Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 107
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2011
    Postime
    8




    E paska ndjekur me vëmendje Andrea Stefani lajmin për botimin e librit të L.Omarit, dhe bile me vëmendje të shtuar!!! Ha, ha, ha…Po në Top Channel ku u dha njoftimi me atë mendimin për moslirinë e sigurinë në diktaturë e pamë me sy dhe e dëgjuam me veshë se nuk qe Omari që e tha atë shprehje po av. Maks Haxhia. Lëre se ç’vëmendje, sidomos nga një gazetar…Të shohim a do të bëhet burrë ky tipi e të bëjë një përgënjeshtrim[

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2011
    Postime
    8
    E paska ndjekur me vëmendje Andrea Stefani lajmin për botimin e librit të L.Omarit, dhe bile me vëmendje të shtuar!!! Ha, ha, ha…Po në Top Channel ku u dha njoftimi me atë mendimin për moslirinë e sigurinë në diktaturë e pamë me sy dhe e dëgjuam me veshë se nuk qe Omari që e tha atë shprehje po av. Maks Haxhia. Lëre se ç’vëmendje, sidomos nga një gazetar…Të shohim a do të bëhet burrë ky tipi e të bëjë një përgënjeshtrim

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2011
    Postime
    8
    Sqarim i gazetes Shqip 21.06.2011 (f.12)

    Citimi me autoresi tjeter i nje konkluzioni ne takimin promovues te librit te profesor Luan Omarit,, ne korrespondencen e botuar ne gazeten "Shqip", lidhur me "te qenit jo te lire po te sigurt ne diktature, dhe te lire por te pasigurt ne demokraci", sqarojme se kjo shprehje nuk i perket zotit Omari, por nje pjesemarresi tjeter ne promovimin e librit te konstitucionalistit te njohur.
    Saktesimi behet per evitimin e keqkuptimeve te shkaktuara.

  4. #44
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Wow. 3 faqe diskutim per nje person totalisht te rrjedhur. Nje person qe vuan nga "Sindroma e Stokholmit". Nje person qe i ben apologji ekzekutorit te babait.

    Luani nuk ka ngjare nga i jati, Bahriu, zoteri burre dhe prandaj tertellit lart e poshte idiotsira. Pastaj, kur e quajne edhe konstitucionalist nje person qe ligjet e demokracise i ka alergji te vjen te vjellesh edhe zorret e barkut ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2011
    Postime
    8

    Wink Shpifja- fuqi e paperballueshme

    S'ke faj zoti Kalores i lirise. Shpifja ka nje fuqi te paperballushme. Edhe kur shkruhet e zeze mbi te bardhe se nuk eshte L.Omari autor i shprehjes per sigurine ne diktature, sic e ka sqaruar edhe vete gazeta Shqip qe e shkaktoi keqkuptimin, (shih ne forumin e djeshem) prape vazhdon avazi. Se na pelqen me shume te shajme, se te kuptojme qe po hedhim balte kot, e se na takon te kerkojme falje per gjithe ate balte te hedhur nga nje dizinformim. Pse s'lexoni vete librin te shihni qe s'ka te beje fare me ate shprehje. Pse nuk informoheni te pjesemarresit ne promovim qe te mesoni se nuk qe L.Omari ai qe e akuzoni ne tym?

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Vitori tu befte nena,
    pse e more me kaq vrap? Sikur ..ky Luani te kish folur dhe vetem nje fjale per te atin e tij pushkatuar nga i kunati, te siguroj une se ne kete forum dhe me tej nuk do ishin shkruar kaq fjale posht e larte per te. Pa shiko: ti nuk e ke gje ( le te themi e ke gjysh...) dhe shkruan me kaq pasion dhe shkronja nr 110. Ai nje fjale vetem te kish thene per te atin e tij , per mire a keq, do mjaftonte. Bahri Omari e mbajti me buke Enver Hoxhen, Bahriu e beri me shkolle, hija e tij i ka shpetuar jeten kaq e kaq here dhe vjen nje dite dhe ai nuk e mbron dot dhe e hedh ne grope.
    Pastaj.. e ka thene , se ka thene kete fjale , pak rendesi ka. Une do priresha ta besoja se ai dhe gjithe shpura e tij nuk heqin dore nga Enveri dhe enverizma.
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 23-06-2011 më 10:08

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2011
    Postime
    8
    Shpjegim i perseritur

    1. Shkronjat e medha jane per ata qe s'u shohin mire syte, se perserisin po ato gjera te gabuara, pa lexuar shpjegimet.
    2. Nje fjale te kish thene per te atin...S'paskeni ndjekur asnje interviste televizive, s'paskeni lexuar asnje deklarate ne shtyp, asnjeren nga pergjigjet ne mbrojtje te emrit te te atit nga shpifesit (se edhe ndaj Bahri Omarit s'kane ndenjur pa hedhur balte). S'qenkeni ne dijeni as te perpjekjeve vite me radhe per gjetjen e eshtrave dhe per varrin e perbashket qe u ngrit pasi u gjeten pak relike te perbashketa. Po nderimin me te madh ia ka bere te atit duke mbetur gjate gjithe kohes me nje integritet moral te kulluar. Do ishte mire te merreshit me ata qe e kthejne gunen nga fryn era. Qe po na mbijne per dite.
    3. Kush shpif? Vertet se nje njoftim i gabuar, i bere pa dashje por njesoj i demshem, nuk mund te quhet shpifje, por ama rezultatin e ka te njejte. Njoftimin e gabuar e ka dhene gaz. Shqip e dt. 14.06.2011. A.Stefani , me nje nxitim te pafalshem per nje gazetar, sikur s'e di sa lajme te gabuara japin gazetat tona, ia permend te nesermen gjashte here emrin L. Omarit per nje thenie jo te ketij por te av. Maks Haxhise, i cili ka shprehur keqardhje per kete keqkuptim. Por kete keqardhje e kerkim falje duhej ta benin gaz. Shqip, edhe vete A.Stefani. Po a s'jemi shqiptare? A s'jemi burra me tre rrr? Qe na duket perulje falja? Pastaj, si shqiptare, a s'preferojme t'ia fusim katundit sesa te bazohemi te faktet?
    Kjo e fundit eshte edhe oer ju te dashur bashkebisedues te genjyer. Dhe me lejoni edhe nje keshille: s'ju ka hije nje fjalor hienash.B][/B]

