 here ne dite dhe ne mengjes apo si e kane eshte e pa durushme.


    Thjesht nuk ka nevoj te uluras, ta bej ne vete kete.
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  5. #175
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Foract e rendit nuk kane bere asgje me teper se detyren e per kete duhen pershendetur!
    Bash isha kureshtar, nuk e di a e ndegjove ishte i ftuar ne Klan Kosova Fuad Ramiqi dhe zedhenesi i Policise.
    Nga ajo qe ndegjove dy police nuk i kanë përfillu urdhërat e komandantit te tyre
    Myftiu i Kosoves perkrahu protesten. Poashtu ne KTV ne edicioni e lajmeve qe aktualisht eshte Fuad Ramiqi beri te ditur se ne mesin e policve ka patur provokator. Sikur te mos ishte keshtu pse protesta e kaluar kaloi qetë, kurse kjo me tensione. Fundi i fundit kerkoj falje qe po debatoj me njerez të cilët nuk kanë kaluar më tepër se sa kufijtë e fshatit, per ndryshe sikur pak ta zgjatni koken ne Evropë do ta vereni se ne Britani kryejn lutjen ne rrugë.
    Kjo eshte demokraci e jo diktaturë në Itali shohim parada homoseksualesh dhe kjo shume normale, e si te mos jete normale lutja qe zhvillojn disa njerez.
    Kombi mbi të gjitha

  6. #176
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Mos u beni qesharak se nuk me jeni rrite ne planetin Mars po ju pengojkan ju xhamiat, qe me xhamia jeni rrite. Le ta ndertojne se eshte e nevojshme dhe nuk ka nevoje te trajtohet ashtu askush dhe nuk kemi pse te shtiremi se e tere bota e di qe ka shqiptare muslimane dhe besimtare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 24-06-2011 më 13:12

  7. #177
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin
    Padrejtsit nuk na takojne neve si popull,le te behet, nuk ka problem por te degjoj ARABQE 5 here ne dite dhe ne mengjes apo si e kane eshte e pa durushme.


    Thjesht nuk ka nevoj te uluras, ta bej ne vete kete.
    Pajtohem me ty! Le te lutet kush te doj, ezani mbetet problem, per mua jo per faktin se eshte arabçe skam fobi nga arabët, mirëpo per faktin se me zgjon nga gjumi.
    Kombi mbi të gjitha

  8. #178
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga Bes-s Lexo Postimin
    Po ti a e kupton arsyjen e protestes apo jo?
    Rruget jane bllokuar sepse gjithe ky popull nuk ka ku te falet, prandaj edhe jane bere protestat.
    e kuptoj shume mire prandaj thashe ka leader komuniteti mysliman qe merret me ket pune. nejse keshtu te dalin se serbis ky veprim ia con gjerat me mire se cduhet per planin e vet.
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #179
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Aleance feje ishte kjo mesiper? S'di a duhet te qesh apo te qaj me kete qe shkruajte. Ty dhe te ta shpjegojne gabimin e ketij mendimi s'ke per ta kuptuar.
    Jo nuk ishte aleancë feje, por per derisa keta i fetarizojnë gjërat kur ato kanë të bëjnë me disa popuj, kjo automatikisht me jep te drejte edhe mua ti fetarizoj popujt tjerë.
    Kombi mbi të gjitha

  10. #180
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    e kuptoj shume mire prandaj thashe ka leader komuniteti mysliman qe merret me ket pune. nejse keshtu te dalin se serbis ky veprim ia con gjerat me mire se cduhet per planin e vet.
    Myftiu i Kosovës Naim Ternava përkrahu protestën në Klan Kosova dhe akuzoi policinë për provokim.
    Kombi mbi të gjitha

Faqja 18 prej 80 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •