
Postuar mė parė nga
MaDaBeR
Disa e kuptojne shume gabim permbajtjen e kesaj teme dhe mesa duket nuk e kuptojne ēfare kerkohet me rishikimin e standartit, ose me e keqja, nuk duan ta kuptojne, duan te bejne te paditurin.
Une nuk besoj se "geget" po kerkojne qe standarti i gjuhes Shqipe te jete dialekti gege, por ata kerkojne qe te rishikohet edhe njehere standarti aktual, dhe ne te te futen disa fjale te dialektit gege, te cilat do te pasuronin gjuhen mjaf dhe jane fjale te kuptueshme per te gjithe.
Tashme qe po behet dhe standartizimi i abetares per te gjitha trevat Shqipfolese, mendoj se eshte e domosdoshme edhe rishikimi i standartizimit te gjuhes shqipe. Ne Kosove dhe Maqedoni, flitet ne dialektin gege. Prandaj, me rishikimin qe duhet bere, duhet mare parasysh dhe ky fakt, ashtu siē duhet mare parasysh qe atje duhet te shkojne urgjentisht rregullat e drejteshkrimit (ketu behet fjale per perdorimin e shkronjave gj,q, xh, ē apo ndonje shkronje tjeter), si dhe duhet pastruar fjalori i tyre nga turqizmat apo sllavizmat qe ekzistojne per shkaqe qe te gjithe i dime.
Desha te shtoj dhe diēka tjeter ketu. Dokumenti i pare i shkruar ne Gjuhen Shqipe, vjen nga gega, nese e keni harruar.
Gjithashtu jam kundra atyre qe gega e kupton tosken por toska nuk e kupton gegen. Lerini kto endrra, gjithkush mund te kuptoje nese do te kuptoje diēka. Madje, kjo eshte nje arsye me shume qe duhet rishikuar standartizimi, sepse duhet thelluar njohja me ne rrenje e gjuhes Shqipe ne teresi. Sot neper shkollat ne jug te vendit, mund te kete mesues me bollek qe nuk kuptojne dot poezite e Gjergj Fishtes, novelat apo poezite e Migjenit, ashtu siē mund te kete shume mesues ne veri qe nuk arrijne te kuptojne dot shkrimet publicistike te Faik Konices, poezite e Lasgush Poradecit etj etj. Mos te flasim pastaj per nxenesit. Kjo eshte nje situate teper e rende per kulturen e popullit Shqiptar ne pergjithesi.
Ne ndergjegjien time kjo eshte e papranueshme. Besoj se keshtu duhet te jete edhe ne ndergjegjien e shume atdhetareve te cilet se bashku, duhet te ndergjegjesojne pushtetaret, gjuhetaret dhe cilatdo institucione qe duhet te bejne rishikimet e nevojshme.
Krijoni Kontakt