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    fjalia "skemi pasur liri po kemi qen te sigurt" le shum per te interpretuar, gjykuar dhe kuptuar.

    nuk esht fjali qe per momentin i ben mir miletit dhe ai qe e ka then te japi mendimin e vet me te detajuar dhe ta mbroj me fakte

    mua kjo fjali nuk me pelqeu - ni thenie e till vlen per frikacaket

    siguri = fletrufet, birucat, haxhi kerbaçi

    mos enderoni per gjera te paimagjinueshme, mendjet e njerezve nuk mund te kontrollohen prandaj nuk mund te ket siguri totale, ndersa veprimet duhet te ndeshkohen kur behen kercenuese, gjithmon sipas fakteve, per interesa shoqerore dhe jo interesave te uleta

    mos e beni temen personale te diskutojm te gjith per ate qe na intereson (interes i perbashket shoqeror)

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Ne nuk e akuzuam ne tym por ne baze te nje teme dhe nje replike te zotit stefani.Pas percedentit me jastek te ketij grupimi ku ben pjese dhe zoti Omari, dhe qindra trukeve qe praktikon ky grupim i oborrit te gadafit shqiptar,egziston nje dileme , nese gazeta kerkon ta shpetoje apo thote te verteten.Megjithate dhe ne se eshte e vertete, ky njeri nuk mund te shkoje ne ate bote pa e peshty ne emer te te atit.Ptuuuuu!
    -Anest me duket se e teprove duke u shprehur kaq ashper ndaje Omarit, si ndjeheni pas deshmise se fundit ku privatesine e shprhjes..... e ka marre avokati M.Haxhia,te kujtohet,avokati i mbetjeve te bllokut.

    -Nesto, sinqerisht qe ndeje keqardhje, pasi zoti Omari eshte sjelle ne demokraci thjeshte si teknicent dhe ne nuk kemi pare kurre nje rrefim ter tij, si eshte ndjere ne te shkauren dhe te sotmen.Fakti qe ai i gjeti eshtrat e babait te tij pas permbysjes se diktatures nxjerr ne drite nje tjeter dileme.A ka bere me pare ky njeri perpjekje neprmjet femijeve te dajes apo drakules se zeze, apo u pajtua me gjendjen e re ,i vdekuri me te vdekurit te gjallet me te gjallet.Natyrisht qe kjo eshte nje ceshtje personalee tij , por njerzit e ndershem rrefehen, pasi dhe rrefimi , jo vetem eshte ndjese, por dhe mesim per te gjithe , me te mire e te ligj,pasi eshte nje shembull nga me te rrallet,nje intelektual me lidhje kaq te forta mes diktatorit dhe viktimave te tij.A e ke vene re mer Nesto, qe ketu ne keto 20 vite ,rrefim bejne vetem viktimat, pra kerkush nga copezat mekatare nuk ka kurajen te thote me falni.......Perse Omari nuk ben nje rrefim qofte si viktime, apo dhe ky u kthye ne pjese integrale e bllokut?

    -Anest,po a do e terheqesh mbrapsht peshtymen qe i dhe ne emer....

    -Vertete jam ne pozite te veshtire sepse nuk e kam bere kete per antare shume ordinere, por perderisa M.Haxhia ishte nder te ftuarit exelente te tij ne promovimin, e qe me siguri dhe te ftuar te tjere te kesaj kategorie,pra ,eshte ndjere mire mes qershive te pshurruna, do te me duhet nje tjeter prezantim me te, per te tu bindur..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 24-06-2011 më 09:16
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Per t'iu pergjigjur profesorit te "nderuar" vlen te citohet nje shprehje e Ben Franklinit:

    Those Who Sacrifice Liberty For Security Deserve Neither.
    (ne shqip, ata qe sakrifikojne lirine e tyre per sigurine (paqen), nuk e meritojne asnjeren nga to)

    Ky njeri, te pakten do te duhej ta kishte kurajon e Fabrizio Ciano-s qe shkroi nje liber ( Fabrizio Ciano
    - QUANDO IL NONNO FECE FUCILARE PAPA') se si gjyshi i tij (Benito Musolini) i vrau te atin (Kontin Ciano), pra pati kurajon intelektuale te shkruante nje liber per kete ceshtje (megjithese gjyshi i tij emeroi edhe Saranden ne emer te nenes se tij Edes, gjate L2B Saranda quhej Porto D'Eda), kurse ky intelektuali yne, jo vetem qe nuk thote nje fjale kunder dajes qe e la jetim, por edhe i thur lavde ne emer te paqes e stabilitetit qe gjoja regjimi i tij i solli shqiptareve!

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •